Mohenxho-daro
Mohenjo-daro (sindhi: موئن جو دڙو, urdu: موئن جو دڑو), fjalë për fjalë Kodra e të vdekurve;[1] është një sti arkeologjik në provincën e Sindhit të Pakistanit. I ndërtuar rreth vitit 2500 p.e.s., ishte një nga vendbanimet më të mëdha të Qyt. të Lug. së Indusit dhe një nga vendbanimet urbane madhore më të hershme të botës, bashkëkohës me qytetërimet e Egjiptit të Lashtë, Mesopotamisë, Qytetërimin Minoik të Kretës dhe Qyt. Norte Chico. Mohenjo-daro u braktis në shek. e XIX p.e.s. pas rënies së Qyt. të Lug. së Indusit dhe siti nuk u zbulua deri në vitet 1920. Gërmime domethënëse janë kryer që atëherë dhe siti i qytetit është shpallur trashëgimi botërore nga UNESCO në vitin 1980.[2] Aktualisht siti është i kërcënuar nga erozioni dhe restaurimet e papërshtashme.[3] Siti i Mohenjo-daro është paraqitur në kartmonedhën pakistaneze prej 20 rupishë.
Etimologjia
RedaktoMohenjo-daro, emri modern i sitit, ka qenë interpretuar në mënyra të ndryshme si "kodrina e të vdekurve" në gjuhën sindhi dhe si "Kodrina e Mohanit" (ku Mohani është Krishna).[1][4] Emri zanafillës është i panjohur. Bazuar në analizën e një vule të Mohenjo-daro-s, Iravatham Mahadevan hamendësoi se emri i vjetër i qytetit mund të ketë qenë Kukkutarma ("qyteti [-rma] i gjelave [kukkuta]").[5] Lufta e gjelave mund të ketë pasur domethënie rituale dhe fetare për qytetin, me rraca të zbutura pulash për qëllime të shenjta, më shumë se sa si burim ushqimi. Mohenjo-daro mund të ketë qenë një pikë shpërndarjeje për zbutjen e përgjithshme të pulave.[6]
Vendndodhja
RedaktoMohenjo-daro gjendet në perëndim të Lumit Indus në distriktin Larkana, të provincës Sindh të Pakistanit, një një pozicion qendror midis Lumit Indus dhe Lumit Ghaggar-Hakra. Është i vendosur në një breg të Pleistocenit në mes të fushës alluvionale të Luginës së Indusit, rreth 28 km nga qyteti i Larkana-s.[7] Maja ishte e shquar gjatë kohës së Qyt të Lug së Indusit, duke i lejuar qytetit të qëndronte mbi fushën rrethuese aluvinale, por që atëherë vërshimet e mëvonshme të ujërave e kanë mbuluar shumicën e kodrës në depozitime aluvionale. Indusi rrjedh akoma në krahun lindor të sitit, por shtrati lumor Ghaggar-Hakra në krahun perëndimor tashmë është tharë.[8]
Konteksti historik
RedaktoMohenjo-daro u ndërtua në shek. e XXVI p.e.s..[9] Ishte një nga qytetet më të mëdhenj të Qyt. të Lug. së Indusit, i njohur edhe si Qytetërimi Harapas,[10] që u zhvillua rreth vitit 3000 p.e.s. nga Kultura para-historike e Indusit. Në kulmin e tij, Qyt. i Lug. së Indusit u shtri shumë në atë që sot është Pakistani dhe India veriore, duke u shtrirë në perëndim deri në kufijtë e Iranit, në jug deri në Gujarat dhe në veri deri në avanpostin e Baktrias, me qendrat më të mëdha urbane në Harapa, Mohenjo-daro, Lothali, Kalibangani, Dholavira dhe Rakhigarhi. Mohenjo-daro ishte qyteti më i përparuar i kohës së tij, i shquar për inxhinierinë civile të sofistikuar dhe planifikimin urban.[11] Kur Qyt. i Lug. së Indusit pësoi një rënie të papritur rreth vitit 1900 p.e.s., Mohenjo-daro u braktis.[9][12]
Rizbulimi dhe gërmimet
RedaktoRrënojat e qytetit mbetën të padokumentuara rreth 3,700 vjet deri sa R. D. Banerji, një zyrtar i Archaeological Survey of India, vizitoi sitin në vitet 1919–1920, duke identifikuar stupa-n budiste (150–500 të e.s.) dhe duke gjetur një gur stralli krruajtës që e bindi atë për lashtësinë e sitit. Kjo çoi në gërmime në shkallë të gjerë të Mohenjo-daros të drejtuara nga Kashinath Narayan Dikshit në vitet 1924–1925 dhe nga John Marshall në vitet 1925–1926.[13] Në vitet 1930, gërmime të rëndësishme u ndërmorën në sit nën drejtimin e Marshall, D. K. Dikshitar dhe Ernest Mackay. Gërmime të mëtejshme u kryen në vitin 1945 nga Ahmad Hasan Dani dhe Mortimer Wheeler. Seria e fundit e rëndësishme e gërmimeve u krye në vitet 1964-1965 nga Dr. George F. Dales. Pas vitit 1965 gërmimet u ndaluan për shkak të dëmtimeve klimaterike të strukturave të ekspozuara dhe vetëm projektet u lejuan në sit gërmimet shpëtuese, vëzhgimet sipërfaqësore dhe projektet konservuese. Gjithësesi, në vitet 1980, grupe studimi gjermane dhe italiane të drejtuara nga Dr. Michael Jansen dhe Dr. Maurizio Tosi përdorën teknika arkeologjike më pak invazive, si dokumentimi arkitekturor, studime sipërfaqësore dhe analiza lokalizuese, për të mbledhur informacione të mëtejshme rreth Mohenjo-daro-s.[2] Një studim i ndërmarë në vitin 2015 nga National Fund of Pakistan për Mohenjo-daron zbuloi se siti është më i madh se zona e nxjerr në dritë.[14]
Arkitektura dhe infrastruktura urbane
RedaktoMohenjo-daro ka një planimetri të bazuar në rrjet rrugësh të ndërtesave drejtëvizore. Shumica ishin ndërtuar me tulla të pjekura dhe llaç; disa përfshinin tulla të thara në diell dhe superstruktura druri. Shtrirja e sitit të Mohenjo-daros është vlerësuar rreth 300 hektarë.[15] Oxford Handbook of Cities in World History ofron një vlerësim të "dobët" për një maksimum popullsie prej rreth 40,000.[16] Madhësia e dukshme e qytetit dhe pajisja e tij me ndërtesa publike dhe lehtësi, sugjerojnë një nivel të lartë të organizimit shoqëror. Qyteti është i ndarë në dy pjesë, i ashtu-quajturi akropol dhe qyteti i poshtëm. Akropoli – një pirg tullash rreth 12 m i lartë – është mësuar se mbështeste banjat publike, një strukturë e madhe rezidenciale e projektuar për të mbajtur rreth 5,000 banorë dhe dy ansamble të mëdhenj sallash. Qyteti kishte një treg qendror, me një pus të madh qendror. Familjet e veçanta ose grupe familjesh e mernin ujin e tyre nga puse më të vegjël. Shkarkimi i ujit ishte i kanalizuar në kanalizime të mbuluara që shtriheshin përgjatë rrugëve kryesore. Disa shtëpi, me gjasa ato të banorëve më të shquar, përfshinin dhoma që duket se vendoseshin anash për larje dhe një ndërtesë kishte një furrë nëntokësore (të njohur si në hipokaust), me gjasa për nxehjen e ujit të banjës. Shumica e shtëpive kishin oborre të brendshme, me dyer që hapeshin në rrugicat anësore. Disa ndërtesa kishin dy kate. Në vitin 1950, Sir Mortimer Wheeler identifikoi një ndërtesë të madhe në Mohenjo-daro si një "Hambar i Madh". Disa mure ndarës në superstrukturën e tij masive prej druri dukej se ishin ndarje për depozitimin e grurit, të plotësuara me hapje ajrimi për të tharë grurin. Sipas Wheeler, qerret duhet të kenë prurë grurë nga fushat bujqësore dhe e shkarkonin atë drejtëpërdrejtë në ndarjet e depozitimit të grurit. Gjithësesi, Jonathan Mark Kenoyer vërejti mungesën tërësore të dëshmive për grurë në "hambarë", e cila, argumentoi ai, mund të quhet kështu më mirë një "Sallë e madhe" me funksion të panjohur.[12] Afër "Hambarit të Madh" është një banjë publike e madhe dhe e sofistikuar, shpesh e quajtur Banja e Madhe e Mohenjo-daro-s.[17] Nga një oborr me kolonadë, shkallët zbresin në ujëmbledhësin e ndërtuar me tulla, që ishte i papërshkueshëm nga uji me një shtresë bitumi. Pellgu ishte 12 m i gjatë, 7 m i gjerë dhe 2.4 m i thellë. Mund të ketë qenë përdorur për purifikim fetar. Ndërtesa të tjera të mëdha përfshijnë një "Sallon me shtylla", i menduar për të qenë një sallë mbledhjeje ose diçka e tillë dhe i ashtu-quajturi "Salloni i Kolegjit", një kompleks ndërtesash që përfshinte 78 dhoma, që mendohet se ka qenë një rezidencë për priftërinjtë.
Mohenjo-daro nuk kishte mure rrethuese të qytetit, por ishte i fortifikuar me kulla rojash në perëndim të vendbanimit kryesor dhe fortifikime mbrojtëse në jug. Duke konsideruar këto fortifikime dhe strukturën e qyteteve kryesore të Luginës së Indusit si Harapa, është konkluduar se Mohenjo-daro ishte një qendër administrative. Si Harapa ashtu dhe Mohenjo-daro ndajnë relativisht të njëjtin model arkitekturor dhe përgjithësisht nuk ishin të fortifikuara rëndë si sitet e tjera të Luginës së Indusit. Është e dukshme nga modelet identike të gjithë qyteteve të Qyt. të Lug. së Indusit se ishin si tip qendrash politike ose administrative, por shtrirja dhe funksioni i një qendre administrative mbetet i paqartë. Mohenjo-daro u shkatërrua dhe u ndërtua të paktën shtatë herë. Çdo herë, qyteti i ri ndërtohej drejtëpërdrejtë në krye të më të vjetrit. Shkaku i shkatërrimeve mendohet se ka qenë vërshimi i ujërave të Lumit Indus.
Banja e Madhe e Mohenjo-daro-s
RedaktoBanja e Madhe e Mohenjo-daro-s mund të jetë e para e llojit të saj në periudhën para-historike. Ky qytet para-historik kishte më shumë se 700 puse dhe shumica e shtëpive të tij kishin të paktën një pus privat.[18] Banja e Madhe në Mohenjo-daro është një nga strukturat më të mirë-njohura mes rrënojave të Qyt të Lug së Indusit në Mohenjo-daro në Sindhi të Pakistanit.[19][20] Dëshmitë arkeologjike tregojnë se Banja e Madhe u ndërtua në mijëvjeçarin e III p.e.s., vetëm pak kohë pas ngritjes së bregut të akropolit ku gjendet.[21] U zbulua gjatë gërmimeve arkeologjike të vitit 1926.
Veçoritë
RedaktoBanja e Madhe në Mohenjo-daro është konsideruar si "ujëmbledhësi më i hershëm publik në botën e lashtë".[22] Ajo është 11.88 metra x 7.01 metra ka një thellësi maksimale prej 2.43 metrash. Dy shkallë të gjera, njëra në veri dhe tjetra në jug, shërbenin si hyrje për në strukturë.[23] Një pirg 1 metër i gjerë dhe 40 centimetra është i pranishëm në fund të këtyre shkallëve. U gjet gjithashtu një vrimë në njërin fund të Banjës që mund të ketë qenë përdorur për ta prurë ujin në të. Dyshemeja e ujëmbledhësit ishte e papërshkueshme nga uji për shkak të tullave të vendosura ngjitur me stuko gipsi dhe muret anësorë ishin të ndërtuar në po këtë mënyrë. Për ta bërë ujëmbledhësin edhe më të papërshkueshëm nga uji, ishte vendosur një shtresë e trashë bitumi përgjatë anëve dhe me gjasa edhe në dysheme. Kolonadat prej tulle u zbuluan në krahët lindor, verior dhe jugor. Kolonat e konservuara kanë cepa me shkallë që mund të ketë mbajtur tabela druri ose korniza. Dy dyer të mëdha të çojnë në kompleks nga jugu dhe hyrjet e tjera ishin nga veriu dhe lindja. Një seri dhomash janë gjetur përgjatë krahut lindor të ndërtesës dhe në një dhomë është një pus që mund të ketë furnizuar një pjesë të ujit të nevojshëm për mbushjen e ujëmbledhësit. Uji i shiut mund të jetë grumbulluar për këtë qëllim, por nuk janë gjetur gryka kanalesh prurëse. Ka një pellg të gjatë larës të ndërtuar me tulla të papërshkrueshme nga uji. Shumica e studiuesve bien dakord se ky ujëmbledhës duhet të ketë qenë përdorur për funksione të veçanta fetare ku uji përdorej për të purifikuar dhe rinovuar mirë-qenien e larësve.
Kolegji i priftërinjve
RedaktoPërmes rrugës së Banjës së Madhe, ishte një ndërtesë e madhe që kishte mjaft dhoma dhe veranda, me dy palë shkallë që të çonin në katin e sipër dhe në çati; dhe duke konsideruar madhësinë dhe afërsinë me Banjën e Madhe, kjo ndërtesë është përpjekur të emërtohet si shtëmi i priftit/mjaft priftërinjve dhe të etiketohet si "kolegji i priftërinjve".[21]
Artifakte të shquara
RedaktoObjekte të shumta të gjetura në gërmime përfshijnë figura të ulura dhe në këmbë, vegla bakri dhe guri, vula të gdhendura, shkallë peshimi dhe pesha, stoli ari dhe diaspri si dhe lodra fëmijësh.[24] Shumë objekte të rëndësishme nga Mohenjo-daro janë konservuar në Muzeun Kombëtar të Indisë në Delhi dhe në Muzeun Kombëtar të Pakistanit në Karaçi. Në vitin 1939, një koleksion përfaqësues artifaktesh të gërmuara në sit u transferua në British Museum nga drejtori i përgjithshëm i Archaeological Survey of India.[25]
Vajza kërcimtare
RedaktoNjë statujëz bronxi e etiketuar si "Vajza kërcimtare", 10.5 cm e lartë[26] dhe rreth 4,500 vjeçare, u gjet në 'zonën HR' të Mohenjo-daros në vitin 1926.[26] Në vitin 1973, arkeologu britanik Mortimer Wheeler e përshkroi atë si statujëzën e tij të para-pëlqyer:
"Ajo është rreth pesëmbëdhjetë vjeçe duhet menduar, jo më shumë, por ajo qëndron me byzylyk në krahët e saj dhe asgjë tjetër. Një vajzë e përsosur, për momentin, përsosmërisht konfidente në veten e saj dhe te bota. Nuk ka asgjë tjetër si ajo, mendoj, në botë".
John Marshall, një tjetër arkeolog në Mohenjo-daro, e përshkoi figurën si "një vajzë e re, dora e saj në mes në një posturë gjysëm të shkujdesur dhe këmbët lehtësisht të nxjerra përpara sikur ndjek ritmin e muzikës me këmbët e saj".[27] Arkeologu Gregory Possehl tha për statujëzën se "Në mund të mos jemi të sigurt se ajo ishte një kërcimtare, por ajo ishte mirë në atë që bënte dhe çfarë dinte". Statujëza çoi në dy zbulime të rëndësishme rreth qytetërimit: së pari, se ata zotëronin përzierjen e metalit, farkëtimin dhe metoda të tjera të sofistikuara të përpunimit të metalit dhe së dyti se zbavitja, veçanërisht kërcimi, ishte pjesë e kulturës.[26]
Prifti-mbret
RedaktoNë vitin 1927, një figurë e ulur mashkullore në gurë të but u gjet në një ndërtesë me zbukurime të pazakonta qeramike dhe një nike muri. Megjithëse nuk ka dëshmi se prifti apo monarku drejtonte Mohenjo-daron, arkeologët e etiketuan këtë figurë dinjitari një "Prift-mbret". Skulptura është 17.5 cm e gjatë dhe paraqet një burrë me mjekër me fashë ose rrip rreth kokës së tij, një shirit krahu dhe një mante të dekoruar me motive tërfili që fillimisht ishin të ngjyrosur me pigment të kuq. Dy skajet e fashos së varen në shpinë. Floku është krehur me kujdes në drejtimin e mbrapëm të kokës por nuk është e pranishme ndonjë lidhje. Pjesa e mbrapme e sheshtë e kokës mund të ketë pasur një lidhje të gdhendur veçmas, ose mund të ketë mbajtur një kurorë më të sofistikuar me brirë ose pendë. Dy vrima tepër të stilizuara poshtë veshëve sugjerojnë një varëse ose zbukurime të tjera të kokës ishin të vendosura në të. Supi i majtë më mantelin e dekoruar me tërfil, me dizajnë me rreth të dyfishtë dhe rreth të vetëm që fillimisht ishin të ngjyrosur me pigment të kuq. Vrimat e shpuara në qendër të çdo rrethi tregojnë se ata ishin bërë me një shpim të veçantë dhe pastaj të përfunduara me një daltë. Sytë janë thellësisht të skalitur dhe mund të kenë pasur zbukurime. Buza e sipërme është e ruajtur dhe një mjekër e shkurtër e mirë-mbajtur kornizon fytyrën.[28]
Emblema Pashupati
RedaktoNjë vulë apo emblemë e zbuluar në sit mban imazhin e një figure të ulur këmbëkryq dhe me gjasa itifalik i rrethuar nga kafshë. Figura është interpretuar nga disa studiues si një yogi dhe nga të tjerë si një "proto-Shiva" me tre kokë si "Padroni i kafshëve".
Varsja me shtatë fije
RedaktoSir Mortimer Wheeler ishte veçanërisht i magjepsur me këtë artefakt, që ai besonte se ishte të paktën 4,500 vjeçar. Varsja ka një mbërtheckë në formë S-je me shtatë fije, secila mbi 1,2 m e gjatë, me pjesë të çmuara si rruaza që lidheshin me çdo krahë të "S" me filigran. Secila fije ka midis 220 deri në 230 pjesëza shumë-faqëshe dhe ka rreth 1,600 pjesëza në tërësi. Varsja peshon rreth 250 gramë e gjitha dhe aktualisht mbahet në një koleksion privat në Indi.
Konservimi dhe gjendja aktuale
RedaktoPuna konservuaese për Mohenjo-daron u pezullua në dhjetorin e vitit 1996 pasi financimi nga qeveria e Pakistanit dhe organizatat ndërkombëtare ndaloi. Puna për konservimin e sitit rifilloi në prillin e vitit 1997, duke përdorur fonde të mundësuara nga UNESCO (United Nations Educational, Scientific, and Cultural Organization). Plani 20-vjetësh i financimit ofronte 10 milion $ për të mbrojtur sitin dhe strukturat e mbajtura në këmbë nga përmbytjet. Në vitin 2011, përgjegjësia për rajtjen e sitit u transferua te qeveria e Sindhit.[29] Aktualisht siti është i kërcënuar nga kripshmëria e ujërave tokësore dhe restaurimi i papërshtatshëm. Shumë mure tashmë janë rrëzuar, ndërsa të tjerë janë duke u shkërrmoqur nga fundi. Në vitin 2012, arkeologët pakistanezë paralajmëruan se, pa masa të përmirësuar konservimi, siti mund të zhduket rreth vitit 2030.[3][30] Siti i Mohenjo-daro-s u kërcënua edhe më tepër në janar të vitit 2014, kur Bilawal Bhutto Zardari e zgjodhi sitin për ceremoninë organizuese të Festivalit Sindh. Duke bërë kështu, qeveria e Partisë së Popullit të Pakistanit e ekspozoi sitin ndaj operacioneve mekanike, duke përfshirë gërmime dhe shpime. Arkeologët me Farzand Masih-un, kreun e Departamentit të Arkeologjisë në Universitetin e Punjabit, paralajmëruan kundër pregatitjeve duke pohuar se ky lloj aktiviteti ishte i ndaluar nga "Antiquity Act". "Ju nuk mund të as të ngulni një gozhdë në sitin arkeologjik", tha ai. Më 31 janar 2014, u hap një çështje në Gjykatën e Lartë të Sindhit për të ndaluar qeverinë e Sindhit nga vazhdimi i planit të eventit.[31][32]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b Gregory L. Possehl: The Indus Civilization: A Contemporary Perspective; 11 nëntor 2002, Rowman Altamira, isbn 9780759116429, fq. 80
- ^ a b "Mohenjo-Daro: An Ancient Indus Valley Metropolis".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Mohenjo Daro: Could this ancient city be lost forever?". BBC. 27 qershor 2012. Kontrolluar më 27 tetor 2012.
- ^ "Mohenjo-Daro: An Ancient Indus Valley Metropolis"
- ^ Iravatham Mahadevan: "'Address’ Signs of the Indus Script" (PDF). Presented at the World Classical Tamil Conference 2010]]. 23–27 June 2010. The Hindu.
- ^ R. D. Crawford: Poultry Breeding and Genetics; kolana Developments in Animal and Veterinary Sciences (Book 22); 1990, Elsevier Health Sciences, ISBN 0-444-88557-9, fq. 10-11, 44
- ^ Roach, John. "Lost City of Mohenjo Daro". National Geographic. Arkivuar nga origjinali më 27 shkurt 2017. Marrë më 8 prill 2012.
{{cite magazine}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sarasvati: Tracing the death of a river". DNA India. 12 qershor 2010. Marrë më 9 qershor 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Ancientindia.co.uk.[lidhje e vdekur] kontrolluar më 2 maj 2012.
- ^ Roger B. Beck, Linda Black, Larry S. Krieger, Phillip C. Naylor & Dahia Ibo Shabaka: World History: Patterns of Interaction; McDougal Littell, 1999, Evanston, IL; isbn 0-395-87274-X
- ^ A. H. Dani: "Critical Assessment of Recent Evidence on Mohenjo-daro"; Second International Symposium on Mohenjo-daro, 24–27 shkurt 1992
- ^ a b Jonathan Mark Kenoyer: "Indus Cities, Towns and Villages”; Ancient Cities of the Indus Valley Civilization; 1998, Islamabad: American Institute of Pakistan Studies; fq. 65
- ^ Gregory L. Possehl: The Indus Civilization: A Contemporary Perspective; 2010, AltaMira, isbn 978-0759101722, fq. 12
- ^ "'Findings show Moenjodaro was larger than unearthed ruins'". 14 nëntor 2015. Marrë më 14 nëntor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ T.S. SUBRAMANIAN, Harappan surprises. 13 qershor 2014 – www.frontline.in
- ^ Peter Clark (ed.): The Oxford Handbook of Cities in World History; Oxford University Press, 2013, fq. 158–59; "meqë është e pamundur të qartësohet se çfarë proporcionesh të qytetit përdoreshin për banesa baza për këtë vlerësim është e dobët".
- ^ Muhammad Aurang Zeb Mughal: "Mohenjo-daro’s Sewers"; Në World History Encyclopedia; Vol. 3; red. nga Kevin Murray McGeough (ed.); 2011,Santa Barbara, CA: ABC-CLIO, fq. 121-122
- ^ Upinder Singh: A history of ancient and early medieval India: from the Stone Age to the 12th century; 2008, Pearson Education, New Delhi, isbn 978-81-317-1120-0, fq. 151-155
- ^ SD Area. Ancient Museum. British India.
- ^ "Great Bath." Encyclopædia Britannica. 2010. Encyclopædia Britannica Online. 9 June 2010.
- ^ a b Upinder Singh: A history of ancient and early medieval India: from the Stone Age to the 12th century; 2008, Pearson Education, New Delhi, isbn 978-81-317-1120-0, fq. 149–150
- ^ ""Great Bath" Mohenjadaro". slide show with description by J.M.Kenoyer. Harappa.com. Marrë më 2 korrik 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Great Bath, SD Area, looking north.
- ^ Mohenjo-daro Tools and Artifacts Photo Gallery Arkivuar 5 maj 2017 tek Wayback Machine. Archaeology Online; kontrolluar më 8 prill 2012.
- ^ British Museum Collection
- ^ a b c "Collections:Pre-History & Archaeology". National Museum, New Delhi. Arkivuar nga origjinali më 6 janar 2019. Marrë më 3 shkurt 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Gregory L. Possehl: The Indus Civilization: A Contemporary Perspective; 11 nëntor 2002, Rowman Altamira, isbn 978-0-7591-0172-2, fq. 113
- ^ "Priest King, Mohenjo-daro". Glimpses of South Asia before 1947. Marrë më 6 janar 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Responsibility to preserve Mohenjodaro transferred to Sindh" Arkivuar 1 korrik 2015 tek Wayback Machine, TheNews.com.pk, 10 shkurt 2011; kontrolluar më 14 maj 2012.
- ^ "Moenjodaro in Danger of Disappearing, Says Pakistani Archaeologist" Arkivuar 6 korrik 2012 tek Wayback Machine. Global Heritage Fund blog article; kontrolluar më 8 shkurt 2014.
- ^ "Bilawal's 'cultural coup' threatens ancient ruins". AFP. Daily Dawn. Marrë më 31 janar 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sahoutara, Naeem. "Preserving heritage: Court instructs to take 'utmost' care in holding festival at Moen Jo Daro". The Express Tribune. Marrë më 31 janar 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
Redakto- Roger B. Beck, Linda Black, Larry S. Krieger, Phillip C. Naylor & Dahia Ibo Shabaka: World History: Patterns of Interaction; McDougal Littell, 1999, Evanston, IL; isbn 0-395-87274-X
- R. D. Crawford: Poultry Breeding and Genetics; kolana Developments in Animal and Veterinary Sciences (Book 22); 1990, Elsevier Health Sciences, ISBN 0-444-88557-9, ISBN 978-0-444-88557-9, fq. 10-11, 44.
- Jonathan Mark Kenoyer: "Indus Cities, Towns and Villages”; Ancient Cities of the Indus Valley Civilization; 1998, Islamabad: American Institute of Pakistan Studies; fq. 65 ref name=KenoyerArticle65.
- Muhammad Aurang Zeb Mughal: "Mohenjo-daro’s Sewers"; Në World History Encyclopedia; Vol. 3; red. nga Kevin Murray McGeough (ed.); 2011,Santa Barbara, CA: ABC-CLIO, fq. 121-122.
- Gregory L. Possehl: The Indus Civilization: A Contemporary Perspective; 11 nëntor 2002, Rowman Altamira, isbn 9780759116429, fq. 80
- Gregory L. Possehl: The Indus Civilization: A Contemporary Perspective; 2010, AltaMira, isbn 978-0759101722, fq. 12 ref name=Possehl12>