Barleti apo Beçikemi? - Një pështjellim në shkencën shqiptare

Barleti apo Beçikemi? - Një pështjellim në shkencën shqiptare Studim albanologjik, histori me autor Ilia S. Karanxha[1][2], botuar nga Botimet Kumi, 2010, 272 faqe, ISBN 978-99956-48-81-7.

Vepra sjell hipoteza e teza të reja lidhur me autorësinë e dy veprave monumentale të albanologjisë Rrethimi i Shkodrës dhe Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbeut... të cilat, siç dihet, deri më sot janë konsideruar si vepra të Marin Barletit.

Që në leximin e parë të bie në sy se hartimi i kësaj vepre ka kërkuar punë e pasion të madh, kualifikim të shumanshëm, guxim shkencor dhe logjikë të mprehtë. Vetëm të tilla tipare mund ta ndihmonin këtë autor të luftonte, që me veprën e tij të parë, për krijimin e tezave dhe hipotezave të reja, kur teza e hipoteza të vjetra kishin kohë që ishin përhapur e kishin zënë vend.

Duke krahasuar një mori të dhënash historike, filologjike e ikonografike, duke u thelluar në leximin e tekstit dhe duke përqasur pjesë tekstesh nga panegjirikët e njohur të humanistit Marin Beçikemi me tekstet e veprave të lartpërmendura, Karanxha, përmes arsyetimesh logjike, ka tronditur fort një sërë problemesh dhe ka sjellë përfundime të reja bindëse. Këto përfundime sqarojnë autorësinë e këtyre veprave, duke e lidhur atë me emrin e humanistit të njohur prof. Marin Beçikemit e duke e lënë Marin Barletin thjesht si një emër pas të cilit është dashur të fshihej autori i vërtetë; sqarojnë se i quajturi portret i Marin Barletit është vetëm një klishe ikonografike e përdorur dhe në vepra të tjera si portret autori, saktësojnë datën e botimit të Historisë së Skënderbeut... duke e spostuar atë në vitin 1522; shpjegojnë ndërhyrjet e pasardhësve të Pal Engjëllit në botimet e mëvonshme për qëllime lavdie familjare, si dhe plotësojnë me të dhëna biografike jetën e humanistit të madh shkodran Marin Beçikemi dhe të botuesit B. Vitali, një shqiptar tjetër ky që u shqua si editor në botimet veneciane të shek XV-XVI. ...

Komentet në lidhje veprën Barleti apo Beçikemi ?… janë bërë nga Prof. Asc. Dr. Thanas L. Gjika, shkrimi i të cilit zuri vend në shumë organe të shtypit të përditshëm apo në rrjetin social gjatë muajve dhjetor 2010 - janar 2011[3]; nga Dr. Selman Meziu[4][5] dhe nga Tomson Nishani[6].

Teza që eleminon dualitetin Barleti / Beçikemi, mbas artikujve të shumtë[7] të publikuar nga Ilia S. Karanxha gjatë viteve 2010-2018, u pasurua së fundi me dy monografi të reja[8][9].

  1. ^ Thanas L. Gjika, ILLYRIA 23.4.2016; po ashtu në rrjetë: http://illyriapress.com/humanistet-tane-te-shekujve-xv-xvi-ne-drite-te-re/.
  2. ^ Thanas L. Gjika, Mos dënimi i krimit është krim i ri, Tiranë, OMSCA-1, 2016, ff. 290-315.
  3. ^ Thanas L. Gjika, Vepër madhore në studimet Skënderbejane nga Ilia S. Karanxha, Gazetat Shqip, Dielli, Fjala e Lirë Shkodër, Reporteri, Botimet Shqip, Zemra Shqiptare (17.12. 2010), Alb.link, Alba vision, Portal shqiptar, Albanian site, Albania News (18. janar 2011), Jeta Katolike 24 janar 2011, pp 47-48 etj.
  4. ^ Dr. Selman Meziu, Një operacion kirurgjikal për të zbuluar të vërtetën e fshehur në 5 shekuj: [Ilia Karanxha, "Barleti apo Beçikemi?"..., 2010], në Republika, N. 262, 14 nëntor, 2010, f. 16.
  5. ^ Dr. Selaman Meziu, Profesori nën mjegullnaj e shekujve, në Rruga e arbërit, N. 1, 57, Janar 2011.
  6. ^ Tomson Nishani, «Barleti apo Beçikemi?...», trajtim shkencor për epokën e Skënderbeut: Ilia Karanxha sjell albanologjinë në bibliotekat e Firenzes, në Metropol, N. 2519, 21 nëntor, 2011, f. 23. Rilindja Demokratike, 22 nëntor 2011.
  7. ^ "Artikuj nga Ilia S. Karanxha". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Ilia Stavri Karanxha, Marino Becichemo Scodrensi pater patriae, 2018, 526 p., ill., 26 cm, ling. alb.  Studime Albanologjike 4, botuar në SHBA, ISBN 978-1-9868-0597-1.
  9. ^ Ilia Stavri Karanxha, Barlezio o Becichemo: documenti e testi, 2018, 223 p., ill., 24 cm.  Studime Albanologjike 4a, stampuar në Poloni,  ISBN 978-1-9805-4433-3.