Arkitektura e dinastisë perëndimore Ganga
Dinastia Perëndimore Ganga ishte një dinasti e rëndësishme sunduese e Karnatakas së lashtë në Indi që zgjati nga viti 350 deri në vitin 1000 të e.s.. Ata janë njohur si 'Dinastia Perëndimore Ganga' për tu dalluar nga Dinastia Lindore Ganga që sunduan në shekuj më të vonshëm mbi Kalinga-n (Odisha moderne). Përgjithësisht besohet se dinastia perëndimore Ganga e filloi sundimin e saj gjatë një kohe kur klane të shumë-fishta vendase konsoliduan pavarësinë e tyre për shkak të dobësimit të Perandorisë Pallava në Indinë e Jugut. Stili arkitekturor i Dinastisë Perëndimore Ganga ishte i ndikuar nga ai Pallava dhe Badami Chalukya, përveç veçorive vendase të arkitekturës xhainiste.[1] Kolonat Ganga me një luan konvencional në bazë dhe një trung të rrumbullakët mbi kokën e luanit, , Shikhara e shkallëzuar e faltores me modulime horizontale dhe kolona katrore ishin veçori të trashëguara nga Dinastia Pallava. Këto veçori gjenden edhe në struktura të ndërtuara nga vasalët e tyre, dinastia Bana dhe ajo Nolamba.[2]
Mardhëniet me Besimet
RedaktoDinastia perëndimore Ganga përkrahu të gjitha besimet kryesore të kohës; xhainizmin, dhe sektet hindu të Shaivizmin, Brahminizmin, Vedizmin dhe Vaishnavizmin. Gjithësesi studiuesit kanë argumentuar se jo të gjithë mbretërit Ganga mund tu kenë dhënë prioritet të njëjtë të gjitha besimeve. Disa historianë besojnë se mbretërit Ganga ishin besimtarë të devotshëm xhainistë,[3] megjithëse dëshmitë mbishkrimore nuk janë përcaktuese pasi ato përmendin kalamukha-t (asketikë të vendosur Shaiva), pasupata-t dhe lokayata-t (ndjekës të doktrinës Pasupatha) që lulëzuan në Gangavadi, duke treguar se Shaivizmi ishte po ashtu popullor. Mbreti Madhava dhe Harivarman ishin të përkushtuar ndaj lopëve dhe brahminëve ndërsa mbreti Vishnugopa ishte një Vaishnavist i përkushtuar.[4] Mbishkrimet e Madhavas III dhe Avinitas përshkruajnë përkrahje bujare për urdhërat dhe tempujt xhainistë.[5] Ka gjithashtu dëshmi mbishkrimore se mbreti Durvinita kreu flijime vedike duke u sugjeruar historianëve se ai ishte hindu që i përkiste vaishnavizmit ose shaivizmit.[6] Gjithësesi, dokumentet e Dinastisë perëndimore Ganga nga Shekulli VIII tregojnë një ndikim të fortë xhainist të dëshmuar edhe nga shumë basadit që ata ndërtuan për shkak të popullaritetit të shenjtëve si Pushpdanta, Pujyapada, Vajranandi, Srivaradhadeva dhe Ajitasena.[7]
Mardhëwniet me Xhainizmin
RedaktoXhainizmi u bë popullor në këtë dinasti në shekullin e VIII kur mbreti Shivamara I ndërtoi basadi të shumta xhainiste.[8] Mbreti Butuga II dhe ministri Chavundaraya ishin xhainistë të vendosur që është e dukshme nga ndërtimi i skulpturës monolitike të Gommateshwaras.[9] Adhurimi i gjurmëve të liderëve shpirtërorë si ato të Bhadrabahu-t në Shravanabelagola nga shekulli i X është konsideruar një paralele me Budizmin.[10] Disa ndikime brahminike shihen në shenjtërimin e monolitit të Gomateshwaras që është statuja e Bahubalit, djali i Tirthankarit Adinatha (ashtu si hindutë adhurojnë djemtë e Shivës).[11] Adhurimi i hyjnive dytësore si yaksa-t dhe yaksi-t, më herët të konsideruara si ndihmës të rëndomtë të tirthankarëve shihet që nga shekulli i VII deri në shekullin e XII.[12] Para shekullit të VIII, tempujt xhainistë quheshin Chaitya, Cediya, Jainalaya, Jinageha ose Jinabhavana, termi Basadi u përdor vetëm më vonë.[13] Popullariteti i xhainizmit mori një nxitje të mëtejshme nga mbretërit Ganga dhe Rashtrakuta, që nga koha e Amoghavarsha I. Megjithatë dëshmitë tregojnë një rënie në popullaritetin e tij midis drejtuesve vendorë (pronarët e tokave ose gavunda-t) nga shekulli i X kur ata filluan të favorizojnë shaivizmin .[14] Koha e vërtetë e popullaritetit të xhainizmit në rajon ishte nga sundimi i shekullit të VIII të mbretit Shivamara I që çoi në ndërtimin e shumë basadëve.[8] Mbreti Butuga II dhe ministri Chavundaraya ishin xhainistë të vendosur që dëshmohet nga ndërtimi i statujës monolitike të Gomateshwaras.[9] Një historian ka pohuar se shumica e këtyre xhainistëve kërkonte çlirimin nga bota materliale (moksha) duke ftuar vdekjen nëpërmjet ritualeve dhe asketizmit (sannyasa) ishin nga komuniteti aristokratik dhe i pasur tregëtar, rituale të tilla mes njerëzve nga klasat e ulëta shoqërore ishin një gjë e rrallë.[15] Gratë bënin gjithashtu përpjekje në favor të kauzës xhainiste, një konkubinë mbretërore Nandavva dhe një zonjë e pasur feudale, Attimabbe janë disa nga shembujt.[16]
Adhurimi i hyjnive dytësore si yakshat dhe yakshinit, më parë të konsideruara si ndihmës të rëndomtë të tirthankarëve, ishte një zhvillim nga shekulli i VII deri në atë të XII.[12] Kjo konsiderohet fillimi i kulteve devocionale që i ngritën yakshi Jvalamalini Kalpan dhe Bhairava Padmavati Kalpan në statusin e hyjnive. Jvalamalini, e paraqitur me flakë të dala përpara kokës së saj dhe duke mbajtur hark, mburojë, shigjeta, shpatë, disk (çakra) etj., në tetë krahët e saj dhe duke kalëruar një buall ishte ndihmësi i tirthanaras së tetë, Chandraprabha.[17] Padmavati ishte yaksi i tirthankarës së njëzet e tretë, Parshva dhe mund të ketë rrjedhur nga adashi i tij hindu.[18] Kulti i adhurimit është konsideruar konsistent me asimilimin e banorëve të pyjeve dhe tribuve në besimin xhainist dhe një shoqëri e bazuar në kasta.[19] Ndërsa në fillim asketizmi përkrahej një shtim i përfshirjes së përkrahjes nga tregëtarët e pasur dhe mbretëria i bëri murgjit më të ngulitur në tempuj.[20] Lutjet, liturgjitë, dekorimet dhe vajosjet e hyjnisë në tempujt Digambara kryhej nga upajjhayat ose acharyat. Në dallim nga kjo, besimtarët e vendosur në derasarët Svetambara ndërmirrnin këto aktivitete dhe pjesëtarët e tempullit bënin thjeshtë pastrimin.[21] Asketikët nuk kërkonin në ndonjë kontakt të drejtëpërdrejtë me imazhin e hyjnisë, por e kalonin konën në pendim dhe meditim.[20] Një historian ka propozuar se tempujt xhainistë mund të kenë punësuar oborrtarë (Devadasi ose Sule) megjithëse kjo mund të ketë qenë një zhvillim pas shekullit të X.[22]
Shravanabelagola
RedaktoShravanabelagola është një qytet pranë Channarayapatnas së distriktit Hassan në shtetin indian Karnataka, 158 km nga Bangalore, kryeqyteti i Karnatakas. Statuja e Gommateshvaras Bahubali në Shravanabelagola është një nga Tirthat (vende pelegrinazhi) më të rëndësishme të Xhainizmit, që shënon një pikë kulmore në aktivitetin arkitekturor dhe skulpturor nën patronazhin e dianstisë perëndimore Ganga të Talakadit. Chandragupta Maurya thuhet se ka vdekur këtu në vitin 298 p.e.s. pasi u bë një murg xhainist dhe zhvilloi një jetë asketike.[23] Shravanabelagola që do të thotë "Pellgu i bardhë i Shravanas" është emërtuar sipas figurës kolosale të Gommatas - prefiksi Śravana shërben për ta dalluar atë nga Belagolat e tjera me prefikset Hale- dhe Kodi-, ndërsa Belagola "pellgu i bardhë" është një aluzion për pellgun në mes të qytetit. Ekuivaletet sanskritisht Śvetasarovara, Dhavalasarovara dhe Dhavalasarasa të përdorura në mbishkrime e përkrahin këtë kuptim. Shravanabelagola ka dy kodra, Chandragiri dhe Vindhyagiri. Acharya Bhadrabahu dhe nxënësi i tij, Chandragupta Maurya besohet se kanë medituar këtu.[24] Basadi i Chandraguptas, që i është kushtuar Chandragupta Mauryas, u ndërtua fillimisht këtu nga Ashoka në shekullin e III p.e.s.. Chandragiri ka gjithashtu përmendore për shumë murgj Shravaka që kanë medituar këtu që nga shekulli i V i e.s., duke përfshirë mbretin e fundit të dianstisë Rashtrakuta të Manyakhetas. Chandragiri ka edhe një tempull të famshëm të ndërtuar nga Chavundaraya.
Mbi kodrën Vindyagiri gjendet statuja monolitike 17.6 m e lartë e Gommateshvaras.[25] Konsiderohet si statuja monolitike prej guri më e madhe në botë.[26] Baza e statujës ka një mbishkrim në shkrimin devnagari, që daton nga viti 981, dhe që lavdëron mbretin dhe gjeneralin e tij, Chavundaraya, që e ngriti statujën për nënën e tij. Statuja është quajtur 'Statuja e Gommateshvaras' nga banorët kannada të Karnatakas, por xhainistët i referohen me emrin "Bahubali". Monoliti i Gomateshwaras i projektuar nga Chavundaraya është konsideruar pika kulmore e kontributit skulpturor Ganga në Karnatakan e lashtë. E skalitur në granit të bardhë të lëmuar, imazhi qëndron mbi një zambak. Nuk ka mbështetje dhe është 18 metra e lartë me fytyrën që është 2 metra. Me shprehjen e qetë të fytyrës, flokun e saj kaçurrelë me pamje të hijshme, antominë proporcionale, madhësia e monolitit dhe kombinimi i artit dhe zejtarisë ka çuar që ajo të quhet si arritja më e fuqishme skulpturore në Karnatakan mesjetare.[27] Kolonat e tyre të veçuara të quajtura Mahasthambha ose Bhrahmasthambha janë konsideruar po ashtu si unike, shembuj të të cilave janë Kolona Brahmadeva dhe Kolona Tyagada Brahmadeva.[28][29] Në krye të kolonaës trungu i të cilës (cilindrik ose tetëkëndor) është i dekoruar me bimë kacavjerrëse dhe motive të tjera bimore është Brahma i ulur dhe baza e kolonës normalisht ka skalitje të personaliteteve të rëndësishme xhainiste si dhe mbishkrime.[30] Kontribute të tjera të rëndësishme janë basadit xhainistë kullat e të cilëve ka kate të zvogëluara gradualisht (talas) të zbukuruara me modele të vegjël tempujsh. Këto faltore të vogëltha kanë skalitje të tirthankarëve (shenjtë xhainistë). Në krye të tyre janë përdoren dritare gjysëm-rrethore që lidhin faltoret dhe Kirtimukha-n dekorative (fytyra demonësh). Basadi i Chavundarayas i ndërtuar në shekullin e X ose të XI, Basadi i Chandraguptas i ndërtuar në shekullin e VI si dhe statuja monolitike e Gomateshwara-s e vitit 982 janë monumentet më të rëndësishme në Shravanabelagola.
Në Shravanabelagola gjenden këto basadi xhainistë:
- . Basadi Akkana: i ndërtuar në vitin 1181 ka si hyjni kryesore të tempullit tirthankarën (shenjtor) e njëzet e tretë të xhainizmit, Parshëanath.
- . Basadi i Chandraguptas: i vendosur në shekullin e IX. Qela e mesme e këtij tempulli ka figurën e Parshvanathas, në të djathtë të figurës së Padmavathit dhe në të majtë të figurës së Kushmandinit, të gjithë në pozicione të ulur. Disa veçori në basadin e Chandraguptas u shtuan nga skulptori i famshëm Hoysala, Dasoja në shekullin e XII. Kornizat dekorative të dyerve, dritaret e hapura që paraqesin skena nga jeta e mbretit Chandragupta Maurya janë njohur si krijime të tija.[31]
- . Basadi Shantinatha: ky tempull i është kushtuar Shantinathas dhe është ndërtuar rreth vitit 1200.
- . Basadi Parshwanatha: Kjo është një strukturë e bukur me mure të jashtme të dekoruara. Imazhi i Parshwanathas 5.5 m i lartë është statuja më e lartë në kodër. Manastambha (kolonë monumentale) është e skalitur në të katërta faqet dhe përmban figura të Padmavathit në jug, Yakshas në lindje, Kushmandini i ulur në veri dhe një kalorës në galop në perëndim. Kolonat në navaranga janë të tipit të rrumbullakët të stilit Ganga me modelime kambane, vazoje dhe rrote.
- . Basadi Kattlae: Ky është i vendosur në të majtë të Basadit Parshwanatha dhe në fakt ky është më i madhi i të gjitë basadëve në këtë kodër. Basadi Kattlae i është kushtuar kryesisht adhurimit të tirthankaras së parë xhainiste Rishabhnatha. Këtu gjendet imazhi i Adinatha Thirthankaras dhe gjithashtu i Pampavathit në Kaisale.
- . Basadi Chandraprabha: I është kushtuar adhurimit të tirthankaras së tetë, Chandraprabha. Në të basad gjenden imazhet e Shyama-s, Jwalamalini-t, Yaksha-s dhe Yakshi-t. Basadi është një strukturë prej tullash e ngritur mbi një bazë guri. Ky tempull mund të jetë më i vjetri në kodër dhe është i datuar rreth vitit 800. Thuhet se është ngritur nga mbreti Ganga, Sivamara II.
- . Basadi Suparshwanatha: Mbi imazhin e kokës së Suparshvanathas është skalitur gjarpri me shtatë koka të ngrehura.
- . Basadi Chamundarayaraya: është më i rafinuari dhe një nga tempujt më të mëdhenjë në kodër. I është kushtuar Neminathas, tirthankara i njëzet e dytë. Sukhanasi konsison në figura të mira të Sarvahnas dhe Kushmandinit, yakshas dhe yakshit të Neminathas. Daton nga vitit 982.
- . Basadi Chavundaraya : Ky basad është ndërtuar në vitin 982 nga Chavundaraya. I është kushtuar adhurimit të Neminatha Swamy-t, tirthankara i njëzet e dytë. Ky është i ndërtuar si basadi më i bukur i të gjithëve.[32]
Basadi Panchakuta në Kambadahalli
RedaktoBasadi Panchakuta (ose Basadi Panchakoota) është i vendosur në fshatin Kambadahalli të distriktit Mandya në shtetin indian Karnataka, në Indinë jug-perëndimore. Është një nga shembujt më të përsosur të Arkitekturës Dravidiane të jugut të Indisë së varietetit të të dinastisë perëndimore Ganga, i lidhur me besimin dhe ikonografinë xhaine.[33][34][35][36] Sipas historianit K.R. Srinivasan, kompleksi tempullor, që u ndërtua nga mbretërit e dinastisë perëndimore Ganga i përket periudhës midis viteve 900-1000 të e.s.. Historiani Sarma megjithatë i cakton një datë më të hershme të shekullit të VIII bazuar në gjurmët e hershme të ndikimeve Pallava-Pandya dhe Chalukya-Pallava.[37] Basadi Panchakuta në Kambadahalli është një tempull xhainist me pesë kulla dhe ka një kolonë monumentale të veçuar të quajtur Brahmadeva. Kamaret e murit këtu janë të kurorëzuara me torana (arkitra) me skalitje me motive floreale, krijesa hyjnore duke fluturuar (gandharva) dhe imazhe përbindshash (makara) të kalëruar nga Yaksa (ndihmës të shenjtëve) ndërsa kamaret janë të zëna nga imazhe të vetë tirthankarëve.[38] Kambadahalli gjendet 18 km nga qyteti i famshëm i trashëgimisë xhainiste Shravanabelagola, në autostradën Mandya-Shravanabelagola. Nga mbishkrimet, mësohet se kompleksi tempullor ka qenë rinovuar gjatë shekujve të fundit, duke përfshirë atë gjatë sundimit të perandorisë Hoysala.[39] Srinivasan e përshkruan atë si një "pikë referimi në arkitekturën e Indisë së jugut".[34][37][40]
Tempulli është ndërtuar në dy faza, ku në të parën u ndërtuan tre faltore (trikutachala). Faltorja qendrore është e drejtuar nga veriu, një faltore është e drejtuar nga perëndimi ndërsa tjetra nga lindja. Faltorja qendrore ka një Shikhara katrore të quajtur Brahmachhanda girva-shikhara. Faltoret e drejtuara nga perëndimi dhe lindja kanë shikhara të quajtura përkatësisht Rudrachhanda griva-shikhara dhe Vishnuchhanda griva-shikhara.[33] Dizajni i shikharave flet për shijen e lartë artistike të ndërtuesve. Rreshti i parë (tala) i shikharës është sa një e treta e lartësisë së përgjithshme të kullës, ndërsa rreshti i dytë është sa gjysma e lartësisë së të parës.[37] Secila nga tre faltoret ka vestibule individuale (gjysëm holle ose ardha-mantapa) që janë të hapura në një holl të përbashkët të hapur të quajtur mahamantapa ose navaranga, tavani i të cilës është i mbajtur nga katër kolona qendrore të zbukuruara. Në hyrje të faltoreve (bilpitha) gjendet gardianët në "tetë drejtimet" (ashtadikpalaka; ashta - "tetë", dik - "drejtim", palaka - "mbajtës") me bashkëshortet dhe mjetet e tyre (vahana)[34][39]
I gjithë kompleksi është i orientuar drejt kolonës mbresëlënëse Brahmadeva nga veriu. Faltorja kryesore qendrore bujt imazhin e Adhinatha-s, tirthankara i parë xhainist (shenjtë mësues). Faltorja e drejtuar nga perëndimi (djathtas) dhe ajo e drejtuar nga lindja (majtas) kanë imazhe të tirthankarëve më të vonë, Shantinatha dhe Neminatha përkatësisht. Sipas Robert J. Del Bonto, i cili drejtoi kërkimet në sit, dy faltoret që përbëjnë shtesa të mëvonshme janë një ndërtim dyjar, të drejtuara nga njëra-tjetra, kanë vestibule individuale dhe një mandapa të mbyllur dhe një mandapa të hapur në një verandë të përbashkët me kolona (mandapa e hapur). Kritiku i artit M. H. Dhaky i quan ato "Basadi Shantinatha" dhe i konsideron një shembull të mirë të fazës "përfundimtare" të artit Ganga.[41] Tempulli paraqet skulptura të rafinuara të Yaksha-ve (shpirtëra mirëdashës mashkullorë) dhe Yakshi-ve (kundërpjesët femërore) xhainiste periudhave të dinastisë perëndimore Ganga dhe asaj Hoysala.[34][39] Kompozimi i përgjithshëm i tempullit, sipas Sarma-s, është "i kthjellët në strukturë dhe funksion" pa ndonjë mbi-dekorim të theksuar.[37]
Marrdhëniet me Hinduizmin
RedaktoDinastia perëndimore Ganga ndërtoi shumë tempuj Hindu me Gopuramë mbresëlënës dravidian që përmbajnë figura në stuko nga panteoni hindu, dritare dekorative që janë të vendosura te mandapa (holli) bashkë me relieve të saptamatrika-ve (shtatë nënat qiellore).[42] Disa shembuj të mirënjohur janë Tempulli i Arakeshvaras në Hole Alur,[43] tempulli i Kapileswaras në Manne, tempulli i Kolarammas në Kolar, Tempulli i Rameshvaras në Narasamangala,[44] Tempulli i Nageshvaras në Begur[45] dhe Tempulli i Kalleshvaras në Aralaguppe.[46] Në Talakad ata ndërtuan tempullin e Maralesvaras, tempullin e Arakesvaras dhe tempullin e Patalesvaras. Ndryshe nga tempujt xhainistë ku dekorimi i frizës floreale është i zakonshëm, tempujt hindu dallohen nga frizat (pllakatat prej guri me relieve dekorative) duke ilustruar episode nga epika dhe puranat.[38] Një tjetër trashëgimi e veçantë e Dinastisë Ganga janë numri i virgal-ëve (lapidare heroike) që ata kanë lënë; përmendore që përmbajnë detaje skulpturore në relieve me skena lufte, hyjnish hindu, saptamatrika, tirthankarë xhain dhe vdekje rituale (si Lapidari heroik Doddahundi).[30][47] Brahminizmi vedik ishte popullor në shekujt e VI dhe të VII kur mbishkrimet referojnë dhurime të bëra ndaj brahminëve Srotriya.[14] Këto mbishkrime përshkruajnë edhe trashëgiminë gotra të famijeve mbretërore dhe pjesëmarrjen e tyre në rite të tilla vedike si asvamedha (flijimi i kalit) dhe hiranyagarbha.[48] Brahminët dhe mbretërit gëzonin një mardhënie reciprokisht të leverdisshme; ritualet e kryera nga brahminët i dhanë legjitimitet mbretërve dhe dhurimet e tokave të bëra nga mbretërit ndaj brahminëve i ngriti ata në shoqëri në nivelin e pronarëve të pasur të tokave, që i integruan banorët e pyjeve në një shoqëri të bazuar në kasta.[49] Brahminët tani kërkonin dhe zinin pozicione të rëndësishme në ushtri dhe administratë.[50] Brahminët filluan të bënin dhurime për ndërtimin e përmendoreve të heronjve të rënë dhe dhuronin toka për ndërtimin e tempujve.[51] Nga fundi i shekullit të X, rezidentët brahminë në agrahara (shkolla mësimi) merrnin pjesë në format puranike të adhurimit të tempujve, duke ndërtuar të rinjë ose duke vepruar si garantë për dhurimet devabhoga (dhurime tempullore).[52] Vaishnavizmi mbajti një profil të ulët dhe jo shumë mbishkrime përshkruajnë dhurime ndaj kauzës së tij.[53] Disa tempuj vaishnavitë të ndërtuar nga mbretërit Ganga janë tempujt Narayanaswami në Nanjangud, Sattur dhe Hangala në distriktin modern të Mysores, tempujt Kodandarama dhe Yoga Narasimha në distriktin modern të Chikkamagaluru dhe tempulli Nolamba Narayaneshvara në Avani në distriktin modern të Kolarit.[54] Hyjnia Vishnu paraqitej me katër krahë duke mbajtur një kërmill deti (sanka), disk (cakra), çomagë (gada) dhe zambak (padma).[55]
Nga fillimi i shekullit të VIII, u rrit në çdo seksion të shoqërisë patronazhi ndaj shaivizmit; elita vendore, pronarët e tokave, asambletë (samaya), shkollat e mësimit (aghrahara)[52] dhe familjet kryesore drejtuese si ato të mbretërive Bana, Nolamba dhe Chalukya e përkrahën gjerësisht shaivizmin.[56][57] Midis mbretërve minorë Chalukya, Narasinga Chalukya i Mysores ndërtoi tempullin Narasingeshwara dhe mbretërit Goggi dhe Durga ndërtuan tempullin e Buteshvaras në Varuna në rajonin modern të Mysores.[57] Si pasojë e përpjekjeve të fuqishme të priftërinjve dhe asketikëve, urdhërat e murgjërve shaivist lulëzuan në shumë vende si Kodrat Nandi, Avani dhe Hebbata në distriktin modern të Kolarit, veçanërisht që nga shekulli i IX e më tej kur priftërinjtë e tempujve dhe asketikët luajtën një rol aktiv në ndërtimin e tempujve.[58][59] Ndryshe nga xhainizmi ku dokrinat strikte i ndalonin asketikët dhe murgjërit të përfshiheshin në aktivitetet e bazuara në tempull, rregullime të tilla nuk i ndalonin predikuesit shaivitë që ia kushtonin energjitë e tyre mbledhjes së mbështetjes së besimtarëve për aktivitetet tempullore.[60] Tempujt e Shivas përmbanin një Shiva linga (fallus) në shenjtërore mbashkë me imazhe të hyjneshës nënë, Suryas (perëndia e diellit).[61] Ndonjëherë përfshiheshin imazhe të perëndisë vaishnavite duke pohuar natyrën gjithëpërfshirëse të Shivës. Nandi (një dem dhe ndihmës i Shivës) nomralisht vendosej në një pavjon të veçantë përballë shenjtërores.[62][63] Linga ishte e bërë nga njeriu dhe në disa raste kishte gdhendje të Ganapatit (djali i Shivës) dhe Parvatit (bashkëshortja e Shivës) në të.[62] Linga ishte e bërë nga njeriu dhe me raste kishte skalitje të Ganapatit (djali i Shivës) dhe Parvatit (bashkëshortja e Shivës) në të.[62] Përveç manastireve, seli të urdhërave kalamukha ekzistonin në distriktet moderne të Kolarit, Mysores dhe Tumkurit. Këta urdhëra ishin më pak të dukshëm në distriktin modern Hassan dhe rajonet e Chikkamagaluru ku xhainizmi ishte popullor.[64]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Sharma Reddy & Krishna Rao in Kamath (2001), fq. 50–52
- ^ Kamath (2001), fq. 50
- ^ Dr. Lewis Rice, S. R. Sharma & M. V. Krishna Rao Mangalore Arthikaje. "History of Karnataka-Gangas of Talkad". 1998-2000 OurKarnataka.Com, Inc. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2006. Marrë më 18 janar 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Srikantha Shastri in Kamath (2001), fq. 49
- ^ Adiga (2006), fq. 249
- ^ Srikanta Sastri in Mangalore Arthikaje. "History of Karnataka-Gangas of Talkad". 1998-2000 OurKarnataka.Com, Inc. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2006. Marrë më 18 janar 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kamath (2001), fq. 49
- ^ a b Nga pllakat prej bakri Kulaganga dhe Narasimhapura (Adiga 2006, fq. 255)
- ^ a b Nga pllakat e Kudlurit të Butugas II (Adiga 2006, fq. 256)
- ^ P.B. Desai & Jaiswal in Adiga (2006), fq. 263–264
- ^ Adiga (2006), fq. 264
- ^ a b Adiga (2006), fq. 264–265
- ^ Adiga (2006), fq. 251
- ^ a b Adiga (2006), fq. 253
- ^ Settar in Adiga (2006), fq. 258
- ^ Adiga (2006), fq. 259
- ^ Settar shikon paralele në Budizëm dhe Hinduizëm (Adiga 2006, fq. 265)
- ^ Nandi in Adiga (2006), fq. 266
- ^ Adiga (2006), fq. 266
- ^ a b Adiga (2006), fq. 270-280
- ^ Paul Dundas in Adiga (2006), fq. 280
- ^ Chennakka Yeligar in Adiga (2006), fq. 280
- ^ Vir Sanghvi, "Rude Travel: Down The Sages", Hindustan Times, arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2015, marrë më 3 korrik 2016
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ S. Settar: Inviting Death: Historical experiments on sepulchral hill; Karnatak University, Dharwar, 1986
- ^ "Delegates enjoy a slice of history at Śravaṇa Beḷgoḷa" (në anglisht). Chennai, India: The Hindu. 1 janar 2006. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2012. Marrë më 10 qershor 2009.
- ^ John Keay: India: A History; 2000, Grove Publications, New York, isbn 0-8021-3797-0, fq. 324
- ^ Seshadri in Kamath (2001), fq. 51
- ^ Nëse është një aspekt i arkitekturës indiane që ka përsosmërinë dhe dobësinë e saj, janë pikërisht këto kolona të veçuara (Fergusson in Kamath 2001, fq. 52)
- ^ Sarma (1992), fq. 153, 206, 208
- ^ a b Në gjithë artin indian, ndoshta asgjë nuk krahasohet me këto kolona me shije të lartë - Vincent Smith in Kamath (2001), fq. 52
- ^ Adiga 2006, fq. 269
- ^ Disa historianë pohojnë se basadi i Chavundarayas u ndërtua nga vetë Chavundaraya ndërsa të tjerët argumentojnë se ai është vepër e djalit të tij Jinadevana (Gopal et al. in Adiga 2006, f. 256). Një tjetër pikëpamje konsideron se faltorja zanafillore u shenjtërua në shekullin e XI dhe u ndërtua në përkujtim të Chavundarayas (Settar in Adiga 2006, fq. 256)
- ^ a b Sarma (1992), fq. 152
- ^ a b c d Archaeological Survey. "Panchakuta Basadi". ASI Bangalore circle (në anglisht). Archaeological Survey of India. Arkivuar nga origjinali më 28 janar 2015. Marrë më 26 dhjetor 2012.
- ^ Sarma (1992), fq. 153–167
- ^ Muralidhara Khajane. "An ancient site connected with Jainism". The Hindu. Arkivuar nga origjinali më 9 maj 2011. Marrë më 3 mars 2006.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d Sarma (1992), fq. 161
- ^ a b Adiga 2006, fq. 268
- ^ a b c Muralidhara Khajane. "A ancient site connected to Jainsim" (në anglisht). The Hindu, Karnataka edition. Arkivuar nga origjinali më 21 gusht 2008. Marrë më 26 dhjetor 2012.
- ^ "Alphabetical List of Monuments - Karnataka -Bangalore, Bangalore Circle, Karnataka". Archaeological Survey of India, Government of India. Indira Gandhi National Center for the Arts. Marrë më 26 dhjetor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sarma (1992), fq. 166
- ^ Kamath (2001), fq. 51
- ^ Sarma (1992), fq. 105–111
- ^ Sarma (1992), fq. 91–102
- ^ Sarma (1992), fq. 78–83
- ^ Sarma (1992), fq. 88–91
- ^ Sarma (1992), p17, fq. 202, 204
- ^ Nga pllakat e bakrit Bendiganhalli dhe Bangalore, pllakat Chaluvanahalli, dhurimet e Kutalurit, Kadagatturit dhe Nallalas së mbretit Durvinita, dhurimi i Kondunjeruvusë së mbretit Avinita (Adiga 2006, fq. 281–282)
- ^ Adiga (2006), fq. 282
- ^ Adiga (2006), fq. 283
- ^ Nga mbishkrimi i shekullit te VII ne gjuhen kannada në Aihole që përshkruan përpjekjen e bërë nga mahajanët (brahminët) për të gërmuar një shpellë në përkujtim të mbretit Pulakeshin II, mbishkrimet Punajur dhe Madur (Adiga 2006, fq. 288-9)
- ^ a b Adiga (2006), fq. 291
- ^ Adiga (2006), fq. 313
- ^ Nga mbishkrimi Kalkunda (Adiga 2006, fq. 314–316)
- ^ Adiga (2006), fq. 317
- ^ Nga pllakat e bakrit Nandi të Rashtrakuta Govinda III i 800, dhurimi Koyatturi i mbretit Dodda Naradhipa Bana në vitin 810, mbishkrimi Ganiganur, mbreti Nolamba, Mahendradhirajas dhuroi shtëpinë e tij për një tempull të Shaivas në 878, mbishkrimi Baragur i vitit 914 i mbretit Ayappadeva Nolamba, tempulli Ninneshvaradeva i ndërtuar nga mbreti Dilipayya Nolamba në vitin 942.
- ^ a b Nga mbishkrimet Kukkarahalli, Manalevadi, Aragodupalli dhe Torevalli, (Adiga 2006, fq. 294)
- ^ Nga mbishkrimi Homma, mbishkrimi i pontifikut Tribhuvna Kavttara Bhatara i Avanyas (Adiga 2006, fq. 298-99)
- ^ Nga pllakat prej bakri Nandi të vitit 800, mbishkrimi i kolonës Avani, gurët heroikë Perbetta, mbishkrimi i 878 i Nolamba Mahendradhiraja, mbishkrimi Baragur i vitit 919, dhurimi i vitit 942 i Tumkurit dhe mbishkrimet Basavanahalli (Adiga 2006, fq. 304–305)
- ^ Adiga (2006), fq. 300
- ^ Ky ishte bërë popullor nga murgjit kalamukha (Adiga 2006, fq. 292)
- ^ a b c Adiga (2006), fq. 301
- ^ H.V. Stietencron in Adiga 2006, fq. 303
- ^ Nga mbishkrimi Kempanapura i vitit 991, mbishkrimet Kannambadi dhe Atakur të vitit 949 (Adiga 2006, fq. 304)
Bibliografia
Redakto- Malini Adiga: The Making of Southern Karnataka: Society, Polity and Culture in The Early Medieval Period, AD 400–1030; 2006, Orient Longman, Chennai, isbn 81-250-2912-5
- P.N. Chopra, T.K. Ravindran & N. Subrahmanian: History of South India (Ancient, Medieval and Modern) Part I; 2003, Chand publications, New Delhi, isbn 81-219-0153-7.
- Muralidhara Khajane: "An ancient site connected with Jainism"; The Hindu, kontrolluar më 3 shkurt 2006.
- Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: From Pre-Historic Times to The Present; 2001, viti i bot. të parë 1980, Jupiter books, Bangalore, oclc 7796041, lccn 80905179
- A.P. Karmarkar: Cultural History of Karnataka: Ancient and Medieval; 1947, Karnataka Vidyavardhaka Sangha, Dharwar, oclc 8221605
- John Keay: India: A History; 2000, Grove Publications, New York, isbn 0-8021-3797-0.
- R. Narasimhacharya: History of Kannada Literature; 1988, Asian Educational Services, New Delhi, Madras; isbn 81-206-0303-6.
- B. Lewis Rice: Inscriptions at Sravana Belgola: A Chief Seat of The Jains, (Archaeological Survey of Mysore); Bangalore: Mysore Govt. Central Press; 1889
- Vilas Adinath Sangave: Facets of Jainology: Selected Research Papers on Jain Society, Religion, and Culture; 2001, Popular Prakashan, Bombei, isbn 978-81-7154-839-2
- Vir Sanghvi, "Rude Travel: Down The Sages", Hindustan Times, arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2015, marrë më 3 korrik 2016
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - I.K. Sarma: Temples of the Gangas of Karnataka; 1992, Archaeological Survey of India, New Delhi, isbn 0-19-560686-8.
- Nilakanta K.A. Sastri: A History of South India From Prehistoric Times to The Fall of Vijayanagar; 2002, viti i bot. të parë 1955, Indian Branch, Oxford University Press, New Delhi, isbn 0-19-560686-8
- S. Settar: Inviting Death: Historical experiments on sepulchral hill; Karnatak University, Dharwar, 1986
- Umakant P. Shah: Jaina-Rupa-Mandana (Jaina Iconography), Volume 1; 1987, Abhinav, New Delhi, isbn 81-7017-218-7.
- Romila Thapar: Penguin History of Early India: From Origins to AD 1300; 2003, Penguin, New Delhi, isbn 0-14-302989-4