Bardha e Temalit
Bardha e Temalit: Skena të jetës shqiptare (fr. Bardha de Temal: Scènes de la vie albanaise) është një roman me temë shqiptare i shkruar në gjuhën frënge nga Pashko Vasa, me emrin e pendës Albanius Albano, i botuar në Paris më 1890.[1] Pas romanit të Sami Frashërit, Dashuria e Talatit me Fitneten, është romani më i vjetër i shkruar e i botuar nga një shqiptar dhe pa dyshim romani më i vjetër me temë shqiptare.[2]
Përmbajtja
RedaktoMe ngjarjet e vendosura në Shkodër më 1842, ky roman - feuilleton me ndërtim klasik, tepër sentimental për shijet e sotme, ndjek travajet e vajzës së bukur, por të martuar Bardha dhe të dashurit të saj, djaloshit Aradi.[2]
Përkthime
RedaktoU përkthye për të parën herë në gjuhën shqipe nga Ymer Jaka më 1967,[2] dhe më pas nga Sotir Caci më 1987.[1]
Referime
Redakto- ^ a b Dhimitër, Shuteriqi (1987). Fjala hyrëse. Vëll. 2. Tiranë: Naim Frashëri. fq. 5. OCLC 159894082.
{{cite book}}
: Parametri|work=
është injoruar (Ndihmë!) - ^ a b c Elsie, Robert (1997). "Historia e Letërsisë Shqiptare" (PDF). elsie.de. Përkthyer nga Abdurrahim Myftiu. Dukagjini. Marrë më 30 janar 2019.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)