Ajasofja

monument bizantin në Stamboll, Turqi
(Përcjellë nga Aya Sofia)

Ajasofja (nga gr. Ἁγία Σοφία; romanizuar Hagía Sophía, lat. Sancta Sophia, fjalëpërfjalë Urtësia e Shenjtë) zyrtarisht Xhamia e Madhe e Shenjtë e Ajasofisë (turqisht: Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi)[1] dhe më përpara Kisha e Agia Sofisë[2] është një faltore e antikitetit të vonë në Stamboll.

Ajasofja me 4 minaret e saj
Pamje e brendëshme e Ajasofisë

Historia e ndërtimit Redakto

Ajasofja u ndërtua në qindvjeçarin e 6-të dhe ishte kisha kryesore e Perandorisë Bizantine dhe qendër fetare e Ortodoksisë. Ajasofja është vepra e fundit ndërtimore me rëndësi e lashtësisë së vonë dhe shembulli i parë i arkitekturës bizantine, në të cilën shfaqen kupolat që skalitën më vonë elementet e ndërtimit kishëtar. Mendohet si një nga ndërtesat më të bukura në botë. Ajo ishte katedralja më e madhe e ndërtuar ndonjëherë në botë për mëse një mijë vjet, deri para mbarimit të Katedrales së Seviljes në vitin 1575 (periudha e rilindjes evropiane).

Kisha e parë Redakto

Kisha e parë ishte i njohur si Kisha e Madhe (gr. Μεγάλη Εκκλησία, Megáli Ekklēsía), ose në në gjuhën latine "Magna Ecclesia", për shkak dimensionit të madh karahsuar me kisha të tjera në qytet.

Kisha e dytë Redakto

Kisha e dytë u ndërtua nga Theodoisus II, i cili u përurua më 10 tetor të vitit 415. Më 13-14 janar 532, filloi një zjarr ku edhe e dogji kishën.

Kisha e tretë Redakto

Pasi kisha e dytë u dogj, disa javë më vonë filluan t'a ndërtojnë kishën e tretë më 23 shkurt 532. Perandori Justinian I tha: Vendosa t'a ndërtojë kishën e tretë e cila do të jetë më e madhe se e dyta. Në kapjen së Kostandinopojës gjatë kryqëzatës së katërt, kisha ishte bastisur nga krishterët latin, siq përshkruhet nga historiani bizantinë Niketas Choniates. Gjatë okupimit së Kostandinopojës, kisha u bë romano-katolik. Balduin I të Kostandinopojës u zgjodh si perandor në Ajasofja. Pas ripushtimit së Bizantinëve më 1261, kisha ishte shtet i rrënuar.

Xhamia (1453-1935; 2020-) Redakto

Kostandinopoja ishte marrë nga Osmanët më 29 maj 1453. Siq thuhet nga vizitorët të shteteve perëndimore, kisha u rrënua me disa prej dyerve të saj i cili është rënë prej menteshës së tyre. Sulltan Mehmet Fatihu mori pjesë në namazin e parë në ditën e premte më 1 qershor 1453. Ajasofja u bë xhamia e parë në Stamboll.

Renovimi Redakto

Restaurimi më i famshëm në Ajasofja ishte udhëruar nga Sulltan Abdylmexhiti I dhe ishte bërë nga 800 punëtorë mes vitit 1847 dhe 1849.

Arkitektura Redakto

 
Prerje e arkitekturës origjinale të Ajasofisë

Ajasofja është një prej shembujve të mëdha në arkitekturën Bizantine. Sipërfaqet e brendshme janë të mbështjella me mermere polikromatik, të gjelbër dhe të bardhë me porfir purpurt dhe mozaikë ari.

Në hyrjen perëndimore dhe hyrjen liturgjike lindore, kanë hapje të harkuar të zgjatur me gjysmë diametri dhe me kupe qendrore.

Galeria Redakto

Shiko edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Kültür ve Turizm Bakanlığı, Ayasofya'yı 'müze' olarak kendisinden alıp 'cami' olarak Diyanet'e bağlayan kararı böyle duyurdu" (në turqisht). 10 korrik 2020.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ Hamm, Jean S. (2010). Term Paper Resource Guide to Medieval History (në anglisht). ABC-CLIO. fq. 39. ISBN 978-0-313-35967-5. Hagia Sophia, or the Church of Holy Wisdom, is one of the world's most spectacular churches, representing not only great beauty, but also masterful engineering.