Dashuria e Talatit me Fitneten
Dashuria e Talatit me Fitneten është romani i parë i letërsisë turke shkruar nga Sami Frashëri, gjithashtu romani i parë i shkruar nga një shqiptar, botuar së pari më 1872. Pati ndikesën e vet në letërsinë e kohës.[1] U përkthye së pari në gjuhën shqipe nga Mehdi Polisi dhe Ruzhdi Lata, botuar më 2002.[2]
Përmbajtja
RedaktoKjo ngjarje ndodh ne Askaraj.
Talati në shikim të parë dashurohet me Fitneten. Fitnetja është një vajzë jetime dhe jeton me burrin e dytë të nënës së saj. Talati pasi e kupton se Fitnetja nuk mund të dal nga shtëpia e saj, ai vendos të maskohet si vajzë me emrin Ragibe. Ragibja ngjan shumë me Talatin. Talati i maskuar si vajzë i thotë se e ka edhe një vëlla me emrin Talat (pasiqë ai është i maskuar si vajzë).Fitnetja më pas mëson shkrim dhe lexim e ai sa për tu takuar me të shkon të mësoj edhe ai.
Fitneten duan ta martojnë po ajo nga dhimbja sëmuret dhe ata nuk e detyrojnë.
Më pas Talati sëmuret dhe Fitneten duke e mashtruar e martojnë por ajo asnjëher nuk heq dorë nga Talati.
Kur një ditë burri i saj e pyet a e donë, ajo thot po por si baba pasi ai është shumë i vjetër, ai zemërohet dhe i thotë të mos e dojë në atë mënyrë e ajo e mërzitur e heq hajmalin që e mban në qaf prej sa vitesh dhe ja leshon në dorë atij.
Dhe mbyllet në dhomë. Burri i saj nga kureshtja e hap hajmalin dhe e kupton se ai është babai i saj. Kur shkon në dhomë e sheh të shtrir në tokë te bijen e tij me pas vie dhe Talati dhe kur e sheh në atë gjendje Fitneten vdes i merzitur nga kjo ngjarje. Pas disa ditësh vdes edhe babai i Fitnetes. Shumë njerëz mërziten nga kjo dhe shumë prej tyre pësojnë nga nxitimi. Përralla në përrallë, dukati në ball.Dhe rrjedhja e ngjarjes del kjo :Sahilja,Eminja,Haxhibaba dhe Ajsha dëgjuan per këtë ndodhi fate te vështira.
Referime
Redakto- ^ Elsie, Robert (2004). "The Hybrid Soil of the Balkans: A Topography of Albanian Literature". History of the Literary Cultures of East-Central Europe: Junctures and Disjunctures in the 19th and 20th Centuries (në anglisht). Vëll. 2. John Benjamins Publishing. fq. 293. ISBN 9789027234537.
- ^ Foniqi, Tahir (2010). "Sami Frashëri, figurë e shquar e Rilindjes sonë Kombëtare (në rastin e 160 vjetorit të lindjes)" (PDF). Biblioletra (1): 11.