Lothali

Qytet i lashte i qyteterimit te lugines se Indusit

Lothali është një nga qytetet më të shquara të Qytetërimit të Luginës së Indusit, i gjendur në rajonin e Bhal-it të shtetit aktual të Gujaratit dhe që daton që nga 3700 p.e.s..[1] I zbuluar në vitin 1954, Lothali u gërmua nga 13 shkurti 1955 deri më 19 maj 1960 nga Archaeological Survey of India (ASI), agjensia zyrtare e qeverisë indiane për ruajtjen e monumenteve të lashta. Kantieri detar i Lothalit—më i hershmi i njohur në gjithë botën—lidhte qytetin me një rrjedhë të lashtë të lumit Sabarmati në rrugën tregëtare midis qyteteve harapase në Sindhi dhe gadishullin e Saurashtra-s kur shkretëtira e sotme rrethuese e Kutch-it ishte pjesë e Detit Arabik. Ishte një qendër vitale dhe e lulëzuar e tregëtisë në kohët e lashta, me tregëtinë e rruazave, gurëve të çmuar dhe stoli të çmuara që arrinin skajet e largëta të Azisë Perëndimore dhe Afrikës. Teknikat dhe veglat që ata përdorën për herë të parë për bërjen e rruazave dhe në metalurgji i kanë qëndruar provës së kohës për mbi 4000 vjetë.[2] Lothali gjendet afër fshatit të Saragwala-s në Dholka Taluka të distriktit Ahmedabad. Është gjashtë kilometra në jug-lindje të stacionit hekurudhor Lothal-Bhurkhi në linjën hekurudhore Ahmedabad-Bhavnagar. Është gjithashtu i lidhur me rrugë me qytetet e Ahmedabadit (85 km), Bhavnagar-it, Rajkot-it dhe Dholka-s. Qytetet më të afërta janë Dholka dhe Bagodara. Duke rinisur gërmimet në vitin 1961, arkeologët nxorën në dritë hendeqe të fundosur në krahun verior, lindor dhe perëndimor të kodrinës, duke sjellë në jetë kanalet hyrës dhe nullah-ët që lidhnin kantierin detar me lumin. Gjetjet konsistojnë në një tumul, një qytezë, një treg dhe kantieri detar. Pranë zonave të gërmimeve qëndron Muzeu Arkeologjik, ku shfaqen disa nga koleksionet më të shquara të antikave të periudhës së Qyt. të Lug. së Indusit.

Mbetjet arkeologjike në qytetin e poshtëm të Lothalit

Historia Redakto

 
Magazinat e Lothalit

Përpara mbërritjes së popullit harapas (rreth vitit 3000 p.e.s.), Lothali ishte një fshat i vogël pranë lumit duke siguruar akses në tokën kryesore nga Gjiri i Khambhat-it. Banorët vendas mbajtën një ekonomi të begatë, të dëshmuar nga zbulimi i objekteve prej bakri, rruazat dhe gurë gjysëm-të çmuar. Enët e qeramikës ishin prej balte të mirë dhe të lëmuar, me sipërmaqe mikore të kuqe. Një teknikë e re pjekjes së qeramikës pjesërisht nën kushte oksiduese dhe tkurrëse u përmirësua nga ata—enë të dizajnuara kuq e zi, në qeramika të kuqe mikore. Harapasit u tërhoqën në Lothal për limanin e tij të mbrojtur, mjedisin pjellor për pambukun dhe orizin si dhe industrinë e prodhimit të rruazave. Rruazat dhe stolit e Lothalit ishin shumë të kërkuara në perëndim. Të ardhurit jetuan paqësisht me popullin e Enëve të Qeramikës së Kuqe, që adoptuan stilin e tyre të jetesës, të dëshmuar nga lulëzimi i tregëtisë dhe ndryshimi i teknikave të punimit. Harapasit filluan të prodhojnë objekte qeramike vendore, duke e adoptuar mënyrën nga vendasit.[3]

 
Shtrirja dhe sitet madhore të Qyt. të Lug. së Indusit

Kultura e Vonë Harapase Redakto

Dëshmitë arkeologjike tregojnë se siti vazhdoi të ishte i banuar, megjithëse me një popullsi më të vogël pa ndikime urbane. Pak banorët që u rikthyen në Lothal mund të mos e kenë rindërtuar dhe riparuar qytetin e tyre, por në mënyrë befasuese vazhduan të qëndrojnë dhe të ruajnë traditat fetare, duke jetuar në shtëpitë e ndërtuara keq dhe kasolle me kallama. Që ata ishin harapas dëshmohet nga analizat e mbetjeve të tyre në varrezë. Ndërsa tregëtia dhe burimet e qytetit ishin shkatërruar pothuajse plotësisht, banorët ruajtën mjaft mënyra të ndryshme harapase në shkrim, qeramikë dhe enëbërje. Rrjeth kësaj kohe arkeologët e ASI-t regjistruan një lëvizje në masë të refugjatëve nga Punjabi dhe Sindhi në Saurashtra dhe luginën e Sarasvatit (1900–1700 p.e.s.).[4] Qindra ngulime të keq-pajisura i janë atribuar këtij populli si Kultura e Varrezës H (ose Kultura e Vonë Harapase) një kulturë tërësisht e çurbanizuar e karakterizuar nga humbja e shkrimit, ekonomi më pak komplekse, administrim dhe qeramikë më pak të sofistikuar. Megjithëse emblemat Induse dolën jashtë përdorimit, sistemi i peshave me një njësi prej 8.573 gramësh u mbajt. Midis viteve 1700 dhe 1600 p.e.s., tregëtia do të rigjallërohej përsëri. Në Lothal, punime qeramike harapase të bauleve, pjatave dhe qypave prodhoheshin në masë. Tregëtarët përdornin materiale vendore si kalcedoni në vend të kertit për presat prej guri. Peshat e prera prej guri ranor zëvendësuan peshat hekzadronike prej kerti. Stili i sofistikuar i pikturës u reduktuan në linja të valëzuara, rrathë dhe gjethe. Lothali ishte veçanërisht i famshëm për mikro-rruazat e tij. Këto bëheshin nga materiale të bluara, duke i vërtitur ato në në një rrip, duke pjekur. Më në fund rrotullat e pjekura priteshin në format dhe madhësitë e kërkuara.

Planifikimi urban Redakto

 
Planimetria e Lothalit

Një përmbytje shkatërroi themelet e fshatit dhe vendbanimet (rreth vitit 2350 p.e.s.). Harapasit e vendosur rreth Lothalit dhe nga Sindhi e kapën këtë mundësi për ta zgjeruar vendbanimin e tyre dhe për të krijuar një qytezë të planifikuar në linjat e qytetit të vjetër në Luginën e Indusit.[5] Planifikuesit e Lothalit u angazhuan për ta mbrojtur zonën nga përmbytjet e vazhdueshme. Qyteti u nda në blloqe platformash 1–2 metra të larta me tulla të thara në diell, secila duke mbajtur 20–30 shtëpi me mure të trasha balte dhe tullash. Qyteti u nda në një akropol apo kodrinë të fortifikuar dhe në një qytet të poshtëm. Drejtuesit e qytetit jetonin në akropol, që kishte banja të shtruara publike, kanalizime sipërfaqësore dhe nëntokësore (të ndërtuara me tulla të pjekura në furra) dhe një pus me ujë të pijshëm. Qyteti i poshtëm u nda në dy sektorë. Një arterie rrugore veri-jug ishte zona kryesore tregtare. Kjo kishte anash dyqane tregtarësh të pasur dhe të zakonshëm si dhe artizanë. Zona rezidenciale gjendej në të dy krahët e tregut. Qyteti i poshtëm gjithashtu u zgjerua periodikisht gjatë viteve të begata të Lothalit.

 
Qyteti i siperm ne Lothal

Inxhinierët e Lothalit i dhanë prioritet krijimit të një kantieri detar dhe një magazine që do të shërbente për qëllimet e tregëtisë detare. Ndërsa pikëpamja e përgjithshme e arkeologëve bie dakord se kjo strukturë ishte një "dok", është sugjeruar edhe se për shkak të përmasave të vogla, ky basen mund të ketë qenë një rezervuar dhe kanal vaditës.[6] Doku (kantieri i portit detar) u ndërtua në krahun e majtë të qytetit dhe konsiderohet nga arkeologët si një ndërtim inxhinierik i rendit të parë. Gjendej larg nga rrjedha kryesore e lumit për të shmangur baltën aluvionale, por tu ofronte akses anijeve gjatë baticave po ashtu. Magazina u ndërtua afër akropolit në një podiume prej tullash balte 3.5 m. të lartë. Drejtuesit mundnin kështu të mbikqyrnin aktivitetin në dok dhe magazinë njëkohësisht. Duke lehtësuar lëvizjen e ngarkesave ishte një skelë tullash, 220 m e gjatë, e ndërtuar në krahun perëndimor të dokut, me një shkallë që të çonte në magazinë.[7] Përkundrejt magazinës ishte një ndërtesë e rëndësishme publike, superstruktura e të cilës është zhdukur plotësisht. Përgjatë kohës, qyteti do të përfshihej shumë herë nga përmbytjet dhe stuhitë. Doku dhe muret periferike të qytetit u mirëmbajtën në mënyrë efikase. Zelli rindërtues i qytetit siguroi rritjen dhe begatinë e tregëtisë. Gjithësesi, me rritjen e begatisë, populli i Lothalit dështoi në mbajtjen e mureve dhe dokut të tyre, me gjasa si rezultat i vetbesimit të tepruar në sistemin e tyre. Një përmbytje me intensitet të moderuar në vitin 2050 p.e.s. vuri në pah disa dobësi në strukturë, por problemi nuk u adresua në mënyrë të përshtatshme me sa duket.[8] Gjithë ndërtimi ishte realizuar me tulla të pjekur, gëlqere dhe llaç rëre dhe jo me tulla të thara në diell pasi tullat janë akoma të pa-prekura pas 4000 vjetëve të kaluar dhe akoma të ngjitur bashkë me njëra-tjetrën me lidhje llaçi.[9]

Zhvillimi arkitekturor Redakto

 
Strukturë banje e shtëpive në Lothal

Ndëra një debat i gjerë mbi fundin e Qyt. të Lug. së Indusit vazhdon, dëshmitë arkeologjike të mbledhura nga ASI duket se vënë në dukje katastrofat natyrore, veçanërisht përmbytjet dhe stuhitë si burim i rënies së Lothalit. Një përmbytje e fuqishme mbuloi qytetin dhe shkatërroi shumicën e shtëpive, me muret dhe platformat të dëmtuara rëndë. Akropoli u nivelua (2000–1900 p.e.s.) dhe u banua nga tregtarë të zakonshëm dhe nga shtëpitë e sajuara rishtas. Pasoja më e keqe ishte ndryshimi i rrjedhës së lumit, duke e ndërprerë hyrjen e anijeve në dok.[10] Populli ndërtoi një liman të ri por të cekët për të lidhur kanalin qarkullues me dokun për ti shkarkuar anijet e vogla në basen. Anijet e mëdha ankoroheshin largë. Shtëpitë u rindërtuan, akoma pa hequr mbetjet e përmbytjes, që i bëri ato të një cilësie të dobët dhe lehtësisht të dëmtueshme. Kanalizimet publike u zëvendësuan nga qypa. Qytetarën nuk ndërmorën ndërtime mbi të mëparshmet apo të çrregullta dhe ndërtuan banjat publike. Gjithësesi, një qeverisje të keq-organizuar dhe pa agjensi të jashtme ose qeveri qendrore, punimet publike nuk mund të riparoheshin si duhet ose të mirë-mbaheshin. Magazina e dëmtuar rëndë nuk u riparua kurr siç duhet dhe tepricat depozitoheshin në fuçi druri, të ekspozuara ndaj përmbytjeve dhe zjarrit. Ekonomia e qytetit u transformua. Volumi tregëtar u reduktua ndjeshëm, megjithëse jo në mënyrë katastrofike dhe burimet ishin të disponueshme në sasi më të vogla. Biznese të pavarura u shtuan, duke i lejuar një sistemi farkash të përqëndruara te tregëtia të zhvilloheshin atje ku qindra artizanë punonin për të njëjtin porositës dhe financues. Prodhimi i rruazave kishte dhjetë dhoma ndënjjeje dhe një oborr të madh pune. Punishtja e punimit të bakrit kishte pesë furra dhe gropa të shtruara për të lejuar të punonin njëkohësisht disa artizanë.[4] Begatia në rënie e qytetit, burimet e pakta dhe administrimi i dobët e rritën mjerimin e një populli nën trysninë e përmbytjeve të vazhdueshme dhe stuhitë. Rriti kripshmërinë e terrenit duke e bërë tokën jo pjellore për të mbjellat. Kjo është dëshmuar në qytetet e afërta të Rangpurit, Rojdi, Ruparit dhe Harapas në rajonin e Punjabit, Mohenjo-daros dhe Chanhudaro-s në Sindhi. Një përmbytje masive (rreth vitit 1900 p.e.s.) e shkatërroi tërësisht qytezën e dobësuar në një goditje të vetme. Analizat arkeologjike tregojnë se baseni dhe doku ishin mbushur me baltë dhe mbeturina si dhe ndërtesat u rrënuan. Përmbytja preku gjithë rajonin e Saurashtra-s, Sindhit dhe jugun e Gujaratit, si dhe rrjedhat e sipërme të Indusit dhe Sutlej-it, ku gjurmët e fshatrave dhe qytezave u fshinë tërësisht. Popullsia u largua në rajonet e brendatokës.[4]

 
Doku, me një kanal të hapur për lejuar ujin të qarkulloi në lum, duke mbajtur kështu një nivel të qëndrueshëm uji

Doku Redakto

Doku gjendej larg nga rrjedha kryesore për shmangur depozitimin e lymit. Është hamendësuar se inxhinierët e Lothalit studionin lëvizjen e baticave dhe efektet e tyre në strukturat e ndërtuara me tulla, duke qenë se muret janë me tulla të pjekura në furrë. Kjo njohuri u lejonte atyre të zgjidhnin vendndodhjen e Lothalit në vendin e parë, pasi Gjiri i Khambhat-it ka amplitudën më të madhe të baticave dhe anijet mund të pajisen me shluze nëpërmjet vërshimit të baticave në grykëderdhjen e lumit. Inxhinierët ndërtuan një strukturë trapezoidale, me krahë veri-jug mesatarisht 21.8 m dhe krahët lindje-perëndim 37 m.[11] Një tjetër përllogaritje është se baseni mund të ketë shërbyer si një rezervuar vaditjeje, për përmasat e vlerësuara fillestare të "dokut" që nuk janë të mëdha mjaftueshëm, për standardet moderne, për të bujtur anije dhe për patur shumë trafik.[6] Kriticizmi i teorisë së dokut është rritur që kur u vu në dyshim për herë të parë nga Leshnik në vitin 1968 dhe më vonë nga Yule në vitin 1982.[12] Lartësia fillestare e argjinaturës ishte 4.26 m. (Tashmë është 3.35 m). Hyrja është 12.8 m e gjerë dhe një tjetër gjendej në krahun përkundrejt. Për të përballuar shtytjen e ujit, ishin vendosur të dala në faqet e jashtme të murit. Kur lumi ndryshoi rrjedhën e tij në vitin 2000 p.e.s., një grykë e re, 7 m e gjerë u bë në krahun më të gjatë, të lidhur me lumin nga një kanal 2 km. Gjatë baticës një vërshim prej 2.1–2.4 m ujë duhet ti lejonte anijet që të hynin. Ishin marrë masa për të nxjerr tepricën e ujit nëpërmjet kanalit shkarkues, 96.5 m i gjerë dhe 1.7 m i lartë në krahun jugor. Doku zotëronte gjithashtu një sistem kalimi nëpër ekluza—një portë druri mund të ulej në grykën e shkarkimit për të mbanjtur një kolonë minimale uji në basen në mënyrë që të siguronte pluskimin gjatë zbaticave.[11] Qendror për ekonominë e qytetit, megazina ishte ndërtuar fillimisht në gjashtëdhjetë e katër blloqe kubike, 3.6 m katrore, me 1.2 m kalime dhe e bazuar në një podium tullash balte 3.5 metra të lartë. Podiumi ishte shumë i lartë në mënyrë që të siguronte mbrojtje maksimale nga përmbytjet. Kalime të shtruara me tulla midis blloqeve shërbenin për ajrimin dhe një shkallë që të çonin në dok për të lehtësuar ngarkim-shkarkimin. Magazina gjendej pranë akropolit, për të lejuar mbikqyrje të rreptë nga autoritetet drejtuese. Megjithë masat e sofistikuara, përmbytjet e mëdha që sollën rënien e qytetit shkatërruan gjithëçka përveç dymbëdhjetë blloqeve, që u bënë zëvendësues të magazinës.[13]

Akropoli dhe qyteti i poshtëm Redakto

 
Qyteti i poshtëm i Lothalit

Akropoli i Lothalit ishte qendra e qytetit, zemra e tij politike dhe ekonomike, që ishte 127.4 m nga lindja në perëndim me 60.9 m nga veriu në jug. Kishte tre rrugë dhe dy korsi që shtriheshin lindje-perëndim dhe dy rrugë që shtriheshin veri-jug. Katër anët e platformës drejtkëndore në të cilën shtëpitë ishin ndërtuar formoheshin nga struktura prej tullash balte prej 12.2–24.4 m trashësi dhe 2.1–3.6 m lartësi.[14] Banjat ishin të vendosura kryesisht në akropol—më së shumti në shtëpi me dy dhoma me oborre të hapura. Tullat e përdorura për shtrimin e banjave ishin të lustruara për të ndaluar depërtimin e ujit. Shtrimi i dyshemeve ishte bërë me stuko gëlqerore dhe këndet të veshura me dru (panele druri) nga mure të holla. Rezidenca e drejtuesit është 43.92 m2 me një banjë 1.8 metra katrorë e pajisur me një kanal shkarkues dhe hyrës. Pjesa tjetër e kësaj shtëpie dëshmonë për një sistem të sofistikuar kanalizimesh. Tregu i qytetit të poshtëm ishte në rrugën kryesore veri-jug 6–8 m i gjerë. Të ndërtuara në rreshta të ngushtë në të dy krahtët e rrugës janë rezidencat dhe punishtet artizanale, megjithëse kanale të ndërtuara me tulla dhe banesa të periudhës së hershme janë zhdukur. Rruga mbante një gjerësi uniforme dhe nuk pësoi zhvendosje nga plani gjatë periudhave të rindërtimit pas përmbytjeve. Ka dyqane, vendpunime dhe farka të shumta me dy dhoma.[15] Farkëtimi i rruazave, që kryente një rol të rëndësishëm ekonomik, zotëronte një oborr qendror dhe njëmbëdhjetë dhoma, një depo dhe një vendroje. Ka një vendgrumbullim hiri, ashtu si dhe një furrë rrethore me dy dhoma, me vrima të ushqimin e zjarrit. Katër vrima oxhaku janë të lidhura me njëra tjetrën, dhomën e sipërme dhe vendin e kaldajës. Suvaja prej balte e dyshemeve është vetrifikuar për shkak të nxehtësisë intensive gjatë punës. Është gjetur një pjesa tjetër e lëndëve të para si kallama, bajga lope, tallash dhe agat, duke u dhënë arkeologëve sugjerime se si vihej në punë furra.[15] Një ndërtesë shumë e madhe me tulla balte ndodhet përballë punishtes dhe domethënia e saj ëshë vënë re nga plani i saj. Katër dhoma të mëdha dhe një sallon, me përmasa të përgjithshme prej 17.1 x 12.8 m. Salloni ka një portë të madhe dhe një dysheme të ngritur në këndin jugor të ndërtesës.

Ekonomia dhe kultura Redakto

Organizimi uniform i qytetit dhe institucioneve të tij dëshmojnë se harapasit ishin një popull shumë i disiplinuar.[7] Detyrat tregtare dhe administrative kryeheshin sipas standardeve të planifikuara. Administrimi qytetar ishte strikt – gjerësia e shumicës së rrugëve mbeti e njëjtë përgjatë një kohe të gjatë dhe nuk janë ndërtuar struktura jashtë planifikimit. Zotërit e shtëpive zotëronin një gropë, ose dhomë grumbullimi për të depozituar mbetjet e ngurta në mënyrë që të parandalonin bllokimin e kanaleve shkarkuese të qytetit. Kanalizime, baxhat dhe gropat septike e mbanin qytetin të pastër dhe i depozitonin mbetjet në lum, i cili pastrohej gjatë baticave. Këtu u zhvillua një stil i ri provincial i artit dhe pikturës harapase. Qasja e re përfshinte portretizime realiste të kafshëve në mjedisin e tyre rrethues. Veglat prej metali, ari dhe stolitë ashtu si dhe zbukurimet e dekoruara me shije dëshmojnë për kulturën dhe begatinë e popullit të Lothalit. Një rrugë bregdetare mund të ketë ekzistuar duke e lidhur site si Lothali dhe Dholavira me Sutkagan Dor-in në bregun Makran.[16] Shumica e pajisjeve të tyre të gjetura përgjatë Qyt. të Lug. së Indusit: vegla metalike, pesha, masa, emblema, enë argjile dhe zbukurime ishin të standardit dhe cilësisë uniforme. Lothali ishte një qendër e rëndësishme tregtare, duke importuar në masë lëndë të parë si bakër, kuarc dhe çert si dhe gurë gjyëm të çmuar nga Mohenjo-daro dhe Harapa, ashtu si dhe duke i shpërndarë në masë në fshatrat dhe qytezat e afërta. Ai prodhonte gjithashtu sasi të mëdha celte bronxi, grepa peshkimi, dalta, shtiza dhe stoli. Lothali eksportonte rruaza, gurë të çmuar, fildish dhe guacka. Industria e presave të gurit plotësonte nevojat e brendshme—çerte të rafinuara importoheshin nga lugina e Larkana-s ose nga Bijapuri në Karnatakan e sotme. Bhagatrav-a e furnizonte me gurë gjysëm të çmuar ndërsa nga Dholavira dhe Bet Dwarka vinin guacka. Një rrjet i gjallë tregëtie u dha banorëve begati të madhe. Rrjeti shtrihej përgjatë kufijve të Egjiptit, Dilmunit (Bahreini i sotëm) dhe Sumerisë.[8] Një nga dëshmitë e tregtisë në Lothal është zbulimi i emblemave tipike të Gjirit Persik, një emblemë rrethore si sumbull[17]

 
Një bllok tullash i vendosur në kanalin kryesor kullues me katër të çara, nga i cili u instalua rrjeti për të filtruar mbetjet solide

Shkenca dhe inxhinieria Redakto

Një objekt i trash si guackë i gjetur me katër të çara në çdo dy skaje si një kompast për të matur këndet në sipërfaqe të sheshta ose në horizonte të shumë-fishta nga 40 gradë, deri në 360 gradë. Instrumente të tilla guackash ishin me gjasa të krijuar për të matur 8–12 seksione të plota të horizontit dhe qiellit, duke shpjeguar të çarat në buzët e poshtme dhe të sipërme. Arkeologët e konsiderojnë këtë si një dëshmi se ekspertët e Lothalit kishin arritur rreth 2,000  vjet para grekëve: një ndarje 8–12 pjesëshe të horizontit dhe qiellit, ashtu si dhe një instrument për matjen e këndeve dhe ndoshta pozicionin e yjeve për lundrim.[18] Lothali ka një nga tre shkallët matëse që janë të integruara dhe lineare (të tjerat janë gjetur në Harapa dhe Mohenjo-daro). Një shkallëzim fildishi nga Lothali ka ndarjen më të vogël decimale të njohur në Qyt. e Lug. së Indusit. Shkallëzimi është 6 mm i trashë, 15 mm i gjerë dhe gjatësia e disponueshme është 128 mm, por vetëm 27 gradacione janë të dukshme në 46 mm, distanca midis linjave matëse është 1.70 mm (madhësia e vogël tregon përdorimin për qëllime shumë të hollësishtme). Shuma tërësore e vizoreve nga Lothali është e afërt me angula-nArthashastra.[19] Zejtarët e Lothalit u kujdesën për të siguruar rezistencën dhe saktësinë e peshave të gurit duke i zbutur cepat para lëmimit.[19] Për sistemin e tyre të famshëm të kanalizimeve, inxhinierët e Lothalit realizuan çati me konsuj dhe një platformë me tulla të pjekura në furrë mbi faqen me tulla të platformës ku kanalet shkarkues të ujërave të zeza hynin në gropën e fekaleve. Mbulime druri të futura në hulli anash puseve të kanaleve shkarkuese mbanin të mbuluar fekalet. Pusi është ndërtuar me tulla radiale, me diametër 2.4 m dhe thellësi 6.7 m. Kishte një rrjet pa të meta të kanalizimeve nëntokësore, dhomash lymi dhe gropa fekalesh dhe dhoma inspektimi për fekalet. Shtrirja e kanalizimeve u ofroi arkeologëve shumë të dhëna mbi planimetrinë e rrugëve, organizimin e banesave dhe banjave. Mesatarisht, gjirizi kryesor është 20–46 cm i thellë, me përmasat e jashtme 86 × 68 × 33 cm. Tulla-bërësit e Lothalit përdornin një qasje logjike në prodhimin e tullave, të skicuara me kujdes për sa i përket trashësisë së strukturës. Ato përdoreshin si mbuluese dhe zgjeruese në të njëjtat shtresa në mënyrë të alternuar. Arkeologët vlerësojnë se një shumicën e rasteve, tullat ishin në raportin 1:0.5:0.25 në tre krahë, në përmasa që ishin shumfishe integrale të vizores së madhe të Lothalit prej 25 mm.[18]

Metalurgjia dhe argjendaria Redakto

Bakri i Lothalit është në mënyrë të pazakontë i pastër, duke mos pasur arsenik, tipikisht i përdorur nga bakërpunuesit përgjatë pjesës tjetër të Luginës së Indusit. Qyteti importonte kallëpe nga burime me gjasa të gadishullit arabik. Punëtorët përzienin kallajin me bakrin për prodhimin e celteve, majave të shigjetave, grepave, daltave, byzylykëve, rrathëve, turrielave dhe majave të shtizave, megjithëse farkëtimi i armëve ishte i pakët. Ata përdornin gjithashtu metalurgji të përparuar në ndjekjen e teknikës cire perdue të farkëtimit dhe përdornin kallëpe me më shumë se një pjesë për të farkëtuar zogj dhe kafshë.[20] Ata shpikën gjithashtu vegla të reja si sharra të lakuaradhe turriela të përdredhura të panjohura për qytetërimet e tjera të kohës.[20] Lothali ishte një nga qendrat më të rëndësishme prodhuese të punimit të guackave, për shkak të bollëkut të guackave çank me cilësi të lartë të gjendura në gjirin e Kutçit dhe afër bregut të Kathiawar-it[20] Lodra, rruaza, pomada, vazo, guacka çank, garuzhde dhe zbukurime bëheshin për eksport dhe konsumim vendor. Elemente të instrumenteve muzikore me tela si plektrumi dhe ura bëheshin prej guacke.[21] An ivory ëorkshop ëas operated under strict official supervision, and the domestication of elephants has been suggested. An ivory seal, and saën pieces for boxes, combs, rods, inlays and ear-studs ëere found during excavations.[21] Lothali prodhonte një sasi të madhe zbukurimesh ari—objektet më atraktive ishin mikro-rruazat prej ari në pesë fije në varëse, që ishin unike për shkak të dimetrit më të vogël se 0.25 mm. Rruaza cilindrike, globulare dhe xhasperi prej ari me brinjë me kënd të drejt. Një disk i madh me vrima i gjetur në një altar flijimesh është krahasuar me rukma-n e veshur nga priftërinjtë vedikë. Në Lothal ishin popullore kopsat, rrotëzat me dhëmbëza dhe zbukurimet në formë zemre prej fajance dhe steatiti. Një rreth i hollë prej teli bakri i përdredhur në spirale të dyfishta ngjan me rrathët prej teli ari të përdorur nga hindutë modernë gjatë dasmave.[22]

Arti Redakto

 
embleme me shenja shkrimi nga Lothali

Zbulimi i rruazave të gdhendura prej karneliani dhe rruaza cilindrike të pa gdhendura Kish dhe Ur (në Irakun modern), Jalalabad (Afganistan) dhe Susa (në Iran) dëshmojnë për popullarintetin e industrisë së rruazave të Qyt. të Lug. së Indusit përgjatë Azisë perëndimore.[23] Gurgdhendësi përzgjidhnin gurë me ngjyra të larmishme, duke prodhuar rruaza me forma dhe madhësi të ndryshme. Metodat e punimit të rruazave në Lothal ishin aq të përparuara sa që përgjatë 4000 vjetëve nuk janë vërejtur përmirësime—punuesit modern në zonën e Khambhatit ndjekin të njëjtën teknikë. Rruaza me dy sy prej agati dhe rruaza me krye të artë prej xhasperi dhe rruaza karneliani janë midis atyre të atribuara ekskluzivisht punuesve të Lothalit. Ishin shumë të famshëm për rruazat mikro-cilindrike prej steatiti.[22] Gërmimet në Lothal sollën në dritë 213 emblema, një e treta e volumit të gjithë siteve të Q.L.I.. Skalitësit e emblemave parapëlqenin të ghendnin dema bri-shkurtër, dhi mali, tigra dhe kafshë të përbëra si elefanti-dem. Ka një mbishkrim të gdhendur pothuajse në çdo emblemë. Emblemat stampuese apo vulat me rrathë bakri në një sumbull të shpuar përdoreshin për vulosjen e ngarkesave, me stampimin e materialeve, një fakt i verifikuar vetëm në Lothal. Përshkrime të shumta, emblema drejtuesish dhe pronarësh ishin stampuar nëpër mallra. Një emblemë unike e gjetur këtu është nga Bahreini (Dilmuni i lashtë)—rrethore, me motivin e një dragoi përkrah dy gazelave duke kërcyer.[24] Lothali ofron dy tipe të reja qeramike, një baule konvekse me ose pa doreza dhe një shtambë e vogël me buzë të vëna në pah, të dyja të periudhës së Qeramikës së Kuqe mikore, që nuk gjenden në kulturat bashkëkohëse të Indusit. Artistët e Lothalit futën një formë të re të pikturës realiste.[25] Pikturat paraqesin kafshë në mjedisin e tyre natyror. Në një vazo të madhe, artisti paraqet zogj me peshq në sqepat e tyre, duke qendruar në një pemë, ndërsa një kafshë si dhelpër qendron poshtë. Kjo skenë ka ngjashmëri me rrëfimin e Dhelprës dhe Korbit në Panchatantra.[25] Imagjinata artistike sugjerohet gjithashtu nëpërmjet portreteve të përpikta—për shembull, mjaft zogj me këmbë të ngritura sugjerojnë fluturimin, ndërsa krahët gjysëm-të hapur sugjerojnë nisjen e fluturimit. Në një shtambë në miniaturë, rrëfimi i korbit të etur dhe drerit është paraqitur – se si dreri nuk mund të pijë nga një shtambë grykë-ngushtë ndërsa korbi ia del duke hedhur gurë në shtambë. Paraqitja e kafshëve është e qartë dhe e hijshme. Lëvizjet dhe emocionet janë sugjeruar nga pozicionimi i gjymtyrëve dhe karakteristikave të fytyrës—në një shtambë 15 x 5 cm pa u mbingarkuar.[25] Një set i plotë i lodrave prej terrakote, është gjetur në Lothal—figura kafshësh, piramida me doreza fildishi dhe objekte si kështjella (të ngjashme me setin e shahut të mbretëreshës Hatshepsut në Egjipt).[26] Portretizimi realist i qenieve njerëzore dhe kafshëve sugjeron një studim të kujdesshëm të hollësive anatomike dhe natyrore. Busti i një burri me vrimat e syve, hund të mprehtë dhe mjekërr katrore është reminishent i figurave sumere, veçanërisht skulpturave prej guri nga Mari në Siri. Në imazhet e burrave dhe grave, hollësitë muskulore dhe fizike janë të mprehta, të vëna në pah në mënyrë të dukshme. Modele terrakote identifikojnë diferencat mes specieve të qenëve dhe demave duke përfshirë edhe ato të kuajve. Figurat e kafshëve me rrota dhe një kokë të lëvizshme mund të kenë qenë përdorur si lodra.

 
ene qeramike nga Lothali

Besimi dhe vendosja e vdekurve Redakto

Populli i Lothalit adhuronte një zot të zjarrit, i hamendësuar se është pikërisht zoti me brirë i paraqitur në emblema, që është dëshmuar edhe nga prania e altarëve të zjarrit publikë dhe privatë ku kryheshin dukshëm ceremoni fetare. Arkeologët kanë zbuluar varëse ari, hirin e kurabieve prej terrakote dhe qeramike, mbetje gjedhi, rruaza dhe shenja të tjera që mund të tregojnë praktikën e flijimit Gavamayana, të lidhur me besimin e lashtë vedik.[21] Është dëshmuar edhe adhurimi i kafshëve, por jo adhurimi i Perëndeshës Nënë që është dëshmuar në qytetet e tjera harapase—ekspertët e konsiderojnë këtë një shenjë të ekzistencës së larmisë së traditave fetare. Gjithësesi, besohet se adhurohej një perëndeshë deti, ndoshta e afërt me Perëndeshën Nën të përgjithshme të Periudhës së Q.L.I.. Sot, fshatarët vendorë, adhurojnë në mënyrë të ngjashme një perëndeshë deti, Vanuvati Sikotarimata-n, duke sugjeruar një lidhje me traditat e lashta të portit dhe të kaluarën historike të aksesit në det.[27][28] Por arkeologët zbuluan gjithashtu se praktika kishte pushuar rreth vitit 2000 p.e.s. (e përcaktuar nga kohët e ndryshme të varrimit të mbetjeve të datuara me metodën e karbonit). Është sugjeruar se praktika zhvillohej vetëm me raste. Është konsideruar gjithashtu se duke parë numrin e vogël të varreve të zbuluara—vetëm 17 një një popullsi që është vlerësuar me 15,000 banorë—qytetarët e Lothalit praktikonin gjithashtu kremimin e të vdekurve. Varre post-kremimi janë vrehur në site të tjera harapase si Harapa, Mehi dhe Damb-Bhuti.[21]

Arkeologjia Redakto

 
Pusi kryesor

Kur u nda India në vitin 1947, shumica e siteve të Q.L.I., duke përfshirë Mohenjo-daron dhe Harapan, u bënë pjesë e Pakistanit. The Archaeological Survey of India ndërmori një program të ri eksplorimi dhe gërmimi dhe përgjatë Indisë veri-perëndimore u zbuluan shumë site. Midis viteve 1954 dhe 1958, u gërmuan më shumë se 50 site në Kutch dhe gadishujt e Saurashtra-s, duke i shtrirë kufijtë e Qytetërimit harapas rreth 500 km drej lumit Kim, ku siti Bhagatrav hynte në luginën e lumenjve Narmada dhe Tapti. Lothali qëndron 670 km larg Mohenjo-daros, që gjendet në Sindhi.[29] Domethënia e fjalës Lothal (një kombinim i Loth dhe (s) thal) në gjuhën Gujarati "kodrina e të vdekurve" nuk është e pazakontë, pasi emri i qytetit të Mohenjo-daros në gjuhën sindhi ka të njëjtën domethënie. Njerëzit në fshatra fqinjë të Lothalit e dinin për praninë e një qyteti të lashtë dhe mbetjet njerëzore. Që në vitin 1850, varkat mund të lundronin deri te kodrina. Në vitin 1942, druri u transportua nga Bharuch-u deri në Saragwala mes kodrinës. Një përrua lymi që lidhte Bholadin modern me Lothalin dhe Saragwalan përfaqëson kanalin e lashtë qarkullues të lumit ose përroit.[27] Hamendjet sugjerojnë se për shkak të përmasave krahasimisht të vogla të qytetit kryesor, Lothali nuk ishte një vendbanimi i madh dhe kantieri i tij detar ndoshta ishte një rezervuar vaditës.[6] Gjithësesi, ASI dhe arkeologë të tjerë bashkëkohorë pohojnë se qyteti ishte pjesë e një sistemi të madh lumor të rrugës tregëtare të njerëzve të lashtë nga Sindhi deri në Saurashtra në Gujarat. Lothali ofron koleksionin më të madh të antikave në arkeologjine Indisë moderne.[30] Është thelbësisht një sit me një kulturë—kultura harapase është dëshmuar në të gjitha variacionet e saj. Ekziston gjithashtu edhe një kulturë Qeramike të Kuqe mikore, e cila besohet se është autoktone dhe para-harapase. Dallohen dy nën-periudha të kulturës harapase: e njëjta periudhë (midis viteve 2400 dhe 1900 p.e.s.) është identike me kulturën e lulëzuar në Harapa dhe Mohenjo-daro. Pasi bërthama e Qyt. të Lug. së Indusit ishte shuar në Mohenjo-daro dhe Harappa, Lothali duket se jo vetëm ka mbijetuar por madje lulëzoi për shumë vjet. Kërcënimet e tij të vazhdueshme - stuhitë tropikale dhe përmbytjet – shkaktuan shkatërrime të jashtëzakonshme, që destabilizuan kulturën dhe shkaktuan fundin e tij. Analizat topografike tregojnë gjithashtu shenja se rreth kohës së shuarjes së tij, rajoni vuajti nga ariditeti ose pakësimi i shirave të mosuneve. Kështu shkaku i braktisjes së qytetit mund të kenë qenë ndryshimet klimatike ashtu si dhe katastrofat natyrore, siç sugjerohet nga të dhënat mjedisore magnetike.[31] Lothali është i bazuar në një kodrinë që ishte një moçal i kripur që përmbytej nga baticat. Studime topografike të publikuara nga shkencëtarët indianë në Journal of the Indian Geophysicists Union në vitin 2004 treguan një lum të lashtë gjarpërues pranë Lothalit, sipas imazheve satelitore 30 km i gjatë— një shtrirje e lashtë e kanalit të shtratit të lumit verior të një dege që derdhej në lumin Bhogavo. Gjerësia e kanalit të vogël (10–300 m) kur krahasohet me rrjedhën e poshtme (1.2–1.6 km) sugjeron praninë e një ndikimi të fortë të ujërave të baticave që hynin deri përtej qytetit. Rrjedha e sipërme e këtij lumi ofronte një burim të përshtatshëm furnizimi me ujë të pijshëm për banorët.[31]

Gërmimi i Lothalit Redakto

Lothali qëndron 285 m nga veriu në jug dhe 228 m nga lindja në perëndim. Në kulmin e popullimit të tij, ai mbulonte një zonë të gjerë pasi janë gjetur mbetje 300 m në jug të kodrinës. Për shkak të natyrës së brishtë të tullave të pa-pjekura dhe përmbytjeve të shpeshta, superstrukturat e gjithë ndërtesave janë tkurrur. Mure, platforma, puse, kanalizime, banja dhe dysheme të shtruara janë dukshëm të rrëgjuara.[8] Por falë lymit të depozituar nga vërshimet e vazhdueshme, muret e dokut u ruajtën edhe mbrapa përmbytjes së madhe (rreth vitit 1900 p.e.s.). Mungesa e mureve të larta në këmbë i atribuohet erozionit dhe grabitjes së tullave. "Nullah-u" i lashtë, kanali i grykëderdhjes dhe shtrati i lumit janë mbuluar në të njëjtën mënyrë. Muret periferike prej tullash të dëmtuar nga përmbytja janë të dukshëm afër zonës së magazinës. Pjesa e mbetur e kanaleve të gjirizeve veri-jug janë tullat e pjekura në gropën e gjirizit. Blloqet kubike të magazinës në një platformë të lartë janë gjithashtu të dukshme.[32] ASI ka mbuluar muret periferike, skelën dhe shumë shtëpi të fazës së hershme me dhe për ti mbrojtur nga fenomentet natyrore, por gjithë siti arkeologjik është gjithësesi duke u përballur me shqetësime të rëndësishme rreth konservimit të tij të nevojshëm.[33] Futja e ujit të kripur dhe ekspozimi i tejzgjatur ndaj shiut dhe diellit po i gërryejnë pak nga pak rrënojat e sitit. Shirat e mëdha në rajon kanë dëmtuar mbetjet e konstruksioneve me tulla të thara në diell. Uji i ndenjur i shiut i ka mbuluar tullat dhe punimet prej balte me shtresa torfe. Për shkak të lymit apo baltës, plani i dokut është reduktuar me 3–4 m dhe depozitimi i kripës po degradon tullat. Zyrtarët fajësojnë kripën mbi veprimin kapilar dhe vërejnë se po shfaqen të krisura dhe themelet po dobësohen pasi punimet restauruese përparojnë në mënyrë të ngadaltë.[34]

Shiko edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Indus re-enters India after two centuries, feeds Little Rann, Nal Sarovar". India Today. 7 nëntor 2011. Marrë më 7 nëntor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Excavations – Important – Gujarat". Archaeological Survey of India. Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2011. Marrë më 25 tetor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 5
  4. ^ a b c Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 13–15
  5. ^ Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 6
  6. ^ a b c Lawrence S. Leshnik (tetor 1968). "The Harappan Port at Lothal: Another View". American Anthropologist (New Series, Vol. 70, No. 5). fq. 911–22. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 7–8
  8. ^ a b c Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 11
  9. ^ "tabela shpjeguese në sitin e Lothalit". Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2018. Marrë më 30 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 12
  11. ^ a b Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 28–29
  12. ^ Paul Yule: Lothal; 1982, C.H. Beck; fq. 31
  13. ^ Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 17–18
  14. ^ Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 19–21
  15. ^ a b Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 23–24
  16. ^ Upinder Singh: A History of Ancient and Early Medieval India: from the Stone Age to the 12th century; 2008, Pearson Education, New Delhi, isbn 9788131711200, fq. 167
  17. ^ Bridget & F. Raymond Allchin: The rise of civilization in India and Pakistan; Cambridge University Press, 1982, ISBN 0-521-28550-X, fq. 187
  18. ^ a b Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 40–41
  19. ^ a b Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 39–40
  20. ^ a b c Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 41-42
  21. ^ a b c d Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 43–45
  22. ^ a b Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 33–34
  23. ^ Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 31–33
  24. ^ Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 35–36
  25. ^ a b c Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 45–47
  26. ^ Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 47–48
  27. ^ a b Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 2–3
  28. ^ "India". Encyclopædia Britannica. Encyclopædia Britannica Premium Service. 2006. Marrë më 6 prill 2006. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ Robert W. Bradnock & Anil Mulchandani: Rajasthan and Gujarat Handbook: The Travel Guide; Footprint Travel Guides, formati PHP, 2001, kontrolluar më 26 tetor 2006, isbn 1-900949-92-X, fq. 276
  30. ^ Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 30–31
  31. ^ a b Khadkikar (2004). "Paleoenvironments around Lothal" (PDF). Journal of the Indian Geophysics Union (Vol. 8, No. 1). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 mars 2016. Marrë më 30 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ Shikaripura Ranganatha Rao: Lothal; Archaeological Survey of India, New Delhi, 1985, fq. 16–17
  33. ^ "Ancient Lothal crumbling under modern neglect". Indian Express. India. 14 dhjetor 1998. Arkivuar nga origjinali më 19 shtator 2003. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ Janyala Sreenivas. "Harappan mound needs the kiss of life". The Indian Express. Arkivuar nga origjinali më 27 shkurt 2009. Marrë më 27 tetor 2006. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Bibliografia Redakto

Lidhje të jashtme Redakto