Puset e shkallëzuar
Puset e shkallëzuar janë puse ose pellgje në të cilët uji mund të arrihet duke zbritur një seri shkallësh. Ata mund të jenë të mbuluar dhe të mbrojtur dhe shpesh janë të ndërtuar me një arkitekturë domethënëse. Ata mund të jenë gjithashtu shumë-katësh që ka një ka që mund të tërheqi rrotullën e ujit ("rehat") për ta ngjitur ujin e pusit në katin e parë ose të dytë. Ata janë më të zakonshëm në Indianë perëndimore. Ata mund të gjenden gjithashtu edhe në rajone të tjera më të thata të Azisë Jugore, si në Pakistan. Ndërtimi mund të jetë për të plotësuar nevojat por herë pas here përfshin zbukurime të rëndësishme arkitekturore. Të gjitha format e puseve të shkallëzuara janë shembuj të shumë tipeve të depozitave dhe ujëmbledhësve vaditës që u zhvilluan në Indi, kryesisht për të përballuar ndryshimet stinore në disponibilitetin e ujit. Një ndryshim thelbësor midis puseve të shkallëzuar nga një anë dhe depozitave dhe puseve nga ana tjetër ishte që ta bënte më të lehtë për njerëzit të arrinin ujin tokësor dhe të menaxhonin pusin. Në disa tipe të lidhura strukturash (puset johara), janë ndërtuar shkallë për të lejuar bagëtitë të arrijnë te uji. Ndërtuesit gërmuan trashe të thella në tokë në varësit të kushteve. Ata i rrethojnë me mure këto trashe me blloqe guri, pa llaç dhe duke krijuar shkallë që të zbresin deri te uji.[1] Shumica e puseve të shkallëzuar që kanë mbijetuar fillimisht shërbenin gjithashtu për qëllime shlodhëse, si puse që ofronin ujë. Kjo për shkak se baza e pusit kishte relieve nga vapa e përditshme dhe më shumë prej këtyre relieveve mund arriheshin nëse pusi ishte i mbuluar. Puset e shkallëzuar shërbenin gjithashtu si një vend për mbledhjet shoqërore dhe ceremonitë fetare. Zakonisht, gratë ishin më të lidhura me këta puse për shkak se ishin ato që mbushnin ujë. Gjithashtu, ishin ato që luteshin dhe ofronin dhurata për hyjneshën e pusit për bekimin e saj.[1] Kjo çoi në ndërtimin e disa elementeve domethënëse zbukuruese arkitekturore, shpesh të lidhura me banesat dhe zonat urbane. Ata e siguronin mbijetesën e tyre edhe si monumente. Puset e shkallëzuar zakonisht konsistojnë në dy pjesë: një hapësirë vertikale nga e cila nxiret uji dhe kalimet e pjerrta rrethuese nëntokësore, dhomat dhe shkallët që ofronin afrimin për te pusi. Galeritë dhe dhomat që rrethojnë këta puse shpesh ishin të skalitura me detaje të rafinuara dhe bëheshin vendpushime të freskëta dhe të qeta gjatë verave të nxehta.[2]
Emërtimet
RedaktoPër puset e shkallëzuar ekzistojnë një numër emrash të veçantë, disaherë thjeshtë vendorë. Në rajonet që flasin Hindi, ata përshfshijnë emra të bazuar te baudi (duke përfshirë bawdi, bawri, baoli, bavadi, ose bavdi). Në gjuhën guxharati dhe marwari, ata zakonisht quhen vav ose vaav (në gjuhën guxharati: વાવ). Emërtime të tjera përfshijnë kalyani ose pushkarani, bawdi (në gjuhën raxhastani: बावड़ी), baoli (në gjuhën hindi: बावली) dhe barav (në gjuhën marathi: बारव).
Historia
RedaktoPusi i shkallëzuar mund të jetë krijuar për të siguruar ujë gjatë periudhës së thatësirës. Uji konsiderohet i shenjtë që nga periudha Vedike dhe shkallët për të arritur te niveli i ujit në ujëmbledhësit artificialë mund të gjenden në sitet e Qytetërimit të Luginës së Indusit si Dholavira dhe Mohenjo-daro.[3] Mohenjo-daro ka puse cilindrikë të veshur me tulla që mund të jenë pararendësit e puseve të shkallëzuar.[4] Puset e parë të skalitur në shkëmb në Indi datojnë midis viteve 200-400 të e.s..[5] Shembulli më i hershëm i pellgjeve si banja i arritshëm me shkallë gjendet në Shpellat Uperkot në Junagadh. Këto shpella datojnë nga shekulli i IV i e.s.. Navghan Kuvo, një pus me shkallë rrethore në afrsi është një tjetër shembull. Me gjasa i ndërtuar në Periudhën e Satrapisë Perëndimore (vitet 200-400 të e.s.) ose në Periudhën Maitreka (vitet 600-700) megjithëse disa e vendosin atë nga shekulli i XI. Adi Kadi ni Vavi i afërt është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të X ose në shekullin e XV.[6]
Puset e shkallëzuar në Dhank të distriktit Rajkot datojnë midis viteve 550-625 të e.s.. Pellgjet e shkallëzuar në Bhinmal (të viteve 850-950) kanë ndjekur ata.[5] Puset e shkallëzuar u ndërtuan në rajonin jug-perëndimor të Guxharatit rreth vitit 600 të e.s. nga ku u përhapën në veri në Raxhastan dhe në vazhdim në Indinë Veriore dhe Perëndimore. Fillimisht përdoreshin si një formë arti nga hindutë, ndërtimi i këtyre puseve të shkallëzuar arriti kulmin gjatë sundimit mysliman nga shekulli i XI deri në shekullin e XVI.[2] Një nga shembujt më të hershëm ekzistues të puseve të shkallëzuar u ndërtua në shekullin e XI në Guxharat, Pusi i shkallëzuar i Mata Bhavanit. Një seri e gjatë shkallësh të çon te uji poshtë një serie pavjonesh të hapur shumë-katësh të vendosur përgjatë aksit lindje perëndim. Zbukurimet e rafinuara të kolonave, kllapave dhe trarëve janë një shembull i hershëm se si përdoreshin puset e shkallëzuar si një formë arti.[7] Sunduesit Mogul nuk e ndërprenë kulturën që praktikohej në këta puse të shkallëzuar dhe e inkurajuan ndërtimin e tyre. Autoritetet gjatë Sundimit Britanik e konsideruan higjenën e puseve të shkallëzuar më pak se të dëshirueshme dhe vendosën tubo dhe sisteme pompimi për ta zëvendësuar funksionin e tyre.[7]
Domethënia
RedaktoPusi i shkallëzuar siguronë disponibilietetin e ujit gjatë periudhës së thatësirës. Puset e shkallëzuar kishin domethënie shoqërore, kulturore dhe fetare.[7] Këta puse të shkallëzuar provuan se ishin struktura të forta të ndërtuara mirë, pas përballimit të tërmeteve të shumta të fuqishme.[1]
Detajet
RedaktoShumë puse të shkallëzuar kanë zbukurime dhe detaje aq të rafinuara sa ato të tempujve hindu. Proporcionet në lidhje me trupin njerëzor u përdorën në dizajnin e tyre, ashtu si në shumë struktura të tjera të Arkitekturës Indiane.[8]
Në Indi
RedaktoShumë puse të shkallëzuar të mbijetuar mund të gjenden në Karnatakan Veriore (Karnataka), Guxharat, Raxhastan, Delhi, Madia Pradesh dhe Maharashtra. Më domethënësit përfshijnë:
- Chandinath Ki Bawadi, Bhinmal
- Daadeli Vav, Bhinmal
- Agrasen ki Baoli, New Delhi
- Rajon ki baoli, New Delhi
- Chand Baori në Abhaneri pranë Jaipurit në Raxhastan
- Jachcha Ki Baori, qyteti i Hindaunit në bllokun Hindaun, Raxhastan
- Charthana Baravi, distrikit Parbhani, Maharashtra
- Rani ki vavi në Patan, Guxharat
- Adalaj ni Vavi në Adalaj, Gandhinagar, Guxharat
- Pusi i shkallëzuar Dada Harir, Ahmedabad
- Toor Ji Ki Baori, Jodhpur
- Birkha Bawari, Jodhpur
- Bhoot Baori, Jodhpur
- Shahi Baoli, Lucknow
- Raniji ki Baori në Bundi, Raxhastan; Bundi ka mbi 60 baolis mbrenda dhe rreth qytetit.
Në Karnataka
Redakto- aug09 243.jpg Pusi i shkallëzuar ose Pushkarani pranë Mahanavami dibbas në Hampi ose ai në Vijayanagara në Karnatakan Veriore
- Well at ManikesvaraTemple in Lakkundi.JPG Pusi i shkallëzuar i Tempullit Manikesvara në Lakkundi gjithashtu në Karnatakan Veriore
- Nagakunda Sudi, Karnataka Veriore
- Venkatappa Naik royal bath 1.jpg Banja mbretërore Venkatappa Naik në Kanakagiri, Karnataka Veriore
- temple complex at Aihole.jpg Pusi i shkallëzuar në kompleksin tempullor të Mallikarjuna Temple tank 1.jpg dhe Pusi i shkallëzuar në Aihole, Karnataka Veriore
Në Pakistan
RedaktoPuset e shkallëzuar nga Periudha Mogule ekzistojnë akoma në Pakistan. Disa janë ruajtur në kushtet e ruajtjes ndërsa të tjerë nuk janë. Midis tyre përfshihen:
- Fortesa e Rohtas, pranë Jhelumit
- Wan Bhachrani, pranë Mianwalit
- Losar Baoli, pranë Islamabadit
- Losar Baoli, Parku Sher Shah, Wah Cantt
- Makli Baoli, pranë Thattas
Pellgjet e shkallëzuar
RedaktoPellgjet e shkallëzuar janë shumë të ngjashëm me puset e shkallëzuar në funksione por është e rëndësishme të bëhet dallimi midis këtyre dy tipeve të strukturave. Për shembull, pellgjet e shkallëzuar ndërtoheshin gjithmonë për të shoqëruar në tempull të afërt ndërsa puset e shkallëzuar pozicionoheshin larg nga vendet e zhurmshme dhe tërheqjet e ardhshme turistike.[9] Ndërsa puset e shkallëzuar janë të errët dhe vështirësisht të dukshëm nga sipërfaqja, pellgjet e shkallëzuar janë të ndriçuar me dritë nga dielli. Gjithashtu, puset e shkallëzuar janë mjaft linearë në dizajn krahasuar me formën drejtkëndore të pellgjeve të shkallëzuar.[8]
Ndikimi
RedaktoPuset e shkallëzuar janë në mënyrë të padiskutueshme një nga kontributet më të pazakonta, por pak të njohura ndaj arkitekturës. Ata ndikuan shumë struktura të tjera në Arkitekturën Indiane, veçanërisht shumë që përfshijnë ujin në dizajnin e tyre.[2] Ram Baghu në Agra ishte kopështi i parë Mogul në Indi.[8] U projektua nga perandori Mogul Babur dhe pasqyron nocionin e parajsës jo vetëm përmes ujit dhe peizazhit, por edhe nëpërmjet simetrisë duke përfshirë një pishinë pasqyruese në planimetri. Natyrisht, ai ishte gjithashtu shumë i tërhequr nga puset e shkallëzuar dhe besoi se një i tillë do të plotësonte kopështin e pallatit të tij dhe ndërtoi një baoli në Fortesën e Agras. Shumë kopështe të tjera Mogule përfshijnë pishina pasqyruese për të zbukuruar peizazhin ose si një hyrje elegante. Kopështe të tjera të famshme që përfshijnë ujin në dizajnin e tyre përfshijnë:
- Varri i Humayunit, Nizamuddini Lindor, Delhi
- Taxh Mahali, Agra
- Mehtab Baghu, Agra
- Varri i Safdarjungut
- Shalimar Baghu në Srinagar, Jammu dhe Kashmir
- Kopështet e Nishatit, Jammu dhe Kashmir
- Kopështet e Yadvindras, Pinjore
- Khusro Baghu, Allahabad
- Roshanara Baghu
- Kopështet e Brindavanit, Mysore, Karnataka (1927-1932)
- Rashtrapati Bhavani, New Delhi (1911-1931)
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b c Shekhawat, Abhilash. "Stepwells of Gujarat". India's Invitation. Marrë më 30 mars 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Davies, Philip (1989). The Penguin guide to the monuments of India. London: Viking. ISBN 0-14-008425-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Takezawa, Suichi. "Stepwells -Cosmology of Subterranean Architecture as seen in Adalaj" (pdf). The Diverse Architectural World of The Indian Sub-Continent. Marrë më 18 nëntor 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Morna Livingston & Milo Beach: Steps to Water: The Ancient Stepwells of India; 2002, Princeton Architectural Press, ISBN 1-56898-324-7, fq. 19
- ^ a b Morna Livingston & Milo Beach: Steps to Water: The Ancient Stepwells of India; 2002, Princeton Architectural Press, ISBN 1-56898-324-7, fq. xxiii
- ^ Jutta Jain-Neubauer (1981). The Stepwells of Gujarat: In Art-historical Perspective. Abhinav Publications. fq. 19–25. ISBN 978-0-391-02284-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Tadgell, Christopher (1990). The History of Architecture in India. London: Phaidon Press. ISBN 0-7148-2960-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Livingston, Morna (2002). Steps to Water: The Ancient Stepwells of India. New York: Princeton Architectural. ISBN 1-56898-324-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Jain-Neubauer, Jutta (1981). The Stepwells of Gujarat: In Art-historical Perspective. New Delhi: Abhinav. ISBN 0-391-02284-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
Redakto- Morna Livingston & Milo Beach: Steps to Water: The Ancient Stepwells of India; 2002, Princeton Architectural Press, ISBN 1-56898-324-7.
- Jutta Jain Neubauer: The Stepwells of Gujarat: An Art-historical Perspective (2001)
- Morna Livingston: Steps to Water: The Ancient Stepwells of India (Princeton 2002)
- Philip Davies: The Penguin guide to the monuments of India, Vol II (Londër: Viking, 1989)
- Christopher Tadgell: The History of Architecture in India (Londër: Phaidon Press, 1990)
- Abhilash Shekhawat: "Stepwells of Gujarat"; India's Invitation. 2010. Kontrolluar më 29 mars 2012.
Lidhje të jashtme
Redakto- Rima Hooja: "Channeling Nature: Hydraulics, Traditional Knowledge Systems, And Water Resource Management in India – A Historical Perspective". At infinityfoundation.com
- "Architecture of the Indian Subcontinent - glossary". Indoarch.org. Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2012. Marrë më 18 dhjetor 2006.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Agrasen ki Baoli
- Stepwell architecture