Një tempull xhainist është një vend adhurimi për xhainistët, ndjekësit e Xhainizmit,[1] Termi Derasar shërben për të emërtuar tempujt xhainistë në pjesën më të madhe të Indisë, duke përfshirë Raxhastanin ashtu si dhe termi Basadi që i referohet gjithashtu një shenjtërore ose tempulli xhainist.[2] Fjala basadi përdoret përgjithësisht në Indinë Jugore, ashtu si dhe në Maharashtra. Përdorimi i saj historik është i ruajtur në emrat e tempujve Vimala Vasahi dhe Luna Vasahi të Malit Abu. Fjala e lidhur sanskrite është vasati, që nënkupton ekzistencën e një institucioni që përfshin qëndrimin e studiuesve të bashkangjitur me tempullin.[3]

Tempujt xhainistë të Shatrun Yaias (në Palitana)

Historia

Redakto
 
Tempuj xhainistë digambar të Lal Mandirit, më të vjetrit e New Delhit

Sipas besimit xhainist, ekzistenca e tempujve në të cilët adhurohet kulti i tirthankarës, nuk ka një zanafillë pasi ka ekzistuar gjithmonë në Nandisvaradvipa, kontinent i paarritshëm për njerëzit. Në këtë kontinent gjenden 52 tempuj të përjetshëm ku adhurohen devat. Në këtë kontinent, përkundrejt botës njerëzore, zanafilla mitike e tempullit do të marr fill në një tempull të ndërtuar për të adhuruar një Rishabha.[4]

 
Tempujt xhainist të Palitanas

Tempujt xhainistë përmenden në tekstet e hershëm të kanonit Svetambara, ashtu si dhe në tregimet mbi jetën e Mahaviras. Mbishkrimet lejojnë të datohet ndërtimi i tempujve ka filluar midis shekujve të III dhe të II p.e.s. Më herët ekzistonin devakula ose devakulika, vende ku vendosej imazhi i ndonjë shenjti të konsideruar të denj për adhurim arhat dhe që ekziston edhe në Budizëm.[4] Shfaqja e tempujve xhainistë më të hershëm që kanë mbijetuar i përkasin shekujve të II dhe të I p.e.s. Duke parë natyralizmin e murgjëve xhainistë, që kalojnë një jetë nomade dhe lypsare, manastiret e para ishin vende kushtuar pushimit dhe veçimit të asketëve. Lindja e tempujve lidhet zakonisht me qytetin e Mathuras.[5] Megjithë numrin e pakët të ndjekësve të xhainizmit, ekzistojnë tempuj të shumtë kushtuar këtij besimi dhe veçanërisht në zonën veriore të Indisë. Kjo gjë i detyrohet faktit se, duke ndjekur parimin e jo dhunës ose ahimsan shumë xhainistë iu kushtuan tregëtisë dhe veprimtarive të tjera fitimprurëse dhe më vonë ia dhurojnë një pjesë të pasurisë së tyre ndërtimit të tempujve ose vendqëndrimeve të asketëve.[6] Komunitetet e xhainistëve jashtë Indisë kanë ndërtuar gjithashtu tempuj në vendet që qëndrojnë. Tempulli i parë i ndërtuar jashtë territorit indian gjendet në NairobiKenias dhe u ndërtua në vitin 1926 për tregëtarët e zhvendosur që nga shekulli i XIX.[7] Një tempull modern ndodhet gjithashtu edhe në qytetin e Antverpenit në Belgjikë.[7]

Arkitektura

Redakto
 
Tirtha xhainiste në Karkala

Tempujt xhainistë janë ndërtuar me dizajne të ndryshme arkitekturore.[8] Tempujt xhainistë në Indinë Veriore janë tërësisht të ndryshëm nga tempujt xhainistë në Indinë Jugore, që nga ana tjetër janë tërësisht të ndryshëm nga tempujt xhainistë në Indinë Perëndimore. Ka dy tipe tempujsh xhainistë:

  • Tempulli xhainist Shikar-bandhi (tempull me kube) dhe
  • Tempulli xhainist Ghar (tempull shtëpi pa kube).

Të gjithë tempujt xhainistë shikar-bandhi kanë shumë kolona mermeri që janë të skalitur me relieve të bukura posturash të figurave hyjnore. Ka gjithmonë një hyjni apo shenjt kryesor të njohur si mulnayak në secilin derasar. Pjesa kryesore e Tempullit xhainist quhet "Gambhara" (Garbha Graha) në të cilën ndodhet statuja hyjnore e skalitur në gurë. Hyjnia apo shenjti kryesor i një tempulli xhainist është i njohur si një mula nayak.[9] Hyrja për në Gambhara nuk mendohet pa bërë një banjë dhe pa veshur rrobat puja (të adhurimit). Një tempull xhainist që është 100 vjeçar quhet një Tirtha. Një Manastambha (kolona nderi ose krenarie) është një kolonë që shpesh është e ndërtuar përballë tempujve xhainistë.

 
Statuja e Gomateshwaras në Shravanabelagola, e datuar midis viteve 978 dhe 993

Tempujt xhainistë zakonisht nuk kërkojnë madhështinë e ndërtimeve të tyre siç bëjnë besimet e tjera pasi nuk ekziston një hyjni qendrore por një amalgamë entitetesh hyjnore dhe vetë xhainistët nuk kanë një autoritet qendror. Megjithatë, mund të gjenden, të krijuar kryesisht për digambarët e Indisë Jugore, skulptura kolosale të Gommatas, shpesh të vendosur në majë të maleve ose kodrave. Pa dyshim, në zonën verior të Indisë mund të gjenden tempuj të të njëjtës periudhë me skulpturat kolosale në të cilët dekorimi mjeshtëror i interiorit ka rëndësinë më të madhe.[10] Baza e ikonografisë xhainiste zakonisht konsiston në figurën e një të dituri të shenjtë lakuriq në pozicion të ulur me këmbët e kryqëzuara ose në këmbë. Kjo figurë zakonisht paraqitet e rrethuar nga katër shtresa që i referohen koncepteve bazë të xhainizmit në lidhje me idenë primare. Fakti që figura paraqitet lakuriqe lidhet veçanërisht me sektin digambara, ndjekësit e të cilit praktikojnë nudizmin siç tregon edhe shkëputja në zanafillën e tij, nuk ishte e lidhur vetëm me këtë sekt.[11] Duke nisur nga një moment historik filluan të shumësohen tempujt katërkëndorë me porta në çdo faqe si ai i Chaumukhut ose ai i Ranakpurit[12] të konsideruar si shembujt më të shquar të këtij tipi. Në këtë pikë, rreth shekullit të XV, kur tempujt xhainistë fillojnë të konfigurohen si komplekse ndërtesash, si qytete tempullore, pjesërisht për numrin e madh të familjeve që inkurajonin ndërtimin e devakulikave (shenjtërore të vogla me imazhe) ose mandapa.[13] Shpesh, këta komplekse tempullorë vendoseshin në male si në Malin Abu ose Shatrunjaya, pjesërisht për të evituar sulmet e myslimanëve që në shekullin e XI kishin sulmuar një numër të madh tempujsh me përmasa të mëdha dhe pjesërisht për shkak të prirjes natyraliste të xhainizmit.[14]

 
Tempulli Hutheesinh, ku mund të vërehen 52 devakulikat përreth zonës kryesore

Mandapa dhe devakula

Redakto

Në konfiguracionin e tempujve xhainistë shpesh struktura qendrore është e rrethuar nga të tjera si mandapat dhe devakulat. Tempujt xhainistë, të ndërtuar shpesh me ndihmën e familjeve laike rriteshin me kalimin e kohës në funksion të shtesave që realizoheshin. Në shumë prej tyre, si në Tempullin Hutheesinh[15] ekziston një shenjtërore kryesore ose Garbhagriha dhe, përreth saj, zakonisht ndërtoheshin shenjtërore më të vogla që përmbanin figura të tirthankarëve ose të entiteteve të tjera hyjnore.

Manastambha

Redakto
 
Manastambha e tempullit Shri Mahavirji, në shtetin indian të Raxhastanit

Brenda ndërtimeve që përbënin tempujt xhainistë zakonisht gjendeshin Mana-stambha (‘kolona nderi’). Këto ndërtime zakonisht hasen në hyrje të tempujve dhe janë të skalitura mjeshtërisht. Në pjesën sipërore të këtyre kolonave paraqiten referenca të tirthankarëve që kanë arritur Kevala Jnanan, gjendja e ndriçimit ose gjithëditurisë. Ndërtimi i këtyre kolonave daton nga periudha e Perandorisë Kushane, midis shekujve të I dhe të III të e.s., megjithëse ekzistojnë edhe shembuj më të hershëm.[16]

Bibliotekat

Redakto

Xhainistë e vlerësonin gjithmonë ruajtjen e një tradite të shkruar të librave të shenjtë përballë hinduve, që ruanin një traditë të rëndësishme gojore.[17] Për këtë, në tempujt xhainistë ishte e zakonshme që të ndërtoheshin biblioteka si pjesë integrale e tempujve dhe që bujtnin një numër të rëndësishëm dorëshkrimesh që përmbanin tekste të shenjta. Shumë nga këto biblioteka konsiderohen si më të hershmet e Indisë[18][19]

Bhonyra

Redakto

Në xhainizëm një Bhonyra (në gjuhën hindi: भोंयरा, në sanskritisht भूमिगृह) është një banesë ose dhomë nëntokësore që mund të gjendet në disa tempuj dhe që në të shkuarën përdorej për të ruajtur imazhet e shenjta në momente shtrëngimi.[20] Në të vërtetë, këto dhoma u përshtatën për tu përdorur si vendet meditimi për murgjit. Tempuj të ndryshëm në Bundelkhand kanë një nga këto dhoma. Në Sanganer (në shtetin indian të Raxhastanit) gjendet një nga këto dhoma që bujt një numër të madh imazhesh xhainiste.[21] Në vitin 2001, u gjet një tempull xhainist tërësisht i groposur në Umta (në shtetin indian të Guxharatit. Me sa duke u gropos për ta mbrojtur nga shkatërrimi për rreth 800 vjet.[22]

 
Shpellë xhainiste në Ellora

Shpellat

Redakto

Një rëndësi të madhe kanë tempujt ose komplekset që gjenden të skalitur në shkëmb duke formuar shpella dhe një nga shembujt më të shquar të shpellave xhainiste gjendet në Shpellat Ellora. Midis tyre duhen dalluar ato që përbëjnë vetë tempullin dhe ato që shërbenin si bujtina për asketët dhe që gjenden pranë tempujve shpellorë. Zgjedhja e shpellave si vende kulti dhe bujtina bëhej për arsye të ndryshme. Nga një anë asketizmi përfshin largimin nga qytetet. Për më tepër, ndërtimi i shpellave rezultonte relativisht e thjeshtë.[23] Shpellat e para që funksionuan si tempuj mund të datohen nga shekulli i I p.e.s.[24]

Etiketa

Redakto

Ka disa rregulla që duhen ndjekur kur vizitohet një tempull xhainist:[25]

  • Përpara se të hyhet në tempull, duhet të lahesh dhe të veshësh rroba të sapolara ose disa veshje të veçanta puja (për adhurim) – ndërsa vishen këto nuk duhet të kesh ngrënë ose të kesh shkuar në banjë. Megjithatë pirja e ujit është e pranueshme.
  • Nuk duhet të veshësh ndonjë gjë në këmbë (duke përfshirë edhe çorape) brenda tempullit. Pajisjet prej lëkure si rripat, çantat etj. nuk lejohen brenda tempullit.
  • Nuk duhet të përtypet ndonjë gjë (duke përfshirë çamçakizë, mente etj.).
  • Duhet të përpiqesh të bësh sa më pak zhurmë që të jetë e mundur brenda tempullit.
  • Telefonat e lëvizshën nuk mund të përdoren në tempull, por duhet të jenë të fikur.

Zakonet mbizotëruese tradicionale duhet të ndiqen për sa i përket adhurimit në tempull dhe prekjes së një statuje apo imazhi hyjnor. Ato mund të varjojnë në varësi të rajonit dhe sektit të veçant.

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Babb, Lawrence, A (1996). Absent lord: ascetics and kings in a Jain ritual culture. University of California Press. fq. 66. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)
  2. ^ "Basadi". Marrë më 26 janar 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Architecture of the Indian Subcontinent - Glossary". Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2012. Marrë më 8 janar 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b Kristi, Wiley (2009). The A to Z of Jainism. Scarecrow Press. fq. 213–214. Marrë më 15 prill 2014. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Pániker, Agustín (2014). El jainismo: historia, sociedad, filosofía y práctica. Kairos. ISBN 9788499880464. Marrë më 14 prill 2014. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Kamiya, Takeo. "Jaina Architecture in Northen India". Marrë më 14 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b Agustin Paniker: 2001, fq. 334
  8. ^ Laxmi Mall Singhvi & Tarun Chopra: Jain temples in India and around the world; Himalayan Books, 2002
  9. ^ Umakant Premanand Shah: Jaina Iconography; Volume 1 of Jaina-rūpa-maṇḍana, Abhinav Publications, 1987,fq. 149
  10. ^ Pereira, Jose (1977). Monolithic Jinas. Motilal Banarsidass Publ. fq. 14–15. ISBN 978-81-208-2397-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Pereira, Jose (1977). Monolithic Jinas. Motilal Banarsidass Publ. fq. 8–9. ISBN 978-81-208-2397-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Sehdev Kumar: A Thousand Petalled Lotus: Jain Temples of Rajasthan; 2001, Abhinav, ISBN 81-7017-348-5, fq. 96.
  13. ^ Pereira, Jose (1977). Monolithic Jinas. Motilal Banarsidass Publ. fq. 15. ISBN 978-81-208-2397-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Kamiya, Takeo. "Jaina Architecture in Northen India". Marrë më 14 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ ,"Hutheesing Jain Temple". Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2011. Marrë më 15 prill 2014. Tempulli është i shpërndarë mbi një oborr të gjerë, një mandapa të kurorëzuar nga një kube e madhe me hulli, që mbahet nga 12 kolona të zbukuruara. Garbhagruha e vogël (faltorja kryesore) në skajin lindor arrin deri në tre majëza të skalitura në mënyrë të mahnitshme dhe rrethohet nga 52 faltore të vogla kushtuar tirthankarëve të ndryshëm {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ Premanand Shah, Umakant (1987). Jaina Iconography. Abhinav Publications. fq. 12. Marrë më 15 prill 2014. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ Clay Johnson, Donald (1993). "The Western Discovery of Jain Temple Libraries". Libraries & Culture. University of Texas Press. 28 (2): 189–203. Marrë më 15 prill 2014. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ Dundas, Paul (2002). The Jains. Routledge. fq. 83. ISBN 978-0-415-26605-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Guy, John (janar 2012). "Jain Manuscript Painting". The Metropolitan Museum of Art. Heilburnn Timeline of Art History. Marrë më 25 prill 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ गोपाचल के निकटवर्ती तीर्थ क्षेत्र http://hindi.webdunia.com/religion/religion/jainism/0708/11/1070811065_2.htm
  21. ^ "Shri Digamber Jain Atishaya Kshetra Mandir, Sanghiji, Sanganer". Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2009. Marrë më 18 gusht 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ «Umta residents seek custody of Jain temple», artikul në anglisht në websitin Gujarat Plus.
  23. ^ Kamiya, Takeo. "Jaina Architecture in Northen India". Marrë më 14 prill 2014. Megjithëse tempujt shpellorë i mahnisin njerëzit e kohës tonë, ashtu dhe për njerëzit e lashtë, duhet të ketë qenë shumë më e lëhtë ë gërmonin ose skalisnin një mal shkëmbor sesa të mbivendosnin gurë {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ Kumar Jain, Arun. Faith & Philosophy of Jainism. fq. 281-... Marrë më 14 prill 2014. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ Gitanjali Kolanad: CultureShock! India: A Survival Guide to Customs and Etiquette, Marshall Cavendish International Asia Pte Ltd, 2008, fq. 45

Bibliografia

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto