Bajram Bylykbashi
Bajram Bylykbashi apo B.B.POQI lindi më 21 maj të vitit 1960 në Prishtinë, Kosovë është një këngëtar i rokut shqiptar.
Bajram Bylykbashi i njohur me pseudonimin B.B. Poqi që në moshë të re, saktësisht nga momenti kur Agim Berisha kishte propozuar që ai të bashkote emrin e tij dhe pseudonimin që ja kishte dhuruar shoqëria e fëmijërisë Poqi në një pseudonim B.B.POQI. Poqi si i ri ishte i ndikuar nga axha i tij dhe muzika që dëgjonte ai në vitet e ˇ80-ta. Kështu hapat e parë në kitare u mësojë nga axha i tij. Ndërsa në muzikën e tij ndikim të madh kishin edhe grupet e rokut si Led Zeppelin, Deep purple, Whitesnake, U2, The doors, Pink Floyd etj.
Në vitin 1985, poçi formon band-in BABILLON me të cilin bëri disa incizime si “Babillon” të cilën e kompozoj Poçi në vitin 1986 gjatë kohës në gjimnazi e Prishtinës "Xhevdet Doda", pastaj këngët “Ti je vetëm një iluzion”, “Edhe një natë si kjo”, dhe kënga e fundit ”Diku pranë shtëpisë sime”. Kitaret në të cilat ka luajtur Poqi kanë qenë në fillim Gibson Les Paul, Ibanez, Fender Stratocaster (e bardhë) kurse tash e 5 vjet luan në Fender Stratocaster (e gjelbër).
Më 1 korrik 2004, Poqi nxori në treg albumin e tij të tretë të titulluar “MOS THUAJ JO”
Diskografia
RedaktoAlbumet
Redakto- Sa për fillim (2000)
- Qeshu
- Babillon
- Ti je vetëm një iluzion
- Moj e mira te pojata
- Mendoj për ty
- Diku pranë shtëpisë sime
- Këndo me ne
- S'dua të besoj
- Po ai tipi i vjetër
- Edhe një natë si kjo
- Mos thuaj jo (2004)