Arya Stark është një personazh imagjinar i krijuar nga autori amerikan George R. R. Martin. Ajo është një personazh mjaft i rëndësishëm në seritë e romanit A Song of Ice and Fire dhe në serialin televiziv të HBO, Game of Thrones.

E prezantuar në vitin 1996 në romanin A Game of Thrones, Arya është vajza më e re e Lord Eddard Stark dhe gruas së tij Catelyn Stark. Ajo është kokëfortë, e pavarur, përçmon sjelljet tradicionale të femrave, dhe shpesh të tjerët mendojnë se është djalë. Ajo zotëron një shpatë të quajtur Needle (Gjilpërë), një dhuratë prej saj gjysmë-vëllait të saj, Jon Snow, dhe është trajnuar në stilin Braavosi të luftimit me shpatë.

Arya është portretizuar nga Maisie Williams në serialin e  HBO, Game of Thrones.[1][2] Performanca e saj solli kritika të shkëlqyera, sidomos në sezonin e dytë për punën e saj kundrejt aktorit veteran Charles Dance (Tywin Lannister) kur ajo ishte shërbëtorja e tij. Ajo është një ndër personazhet më të famshme në të dy versionet e ngarjes.[3][4] Williams ishte e nominuar për një çmim Primetime Emmy si Aktore Mbështetëse e Shkëlqyer në Seri Dramë për rolin në vitin 2016.[5]

Personazhi

Redakto

Arya është fëmija e tretë  dhe vajza më e re e Eddard dhe Catelyn Stark. Ajo ka katër vëllezër: një vëlla më të madh, Robb, dy vëllezër më të vegjël Bran dhe Rickon, dhe një motër më të madhe, Sansa. Ajo u rrit me Jon Snow, për të cilin ajo mendonte se ishte gjysmë-vëllai i saj i paligjshëm, por që në fakt është kushëriri i saj.

Përshkrimi

Redakto

Ndryshe nga Sansa, e cila pëlqen aktivitetet që i shkojnë përshtat një familjeje fisnike dhe përçmon aktivitetet në natyrë, Arya nuk tregon ndonjë interes në kërcim, këndim dhe qepje dhe jepet më shumë pas luftimeve dhe eksplorimeve. Ajo është shumë e lidhur me gjysmë-vëllain e saj kopil Jon Snow, i cili e inkurajon atë të mësojë se si të luftojë dhe i jep asaj një shpatë të vogël, të cilën ajo vendos ta quajë "Needle".[6] Shpata i përshtatet shumë trupit të saj të vogël e të lehtë dhe stilit të saj të luftimit "Water Dance" (Vallëzimi i ujit). Përgjatë udhëtimeve të saj, Arya shfaq shkathtësi dhe dinakëri dhe bëhet gjithnjë e më e pamëshirshme.

Thuhet se ajo i ngjan hallës së saj në temperament.[7] Në fillim të serive, ajo është në përgjithësi konsiderohet si një vajzë me një pamje të thjeshtë, dhe shpesh të të tjerët mendojnë se ajo është një djalë, por ka mjaft raste në libra kur bëhet krahasimi i saj me hallën e saj të bukur Lyanna,[7] Ajo ka mundësi të kontrollojë ujkun e saj Nymeria në ëndrra.[8]

Fabulat

Redakto

Romanet

Redakto

A Game of Thrones (Një lojë e froneve)

Redakto
 
Stema e familjes Stark

Arya udhëton me babanë e saj, Eddard, në Tokën Mbretërore kur ai bëhet dora e djathtë e mbreitit. Para se ajo të ikte, gjysmë-vëllai i saj Jon Snow i bën dhuratë një shpatë të vogël të cilin ajo vendos ta quajë "Needle" (Gjilpërë).

Ndërsa shëtisnin së bashku, Princi Joffrey dhe motra e saj Sansa gjejnë Aryan dhe mikun e saj Mycah, i cili vinte nga një familje e varfër, duke u stërvitur në pyll. Arya mbron Mycah nga torturat e Joffrey ujku i saj Nymeria e ndihmon Aryan të luftojë Joffreyn, duke i plagosur krahun. Duke e ditur se me shumë mundësi ujku i saj do të vritej si ndëshkim për atë që bëri, ajo e largon atë;[9] por në vend të tij, vritet ujku i Sansas dhe Mycah vritet nga Sandor Clegane.[10]

Në Tokën Mbretërore, babai i saj mundëson që Arya të mësojë se si të luftojë me shpatë nga mjeshtri i shpatës Syrio Forel, i cili i mëson asaj stilin e luftimit të njohur si "vallëzimi i ujit". Pas arrestimit të babait të saj, Syrio vritet duke mbrojtur Aryan dhe ajo mezi ia del të largohet pa u kapur. Më vonë ajo sheh ekzekutimin e babait të saj përpara se të merrej në mbrojtje nga rekrutuesi i Vëzhgimit të Natës Yoren.

A Clash of Kings (Një përplasje mbretërish)

Redakto

Arya largohet nga Toka Mbretërore me Yoren dhe pjesën tjetër të të rekrutuarve të tij; dhe gjatë rrugës, ajo përplaset me fëmijët e tjerë të rektrutuar Lommy, Gendry dhe Hot Pie, por më pas miqësohet me ta.[11] Gjatë rrugës, ata sulmohen nga Amory Lorch kur Yoren nuk pranon të dorëzojë Gendryn te Lannisterët. Arya dhe fëmijët e tjerë largohen; por pjesa tjetër masakrohen. Përpara se të largohej, ajo shpëton të burgosurin Jaqen H'ghar.[12]

Arya dhe miqtë e saj më vonë kapen nga Ser Gregor Clegane dhe çohen në Harrenhal.[13] Pasi shikon vdekjen e të afërmëve të saj atje, Arya, gjatë natës, fillon të përmendë emrat e njerëzve të cilët dëshiron t'i vrasë në shenjë hakmarrjeje. Në Harrenahal ajo ribashkohet me Jaqen, tani duke punuar për Lannisterët, i cili i ofron asaj të vrasë tre njerëz që ajo dëshiron;[14] dhe ajo zgjedh dy njerëz që e lënduan atë në Harrenhal, ndërsa personi i tretë që ajo zgjedh është vetë Jaqen. Në shkëmbim të jetës së tij, Jaqen ndihmon të burgosurit e saj veriorë. Më pas, Jaqen i jep Aryas një monedhë hekuri për të siguruar kthimin  e saj të sigurt tek Njerëzit pa Fytyra dhe i thotë asaj të mbajë mend shprehjen "Valar Morghulis" (të gjithë njerëzit duhet të vdesin"). Mëngjesin tjetër, Roose Bolton merr kështjellën. Përfundimisht, Arya dhe miqtë e saj largohen pasi Arya vret një roje[15]

A Storm of Swords (Një stuhi shpatash)

Redakto

Ndërkohë që  Arya dhe miqtë e saj janë duke shkuar në veri, ajo fillon të ëndërrojë rreth ujkut të saj të humbur, Nymeria.[8] Më vonë, ajo dhe miqtë e saj zbulohen nga grupi mercenar Vëllazëria Pa Flamuj dhe njihet si Arya Stark.[16] Në bazën sekrete të vëllazërisë, Arya takon Sandor Clegane, ku e akuzon atë për vrasjen e Mycah, por Zagari i shpëton një gjyqi me dyluftim dhe lihet i lirë.[17]

Arya në fund largohet e vetme përpara se të kapet nga Zagari,[18] i cili planifikon ta kthejë atë te familja e saj për një shpërblim.[19] Ata arrijnë në Twins sapo vëllai dhe nëna e saj vriten dhe Sandor e godet atë pa ndjenja për të ndaluar vdekjen e saj.[20] Më vonë, Sandor vendos ta dërojë Aryan tek tezja e saj në Vale me shpresën se do të merrte ndonjë shpërblim. Në rrugën e tyre ata takohen dy burra në listën e personave që Arya i do të vdekur, dhe në luftimin tjetër Arya përpor Needle, por Sandor është i plagosur rëndë dhe Arya e lë aty të vdesë. Ajo shkon një një anije që nisej për në Braavos me monedhën e hekurit që i dha Jaqen dhe me shprehjen "Valar Morghulis"[21]

A Feast for Crows (Një festë për sorrat)

Redakto

Kur mbërrin në Braavos, Arya shkon në tempullin e Njerëzve pa Fytyra, në Shtëpinë Bardhezi[22] ku asaj i thuhet që të heqë dorë nga gjerat e saj personale, por fsheh shpatën e saj. Ajo vazhdon duke parë ëndrra me ujkun e saj, gjë e cila e pengon Aryan nga largimi prej identitetit të saj dhe mësuesi i saj e ndëshkon vazhdimisht për këtë gjë.[23] Gjatë trajnimit të saj, ajo vret një tradhtar të Vëzhgimit të Natës dhe takon shkurtimisht Samwell Tarly.[24] Pas pranimit të vrasjes së paautorizuar tek mentori i saj, asaj i jepet qumësht për të pirë dhe mëngjesin tjetër zgjohet e verbër.[25]

A Dance with Dragons (Një vallëzim me dragonjtë)

Redakto

Arya mbetet e verbër dhe në shërbim të Shtëpisë Bardhezi në Braavos. Ajo vazhdon të ëndërrojë përmes syve të ujkut të saj Nymeria, por nuk i tregon askujt për këtë gjë. Ndërkohë që ajo është e verbër, Arya bredh nëpër rruget e Braavos dhe arrin të gënjejë më mirë dhe të kuptojë më mirë gënjeshtrat e të tjerëve.[26]

Arya rimerr shikim e saj, pasi është në gjendje të identifikojë Njeriun e Mirë ndërkohë që është e verbër.[26] Pas rikthimit të shikimit, Aryas i jepet detyra e saj e parë për të vrarë dikë. Pasi ajo ia del me sukses, Njeriu i Mirë i jep Aryas një mantel të ndihmësve fetarë dhe i cakton asaj të fillojë mësimin e saj të parë. [27]

Referime

Redakto
  1. ^ "Game of Thrones: Cast & Crew" (në anglisht). HBO. Arkivuar nga origjinali më 7 prill 2015. Marrë më 6 qershor 2012.
  2. ^ Martin, George R. R. (16 korrik 2010). "From HBO" (në anglisht). Marrë më 28 maj 2012.
  3. ^ "Ranking the Most Popular Characters in 'Game of Thrones'". Mashable (në anglisht). Mashable.com. 12 qershor 2014. Marrë më 24 shtator 2014.
  4. ^ "Top 40 'Game of Thrones' Characters, Ranked". Rolling Stone (në anglisht). Jann Wenner. 31 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2016. Marrë më 24 shtator 2014.
  5. ^ Rice, Lynette (14 korrik 2016). "Emmy nominations 2016: See the full list" (në anglisht). Marrë më 14 korrik 2016.
  6. ^ "A Game of Thrones: Chapter 10, Jon II" (në anglisht).
  7. ^ a b "A Game of Thrones: Chapter 22, Arya II" (në anglisht).
  8. ^ a b "A Storm of Swords: Chapter 3, Arya I" (në anglisht).
  9. ^ "A Game of Thrones: Chapter 15, Sansa I" (në anglisht).
  10. ^ "A Game of Thrones: Chapter 16, Eddard III" (në anglisht).
  11. ^ "A Clash of Kings: Chapter 1, Arya I" (në anglisht).
  12. ^ "A Clash of Kings: Chapter 14, Arya IV" (në anglisht).
  13. ^ "A Clash of Kings: Chapter 19, Arya V" (në anglisht).
  14. ^ "A Clash of Kings: Chapter 26, Arya VI" (në anglisht).
  15. ^ "A Clash of Kings: Chapter 47, Arya IX" (në anglisht).
  16. ^ "A Storm of Swords: Chapter 13, Arya II" (në anglisht).
  17. ^ "A Storm of Swords: Chapter 34, Arya VI" (në anglisht).
  18. ^ "A Storm of Swords: Chapter 43, Arya VIII" (në anglisht).
  19. ^ "A Storm of Swords: Chapter 47, Arya IX" (në anglisht).
  20. ^ "A Storm of Swords: Chapter 52, Arya XI" (në anglisht).
  21. ^ "A Storm of Swords: Chapter 74, Arya XIII" (në anglisht).
  22. ^ "A Feast for Crows: Chapter 6, Arya I" (në anglisht).
  23. ^ "A Feast for Crows: Chapter 22, Arya II" (në anglisht).
  24. ^ "A Feast for Crows: Chapter 26, Samwell III" (në anglisht).
  25. ^ "A Feast for Crows: Chapter 34, Arya III (Cat of the Canals)" (në anglisht).
  26. ^ a b "A Dance with Dragons: Chapter 45, Arya I (The Blind Girl)" (në anglisht).
  27. ^ "A Dance with Dragons: Chapter 64, Arya II (The Ugly Little Girl)" (në anglisht).