Autolarja
Autolarja (anglisht: carwash [1]) ose larje makinash është një strukturë ose ambient që përdoret për të pastruar pjesën e jashtme [2] dhe, në disa raste, edhe pjesën e brendshme të automjeteve. Në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut njihen më shumë me emrin autolarje ndërsa në Shqipëri njihen më shumë si lavazh. Larja e makinave në vende të tilla mund të bëhet me shërbim të plotë nga një punëtor i caktuar enkas për këtë punë, mund të bëhet në formën e vetëshërbimit, gjysëm e automatizuar ose plotësisht e automatizuar. Mund të jetë gjithashtu edhe një ngjarje humanitare dhe bëmirëse ku njerëzit paguajnë që makinat e tyre të lahen nga vullnetarët si një metodë për të mbledhur para për ndonjë qëllim ose aksion humanitar. [3]
-
Një autolarje në Poloni
-
Një autolarje automatike
-
Një autolarje me furça rrotulluese
Shih edhe
RedaktoLinqe të jashtme
RedaktoWikimedia Commons has media related to Car washes. |
Referime
Redakto- ^ "Definition of carwash". Dictionary.com (në anglisht). Random House. Arkivuar nga origjinali më 10 maj 2018. Marrë më 5 maj 2018.
- ^ "car wash" (në anglisht). Oxford English Dictionary. Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2015. Marrë më 27 maj 2015.
- ^ "Car wash" (në anglisht). Merriam-Webster Dictionary. 24 prill 2018. Marrë më 5 maj 2018.