Banja e Madhe e Mohenxho-daros

strukture hidrike ne rrenojat e Mohenjo-daros ne Pakistan

Banja e Madhe në Mohenjo-daros mund të jetë e para e llojit të saj në periudhën para-historike. Ky qytet para-historik kishte më shumë se 700 puse dhe shumica e shtëpive të tij kishin të paktën një pus privat.[1] Banja e MadheMohenjo-daro është një nga strukturat më të mirë-njohura mes rrënojave të Qyt. të Lug. së Indusit në Mohenjo-daro në Sindh të Pakistanit.[2][3] Dëshmitë arkeologjike tregojnë se Banja e Madhe u ndërtua në mijëvjeçarin e III p.e.s., vetëm pak kohë pas ngritjes së bregut të akropolit ku gjendet.[4] U zbulua gjatë gërmimeve arkeologjike të vitit 1926.

Banja e Madhe në Mohenjo-daro

Veçoritë

Redakto
 
Tjeter pamje e Banjes se Madhe te Mohenjo-daro-s

Banja e Madhe në Mohenjo-daro është konsideruar si "ujëmbedhësi më i hershëm publik në botën e lashtë".[5] Ajo është 11.88 metra x 7.01 metra ka një thellësi maksimale prej 2.43 metrash. Dy shkallë të gjera, njëra në veri dhe tjetra në jug, shërbenin si hyrje për në strukturë.[6] Një pirg 1 metër i gjerë dhe 40 centimetra është i pranishëm në fund të këtyre shkallëve. U gjet gjithashtu një vrimë në njërin fund të Banjës që mund të ketë qenë përdorur për ta prurë ujin në të. Dyshemeja e ujëmbledhësit ishte e papërshkueshme nga uji për shkak të tullave të vendosura ngjitur me stuko gipsi dhe muret anësorë ishin të ndërtuar në po këtë mënyrë. Për ta bërë ujëmbledhësin edhe më të papërshkueshëm nga uji, ishte vendosur një shtresë e trashë bitumi përgjatë anëve dhe me gjasa edhe në dysheme. Kolonadat prej tulle u zbuluan në krahët lindor, verior dhe jugor. Kolonat e konservuara kanë cepa me shkallë që mund të ketë mbajtur tabela druri ose korniza. Dy dyer të mëdha të çojnë në kompleks nga jugu dhe hyrjet e tjera ishin nga veriu dhe lindja. Një seri dhomash janë gjetur përgjatë krahut lindor të ndërtesës dhe në një dhomë është një pus që mund të ketë furnizuar një pjesë të ujit të nevojshëm për mbushjen e ujëmbledhësit. Uji i shiut mund të jetë grumbulluar për këtë qëllim, por nuk janë gjetur gryka kanalesh prurëse. Ka një pellg të gjatë larës të ndërtuar me tulla të papërshkrueshme nga uji. Shumica e studiuesve bien dakord se ky ujëmbledhës duhet të ketë qenë përdorur për funksione të veçanta fetare ku uji përdorej për të purifikuar dhe rinovuar mirë-qenien e larësve.

Kolegji i priftërinjve

Redakto

Përmes rrugës së Banjës së Madhe, ishte një ndërtesë e madhe që kishte mjaft dhoma dhe veranda, me dy palë shkallë që të çonin në katin e sipër dhe në çati; dhe duke konsideruar madhësinë dhe afërsinë me Banjën e Madhe, kjo ndërtesë është përpjekur të emërtohet si shtëmi i priftit/mjaft priftërinjve dhe të etiketohet si "kolegji i priftërinjve".[4]

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Upinder Singh: A history of ancient and early medieval India: from the Stone Age to the 12th century; 2008, Pearson Education, New Delhi, isbn 978-81-317-1120-0, fq. 151-155
  2. ^ SD Area. Ancient Museum. British India.
  3. ^ "Great Bath." Encyclopædia Britannica. 2010. Encyclopædia Britannica Online. 9 June 2010.
  4. ^ a b Upinder Singh: A history of ancient and early medieval India: from the Stone Age to the 12th century; 2008, Pearson Education, New Delhi, isbn 978-81-317-1120-0, fq. 149–150
  5. ^ ""Great Bath" Mohenjadaro". slide show with description by J.M.Kenoyer. Harappa.com. Marrë më 2 korrik 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Great Bath, SD Area, looking north.

Bibliografia

Redakto