Ruzhdi Lata
Ruzhdi Lata (Dibër, 6 maj 1953 - Shkup, 24 nëntor 2018) ka qenë politikan dhe përkthyes shqiptar.
Pas shpërbërjes së Republikës Jugosllave të Maqedonisë prej vitit 1980 Ruzhdi Lata ka punuar si pjesë e Bashkësisë fetare Islame, në këtë Republikë dhe në të njëjtën kohë ka qenë edhe ligjërues në katedrën e Orientalistikës deri në vitin 1991 në Prishtinë. Nga viti 2013 u zgjodh kryetar i Komunës së Dibrës dhe vitin e kaluar ai fitoi dhe mandatin e dytë për kryetar të komunës së Dibrës së Madhe, në Maqedoni.
Gjatë jetës së tij, sa i përket karrierës profesionale ai është marrë dhe me shumë përkthime nga arabishtja, si edhe nga turqishtja, prej të cilit njihet edhe romani i përkthyer i Sami Frashërit “Dashuria e Talatit me Fitneten” etj. U nda nga jeta më 24 nëntor 2018.
Biografia
RedaktoShkollen fillore e kreu në vendlindje, te mesmen ne Medresene "Alaudin" ne Prishtinë. Pas perfundimit të shkollës së mesme vazhdon studimet në fakulltetin Filologjik-dega Gjuhë orientale në Universitetin e Prishtinës. Shkallen e tretë studimeve e kreu ne Universitetin e Prishtinës dhe morri titullin “Magistër i shkencave te filologjise”.
Prej vitit 1980 Ruzhdi Lata ka punuar si pjesë e Bashkësisë fetare Islame, në këtë Republikë dhe në të njëjtën kohë ka qenë edhe ligjërues në katedrën e Orientalistikës deri në vitin 1991 në Prishtinë.
Pas vitit 1993 përsëri paralelisht dy vjet punoi në Bashkesine Islame ne Maqedoni dhe në Fakulltetin e Shkencave Islame ne Shkup deri në vitin 1995. Pas vitit 1995 punoi vetem në Bashkesinë Islame deri në vitin 2009, pas vitit 2009 gjer ne vitin 2013 punoi në Bashkesin Islame dhe ligjerues në katedren e Orientalistikes ne Universitetin Shteteror te Tetovës. Në vitin 2013 u votua dhe u zgjodh kryetar i Komune se Dibrës.
Gjatë jetës së tij, sa i përket karrierës profesionale ai është marrë dhe me shumë përkthime nga arabishtja, si përkthimi i përmbledhjes së haditheve në dhjetë vëllime të Buhariut; si edhe nga turqishtja, prej të cilit njihet edhe romani i përkthyer i Sami Frashërit “Dashuria e Talatit me Fitneten”, etj.
Ndërroi jetë më 24 nëntor 2018 ne Shkup dhe u gerdua qe te varroset ne Diber ku kishte familjarë dhe popullin e tij.