Bandat kriminale shqiptare

This is the stable version, checked on 6 nëntor 2023. 3 pending changes await review.

Bandat e Tiranës

Redakto
Banda e Astirit

Është një nga bandat e njohura qe nga viti 1997. Kjo bande eshte e udhehequr nga krahu i djathte i Altin Dardhes(Buçi) i cili pasi u zu me Altin Dardhen se kush do qeraste vendosi aktivitetin e tij kriminal ne qytetin e Tiranes. Ne kte qytet ai u vendos ne zonen e Astirit ku pasi u njohe me Tim Kacurelsin krijoi Banden e Astirit Kjo bande zgjeroi territorin e saj me zonen e Paskuqanit dhe Babrrus kur si aleat u bashkuan Mario(Bathoregjiu) dhe Klod(Maloku).Banda ne momentin qe flasim eshte e ndare dhe ka zgjeruar aktivitetin e saj ne Spanje dhe Itali duke ruajtur epiqendren e saj Tiranen.


Banda e rrugës “Myslym Shyri”

Është bërë e njohur në rrugën "Myslym Shyri". Kjo bandë është e përbërë nga djem, të cilët banojnë në rrugën “Myslym Shyri”. Ilir Kodumi, Ledio Lito,Albi Goxhaj, Gjergj Cukali, Eduart Skukaj si dhe Florina Metalla.

Banda e Rrugës së Kavajës

Pjesëtarët e kësaj bande numërohen rreth 20, ku mbi 10 janë vrarë mes tyre. Veprimtaria e këtij grupi ka qenë e njohur për trafik droge. Fillimisht grupi vepronte si një i tërë, por grindjet për ndarjen e fitimit kishin bërë që "djemtë e Rrugës së Kavajës" të përfundonin në vitin 1999 të ndarë në dy grupe kundërshtare. Vrasjet nga ky grup janë bërë edhe me kundërtank.

Banda e Kinostudios

Janë djem të së njëjtës lagje në Tiranë. Aktiviteti i tyre kriminal fillon me krimin në vitin 1997. Sipas të dhënave të policisë shokë të së njëjtës lagje kanë krijuar një grup të përbërë nga 10 veta dhe kanë marrë emrin “banda e Kinostudios”. Sipas uniformave blu, ata akuzohen për krime të ndryshme.

Grupi i Laurent Gumes

Laurent Guma i cili është cilësuar si anëtari dhe si drejtuesi i grupit, tashmë është i arrestuar. Anëtarë të tjerë të kësaj bande, e cila është krijuar në Tiranë, janë Dritan Manaj, inspektor antidroge në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Ervin Ferhati, Artan Allushi, Erges Ymeri, Artan Shabani, Ben Cami, Selfo Driza, Ermal Gogu, të gjithë të arrestuar. Ky grup kriminal, sipas policisë, merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Grupi “Harem 2005”

Janë cilësuar si grup i strukturuar kriminal. Ka qenë një bashkëpunimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda me atë italiane në vitin 2005 që ka bërë të mundur kapjen e anëtarëve të bandës "Harem 2005". Në këtë grup bënin pjesë 7 persona, që akuzohen për veprën penale të trafikut të prostitucionit. Por gjithashtu kjo banë ka pasur edhe anëtarë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Banda “Go West”

Në krye të organizatës kriminale ishte Nikolin Cako, pronar i agjencisë turistike "Go West", nga ku ka marrë edhe emrin banda. Anëtarët e grupit janë Eduart Bejko, Voltan Turtuli, Valbona Cako, Ylli Xhameta, Demir Shaba, Eljano Cenko, Betim Sadikaj, Altin Flamuri, Përparim Kateshi, ku një pjesë e tyre është lënë në arrest shtëpie.

Grupi “Kokaina”

Krijim të organizatave kriminale, trafikim të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje, janë këto janë akuzat që kanë dërguar në burg ish-shefin e Policisë, Sokol Koçiun, së bashku me pesë persona të tjerë në vitin 2001. Frederik Durda, i dënuar me 16 vjet burg; Arben Përballa, me 15 vjet; Sokol Koçiu, me 15 vjet; Mentor Hadërgjonaj, 7 vjet burg (tani është lënë i lirë); Vehbi Hysi, 5,5 vjet, vdiq në maj të 2003-it, pak muaj para se të lirohej; ndërsa Alfred Nanaj, me 6 vjet burg, tashmë e ka mbaruar dënimin dhe është i lirë.

Banda e “Benzave”

Ka qenë data 22 shtator e vitit 2006, kur uniformat blu të Tiranës, pas investigimeve disamujorëshe, arritën të godasin bandën e “Benzave” dhe u arrestuan 6 persona. Alfred Prenga, Mark Dyzeni, Jetmir Noka, Preng Lleshaj, Mëhill Ndreca dhe Pjerin Preçin, tashmë ndodhen në qeli.

Banda “Kthesa e fundit”

Një operacion i policisë së Tiranës, më 2 korrik 2006, ka arritur të arrestojë anëtarët e bandës kriminale në trafikimin e drogës. Anëtarët e bandës ishin dy shqiptarë nga Maqedonia dhe një nga Kukësi. Në pranga kanë përfunduar Rexhep Osmani, Besir Zilfiu, dhe Kapllan Shehu që trafikonin drogë në drejtim të Kosovës.

Grupi “Ledi V”

Ka marrë emrin e një gruaje “Ledi V”. Është cilësuar nga prokuroria si grup i strukturuar kriminal i përbërë nga pesë persona. Akuza që rëndon mbi të arrestuarit, Vilson Rushiti, Veli Elezi, Vojsava Meta dhe Agim Kora, është ajo e trafikimit të lëndëve narkotike. Sipas policisë, anëtarët e bandës kishin si treg të tyre për drogën tregun vendas dhe të përqendruar ishin në kryeqytet.

Banda “Ujëvara”

“Ujëvara”, është banda e përbërë nga tre anëtarë, të cilët janë vënë në pranga. Nikoll Kolmarku, Orgest Kordha dhe Redis Pareshy janë arrestuar sepse transportonin drogë në zona të ndryshme të Tiranës. Sipas policisë, kjo bandë, e përbërë nga tre veta, ka edhe persona të tjerë që janë ende të lirë.

Banda “Era e Jugut”

“Era e Jugut” ka emrin banda, që e ka marrë nga operacioni i policisë dhe shpërndante lëndë narkotike. Një punë e mirë-organizuar e policisë së kryeqytetit arreston Alban Çunaj, Eduard Haskën, Fatjon Minxhën, Dorian Haskën dhe Kudret Hirin, duke bërë edhe sekuestrimin e 97 kilogramë drogë.

Banda e Nehat Kullës

Ka funksionuar në vitet 1997-1998 në zonën e Tufinës në Tiranë, ku dhe ishin anëtarët e bandës me emrin e “gjeneralit” të Tufinës. Drejtuesi i kësaj bande ka qenë Nehat Kulla, i cili aktualisht ndodhet në qelitë e paraburgimit i akuzuar për vrasjen e shoferit të ish-ministrit të Brendshëm në qeverinë e PD, Halit Shamata.

Grupi “Piramida”

Është një grup i përbërë prej dy personash, por sipas policisë pas tij fshihen edhe një numër i madh anëtarësh, të cilët kanë organizuar më së miri trafikimin e qenieve njerëzore. Ka qenë denoncimi i disa prej “viktimave”, i juristes në doganën e Tiranës, Edlira Spahija dhe Malo Qokut, që i ka dhënë shkasë policisë të nisin hetimin për grupin “Piramida”.

Banda “Blow”

Është i përbërë nga shtatë persona, që të gjithë janë nga Fushë-Kruja dhe disa të tjerë nga Durrësi. Banda ka marrë emrin “Blow”, për shkak të veprimtarisë të të arrestuarve. Sipas policisë, një operacion i policisë së Tiranës, i koduar “Blow”, zbulon një rrjet të trafikut të armëve, duke bllokuar 70 pistoleta të tipit “Blow”.

Banda e Vorës

Eshte nje nga bandat qe operon brenda dhe jashtë vendit .Jane te dyshuar per vrasje ,droge , trafik femrash ,kanosje ,gjobevenie, grabitje te dhunshme . Anetaret e saj janë persona me rrezikshmëri te larte .Policia Shqiptare nuk ka informacione te sakta se si vepron kjo bande kriminale ku disa prej anetareve te saj janë dënuar ne Europe .Kreu i kësaj bande eshte nje person me nofkën UJKU .


Banda e Durrësit

Akuzohen për një seri vrasjesh, numri më i madh i anëtarëve të bandës së Lul Berishës, i cili është edhe drejtuesi i këtij grupi, janë të arrestuar së bashku me të. Rivaliteti mes bandave ka bërë që të vriten mes tyre. Ndërkohë grupi, i cili është “krijuar” në qytetin e Durrësit numëron, Dritan (Adriatik) Coli, Elvin Hoxhosmani, Alban Neli, Selman Heti, Altin Olloni, Altin Nikolla, Indrit Dokle, Kujtim Buna, Serdian Sulejmani,dhe Jurid Xhunga, të cilët janë të arrestuar.

Banda “Kanun”

Operacioni i policisë së Durrësit arreston Arben Plakun, Arjan Kapon, Rudin Çallikun, Leonard Kolgjin. Të arrestuarit akuzohen për krijim organizate kriminale, vrasje, trafikim armësh, shfrytëzim prostitucioni. Madje gjykata e qytetit bregdetar ka dhënë dënimin për katër të arrestuarit, ku për secilin ka dhënë dënimin me nga 25 vjet heqje lirie.

Bandat e Elbasanit

Redakto
  • Banda e “Mandelës”

Mbi këtë bandë rëndojnë të paktën 13 krime të rënda. Këto të fundit janë kryera në zonën e Elbasanit gjatë periudhës së trazirave të mars-qershorit '97. Nëntë pjesëtarët e kësaj bande janë arrestuar dhe gjykohen nga gjykata e Elbasanit. Kapoja i bandës, Eduard Peqini, me pseudonim Mandela, bashkë me katër të tjerë, janë larguar jashtë vendit në vjeshtën e '97-ës, por edhe ata do të gjykohen në mungesë. Kanë kryer shumë krime me motive politike.

  • Banda e Kateshit

U krijua rastësisht në vitin 1997. Tan Kateshi, një i ri i pasionuar pas makinave, u cilësua si kapoja i bandës, pas disa përleshjeve me armë që realizuan disa nga shokët e tij të ngushtë, ku mendohet se ka qenë i pranishëm edhe vetë Kateshi. Banda mori formë të plotë pas vrasjes së dy personave në lagjen “Vullnetari”. Anëtarët e saj janë Dritan Kateshi, Taulant Balliu, Ndriçim Sadushi, Gjergj Dedja, Kastriot Dervishi, Spartak Çaushi dhe Arben Topi...

Bandat e Vlorës

Redakto
  • Banda e “Kakamit”

Ka në radhët e saj emra të personave që tashmë janë VIP-a në burgjet ku vuajnë dënimin. Anëtarët e kësaj bande, Gazment Braka, me nofkën "Gaxhai", është dënuar me burgim të përjetshëm dhe ndodhet në burg, por edhe të tjerët janë Alfred Nebiu, i njohur ndryshe si "Kakami", i arrestuar; Robert Boraku, Armando Sulejmani, Sokol Sinomati, Fredi Mertiri e Gazmend Nebiu. Banda e "Kakamit" akuzohet për vrasje.

  • Banda e Çoles

Ka marrë emrin e një lagjeje në qytetin e Vlorës. Sipas policisë banda me emrin Çole është krijuar nga një anëtar tjetër i një bande, veç Zani Caushit në trazirat e vitit 1997. Sipas policisë, anëtarët e bandës së Çoles janë shokë të së njëjtës lagje që ka edhe emrin. Ata akuzohen për një sërë vrasjesh mes bandash rivale. Gjithashtu kjo bandë akuzohet për përdhunime, pengmarrje, djegie njerëzish dhe krime të tjera. Kjo bandë ishte mbështetëse e të ashtuquajturit "Komitet i Shpëtimit të Vlorës" dhe mbështetësja kryesore e Partisë Socialiste gjatë trazirave të vitit 1997. Kapoja i bandës Zani Çaushi ishte shoqëruesi kryesor i Skënder Gjinushit në Vlorë.

  • Banda e Zani Caushit

Myrteza Caushi, i njohur me pseudonimin "Zani i Vlorës", bashkë me bandën e tij, akuzohet për një seri krimesh. Veprimtaria e kësaj bande fillon në vitin 1997 në qytetin bregdetar të Vlorës. Kreu i saj është Zani Çaushi, tashmë i arrestuar dhe i dënuar me burg përjetë, ndërsa anëtarët e tjerë janë në kërkim nga policia.


• Banda e Pusit të Mezinit

Banda e Pusit të Mezinit një bandë kundërshtare e Bandës së Zanit. E përbërë nga të fortët e Jugut, shumica ish-të burgosur , u eleminua me 28 mars 1997 datë e mbledhjeve të Komiteteve të Shpëtimit, ku ishin nisur për të eleminuar komitetet së bashku me Zanin

Bandat e zonës Lushnjë-Berat

Redakto

Banda e Lushnjës

Është krijuar nga ish-efektivi i Repartit Special 326, Aldo Bare, në vitin 1997. Arsyeja që ka shtyrë Alfred shkurtin, i cili është edhe emri i tij i vërtetë, është vrasja e vëllait në vitin 1997 nga banda e Artur Dajës. Shtatë nga 10 anëtarët e akuzuar si anëtarë të bandës së Lushnjës u ndaluan në vitin 1999, dhe ndaj tyre nisi një proces gjyqësor në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Kjo bandë ishte pjesëmarrëse aktive në trazirat vitit 1997 dhe ishte mbështetëse e Partisë Socialiste për shkak edhe të të kaluarës së kapos së saj, Aldo Bares.

Banda e Altin Dardhës

Banda e Altin Dardhës ka qenë e mirëorganizuar, por që kryente krime nga më të ndryshmet gjatë vitit 1997. Pikërisht i faturohen 70 dosje të vjetra, vetëm vrasje. Drejtuesi i kësaj bande ka qenë Altin Dardha, i cilësuar ndryshe si i “forti i Beratit”, i cili është vrarë në Selanik të Greqisë. Shumë prej vrasjeve të kësaj bande janë me motive politike.

Banda e Gjergj Gushalit

Viti 1998 do të shënonte edhe një numër grabitjesh, duke hedhur dyshimet se ato kryheshin nga anëtar të bandës së Gushalit në Berat. Drejtuesi i kësaj bande ishte Gjergj Gushali, që sipas policisë, veç grabitjeve grabitjeve që kryente, linte pas edhe viktima. Gushali është gjetur pas disa vitesh i vdekur.

Banda e Lul Cakës

Banda e “të fortit të Beratit”, Lulzim Caka, daton në vitin 1995, kur ai ka kryer vrasjen e parë. Nisur nga lidhjet e krijuara, Lul Caka në vitin 1997 u bë tmerri i udhëtarëve në rrugët nacionale Berat-Fier dhe Berat–Lushnjë. Arrestohet në Itali më 24 dhjetor 2001 dhe ekstradohet në vitin 2003, për të vuajtur dënimin 25 vjet burg për vrasje.

Banda e “Loshit të Karbunarës”

Banda e Bujar Sulës ishte bërë tmerri i banorëve të Karbunarës, në Lushnjë e Berat, aty edhe mori emrin “Loshi i Karbunarës”. Në vitin 1997 bashkohet me bandën e Lul Cakës, të cilin e kishte djalë tezeje dhe bandat e tyre bashkëpunonin për një sërë ngjarjesh në Berat, Lushnjë dhe Karbunarë. “Loshi i Karbunarës” vritet pas disa vitesh.

Banda e Otllakut

Grupi i Ilir Jaupit, në qershor të vitit ‘97, pas grindjeve e sherreve me Altin Dardhën, vendosën dhe i zunë pritë atij te stacioni i autobusëve te Gjashtëkatëshi, ku u vranë tre te rinj. Kjo pritë u pasua me rindarjen tjetër të bandës se Altin Dardhës dhe me krijimin e bandës së Otllakut, e cila është e specializuar për grabitje.

Bandat e Korçës

Redakto
  • Banda e “5 dyqaneve”

Mund të quhet edhe banda rivale ajo e 5 dyqaneve me bandën e “Çobanëve”. E për ta vërtetuar këtë fakt, janë përballjet që janë bërë midis “të fortëve” të qytetit të Korçës ne vitin 97' ku mbeten shume te vrare nga te 2 bandat. Drejtuesi i kësaj bande E.G ose i quajtur Reqi. Banda e “5 dyqaneve” ishte përkrahësja e vetme e Partisë Demokratike ne rrethin e Korçës.

Bandat e Burrelit

Redakto
  • Banda e “Kola”

Është një nga bandat më famë keqe në qytetin e Burrelit e krijuar në vitin 1997. Drejtuesi kryesor i këtij grupi kriminal është Ermir Doda dhe miku i tij Rezart Llukovi. Sipas policisë, dy shokët akuzohen për një seri vrasjesh. Anëtari kryesor i kësaj bande, Ermir Doda është arrestuar. Anëtarët e kësaj bande kanë qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit. Ermir Doda është arrestuar ne Angli për trafikim te lendeve narkotike.

  • Banda “Dedja”

Banda e njohur me emrin “Dedja” në qytetin e Burrelit është krijuar përpara vitit 1997. Në krye ishin tre vëllezërit Dedja. Vëllai i madh i tyre, Haliti, i vetmi i mbijetuar nga seriali i gjatë i vrasjeve të ndërsjella me bandën Kola, ishte koka e grupit. Këta djem njiheshin si “të fortët e Burrelit” dhe me shumë para. Anëtarët e bandës kanë qenë pjesë e Sigurimit. Halit Dedja është ekzekuturar ne Tirane nga persona te panjohur ne dhjetor te vitit 2010.

Bandat me veprimtari të gjerë (në disa qytete)

Redakto
  • “Hakmarrja për Drejtësi”

Leart Shyti, Pasho Novruzi, Dritan Hate, Gëzim Gjoni, Gentian Haka, Nikolin Novruzi, Roland Shyti, Orik Shyti, Kreshnik Spahiu dhe Altin Arapi janë pjesëtarët e “Hakmarrjes për Drejtësi”. Tre të fundit janë të pandehurit, të cilët ndodhen jashtë Shqipërisë. Disa nga akuzat janë vjedhje të bankave dhe arkave të shtetit, rrëmbim, vënia e autobombe, vrasje etj. Është padyshim banda më jetëgjatë dhe më e njohur e Shqipërisë. E akuzuar për një sërë krimesh nga pengmarrjet tek vënia e bombës në supermarketin e "VEFA" kjo bandë çuditërisht nuk u dëgjua gjatë trazirave të vitit 1997. Në çdo fushatë elektorale të dyja partitë kryesore kanë premtuar gjithmonë arrestimin e kësaj bande. Mendohet se kjo bandë vazhdon ende veprimtarinë e saj pavarësisht arrestimeve të shumta që janë bërë.

  • Banda “Malësori”

Është një bandë që anëtarët e saj nuk i ka vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Deri tani nga banda që mban ermin “Malësori” janë arrestuar vetëm dy anëtarë të saj për trafik droge. Por sipas policisë, mësohet se pjesëtarët e tjerë që fshihen pas këtij grupi të strukturuar kriminal, ndodhen jashtë Shqipërisë Itali, Spanjë, Gjermani.

  • Grupi i prodhimit të drogës

Deri tani janë arrestuar dy persona, por, sipas policisë, pas tyre fshihen edhe një numër i madh trafikantësh. Policia e Tiranës zbulon një laborator droge, sekuestron rreth 28 kilogramë lëndë narkotike, arreston në flagrancë Adhurim Nelën dhe Kujtim Karamuçën. Sipas uniformave blu, mësohet se një punë intensive ka bërë zbulimin e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, që kishte si pikënisje Maqedoninë dhe me destinacion Italinë.

  • Banda e trafikut të fëmijëve

Ramiz dhe Xhulieta Petalli, si dhe Nexhip Kaçurri janë tre të arrestuarit, anëtarë të bandës së trafikut të fëmijëve drejt Italisë. Aktiviteti kriminal i tyre ka nisur në vitin 1998 deri në vitin 2002, kur janë zbuluar dhe kanë startuar hetimet. Fëmijë të moshave 6 deri në 12 vjeç merreshin në rrethe të ndryshme të Shqipërisë.

  • Banda e klandestinëve “Maloku”

Banda “Maloku” që i kishte fillesat e saj që në vitin 1992 funksiononte më së miri edhe me ndihmën e policisë kufitare, ku kalonin klandestin drejt Greqisë. Pas 15 vitesh veprimtari të paligjshme, arrestohen anëtarët e saj Hodo Çorraj, Ergest Rabaj, Aleko Puçi, Albert Golemi (polic), Ermal Koçaj, Krenar Boçi, Arben Sula (Maloku) (komandat i grupit kriminal), Ermal Fidhi dhe Florenc Meçe.

  • Grupi për vrasjen e biznesmenëve

Një numër të konsiderueshëm të viktimave të krimit e zënë edhe biznesmenët. Të gjitha këto dosje nuk kanë mbi to asnjë emër autori. E për ta bërë sa më të besueshëm këtë fakt janë vrasjet e biznesmenëve si Florin Vila, Vajdin Lame, Florina Kulla. Madje në shtyp është bërë legjendë dhe mbetet ende mister zhdukja e biznesmenit maqedonas, Remzi Hoxha. Të gjitha këto vrasje nuk kanë një autor, por kanë të njëjtin motiv.

  • Grupi për vrasje me eksploziv

Autorët e këtyre vrasjeve nuk kanë njohje me njëri-tjetrin, por kanë kryer të njëjtën vepër penale, vrasje me eksploziv. Kjo e fundit është më e praktikuar në qarkun e Tropojës, e sidomos vendosja e minave. Në këtë qytet “zgjidhja” më e mirë e problemeve është vendosja e eksplozivit. Ndërkohë, nga të gjitha vrasjet e bëra me lëndë plasëse nuk është vënë në pranga asnjë autor.

  • Grupi “Poter Al”

Grupi "Poter-Al" i përbërë nga shtatë persona, është vënë në pranga për trafik të lëndëve narkotike. Sipas prokurorisë, ai është një grup i strukturuar kriminal. Ilir Koçiaj, Geront Tola Geront Dedja, Zamir Vadardha, Leonard Çobaj, Bledi Balliu, Aleksandër Koliçi, Aleksandër Gremi dhe Ervin Tavanxhi u prangosën në qytetet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.

  • Grupi “Kokrra e Ullirit”

Grupi, i cili është arrestuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me atë të Greqisë, ka marrë emrin “Kokrra e Ullirit” për vet trafikun që bënin. Prej gjashtë personash është e përbërë kjo bandë, Jorgos Kosmidhis, nga Selaniku, Lefter Meçaj, Alfred Pallashi, Dashnor Merdani, Bujar Cenolli dhe Leonard Shperdheja e Bledar Leço.

  • Grupi “Kompas”

Arjan Selimi është cilësuar si drejtuesi i grupit “Kompas”. Kjo bandë trafikonte drogë në shtete të ndryshme të Evropës. Janë arrestuar 21 persona. Anëtarë të tjerë të kësaj bande, të cilët ndodhen në qeli janë, Petraq Avrami, atë e bir; Blenard Fejzullaj; Mehmet Fejzullaj, si dhe Elis Progrozhda. Aktualisht pjesëtarët e kësaj bande ndodhen në gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

  • Banda që trafikonte raketa tokë-ajër

Janë cilësuar si grup i strukturuar kriminal. Nuk janë pagëzuar me asnjë emër, por veprimtaria e tyre kriminale është quajtur mjaftë e rrezikshme. Kjo ka bërë që policia shqiptare në bashkëpunim me policinë e Malit të Zi të godasin trafikun e armëve, dhe si rezultat është arritur të kapen pjesëtarët e këtij grupi kriminal, Sokol Mujaj, Ilmi Isufi, Armir Troshani dhe Mentor Cani. Sipas prokurorisë, si rrjedhojë u bllokuan dhe 3 raketat tokë–ajër.

  • Banda e armëve nga Kosova

Përgjimet nxjerrin zbuluar grupin kriminal të dyshuar për trafik të armëve në linjën Kosovë-Shqipëri. Operacioni “Bjeshkët”, më 16 qershor 2007, çoi në pranga tre persona, Rrahman Dema, i cilësuar nga policia si organizator i kësaj bande kriminale, Artan Alija, dhe Ahmet Ferhati.

Lista e bandave të vitit 1997

Redakto

Kjo është lista e bandave kryesore gjatë trazirave të vitit 1997:

  • Banda e Laurent Gumes
  • Banda e Çoles-Vlorë
  • Banda e Lazaratit
  • Banda e “Kola”-Burrel
  • Banda “Dedja”-Burrel
  • Banda e Haklajve-Tropojë
  • Banda e Kateshit-Elbasan
  • Banda e Zani Caushit-Vlorë
  • Banda e Lul Cakës-Berat
  • Banda e “Loshit të Karbunarës”-Lushnje
  • Banda e Otllakut-Berat

Banda të tjera

Redakto
  • Banda e Lazaratit

Ka marrë emrin e vendit ku jetojnë anëtarët e kësaj bande. Banda e Lazaratit është krijuar në trazirat e viti 1997 në këtë fshat të Gjirokastrës. Sipas burimeve nga policia, mësohet se anëtarët e kësaj bande merren me kultivimin dhe trafikimin e bimëve narkotike. Gjithashtu kjo bandë, e cila kish rreth 175 anëtarë, akuzohej edhe për vrasje. Ndoshta e vetmja bandë që mbështeste Partinë Demokratike gjatë trazirave të vitit 1997. Banda e Lazaratit është një nga bandat qe i ka ber rezistence shtetit për 14 vje me radhe. Fisi i Alikajve ka qëne një nga fiset qe bënin ligjin në atë zonë dhe zonat për rreth të Labërisë, Lumit të Vlorës e me një shtrirje shumë të gjerë në të gjithë jugun e Shqipërisë.Disa anëtarë të këtij fisi sot janë të burgosur ndërsa pjesa tjetër e grupit ka shtrirë veprimtarinë kriminale në Spanje , Belgjikë , Gjermani , Itali dhe prej më shumë se 1 dekade në Kolumbi dhe Ekuador.


• Banda e Bicajve

Eshte bere e njohur per vrasje te panumerta, antaret e saj ishin Sabahi i Shefitit, Genci i Rizahit dhe Nushi i Ismenti. Mendohet qe edhe Kastrioti (Kaci) i Enverit fshihej pas tyre. Ne aktivitetet e tyre kriminale numerohet vrasja e 100 qeneve dhe diku tek 75 mace. Thuhet qe kane vrare edhe 15 gomere (magjar) ne kodren e osmaneve.

  • Banda e Cërrikut

Është bërë e njohur nga masakra e Cërrikut në vitin 1997, ku anëtarët e kësaj bande kanë vrarë gjashtë gardistë. Si kapo i kësaj bande njihet Roland Xhepaxhiu, i cili është arrestuar teksa po kthehej nga jashtë në aeroportin e Rinasit në Tiranë. Ndërkohë, anëtarët e tjerë të kësaj bande janë Met Bozi, Arjan Toska e vëllezërit e Arjanit, Sokol Buzani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani, Luan Buzani, Bashkim Buzani. Madje këta të fundit akuzohen për vrasjen e gardistëve. Kjo bandë ishte mbështetëse e padiskutueshme e Partisë Socialiste.

  • Banda e Haklajve

Familja e Haklajve njihet në të gjithë veriun e vendit si një nga familjet më të mëdha. Trazirat e vitit 1997 bënë që djemtë e kësaj familjeje, me forcë dhe dhunë, të bëheshin zotërit e të gjithë Tropojës. Në këtë “grup” bëjë pjesë gjithë anëtarët e familjes Haklaj, ku disa prej tyre kan vdekur. Padyshim që më i njohuri i Haklajve ishte Fatmir Haklaj ndaj te cilit u bene 7 tentativa për vrasje.

  • Banda e Jaupëve

Banda e Ilir Jaupit mori zonën e Urës-Vajgurore, ku edhe shtriu aktivitetin e saj kriminal, fillimisht me gjoba ndaj biznesmenëve të guroreve në vitin 1998. Pjesë e aktivitetit kriminal të bandës së Jaupëve, ishte edhe plaçkitja brenda një nate e një tregtari që sillte mall nga Bullgaria.

  • Banda e "5 dyqaneve"

Banda kishte disa anetare por me te rendesishmit ishin Reqi (nofka e E.G) bashke me shokun e tij Donin (nofka e Feridonit). Kjo bande ishte rivale me Bandën e "çobenjve" po ashtu kjo bande akuzohet për vrasje grabitje prostitucion e venje gjobash gjatë vitit 1997 e tej. Dhe ishte përkrahësja e vetme e Partise Demokratike ne rrethin e Korçës.