Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) është një institucion kryesor në strukturën e sigurisë së Republikës së Shqipërisë, përgjegjës për mbikëqyrjen dhe zbatimin e masave ligjore dhe teknike në fushën e sigurisë kibernetike. Themeluar me qëllim rritjen e besueshmërisë dhe sigurisë në lidhjet elektronike dhe rrjetet e informacionit, AKSK synon të krijojë një mjedis të sigurt elektronik në vend.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike
ShkurtesaA.K.S.K.
Formuar më2023
SeliaRruga "Papa Gjon Pali II", Nr. 3, Kati I Tiranë Shqipëri
Rajoni i shërbimit
Republika e Shqipërisë
Gjuha zyrtare
Shqip
Drejtor
Prof. Asoc. Dr. Igli Tafa
Organizata amë
Këshilli i Ministrave i Shqipërisë
Buxheti
[1]
Faqja në internetwww.aksk.gov.al

Misioni dhe parimet

Redakto

Misioni i AKSK është të arrijë një nivel të lartë të sigurisë kibernetike në Republikën e Shqipërisë. Kjo arrihet nëpërmjet përcaktimit të masave të sigurisë, të drejtave dhe detyrimeve, dhe bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet subjekteve që operojnë në fushën e sigurisë kibernetike. Institucioni garanton sigurinë për shërbimet e besuara dhe transaksionet elektronike, duke rritur efektivitetin e shërbimeve publike dhe private.

Synimi

Redakto

Synimi i AKSK është të krijojë një institucion të besueshëm që zbaton ligjet dhe standardet teknike ndërkombëtare me tolerancë zero. Kjo përfshin rritjen e besueshmërisë për përdoruesit e nënshkrimit elektronik, identifikimit elektronik, dhe shërbimeve të besuara, si dhe përmirësimin e sigurisë në rrjetet e sistemit të informacionit në Shqipëri.

Funksionet e AKSK

Redakto
  • Regjistron/ akrediton Ofruesin e Shërbimit të Besuar dhe mbikëqyr veprimtarinë e tij.
  • Inspekton metodat e gjenerimit dhe manaxhimit të çelësave publik, dhe certifikatave elektronike.
  • Mbikqyr procesin e lëshimit të certifikatave të kualifikuara elektronike dhe implementimin e nënshkrimit elektronik, identifikimin elektronik dhe shërbimet e tjera të besuara.
  • Garanton standardet mbi identifikimin e sigurt të individëve, të cilëve iu lëshohen certifikatat e kualifikuara elektronike.
  • Përcakton masat e Sigurisë Kibernetike në nivel Kombëtar.
  • Pikë qendrore kontakti në nivel kombëtar për operatorët përgjegjës në fushën e sigurisë kibernetike dhe bashkërendon punën për zgjidhjen e incidenteve të sigurisë kibernetike.
  • Vepron në cilësinë e CSIRT-së kombëtar.
  • Siguron ndihmë dhe mbështetje metodike për operatorët përgjegjës në fushën e sigurisë kibernetike.
  • Kryen aktivitete ndërgjegjësimi dhe edukimi në fushën e sigurisë kibernetike.
  • Autoriteti koordinon veprimtaritë e tij me institucionet e sigurisë dhe të mbrojtjes dhe bashkëpunon me CSIRT-të sektoriale dhe autoritetet ndërkombëtare në fushën e sigurisë kibernetike, nëpërmjet marrëveshjeve të përbashkëta, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Historiku

Redakto

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), i njohur më parë si Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK), ka operuar që nga fillimi i modernizimit teknologjik të Shqipërisë, nga viti 2015 deri në vitin 2023.

Në vitin 2023, me propozimin e Kryeministrit Edi Rama (Këshilli i Ministrave), AKCESK u transformua në një infrastrukturë të posaçme për sigurinë kibernetike, duke ndryshuar dhe zgjeruar funksionet e tij për të përmbushur kërkesat e reja të sigurisë kibernetike në vend.

Shikoni dhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Faqja zyrtare

Referime

Redakto

Rama: Ndryshime në ligjin për sigurinë kibernetike, krijohet infrastruktura e posaçme[lidhje e vdekur][1]

Qeveria ka gati projektligjin e ri, ngrihet Autoriteti për Sigurinë Kibernetike, drafti parashikon gjoba dhe pezullim aktiviteti për shkelësit

  1. ^ "Qeveria ka gati projektligjin e ri, ngrihet Autoriteti për Sigurinë Kibernetike, drafti parashikon gjoba dhe pezullim aktiviteti për shkelësit". Qeveria ka gati projektligjin e ri, ngrihet Autoriteti për Sigurinë Kibernetike, drafti parashikon gjoba dhe pezullim aktiviteti për shkelësit. 08:02 | 29/04/2023. fq. 1. {{cite news}}: Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)