Julius Robert Oppenheimer
Julius Robert Oppenheimer (22 prill 1904 - 18 shkurt 1967) ishte fizikant teoricien amerikan dhe profesor i fizikës në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley. Oppenheimer ishte drejtuesi i luftës në Laboratorin e Los Alamos dhe është në mesin e atyre që janë quajtur si "baballarët e bombës nukleare" për rolin e tyre në Projektin Manhattan, që ishte një ndërmarrje e Luftës së Dytë Botërore për të zhvilluar armët e para bërthamore. Bomba e parë bërthamore u shpërthye me sukses në 16 korrik 1945, në provën e Trinitetit në New Mexico. Oppenheimer më vonë tha se gjatë kësaj ngjarje i kishin ardhur në mendje fjalë e Gita Bhagavad: "Tani unë jam bërë vdekja, shkatërruesi i botëve".[1] Në gusht 1945, këto armët u përdorën në bombardimin e Hiroshimas dhe Nagasakit.
J. Robert Oppenheimer | |
---|---|
U lind në | Julius Robert Oppenheimer 22 prill 1904 New York City, SHBA |
Vdiq | 18 shkurt 1967 (62 vjet) Princeton, New Jersey, U.S. |
Arsimi | |
Njohur për | |
Bashkëshorti/ja | Katherine "Kitty" Puening (m. 1940) |
Fëmijë | 2 |
Të afërm | Frank Oppenheimer (vëlla) |
Çmimet |
|
Karriera shkencore | |
Fushat | Fizika teorike |
Institucionet | |
Teza | Zur Quantentheorie kontinuierlicher Spektren (1927) |
Këshilltarët e doktoraturës | Max Born |
Studentët e doktoraturës | |
Nënshkrimi | |
Pasi mbaroi lufta, Oppenheimer u bë kryetar me ndikim i Komitetit të Përgjithshëm Këshillëdhënës së Komisionit të Energjisë Atomike së Shteteve të Bashkuara, që u krijuar rishtazi. Ai e përdori atë pozicion për të lobuar në kontrollin ndërkombëtar të energjisë bërthamore, për të shmangur përhapjen e armëve nukleare dhe garën e armatimit nuklearë me Bashkimin Sovjetik. Pasi provokoi zemërimin e shumë politikanëve me mendimet e tij të shprehura gjatë Frikësimit të Dytë të Kuq (Second Red Scare), sipasoj atij iu hoq leja e sigurisë (për të aksesuar informacione konfidenciale (security clearance) ) në një seancë shumë të reklamuar më 1954, dhe u zhvesh në mënyrë efektive nga ndikimi i tij i drejtpërdrejtë politik; por vazhdoi të ligjërojë, të shkruajë dhe të punojë në fizikë. Nëntë vjet më vonë, Presidenti John F. Kennedy i dha (Lyndon B. Johnson e prezantoi) Çmimin Enrico Fermi si gjest i rehabilitimit politik.
Arritjet e Oppenheimerit në fizikë përfshinin përafrimin e Born-Oppenheimer për funksionet e valëve molekulare, punën në teorinë e elektroneve dhe pozitroneve, procesin e Oppenheimer-Phillips në shkrirjen bërthamore dhe parashikimin e parë të tunelizimit kuantik . Me studentët e tij ai dha gjithashtu kontribute të rëndësishme në teorinë moderne të yjeve neutron dhe vrimat e zeza, si dhe në mekanikën kuantike, teorinë kuantike të fushës dhe ndërveprimet e rrezeve kozmike. Si mësues dhe promovues i shkencës, ai mbahet mend si një nga etërit themelues të shkollës amerikane së fizikës teorike që fitoi përparësi botërore në vitet '30. Pas Luftës së Dytë Botërore, ai u bë drejtor i Institutit për Studime të Avancuar në Princeton, New Jersey.
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Hijiya, James A. (qershor 2000). "The Gita of Robert Oppenheimer" (PDF). Proceedings of the American Philosophical Society (në anglisht). 144 (2). ISSN 0003-049X. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 nëntor 2013. Marrë më 23 dhjetor 2013.