Basadi Shantinathas (ose basadi i Shanteshvaras), është një tempull xhainist kushtuar tirthankarit (shenjt i hyjnizuar) të gjashtëmbëdhjetë, Shantinatha i gjendur në vendbanimin tempullor, historikisht të rëndësishëm, të Jinanathapuras (i shkruar edhe "Jainanathapura") pranë qytetit të Shravanabelagolas. Është një fshat në Channarayapatna taluk në distriktin Hassan të shtetit indian Karnataka. Jinanathapura u themeluar nga Ganga Raja, një komandant dhe financues i fuqishëm i xhainizmit në fillim të shekullit të XII gjatë sundimit të mbretit të famshëm Hoysala, Vishnuvardhana.[1] Basadi (i quajtur edhe "basti") i Shantinathas është një shembull i rafinuar i Arkitekturës Hoysala dhe u ndërtua rreth vitit 1200 gjatë sundimit të mbretit Veera Ballala II. Sipas historianit të artit Adam Hardy, Basadi është një ndërtim me një faltore të vetme (vimana) me një mandapa të mbyllur dhe material kryesor të përdorur gurin e steatitit.[2] Monumenti është i mbrojtur nga divizioni i shtetit të Karnatakas së Archaeological Survey of India (ASI).[3]

Kolonë rrumbullake në mandapan e Basadit të Shantinathas

Plani i tempullit

Redakto
 
Imazh i ulur i Shantinathas me mbishkrim të vjetër kannada skalitur në piedestal

Basadi i Shantinathas shfaq shkëputje interesante nga tempujt e kursyer xhainistë të të njëjtës kohë (si Basadi Akkana) për shkak të relieveve të jashtme të pasura dhe të theksuara, një stil që ishte më i zakonshëm në tempujt hindu të të njëjtës kohë të ndërtuar nga mbretërit Hoysala ose nga personat e fuqishëm të lidhur me këtë perandori.[4] Një mbishkrim në gjuhën kannada mbi piedestalin e imazhit të ulur të Shantinathas tregon se basadi u ndërtua nga Recana (i quajtur edhe Recimayya, Recarasa dhe Recaprabhu), një gjeneral dhe ministër i mbretit Ballala II. Ai jep po ashtu disa informacione rreth mësuesve të tij xhainistë. Recana, i cili më parë ishte në shërbim të dinastisë Kalyani Chalukya dhe më vonë të dinastisë jugore Kalachuri duket se e ka transferuar besnikërinë e tij ndaj mbretit Hoysala. Mbishkrimet tregojnë se ai ndërtoi tempuj xhainist po ashtu në Lakkundi dhe Arasikere.[5]

 
Basadi i Shantinathas në Jinanathapura, distrikti Hassan

Tempulli qëndron mbi një platformë (jagati) që është rreth një metër e lartë.[6] Sipas historianit të artit Gerard Foekema, duke qenë një ndërtim me një vimana (faltore) të vetme ai cilësohet si një plan ekakuta (një kullë e quajtur shikhara mbi faltore).[7] Tavani i mandapas së mbyllur mbahet nga katër kolona rrumbullake. Këto, sipas historianit të artit Percy Brown shënja kyç të veçorive Hoysala.[8] Megjithë dekorimet e pasura të jashtme, tempulli nuk ka panele dekoruese të frizës së modanaturës që rrethon tempullin në bazën e mureve të jashtëm, një veçori që është karakteristike për tempujt Hoysala të shekujve të XII dhe të XIII.[9] Muret e brendshme të basadit janë të thjeshta, por dekorimi i trarit mbi hyrjen e shenjtërores janë të rafinuara dhe konsistojnë në pesë Xhaina (murgjë xhainistë), nga të cilët qendrori është një kopje e imazhit të Shantinathas që qëndron mbi një fron me shtatë seksione brenda shenjtërores.[10]

Shiko edhe

Redakto

Galeri imazhesh

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Delbonta in Hegeëald (2011), fq. 120
  2. ^ Hardy (1995), fq. 334
  3. ^ "Alphabetical List of Protected Monuments-List of State Protected". Archaeological Survey of India, Government of India. Indira Gandhi National Center for the Arts. Marrë më 10 nëntor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Delbonta in Hegewald (2011), fq. 119, 124-125
  5. ^ Delbonta in Hegeëald (2011), fq. 121
  6. ^ Quote:"Jagati kryen funksionin e një pradakshinapatha (cirkumambulator) pasi faltorja nuk ka planifikuar", Kamath (2001), fq. 135
  7. ^ Foekema (1996), fq. 25
  8. ^ Brown in Kamath (1980), fq. 134-135
  9. ^ Delbonta in Hegewald (2011), fq. 124
  10. ^ Delbonta in Hegewald (2011), fq. 122-123

Bibliografia

Redakto
  • Gerard Foekema: A Complete Guide to Hoysala Temples; Abhinav, 1996, New Delhi, ISBN 81-7017-345-0.
  • Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: from pre-historic times to the present; 2001, Jupiter books, botuar për herë të parë në 1980, Bangalore, oclc=7796041, lccn=80905179.
  • Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation: the Karṇāṭa Drāviḍa Tradition, 7th to 13th Centuries; Abhinav, 1995, New Delhi, ISBN 81-7017-312-4.
  • Robert J. Delbonta: The Jaina Heritage Distinction, Decline and Resilience - Heidelberg Series in South Asian and Comparative Studies – Volume II, ©Subrata Mitra; kapitulli “The Shantinatha Basadi at Jinanathapura”; redaktuar nga Julia A.B. Hegewald, 2011, Samskriti, isbn 978-81-87374-67-1.