Bandat e vitit 1997
Kjo është lista e bandave të vitit 1997 :
- Banda e Çoles (Zani Çaushi)
Veproi në qytetin e Vlorës. Ishte mbështetëse e Partisë Socialiste. Bashkëpunoi me Komitetin e Shpëtimit të Vlorës. Kreu shumë krime me motive politike.
- Banda e Gaxhait
U vetëdeklarua mbështetëse e Partisë Demokratike. Veproi në qytetin e Vlorës. Kundërshtare e flaktë e Bandës së Çoles.
- Banda e Pusit të Mezinit
Mbështetëse e Partisë Demokratike. Veproi në qytetin e Vlorës. Kundërshtare e flaktë e Bandës së Çoles. U eliminua gjatë Masakrës së Levanit.
- Banda e Tepelenës
Veproi në Tepelenë. Ishte vetë Komiteti i Shpëtimit të Tepelenës. Mbështeti PS. Kreu shumë krime me motive politike.
- Banda e Cërrikut
U bë e njohur me Masakrën e Cërrikut, më 25 maj 1997. Anëtarë të Komitetit të Shpëtimit të Cërrikut ishin pjesë e bandës. Mbështeti PS. Kreu shumë krime me motive politike.
- Banda e Lushnjes (Aldo Bare)
U krijua nga Aldo Bare, ish-efektiv i repartit 326. Kreu krime të tmerrshme. Mbështeti PS. Kreu shumë krime me motive politike.
- Banda e Loshit të Karbunarës
Veproi në Lushnje. U bë tmerri i udhëtarëve. U bashkua me Lul Cakën të cilin e kishte djalë tezeje.
- Banda e Altin Dardhës
Veproi në Berat. Ishte mbështetëse e Partisë Socialiste. Berati përjetoi ditët më kaotike të historisë së vet gjatë aktivitetit të kësaj bande. Kreu shumë krime me motive politike.
- Banda e Lul Cakës
Veproi në Berat. Kundërshtare e Altin Dardhës. Mbështeti Partinë Demokratike. Kreu shumë krime me motive politike. U bë tmerri i udhëtarëve. U bashkua me Loshin e Karbunarës të cilin e kishte djalë tezeje.
- Banda e Otllakut
Veproi në Berat. U krijua nga ndarja me bandën e Altin Dardhës.
- Banda e Mandelës
Veproi në qytetin e Elbasanit. Drejtohej nga një rom i quajtur Eduart Peqini, prandaj u quajt Banda e Mandelës. Kundërshtare me bandën e Cërrikut. Kreu shumë krime me motive politike.
- Banda e Kateshit
Veproi në Elbasan.
- Banda e Nehat Kullës
Veproi në fshatin Tufinë të Tiranës. Drejtuesi i saj e quajti veten "Gjeneral". Ishte mbështetëse e Partisë Socialiste.
- Banda e Kolajve
Veproi në Burrel. Kundërshtare me bandën e Dedeve.
- Banda e Dedeve
Veproi në Burrel. Kundërshtare me bandën e Kolajve.
- Banda e Haklajve
Veproi në Tropojë. Anëtarët e saj ishin nga familja e Haklajve. Mbështeti Partinë Socialiste. Kreu shumë krime me motive politike.
Referime
Redakto- Viti 97, Mero Baze: Pasojat e Anarkisë