Aziz Mustafa lindi më 24 dhjetor 1967 në fshatin MalishevëGjilanit, është mjek dhe shkrimtar shqiptar. Prej vitit 1988 është anëtar i shoqatës botërore të njerëzve me koficient shumë të lartë të inteligjencës "Mensa International", si shqiptari i parë anëtar i kësaj shoqate.

Aziz Mustafa

Jetëshkrimi

Redakto

Aziz Mustafa shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje ndërsa Fakultetin e Mjekësisë në ZagrebKroacisë, kurse specializimin për otorinolaringolog në Prishtinë, Insbruck dhe Strasbourg. Punon si specialist ORL në QKUK në Prishtinë. Ka publikuar punime shkencore në revista ndërkombëtare të otorinolaringologjisë.[nevojitet citimi]. Është një nga themeluesit dhe anëtar i Shoqatës së Otorinolaringologëve dhe Kirurgëve të Kokës dhe Qafës të Kosovës, është anëtar i Shoqatës Policer (Shoqata Botërore e Otologëve) dhe anëtar i Shoqatës Mesdhetare të Otologëve dhe Audiologëve si dhe Shoqatës Ballkanike të ORL-së. Është recenzent disa revistave shkencore të ORL-së, mes tyre edhe i revistës "Laryngoscope". Publikimet e tij në lëminë e ORL janë të cituara në databazat kryesore të literatures botërore si: PubMed, Index Copernicus, Scopus, Google schoolar, EBSCO, etj.[nevojitet citimi]

Edukimi superior

Redakto

Studimet e magjistraturës i kompletoi në vitin 2006 me temën "Komplikimet e pezmatimeve kronike të veshit të mesëm me kolesteatomë" në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, kurse me 6 korrik 2012 në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Nishit mbrojti me sukses tezën e doktoratës me titull "Qasja moderne në trajtim të mastoiditit akut te fëmijtë dhe të rriturit" dhe u shpall doktor i shkencave mjekësore.[nevojitet citimi]

Pos mjekësisë, është i angazhuar edhe me krijime letrare. Me shkrime merret që nga shkolla fillore. Shkruan kryesisht poezi për të rritur. Ka botuar 3 përmbledhje me poezi dhe një me tregime.

Veprat letrare

Redakto

POEZI:

  • Pasaportë kam kafkën time”, “Jeta e re”, Prishtinë 1996,
  • Matja e kohës së ndalur”, Shkup, 1999, dhe
  • "Mëso të thuash jo", Rozafa, Prishtinë, 2004.[1]

TREGIME:

  • "Toka ime është në dashuri", "Olymp", Prishtinë, 2014.

Çmimet

Redakto

Është fitues i disa konkurseve letrare. Është prezentuar edhe në shumicën e faqeve të internetit që botojnë letërsi shqiptare. Nga viti 1999 është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Ka marrë shpërblime të ndryshme të konkurseve letrare dhe ishte pjesëmarrës i shumë takimeve letrare anëekënd trojeve shqiptare.

Aziz Mustafa eshte perfshire ne botimin e 31 (2014) te "Marquis Who's Who in the World" per te arriturat e tij ne mjekesi dhe letersi. Punon në QKUK, jeton e krijon në Gjilan.

Burime

Redakto
  1. https://scholar.google.com/citations?user=F0GVMqUAAAAJ&hl=en
  2. http://www.scopus.com/authid/detail.uri?authorId=24169294400
  3. http://www.biblioteka-ks.org/


  1. ^ Aziz Mustafa:Mëso të thuash jo. Rozafa. Prishtinë. 2004. (101 faqe) ISBN 9951-02-061-5 ISBN 978-9951-02-061-9