Bajza

qytet në Shkodër,Shqipëri
(Përcjellë nga Bajzë)
This is the stable version, checked on 8 nëntor 2021. 2 pending changes await review.

42°16′35″N 19°25′56″E / 42.276389°N 19.432222°E / 42.276389; 19.432222

Bajza

Bajza është një qytet i vogël (Komuna e Kastratit) e vendosur në pjesën veriore të Shqipërisë, rreth 25 larg nga qyteti i Shkodrës. Bajza është e njohur edhe për Stacioni hekurudhor i Bajzës.

  • Rrethi : Malësi e Madhe
  • Kryetari i komunës : Z. Viktor Popaj
  • Sipërfaqja e komunës është 128,7 km

Komuna ka në administrimin e saj 12 fshatra :

Ajo kufizohet si më poshtë :

  • Në Veri me komunën Kelmend.
  • Në Jug me komunën Qendër (Koplik).
  • Në Lindje me komunën Shkrel.
  • Në Perëndim me kufirin me Malin e Zi.

Popullsia : 12184 banorë.

Numri i familjeve : 3031

Toka klasifikohet :

 Tokë bujqësore (arë)   :  4236 ha
 Truall e improduktive  :   309 ha
 Livadh+ pyje+kullota   :  8325 ha
 Totali                 : 12870 ha

Blegtoria ka këtë strukturë :

  • Gjedhë 2453 krerë.
  • Të imta 6463 krerë.
  • Derra 1093 krerë.
  • Njëthundrakë 445 krerë.
  • Shpendë 13000 krerë.

Pozita gjeografike

Redakto

Historiku

Redakto

Gjurmët e banimit në territorin e Komunës së Kastratit datojnë që nga periudha të hershme para erës së re. Studimet historike dhe arkeologjike si ato të Kalasë së Marshejt, të Shpellës së Shkurtajve, të Shpellës së Bajrakut, tumulet dhe Gomilat e ndryshme dhe mjaft pika të tjera, si dhe studimet etnologjike tregojnë qartë origjinën ilire të banorëve të kësaj Komune. Në territorin e Komunës Kastrat por edhe më gjerë ka banuar fisi Ilir i Labeatëve. Labeatët u morën me peshkim, me bujqësi dhe blegtori ku i favorizonte klima dhe pozicioni gjeografik si bjeshka, fushat pjellore dhe liqeni.

Banorët e kësaj zone u shquan si luftëtarë trima e drejtues lufte të zotë. Kjo trevë rreth viteve 60 mbas Krishtit përqafon Kristianizmin. Edhe sot duket bindshëm trashëgimia e emrave të apostujve që është përcjellë brez pas brezi. Më vonë krahina e Malësisë së mbi Shkodrës ku bën pjesë edhe Komuna Kastrat përfshihet në principatën e Balshajve. Themelues i kësaj principate njihet Balshë Plaku, e më vonë tre djemtë e tij : Strazimiri, Gjergji I dhe Balsha II. Ka versione që preardhja e Balshajve është nga lagje që ndodhen brenda Kastratit siç është fshati Balaj, Bajzë apo Balzë. Vetë fjala Kastrat rrjedh nga fjala që përcakton vendin e luftërave e të qëndresës si caster, kështjellë, kala.

Ura Vukpalaj fundi i shekull-7. Më vonë me ndarjen e principatës së Balshajve në tri pjesë, treva e Kastratit bie nën sundimin Gjergjit II Balshës e më pas në vitin 1336 bie nën pushtimin e mbretërisë së Serbisë. Me pushtimin e viseve shqiptare nga turqit treva e Kastratit së bashku me Shkodrën, Ulqinin, Tivarin e zonave përreth, rreth vitit 1420, gjendet nën pushtimin e Venedikut. Me pushtimin turk në 1506 territori i Komunës Kastrat bën pjesë në ndarjen administrative të Sanxhakut të Shkodrës. Vlen të theksohet se për shkak të qëndresës dhe mospranimit të qeverisjes otomane Komuna Kastrat bën pjesë në krahinën autonome të MbiShkodrës.

Në gjysmën e dytë të shekullit të XVIII territori i Kastratit dhe Hotit bën pjesë në bashkimin territorial të Pashallëkut të Shkodrës (1796-1831). Gjatë gjithë kohës së pushtimit turk burrat e kësaj treve ishin drejtues dhe pjesëmarrës në luftëra të shumta për fe dhe atdhe.

Historia e Kastratit zhvillohet hap pas hapi me krijimin e shkollës së parë në vitin 1901 në Bajzë. E më vonë shohim zhvillimin e arsimit të përgjithshëm në fshatrat e tjerë të komunës. Kontribut të madh në zhvillimin kulturor dhe shoqëror të Komunës kanë dhënë Kisha e Katundit (Kastrat) në vitin 1600, Kisha e Bajzës në vitin 1889 dhe ajo e Brigjes në vitin 1800.

Burimet natyrore

Redakto

Disa nga resurset më të rëndësishme natyrore të Komunës Kastrat janë : toka bujqësore dhe kullotat e shumta, liqeni, sherbela, bjeshkët e Kastratit dhe ujërat nëntokësore.

Liqeni

Redakto

Liqeni i Shkodrës lag pjesën perëndimore të Komunës Kastrat nga Flaka deri në Han të Hotit. Bregu i liqenit nga Flaka deri në Gashaj është fushor ndërsa nga Gashajt deri në Han të Hotit është kryesisht shkëmbor me një peizazh natyror mjaft tërheqës.

Kjo pjesë e liqenit përbën edhe kufirin shtetëror të Shqipërisë me Malin e Zi. Bimësia ujore e liqenit është e pasur me lloje të ndryshme bimësh si zambak uji, kacirami, xunga, kallmi etj. Një pjesë e mirë e Bregut të liqenit sidomos në pjesën fushore është e mbuluar me shelg dhe mrina ndërsa pjesa tjetër është e zhveshur kryesisht pjesa shkëmbore e tij.

Ne liqen rriten shpend te ndryshëm si karabullaku dhe balça ndërsa ne dimer liqeni pasurohet me rosa dhe pata. Kufiri i saj ujor shtrihet nga Flaka deri ne Han te Hotit. Liqeni është i pasur me lloje te ndryshme peshqish. Numërohen 46 lloje nga te cilët me kryesoret janë : krapi, karasi, kubla, qefulli, melyshi, gjuheca, lloça, ngjala etj. Sipas vlerësimeve te përafërta kapen rreth 2000 kv peshk ne vit ku vendin me te madh e ze krapi dhe karasi.

Zona Turistike

Redakto

Komuna Kastrat ka mundësi të mira për zhvillim turizmi. Pjesë të ndryshme të territorit të saj janë të pasura me bukuri natyrore mjaft tërheqëse. Pjesa më e favorshme për zhvillimin e turizmit është bregu i liqenit te Shkodrës dhe në mënyre te veçantë Syri i Sheganit dhe Syri i Zi nga të cilët buron ujë shumë i ftohte, si dhe pjesa shkëmbore e malit përgjatë një pjese të bregut tij kryesisht në fshatin Gashaj. Këtu mund të zhvillohen sporte ujore. Kësaj pjese i mungon infrastruktura.

Bjeshka e Granazhdolit, 930 m mbi nivelin e detit, si dhe Fushë Zeza e cila shtrihet rreth 1000 m mbi nivelin e detit janë vende të përshtatshme për turizëm veror dhe dimëror duke ofruar peizazhe të pasura me me natyrë të bukur malore. Vendi është i rrethuar me ahe dhe pisha dhe ka ajër të pastër dhe të freskët. Në këto dy vende malore janë ngritur një numër i madh stanesh ku çdo vit në muajt e verës Liqeni i Shko-11.

Bimësia

Redakto

Komuna Kastrat ka një shtrirje heterogjene territoriale duke filluar nga bregu i Liqenit të Shkodrës deri tek kullotat alpine. Kjo shtrirje e madhe gjeografike e bën të ketë zonë të pasur me bimësi të shumëllojshme. Në Komunen Kastrat kemi këto zona : zona e ulët fushore, zona paramalore e malore dhe bjeshkët e Kastratit. Bimë- sia ujore karakerizohet kryesisht nga këto lloje : lëpusha, kacirami, xunga, kallmi. Në breg të liqenit rriten shelgu, mrina, frasheri i ujit. Në zonën paramalore dhe malore rriten shkurret dhe dushqet ku me karakteristiket janë sherbela, shkoza, lisi, frashëri, thana, krekëza, kumbulla e egër, qershia egër, gorrica, molla e egër, lajthia, arra. Në zonë e bjeshkë rriten kryesisht ahu, pisha, bredhi, dëllinja. Në përgjithësi në bimësinë e livadheve dhe kullotave mbizotërojnë garminoret dhe bishatjoret në gjendje të egër si terfili, grami, telishi, talla, shpatorja. Ndër bimët medicinale që rriten në këtë zonë perveç sherbelës, e cila gjendet më me shumicë, rriten edhe trumza, kamomili, mullaga, lulëkuqja, salepi, çaj mali, luleshtryllja, manushaqja, thundërmushka, xhirokulli.

Bujqësia dhe blegtoria

Redakto

Komuna Kastrat ka kushte te favorshme për zhvillimin e bujqësisë pasi klima dhe toka janë mjaft të përshtatshme për këtë qëllim. Bujqësia në komunën Kastrat shtrihet në dy zona : zona fushore-kodrinore dhe zona Kodrinore-Malore.

Në zonën fushore kultivohen drithërat e bukës si gruri dhe misri, perimet si dhe bimët industriale siç është duhani. Vreshtaria ka qenë tradicionalisht e zhvilluar në këtë zone, sidomos në zonën Goraj-Budishe. Po kështu edhe pemëtaria ku vlen të përmendet dardha. Në zonën malore kultivohet patatja meqenëse tokat janë mjaft të përshtatshme për rritjen e saj.

Në Komunë kultivohet disa lloje kulturash bujqësore. Drithërat kryesore që kultivohen janë gruri, misri, thekra dhe patatja. Ndërkaq kultivohen disa lloj perimesh siç janë lakra, qepa, hudhra, domatja, speci, patëllxhani dhe kungulli. Vreshtaria dhe deri diku pemëtaria kanë një zhvillim të kënaqshëm. Nga përpunimi i rrushit prodhohet verë dhe raki e një cilësie të mirë. Me rritjen e vreshtarisë po lind nevoja e shtimit të punishteve për prodhim nënproduktesh të tilla si vera dhe rakia. Në pemëtari pemët frutore më të rëndësishme dhe me kultivim tradicional janë dardha dhe fiku. Në zonën fushore-kodrinore të Bajzës kultivohet pjesërisht duhani për të cilin ka një traditë shumë të mirë kultivimi. Shtimi i tregut për këtë produkt do të rriste ndjeshëm prodhimin e tij.

Komuna Kastrat ka një terren mjaft të përshtatshëm për kultivimin e bimëve etero-vajore dhe medicinale të cilat rriten në gjendje natyrore siç është sherbela dhe të kultivuara siç është timusi. Sherbela është shumë e përhapur në terrene kodrinore-malore dhe ka një cilësi të lartë. Sherbela ka një treg të siguruar prej afro një dekade në Komunën Kastrat ku operon një firmë e fuqishme e cila përveç tregut disponon edhe një punishte për përpunimin e këtyre bimëve në vend.

Blegtoria

Redakto

Rritja e bagëtive është një burim mjaft i rëndësishëm jetese për familjet e kësaj Komune. Llojet e kafshëve shtëpiake më të përhapura janë :

  • Lopa
  • Dhentë
  • Derri
  • Dhitë
  • Pulat

Prej këtyre kafshëve sigurohen prodhime vendase si qumësht, djathë, gjalpë, mish, lesh dhe vezë. Në zonën fushore rritet lopa dhe dhentë më shumë për prodhim qumështi, ndërsa në zonën malore më shumë rriten dhitë & dhentë dhe më pak lopa. Derri është i përhapur kudo në territorin e Komunës Kastrat.

Potenciali ekonomik

Redakto

Dogana

Redakto

Dogana e Hanit të Hotit është një pikë e rëndësishme kalimi mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Kjo doganë e rikonstruktuar tërësisht kohët e fundit plotëson standardet e Bashkimit Evropian funksionon me kohë të plotë pa ndërprerje. Ajo ndodhet vetëm 7 km larg në veri të qytetit të Bajzës. Ky vend-kalim kufitar ka një rëndësi të veçantë për lëvizjen e Burimi : Zyra e Bujqësisë Malësi e Madhe Përgatiti : Komuna Kastrat Hekurudha e Hanit te Hotit njerëzve dhe për zhvillimin e tregtisë me vendet e ish-Jugosllavisë dhe dhe me vende të tjera të Evropës kryesisht ato të Evropës Qendrore. Nga kjo pikë kalimi çdo ditë kalojnë (hyjnë dhe dalin) sasi të konsiderueshme madhrash të ndryshëm.

Hekurudha

Redakto

Nëpër territorin e Komunës Kastrat kalon linja hekurudhore me një gjatësi rreth 12 km e cila përshkon zonën fushore të kësaj Komune. Në afërsi të Bajzës rreth 1 km në jug të saj ndodhet stacioni hekurudhor ndërkombëtar i madhrave i cili është një pikë strategjike me rëndësi të veçantë për vendin tonë. Nga ky stacion trenat lëvizin rregullisht në drejtim të Malit të Zi dhe anasjelltas duke transportuar madhra të ndryshëm me kosto të ulët transporti.

Qeveria vendore

Redakto

Territori administrativ i Kastratit është i përbërë nga Qyteti i Bajzës dhe 15 fshatra : Kastrat, Bratosh, Goraj-Budishë, Rapshë-Stare, Kushe-Hot, Brigje, Vukpalaj, Pjetroshan, Gradec-marshej, Jeran, Aliaj, Kosan, Gashaj, Mokset, Skaq dhe qendrën e Bajzës. Qyteti i Bajzës është qendra administrative e komunës. Aty ndoshen zyrat e qeverisë së komunës dhe zhvillohen mbledhjet e Këshillit të Komunës. Autoritet e zgjedhura vendore janë në komunë janë Këshilli dhe Kryetari i Komunës. Këshilli i Komunës është organi vendimmarrës. Administrata e Komunës Kelmend përbehet nga 15 punonjës të cilët paguhen nga buxheti i shtetit : Kryetari, Nënkryetari, Shefi i Financës, Shefi i Shërbimeve, Sekretari i Këshillit të Komunës, Llogaritari, Punonjësi i Tatim-Taksave, Inspektori i Zyrës së Shërbimeve, Përgjegjësi i Zyrës Ekonomike, Inspektori i Ndihmës Ekonomike, Inspektori i Bujqësisë, Sekretar Arkivist, Shoferi, Përgjegjësi i Zyrës së Gjendjes Civile, Punonjësi i Zyrës së Gjendjes Civile.

Këshilli i Komunës

Redakto

Këshilli i Komunës Kelmend ka 17 anëtarë përfaqësues të 7 partive politike të zgjedhura në bazë të përqindjes së votave të fituara, në zgjedhjet vendore të tetorit 2000. Kryetari, N/kryetari dhe Sekretari i Këshillit të Komunës zgjidhen nga Këshilli i Komunës.

Shërbimet publike

Redakto

Komuna është përgjegjëse për një numër shërbimesh publike.

Shërbimi i Mirëmbajtjes së Rrugëve dhe Kanalizimeve të

Redakto

Ujerave të Bardha e të Zeza Mirëmbajtja e sistemeve të kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza të rrugëve të brendshme dhe rurale bëhet nga Komuna.

Shërbimi i Pastrimit

Redakto

Shërbimi i pastrimit kryhet pjesërisht nga Komuna Kastrat dhe ofrohet kryesisht në qendrën e Bajzës.

Shërbimi i Gjelbërimit

Redakto

Shërbimi i gjelbërimit kryhet nga Komuna. Janë krijuar mjedise publike të gjelbra, lulishte me bar dhe bime hijebërëse për shlodhje.

Shërbimi Funeral dhe Mirëmbajtjes së Varrezave Publike

Redakto

Shërbimi funeral kryhet në mënyrë spontane nga vetë komuniteti ndërsa Komuna mbulon shpenzimet e varrimit për çdo rast sipas tarifës së caktuar me ligj për këtë qëllim.

Furnizimi me ujë të pijshëm

Redakto

Furnizimi me ujë të pijshëm për banorët e Komunës realizohet me anë të puseve private.

Shërbimi i furnizimit me energji elektrike

Redakto

Furnizimi me energji elektrike bëhet nga sistemi unik i Republikës së Shqipërisë i cili menaxhohet nga Korporata Energjetike Shqiptare.

Komuna e Kastratit furnizohet me energji elektrike nga nënstacioneve elektrike të Aliajve dhe Vukpalajve. Shpërndarja e energjisë elektrike administrohet nga filiali elektrik në Malësi të Madhe.

Shërbimi Telefonik

Redakto

Shërbimin telefonik ofrohet sipas tarifave të përcaktuar nga ALBTELECOM. Ne Bajze është zyra e PTT. Aty shërbehen thirrje me brenda dhe jashtë vendit. Ne komune kapen edhe valët e Vodafone Eagle Mobile dhe AMC, por rrjetet me te përdorshëm janë Malazezet, nga rreth 85 % e përdoruesve.

Organizata Jo-Qeveritare

Redakto

Shoqatat që operojnë në komunë janë ngritura mbas vitit 1992. Aktiviteti i tyre është kryesisht në mbrojtje të traditës kulturore, fetare dhe sportive në komunë, mbrojtjes së të drejtave të njeritut, mbështetjes së njerëzve në nevojë. Më poshtë janë dhënë shoqatat kryesore që operajonë në komunë : Shoqata e Pyjeve, e Misionarëve të Paqes, e Pajtimit “Nënë Tereza”, e të Verbërve, e të Përndjekurve Politikë, e Gjahtarëve, për Mbrojtjen e Mjedisit, e Arsimtarëve, Kulturore “Jehona e Malësisë”, e Futbollit “Kastrati”, e Peshkimit dhe Shoqata e Veteranëve.