Barbare Jorjadze (1833-1895), e njohur gjithashtu si Barbare Eristavi-Jorjadze, princesha gjeorgjiane , autore dhe avokate e të drejtave të grave.

Princess

Barbare Eristavi-Jorjadze
U lind në1833
Vdiq1895
KombësiaGeorgian
Vepra të shquara
Georgian Cuisine and Tried Housekeeping Notes, "A Few Words to the Attention of Young Men"
Bashkëshorti/jaZakaria Jorjadze
Prind/ër
  • Prince Davit Eristavi (i ati)

Sfondi

Redakto

Jorjadzeja u lindi në Kistauri, Gjeorgji në 1833 dhe ishte e bija e Princit Davit Eristavi. Ajo u martuar me Zakaria Jorjadze kur ishte 12 vjeç. Vëllai i saj ishte poeti dhe historiani Rapiel Eristavi.

Shkrimi

Redakto
 
Varri i Barbare Jorjadzes në oborrin e Muzeut Shtetëror të Historisë dhe Etnografisë Giorgi Chubinashvili Telavi

E ashtëquajtur feministja e parë e Gjeorgjisë, Jorjadzeja ishte një poete, dramaturge dhe eseiste. Ajo filloi të shkruante në 1858, duke botuar poezi e saj në revistën Tsiskari. Pavarësisht kritikave publike nga njerëz të ndyshëm, ajo vazhdoi të botonte, duke përfshirë në gazeta dhe revista si Droeba, Iveria, Kvali dhe Jejili.

Në vitin 1861 ajo kishte zërin e saj në debatet rreth modernizimit të gjuhës gjeorgjiane, duke sfiduar veçanërisht idetë e Ilia Chavchavadze.

Shfaqja e Jorjadzesë, 'Çfarë kërkoja dhe çfarë gjeta', është luajtur për herë të parë në skenën e Teatrit të Kutaisit në vitin 1867. U shfaq për disa vite dhe në teatro të tjerë të ndryshëm.

Në 1874 ajo botoi librin e gatimit, Kuzhina Gjeorgjiane dhe Shënime të Provuara për Mirëmbajtjen e Shtëpisë. E botuar nga shtypshkronja e Ekvtimes Kheladze, ajo grumbulloi receta si për gatimet tradicionale gjeorgjiane ashtu edhe për ato evropiane. Shumë prej recetave të saj konsiderohen si praktikë standarde për përgatitjen e pjatave tradicionale gjeorgjiane dhe libri vazhdon të jetë mjaf i përhapur dhe i përdorur.

Jorjadzeja shkroi letrën "Disa fjalë për vëmendjen e të rinjve" e cila u botua në vitin 1893 në revistën Kvali. Në këtë letër u trajtuan të drejtat e grave, ai konsiderohet të jetë një manifest i feminizmit gjeorgjian.

Në vitin 2017, Biblioteka Kombëtare Parlamentare e Gjeorgjisë emëroi një sallë leximi të quajtur "Salla Jorjadze". Kjo dhomë gjithashtu përmban murale nga artistja Anuk Beluga, që përshkruajnë jetën dhe kontributin e Nino Jorjadze, së bashku me shkrimtare dhe aktiviste të tjera të shquara gjeorgjiane.

Shiko gjithashtu

Redakto
  • Elizabeth Orbeliani
  • Anastasia Tumanishvili-Tsereteli
  • Ekaterine Gabashvili
  • Olga Guramishvili-Nikoladze
  • Lista e shkrimtareve gjeorgjiane

Referencat

Redakto