Autokracia[1] është një sistem politik në të cilin një individ i vetëm e ka në dorë pushtetin, një personel i kualifikuar dhe me fuqi absolute. Etimologjikisht, në greqishte të vjetër autokraci do të thotë «(kraci) ai që qeveris (auto) vetëm ». Autokracia është një fuqi e cila nuk ka justifikim dhe legjitimitet tjetër përveç vetvetës « vetëm ». Perandori nuk është i zgjedhur nga Zoti, dhe nuk është toger i Zotit në Tokë. Perandori është në tokë për trupat dhe Perëndia është në qiell për shpirtrat.

Gjatë perandorisë ruse Cari ishte i quajtur nganjëherë "autokrat i githë Rusëve".

Monarkitë absolute, ose jo absolute nuk mund të jenë autokrate. Në qoftë se një monarki absolute është me të drejtë hyjnore ajo nuk mund të jetë një autokraci, pasi legjitimiteti i sajë varet nga një entitet më i lartë (Zoti). Kjo do të thotë se nuk varet nga vetëvetja. Në rastin e monarkisë absolute me të drejtë hyjnore, opozita kryesore politike vjen nga kleriku (problemi mes papës dhe perandorëve në Mesjetë) ose fisnikëria (problemi i limiteve të pushtetit mes mbretit dhe parlamenteve). Pushteti nuk mund të jetë kurr plotësisht autokrat. Duhet gjithmonë të drejtohen me nje minimum të madh në delgacionin e pushtetit për te menaxhuar nje entitet politik sado i vogel të jetë ai.

Referime

Redakto
  1. ^ "Autokracia Shqiptare". Petrit Haliti. 28 dhjetor 2010. Marrë më 10 shtator 2014.

Artikuj të ngjajshëm

Redakto

Demokracia
Plutokracia