Arsimi ligjor
Edukimi ligjor është edukimi i individëve të cilët synojnë të bëhen profesionistë ligjorë apo që thjesht dëshirojnë të përdorin njohuritë e tyre ligjore në fusha të tjera, të lidhura me ligjin (të tilla si politika, ose akademia) ose në fushën e biznesit. Ai përfshin:
- Diplomë e nivelit të parë në Ligj, e cila mund të studiohet në nivel universitar (Bachelor) ose pasuniversitar (Juris Doctor), në varësi të vendit.
- Kurse profesionale që avokatët e ardhshëm janë të detyruar të kalojnë në disa vende para se të mund të pranohen në profesionin e avokatit.
- Zhvillimi i dijeve të avancuara në fusha specifike të së drejtës si e drejta Tregtare, e drejta e Punës, e drejta e Pronës, e drejta Familjare, të Drejtat e Njeriut, Legjislacioni Tatimor e shumë më tepër.
- Diploma akademike të nivelit master ose doktoraturë.