Artur Muharremi u lind më 2 qershor 1958Pogradec dhe është piktor i njohur e kineast shqiptar. Pasi diplomohet për pikturë në degën e skenografisë në Akademinë e Arteve në Tiranë me profesor Agim Zajmin, Zef Shoshin, Guri Madhin emerohet si regjisor-piktor pranë filmit të animuar në Kinostudion "Shqiperia e Re", ku punon për një periudhë relativisht të gjatë, deri në fillim të viteve '90. Këtu do të realizojë një numër të konsiderueshëm filmash të animuar si autor, si dhe disa në bashkepunim me emrat më të njohur të kësaj kinemaje, si Vlash Droboniku, Bujar Kapexhiu.

  • Gjendja e rëndë social-politike që u krijua e detyron artistin të largohet nga vendi dhe të vendoset në Athinë, Greqi, ku ushtron profesionin e kineastit në shoqerine private të filmit të animuar "ARTOON STUDIO". Këtu ai njihet me regjisorin dhe producentin Niko Vergjitsi, si edhe me aktorin grek me famë ndërkombtare Spiro Foka me të cilin miqësohet dhe ndër të tjera realizon edhe disa spote televizive në bashkëpunim me studion e tij.
  • 2003 Artur Muharremi vjen në Shqipëri me ekspozitën e tij të tretë personale në Galerinë Kombëtare të Arteve - dhe mbas kësaj ekspozite artisti vendos të rikthehet në atdhe. Emërohet drejtor i produksionit skenik në Teatrin e Operas dhe Baletit, dhe duke qenë për gati një vit, pikturon serinë me temën e balerinave si dhe punon për skenografine e operetës "L'elesir d'amore". Dashuria e tij e vjetër për filmin e animuar konkretizohet duke realizuar filmin e tij të fundit me titull "URA", dhe merr pjesë në disa festivale ndërkombetare, në Zagreb Kroaci, Annesy Francë, Drama Greqi, Bari Itali ku merr çmimin special të festivalit.

Krijimtaria dhe jeta artistike

Redakto
  1. 1983 - Mbaroi studimet për Pikturë në degën e Skenografisë në Akademia e Arteve, Tiranë.
  2. 1983 - Emërohet si regjisor-piktor i filmit të animuar, në kinostudion "Shqiperia e re".
  3. 1991 - Ekspozita e parë personale në galerinë kombetare të arteve figurative, Tiranë.
  4. 1996 - Ekspozita e dytë personale në galerinë kombëtare të arteve figurative, Tiranë.
  5. 2000 - Merr pjesë në ekspozitën detare greke në Patra, Greqi.
  6. 2000 - Merr pjesë në ekspoziten Ballkanike ne Patra, Greqi.
  7. 2000 - Merr pjesë në ekspozitën e piktorëve shqiptarë në Athinë, Greqi.
  8. 2001 - Ekspozitë në galerine e artit "el venizelos" në Athinë, Greqi.
  9. 2001 - Merr pjesë në ekspozitën Ballkanike në Athinë, Greqi.
  10. 2003 - Ekspozita e tretë personale në Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë.
  11. 2004 - Ekspozitë personale në sallonin e artit "Didart", Tiranë.
  12. 2005-2008 Punimet e kësaj periudhe i merr "Mezuraj Muze", pas nënshkrimit të një

kontrate ndërmjet piktorit dhe këtij institucioni.

13. 2019 Galerie Atelier à Honfleur au 42 rue de l'Homme de Bois

Vlerësime

Redakto
  1. 1986 - Çmim për dekoret e filmit të animuar "Dimri dhe fëmijët".
  2. 1987 - Çmim i tretë për filmin e animuar "Një natë pa gjumë".
  3. 1988 - Çmimi i dytë për filmin e animuar "Lepuri dhe breshka".
  4. 1989 - Çmimi special për filmin e animuar "Gjethja".
  5. 1989 - Çmimi i parë në konkursin kombtar të arteve figurative me tablone "Para krijimit".

Referime

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto