Ballist Morina
Neutraliteti i këtij artikulli ose seksioni është i dyshimtë. Jeni të lutur të shikoni faqen e diskutimit si dhe të ndihmoni këtë artikull duke korrigjuar informacionet. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ballist Morina, emri i vërtetë i të cilit është Ismail Morina është një patriot shqiptar i cili u bë i njohur pasi ngriti dronin me simbolet etnike në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Ai lindi më 30 Shtator 1982. Ai bëri bujë në mediat ndërkombëtare.
Ishte duke u luajtur ndeshja Serbi-Shqipëri kur në minutën e 41 të saj, Ballist Morina i fshehur në majë të stadiumit lëshoi dronin me flamurin pro-shqiptar, duke bërë që lojtarët serbë të tensionohen dhe ta marrin atë. Por si kundërpërgjigje, lojtarët shqiptarë nuk e lanë ta merrnin duke e marrë ata në dorë. Më pas ndeshja vijoi me goditje nga të dyja palët derisa u ndërpre pasi tifozët serbë filluan ti gjuanin lojtarët e kombëtares shqiptare.
Si reagim për këtë dhunë të ushtruar nga lojtarët dhe tifozët serbë, UEFA vendosi ta shpërblejë kombëtaren shqiptare duke i dhënë fitoren me rezultatin 0-3 në tavolinë dhe duke i hapur rrugë në kualifikimin e saj në Euro 2016.
Për këtë ngjarje u realizua edhe klipi "Kuq e Zi je ti" nga Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi, duke shfaqur Ballist Morinën në fillim të klipit dhe duke permbledhur çaste nga ndeshjet e kombëtares shqiptare dhe pamje nga Shqipëria.