Avni Latifi është padyshim një veteran i madh i Futbollit Kosovar. Avniu me shumë kolegë si dhe bashkëfshatarë nga Hogoshti u angazhua përherë në mbrojtjen dhe kultivimin e vlerave të sportit në përgjidhsi e në veçanti futbollit.
Hogoshti si fshat me breza të tërë ka dhënë emra të mëdhenjë të futbollit siç ishin Avni Latifi, Selim Muja, Rabit Ahmeti,Sami Sermaxhaj, Selami Latifi (vëllau i Avniut), Zejdi Sermaxhaj duke vazhduar me emra tërinjësh deri më sot të cilët luajnë brenda dhe jasht Republikës së Kosovës.
Avni Latifi lindi më 5 tetor të vitit 1955 në Hogosht.
Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në fshatin e lindjes për të vazhduar më vonë studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike dega "Edukatë Fizike" dhe me shumë sukses diplomoi. Ishte i etur për punë dhe përplot energji në zbulimin e talentëve në shumë sfera dhe lëmi sportive, Avniu pas diplomimit filloi punën në shkollën fillore "Skënderbeu" në Hogosht si pedagog i lëndës së edukatës fizike.
Ishte ndër shumë aktivistë që ndihmoj në themelimin e Klubit Futbollistik "KITKA" nga Hogoshti klub të cilit edhe përballë shumë ofertave anë-mbanë Kosovës i mbeti besnik deri në fund të karrieres në futboll.
Me ditar të shkollës si pedagog i mirfilltë punoj edhe në fshatin Shipashnica e Epërme për të vazhduar më pastaj me punë edukativo-arsimore në Kamenicë dhe së fundi në Gjilan.
Përveç aktivitetit që zhvilloi në futboll, Avni Latifi kishte njohuri edhe në shumë disiplina tjera sportive si në skijim, ping pong dhe not, si vazhdimësi e aktiviteteve të tij pason edhe themelimi i klubit të notit "Dardania" në Gjilan së bashku me kolegët Muhib Sahiti dhe Shkelzen Elmazi. Gjat tri viteve aktivitet Avniu dekorohet me një varg medalesh dhe mirënjohjesh.
Fotografia me kolegun e tij Selim Muja (trajner në KF "Gjilani") nuk ishte fotografi e rastit por dëshmia se tërë karrierën sportive e kaluan së bashku dhe ishin të pandarë.