Bajram Mata
Bajram Mata (Lejçan, 18 nëntor 1940 - Peshkopi, 5 mars 1983) ishte një piktor shqiptar.[1] Mata është piktor i grupit të piktorëve të provincës shqiptare, por me një dimension dhe vizion modern për kohën kur ai jetoi dhe krijoi.
Bajram Mata | |
---|---|
Lindi | 18 nëntor, 1940 Leiçan, Mbretëria Shqiptare (1939–43) |
Vdiq | 5 mars, 1983 Peshkopi, Republika Popullore e Shqipërisë |
Kombësia | shqiptar |
Profesioni | piktor filmi |
Biografia
RedaktoU lind më 18 nëntor 1940 në Leiçan të Peshkopisë, djali i ndërtuesit Nuredin Mata (1912-1997) dhe Kadife (Hoxha) Mata (1922-2008). Mata i përket grupit të artistëve shqiptarë të realizmit socialist që u formuan në Institutin e Arteve, në Tiranë pasi ndërprenë studimet në Akademitë lindore në vitin 1961. Bajrami kreu studimet e mesme për pikturë në Liceun Artistik “Jordan Misja” (1955-1960) nën drejtimin e pedagogëve Guri Madhi (vizatim) dhe Kel Kodheli (pikturë). Në vitin 1960-1961, Bajram Mata studjoi pjesërisht për pikturë në Institutin e Pikturës, Skulpturës dhe Arkitekturës në Leningrad, në Shën Petërburg, ish-BRSS. Pas ndërprerjes së studimeve në ish BRSS, u diplomua në vitin 1965 në Institutin e Arteve në Tiranë.[1]
Në vitin 1966 familja Mata transferohet me banim në qytetin e Peshkopisë dhe nga viti 197. Nuredini jetoi dhe punoi në Kukës. Bajrami shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa atë 7 vjeçare në fshatin Ostren.[1]
Referime
Redakto- ^ a b c Drishti, Ylli. "Bajram Mata". galeriakombetare.gov.al. Galeria Kombëtare e Arteve. Arkivuar nga origjinali më 12 dhjetor 2017. Marrë më 19 shtator 2017.