Drita Çomo

poete shqiptare
This is the stable version, checked on 27 shkurt 2022. 1 pending change awaits review.

Drita Çomo (Tiranë, 19 mars 1958 - 19 shkurt 1981) ka qenë poeteshë shqiptare.

Biografia

Redakto

U lind më 19 mars 1958 në Tiranë, e bija e Maqo Çomos dhe Liri Belishovës, personazhe me kontribut në Lëvizjen Nacional-Çlirimtare dhe pas Çlirimit u caktuan në pozita të larta në burokracinë e Shqipërisë komuniste. Prinderit e saj u akuzuan per spiunazh ndaj Partise se Punes per BRSS. Nëna e saj, Liri Belishova një nga udhëheqëset e rinisë gjatë Luftës Antifashiste u internua në Kuç afer Vlores ,pastaj ne Progonat dhe ne fund ne Cërrik bashke me Driten e cila ishte vetem 2 vjeçare, dhe babai Maqo Çomo udhëheqës partizan e më vonë ministër i Bujqësisë,u burgos me 30 vite burg. Ne Cerrik Drita mbaroi shkollën e mesme, por për shkak të kancerit progresiv ajo nuk e dha provimin e maturës. Në moshën 23 vjeçare ajo vdiq në një spital në Tiranë.

Në vitet e fundit të jetës së saj ajo mbante një ditar, i cili ishte një procesverbal i ngjarjeve që kishin të bënin me qëndrimin në një vend të izolimit. Ajo la gjithashtu dhjetëra poema, të shkruara në vitet 1975-1981, të cilat janë një histori vuajtjesh, dhimbjesh dhe magjepsjesh nga rinia. Një koleksion i veprave të saj u shfaq në Tiranë, në njëzet vjetorin e vdekjes së saj.

Botime

Redakto

Bibliografia

Redakto
  • Kolec Traboini, Aleko Likaj, Drita Çomo: "Poetja pa qiell", Pelegrin. Revista Letrare Kulturore 8-9/2007.