Audi
Audi[2][3] është një kompani e cila merret me prodhimin, projektimin dhe ndërtimin e automjeteve dhe motoçikletave. Kjo kompani ka shtrirje në të gjithë botën, por selinë e ka në Ingolstadt të Gjermanisë.
Lloji | Publike |
---|---|
Predecessor | NSU Motorenwerke |
Themeluar në | Zwickau, Gjermani (16 korrik 1909 ) |
Themeluesi | August Horch |
Zyrat qendrore | |
Zona e shërbimit | Botërore |
5.400.000.000 Euro (2019) | |
Total assets | €16.832 miliardë (2009) |
Owner | Volkswagen Group |
Numri i punëtorëve | 46,372 (2009)[1] |
Faqja e internetit | audi |
Emrin Audi e mori nga krijuesi i kompanisë, inxhinjeri August Horch. “Horch” përkthehet dëgjo, fjalë e cila në gjuhën latine përkthehet Audi. Katër rrathët që përbëjnë logon e Audit përfaqësojnë katër kompanitë e automjeteve që u bashkuan për të krijuar një kompani të vetme, e cila sot njihet me emrin e plotë Audi AG.
Moto e Audit është Vorsprung durch Technik që do të thotë "përparim permes teknologjise".[4] Kohët e fundit në Shtetet e Bashkuara te Amerikës ky slogan është ndryshuar dhe është bërë Truth in Engineering, që do të thotë "e verteta ne inxhinieri". Audi është pjesë e German Big 3, si një nga tre kompanitë e mëdhaja gjermane të prodhimit të makinave luksoze, sëbashku me BMW dhe Mercedes-Benz.[5]
Historia
RedaktoHistoria e Audi-t filloi ne Gusht te vitit 1899,kur August Horch themeloi Horch & Cie, ne Këln te Gjermanise [6]. Aty ishte vendi ku ndihmoi ne krijimin e makines se tij te pare.Pas disa mosmarreveshjes me anetaret e tjere te bordit,ai japi doreheqje dhe themeloi një kompani tjetër te cilen nuk dinte se si ta emeronte për shkak se tashme mbiemri i tij ishte ne perdorim,dhe i mbrojtur. Si alternative tjetër për emerimin e kompanise se re, ai zgjodhi perkthimin e mbiemrit te tij ne gjuhen latine, pra kompania e re morri emrin Audi [7].
Duke iu falenderuar pjesemarrjes se tij te suksesshme ne “Austrian Alpine Runs”,August Horch arriti synimin e tij duke e bere kompanine te famshme ne gjithë boten për pak vite.
Ne vitin 1920 August Horch la kompanine për një pozicion te larte ne ministrine e transportit te Gjermanise,por ai ishte ende i perfshire ne bordin e kompanise,megjithese jo me ndikim te njejte si me pare.Ne shtator te vitit 1921,Audi u be kompania e pare gjermane qe prezentoi prodhimin e një produkti te tij te quajtur “Audi Type K”, me timon ne krahun e majte. Ky lloj i ngasjes u perhap dhe dominoi ne tregun e makinave pergjate viteve 1920, sepse mundesonte shikim me te mire te trafikut për ngasesit dhe për tejkalime te sigurta.
Ne vitin 1932,Audi u bashkua me kompanite Horch,DKW dhe Wanderer,për te formuar ”Auto Union”.Kjo ndodhi pergjate periudhes kur kompania ofroj “Audi Front” prodhimin e ri i cili bente kombinimin e motorrit 6 cilindersh dhe ngasjes permes rrotave te perparme.
Gjate fillimit te Luftes se Dyte Botërore, sikur te gjitha fabrikat gjermane, edhe kjo prodhonte paisje për ushtrine dhe kështu u be cak i bombardimeve te cilat e demtuan shume. Me 17 Gusht 1948 “Auto Union AG” nga “Chemnitz” u fshie nga regjistri komercial. Ndërsa ne vitin 1949 ne Ingolstadt te Gjermanise u krijua një “Auto Union”.
Inxhinieret e ketij “Auto Unioni” krijuan modele te reja te Audit dhe i shiten ato me emer te thjeshte te quajtur Audi dhe modelet 60, 70, 80, dhe super 90. Shitja zgjati deri ne 1972 dhe emertimet ishin ne baze te kuajfuqive përkatëse. Po keta inxhinier zhvilluan Audi100 ne menyre sekrete nen drejtimin e Ludwig Kraus pa dijen e shefit te tyre Heinz Nordhoff. Kur u prezentuar me sukses ky prototip, Nordhoff ishte shume i impresionuar qe autorizoi prodhimin e kësaj makine, qe u lancua ne vitin 1968, dhe qe doli te ishte një sukses i madh. Me këtë, ringjallja e Audi-t u kompletua dhe u percjell nga gjenerata e pare e modelit Audi80 ne 1972, i cili do te ishte një shembull për automobilat e ardhshem te kompanise VW.
1901-1918
RedaktoNe këtë kohe u krijua automobili i pare qe ne fillim ishte sikur një loder e mire teknike. Pastaj ne fillim te shekullit te 20-te, motori i makines filloi te zhvillohet ne një gare serioze.[9]
1918-1932
RedaktoNga një prodhim i shkalles se vogel kaloi ne prodhim te shkalles me te larte. Perkunder krizes ekonomike globale ne ate periudhe, automobili dhe ne veqanti motocikleta perjetuan një faze te rritjes se popullaritetit. Metodat moderne te prodhimit nga SHBA-te, lejuan qe edhe klasa e mesme gjermane te kishte qasje ne motorin e makines.[10]
1932-1945
RedaktoKjo ishte koha e konstruktimit te motoreve dhe e transportit individual. Me perfundimin e krizes ekonomike globale, perdorimi privat i automobileve u be i rendesishem. Prodhimi i shkalles se larte ishte ne fokusin e aktivitetit industrial. AUDI, DKW, Horch dhe Wanderer u bashkuan ne 1932 për te formuar “Auto Union AG”. Kjo krijoi grupin e dyte me te madh te automobilave ne Gjermani.[11]
1945-1965
RedaktoKjo periudhe u karakterizua me mrekulline e ekonomise gjermane pas luftes ne vitin 1950. Për “Auto Union”-nin do te thoshte humbja e shtepise dhe rindertimit te DKW ne Ingolstadt,ne Bavaria dhe ne Dusseldorf.[12]
1965-1990
RedaktoNe këtë kohe ishte aktuale kriza e naftes, po ashtu u lansua Audi i ri me motorr me 4 goditje(4-stroke engine). Ne 1969 Audi u bashkua me NSU. Qe nga ajo kohe moto “Vorsprung durch Technik” e ka shoqeruar zhvillimin e suksesshem te kater rratheve ne rrugen qe te behet një kompani shume e njohur.[13]
Audi sot
RedaktoShitjet e kompanise u rriten shume ne vitet e 90-ta te shekullit 20, vecanerisht ato u rriten ne Evropen Lindore , Afrike dhe ne Lindjen e Mesme. Kina posaqerishte është bere celes i suksesit se Audit ne tregun e makinave. Një faktor për këtë popullaritet kaq te madh te Audit ne Kine është se te gjithë politikanet ne Kine kane veturat zyrtare te kësaj marke. Ne fund te vitit 2009 fitimet e medha te kompanise Audi bene qe kjo te jete dega me suksesshme e VW , ndërsa ne Maj te vitit 2011 Audi theu rekordet e shitjeve te saj ne Amerike permes modeleve te reja Audi A7 dhe Audi A3 TDI. Ne Shtator te 2012, Audi njoftoj se është duke e konstruktuar fabriken e re me baze ne Puebla te Meksikos. Kjo fabrike është parashikuar qe te jete funksionale qe nga viti 2016 dhe te prodhoje pasardhesin e modelit Audi Q5.
Disa nga modelet e tanishme:
Referime
Redakto- ^ "AUDI AG Financat 2009" (PDF) (në gjermanisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 shtator 2011. Marrë më 13 qershor 2013.
- ^ "Faqja Zyrtare". Audi (në anglisht).
- ^ "Uebfaqja e Audi per SHBA". Audi USA (në anglisht).
- ^ "Vorsprung durch Technik: A philosophy of innovation turns 50". audi.ca (në anglisht). 24 mars 2022. Marrë më 24 qershor 2023.
- ^ "Mercedes to take top spot as best-selling luxury car brand". Car Keys (në anglisht). Marrë më 22 dhjetor 2016.
- ^ "Historia e Audi Auto Group" (në anglisht).
- ^ "Historia e Audi" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 29 prill 2013. Marrë më 13 qershor 2013.
- ^ "Evolucioni i modeleve" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 11 maj 2013. Marrë më 13 qershor 2013.
- ^ "Evolucioni i modeleve 1901-1918". Arkivuar nga origjinali më 11 maj 2013. Marrë më 13 qershor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Evolucioni i modeleve 1918-1932" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 1 prill 2012. Marrë më 13 qershor 2013.
- ^ "Evolucioni i modeleve 1932-1945" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2015. Marrë më 13 qershor 2013.
- ^ "Evolucioni i modeleve 1945-1965". Arkivuar nga origjinali më 11 maj 2013. Marrë më 13 qershor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Evolucioni i modeleve 1965-1990".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)