Harapa
Harapa (shqiptimi panjabi: ɦəɽəppaː; urdu: ہڑپّہا) është një sit arkeologjik në Punjab, në Pakistan, rreth 24 km në perëndim të Sahiwalit. Siti e ka marë emrin nga fshati modern i gjendur pranë ish rrjedhës së Lumit Ravi. Fshati aktual i Harapa-s është 6 km nga siti i lashtë. Megjithëse Harapa moderne ka një stacion hekurudhor të trashëguar nga periudha e sundimit britanik, sot është veç një qytet i vogël në kryqëzm të rrugëve me 15,000 banorë. Siti i qytetit të lashtë përmban rrënoja të një qyteti të fortifikuar të Epokës së Bronxit, që ishte pjesë e Kulturës së Varrezës H dhe Qyt. të Lug. së Indusit, i përqëndruar në në rajonin e Sindhit dhe të Punjabit.[1] Qyteti besohet se ka pasur deri në 23,500 rezidentë dhe zinte rreth 150 ha me shtëpi të bëra me baltë në shtrirjen e tij më të madhe gjatë fazës së Maturisë Harapase (2600–1900 p.e.s.), që është konsideruar i madh për kohën e tij.[2][3] Si konvencion arkeologjik të emërtimit të një qytetërimi të hershëm të panjohur nga siti i tij i parë i gërmuar, Qytetërimi i Luginës së Indusit quhet gjithashtu Qytetërimi Harapas. Qyteti i lashtë i Harapa-s ishte dëmtuar rëndë gjatë sundimit britanik, kur tullat nga rrënojat u përdorën si çakull për ndërtimin e Hekurudhës Lahore-Multan. Në vitin 2005, një skemë kontroverse parku lojrash në sit u braktis kur ndërtuesit nxorën në sipërfaqe shumë artifakte arkeologjike gjatë fazave të hershme të punimeve. Një lutje nga arkeologu pakistanez Ahmad Hasan Dani drejtuar Ministrisë së Kulturës së Pakistanit çoi në resturimin e sitit.[4]
Historia
RedaktoQytetërimi i Luginës së Indusit (i njohur gjithashtu edhe si Kultura Harapase) i ka rrënjët e tij më të hershme në kultura si ajo e Mehrgarh, afërsisht në vitin 6000 p.e.s.. Dy qytetet më të mëdha, Mohenjo-daro and Harapa, u shfaqën rreth vitit 2600 p.e.s. përgjatë luginës së Lumit Indus në rajonin e Punjabit dhe Sindhit.[5] Qytetërimi, me një sistem të mundshëm shkrimi, qendra urbane dhe struktura të ndryshme shoqërore dhe sistem ekonomik, u rizbulua në vitet 1920 pas gërmimeve në Mohenjo-daro në Sindh afër Larkanas dhe Harapa, në perëndim të Punjabit në jug të Lahores. Një numër sitesh të tjerë që shtriheshin nga kodrat në këmbët e Himalajave në lindje të Punjabit, në Indi në veri, deri në Gujarat në jug dhe lindje si dhe deri në Balukistanin pakistanez në perëndim janë zbuluar gjithashtu si dhe studiuar. Megjithëse siti arkeologjik në Harapa u dëmtua në vitin 1857[6] kur inxhinierët e ndërtimit të hekurudhës Lahore-Multan (si pjesë rrjetit hekurudhor të Sindit dhe Punjabit), përdorën tullat nga rrënojat e Harapa-s shtrimin e çakull, gjithësesi u gjentën një shumësi artifaktesh.[7] Tullat e zbuluara ishin të bëra me rërë të kuqe, baltë, gure dhe ishin të pjekura në temperatura shumë të larta.
Kultura dhe ekonomia
RedaktoQyt. i Lug. së Indusit ishte kryesisht një kulturë urbane e mbështetur në tepricat e prodhimit bujqësore dhe në tregti, kjo e fundit përfshin tregtinë me Sumerinë në Mesopotaminë e jugut. Si Mohenjo-Daro ashtu dhe Harapa janë të karakterizuara përgjithësisht nga pasja e "lagjeve të diferencuara banimi, shtëpi me tulla me çati të sheshta dhe qendra të fortifikuara administrative ose fetare".[8] Megjithëse ngjashmëri të tilla i dhanë udhë debateve për ekzistencën e një sistemi të standardizuar të planimetrisë dhe planifikimit urban, ngjashmëritë janë gjerësisht për shkak të pranisë së një tipi gjysëm-ortogonal të planimetrisë urbane dhe një krahasimi të planimetrive të Mohenjo-daros dhe Harapa-s tregon se ato në fakt janë të renditura në një mënyrë mjaft të ndryshme. Peshat dhe masat e Qyt. të Lug. së Indusit, nga ana tjetër, ishin shumë të standardizuara dhe konform një seti gradësh të shkallëzuara. Emblema apo vula dalluese përdoreshin, midis të tjerave, ndoshta për identifikimin e pronave dhe trasportimin e mallrave. Megjithëse bakri dhe bronxi përdoreshin, hekuri nuk kish hyr akoma në përdorim. "Pambuku endej dhe ngjyrosej për bërjen e veshjeve; kultivohej gruri, orizi dhe një larmi perimesh dhe frutash; dhe një numë kafshësh, duke përfshirë gjedhin brahman (Bos taurus indicus), ishin zbutur,"[8] ashtu si dhe "gjelat për luftim".[9] Qeramika e punuar në rrotë—disa nga të cilat të zbukuruara me kafshë dhe motife gjeometrike—janë gjetur me shumicë në të gjithë sitet kryesore të Q.L. së Indusit. Një administrim i centralizuar për secilin qytet, megjithëse jo i gjithë qytetërimi, është konkluduar nga uniformiteti kulturor i zbuluar; gjithësesi, mbetet e paqartë nëse autoriteti mbahej nga një oligarki tregëtare. Harapasit kishin ndoshta rrugë tregëtare përgjatë Lumit Indus që shkonin deri në Gjirin Persik, Mesopotami dhe Egjipt. Disa nga gjërat më të çmuar të tregëtuara ishin karneliani dhe lapis lazuli.[10] Ajo që është e qartë është se shoqëria harapase nuk ishte plotësisht paqësore, e treguar nga skeletet njerëzore, me raportin më të lartë të dëmtimit të gjetur në para-historinë e Azisë së jugut (15.5%).[11] Analizat paleopatologjike tregojnë se lebroza dhe turbekulozi ishin të pranishme në Harapa, me mbizotërimin e të dy sëmundjeve dhe traumave në skeletet nga Zona G (një skelet gjendet në jug-lindje të mureve të qytetit).[12] Për më tepër, raporti i traumave kranio-faciale dhe infektimet rritet përgjatë kohës, duke treguar se qytetërimi u shkatërrua nëpërmjet sëmundjeve dhe dëmtimeve. Bioarkeologët që ekzaminuan mbetjet kanë sugjeruar se dëshmitë e kombinuara për diferenca në trajtimin mortor dhe epidemiologjik tregojnë se disa individë dhe komunitete në Harapa ishin të përjashtuar nga aksesi në burimet bazë si shëndeti dhe siguria, një veçori bazë e shoqërive hierarkike nëpër botë.[12]
Arkeologjia
RedaktoGërmuesit e sitit kanë propozuar kronologjinë në vazhdim për banimin e Harapa-s:[3]
- Aspekti Ravi i fazës Hakra, rreth 3300 – 2800 p.e.s.
- Faza Kot Dijian (Periudha e Hershme Harapase), rr. 2800 – 2600 p.e.s.
- Faza Harapase, rr. 2600 – 1900 p.e.s.
- Faza Kalimtare, rr. 1900 – 1800 p.e.s.
- Faza e Vonë Harapase, rr. 1800 – 1300 p.e.s.
Artifaktet më elegante dhe më të errëta të zbuluara janë emblemat ose vulat e vogla katrore prej steatiti të gdhendura me figura njerëzore ose motive kafshësh. Një numër i madh emblemash janë gjetur në site si Mohenjo-daro dhe Harapa. Shumë kanë mbishkrime piktografike përgjithësisht të konsideruara si një formë shkrimi. Megjithë përpjekjet e filologjistëve nga gjithë anët e botës dhe megjithë përdorimin e analizave moderne kriptografike, shenjat mbeten të pa-deshifruara. Është gjithashtu e panjohur nëse ato pasqyrojnë ndonjë gjuhë proto-dravidike ose ndonjë tjetër gjuhë jo-vedike. Atribuimi i ikonografisë dhe epigrafisë së Qyt. të Lug. së Indusit me kulturat e njohura historikisht është skajshmërisht problematike, pjesërisht për shkak të rrallësisë mjaftë të madhe të dëshmive të tilla arkeologjike, ashtu si dhe projektimi i shqetësimeve politike moderne të Azisë së jugut në gjetjet arkeologjike të rajonit. Kjo është veçanërisht e dukshme në interpretimet rrënjësisht të ndryshme të kulturës materiale harapase, siç shihet si nga studiuesit pakistanezë dhe indianë. Në shkurt të vitit 2006 një mësues në fshatin Sembian-Kandiyur në Tamil Nadu zbuloi një gur me një mbishkrim të vlerësuar si mbi 3,500 vjeçar.[13][14] epigrafisti indian Iravatham Mahadevan konkludoi se katër shenjat ishin të shkrimit të Q.L.I. dhe e quajti gjetjen "zbulimin më të madh arkeologjik të një shekulli në Tamil Nadu".[13] Bazuar në këtë dëshmi ai vazhdonte të sugjeronte se gjuha e përdorur në Luginën e Indusit ishte me origjinë dravidiane. Gjithësesi, mungesa e një Epoke Bronxi në Indinë e Jugut, kontraston me njohuritë teknikave të punimit të bronxit në kulturat e Luginës së Indusit, vë në pikëpyetje vlefshmërinë e kësaj hipoteze.
Simbole të hershme të ngjashme me shkrimin e Q.L.I.
RedaktoTableta balte dhe guri të zbuluara në Harapa, të cilat u datuan nëpërmjet karbonit midis viteve 3300–3200 p.e.s., përmbajnë forma tridenti dhe shenja si lule. "Është një pikëpyetje e madhe nëse në mund ta quajmë atë që është gjetur si një shkrim të vërtetë, por ne kemi gjetur simbole që kanë ngjashmëri me atë që do të bëhej skripti Indus" tha Dr. Richard Meadow i Universitetit të Harvardit, drejtor i Harappa Archeological Research Project.[15] Ky shkrim primitive është vendosur lehtësisht më herët se shkrimet primitive të sumerëve në Mesopotami, të datuar rreth 3100 p.e.s.[15] Këto shenja kanë ngjashmëri me atë që më vonë u bë Skripti Indus.[15]
- Studime gjenetike
Harapasit janë kategorizua në Haplogrupin L-M20.
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Basham, A. L.; Dani, D. H. "(Review of) A Short History of Pakistan: Book One: Pre-Muslim Period". Pacific Affairs. 41 (4): 641–643. doi:10.2307/2754608.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Brian Fagan: People of the earth: an introduction to world prehistory; 2003, Pearson, isbn 978-0-13-111316-9, fq. 414
- ^ a b [http://whc.unesco.org/en/tentativelists/1878/ "Archeological Site of Harappa"; World Heritage Centre, UNESCO, kontrolluar me 19 shkurt 2013
- ^ Zulqernain Tahir: Probe body on Harappa park, gazeta Dawn. 26 maj 2005; kontrolluar më 13 janar 2006
- ^ Roger B. Beck, Linda Black Ops, Larry S. Krieger, Phillip C. Naylor & Dahia Ibo Shabaka: World History: Patterns of Interaction; McDougal Littell, 1999, Evanston, IL; isbn 0-395-87274-X
- ^ Michel Danino: The Lost River: On the Trail of the Sarasvatī; Penguin Books India, 2010, 357 faqe, ISBN 0-14-306864-4
- ^ Jonathan Mark Kenoyer: Trade and Technology of the Indus Valley: New insights from Harappa Pakistan, World Archaeology, 29(2), High definition archaeology, 1997, fq. 260–280
- ^ a b Library of Congress: Country Studies. 1995. Harappan Culture Arkivuar 2 korrik 2007 tek Wayback Machine. Kontrolluar më 13 janar 2006.
- ^ Thomas Schneller: Poultry: Identification, Fabrication, Utilization; Cengage Learning, The Kitchen Pro Series, The Culinary Institute of America, 24 shtator 2009, ISBN 1-4354-0038-0, fq. 16
- ^ Elizabeth Pollard: Worlds Together, Worlds Apart; Norton, 2015, New York, isbn 978-0-393-92207-3, fq. 67
- ^ Robbins Schug G, KM Gray, V Mushrif-Tripathy, and AR Sankhyan. (2012) A Peaceful Realm? Trauma and social differentiation at Harappa. International Journal of Paleopathology 2 (2-3): fq. 136-147. Kontrolluar më 10 janar 2014
- ^ a b Robbins Schug G, K Elaine Blevins, Brett Cox, Kelsey Gray, and V Mushrif-Tripathy. (2013) Infection, Disease, and Biosocial Process at the End of the Indus Civilization. PLOS ONE 0084814. Kontrolluar më 10 janar 2014
- ^ a b Subramaniam, T. S. (1 maj 2006). ""Discovery of a century" in Tamil Nadu". The Hindu. Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2006. Marrë më 21 maj 2008.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Subramaniam, T. S. (1 maj 2006). "Significance of Mayiladuthurai find". The Hindu. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2008. Marrë më 23 maj 2008.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c BBC, UK website. "Earlist writing found". BBC News. Marrë më 17 korrik 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
Redakto- Roger B. Beck, Linda Black Ops, Larry S. Krieger, Phillip C. Naylor & Dahia Ibo Shabaka: World History: Patterns of Interaction; McDougal Littell, 1999, Evanston, IL; isbn 0-395-87274-X.
- Michel Danino: The Lost River: On the Trail of the Sarasvatī; Penguin Books India, 2010, 357 faqe, ISBN 0-14-306864-4, 9780143068648
- Brian Fagan: People of the earth: an introduction to world prehistory; 2003, Pearson, isbn 978-0-13-111316-9, fq. 414
- Elizabeth Pollard: Worlds Together, Worlds Apart; Norton, 2015, New York, isbn 978-0-393-92207-3, fq. 67
- Thomas Schneller: Poultry: Identification, Fabrication, Utilization; Cengage Learning, The Kitchen Pro Series, The Culinary Institute of America, 24 shtator 2009, ISBN 1-4354-0038-0, 9781435400382.
Lidhje të jashtme
Redakto- "Archeological Site of Harappa". World Heritage Centre. UNESCO. Marrë më 19 shkurt 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)</ref> - Harappa.com
- "Harappa Town Planning"-artikull i Dr S. Srikanta Sastri.
- Art of the Bronze Age: Southeastern Iran, Western Central Asia, and the Indus Valley, an exhibition catalog from The Metropolitan Museum of Art (fully available online as PDF), which contains material on Harappa.