Bakalli janë quajtur dhe ende quhen tregtarët e pakicës dhe sendeve për nevoja shtëpiake, një zanat gati në zhdukje nga zhvillimet e sotme. Dyqani i bakallit, ushqimorja, është quajtur bakallanë, apo bakallëk në jug e bakallije në veri. Fjala ka hyrë përmes turqishtes prej arabishtes me përhapje të gjerë në gjuhët ballkanike.[1]

Mbiemër Redakto

Nga zanati u bë dhe mbiemër i përhapur nëpër familje shqiptare në krejt gjeografinë etnike. Ndër personat e shquar me këtë mbiemër:

Referime Redakto

  1. ^ Dizdari, Tahir (2005). Fjalori i orientalizmave në gjuhën shqipe. Tiranë: AIITC. fq. 61.