Ellora është një sit arkeologjik 29 km në veri-perëndim të qytetit të Aurangabadit në shtetin indian Maharashtra, ndërtuar nga Dinastia Rashtrakuta (grupi brahmanik dhe budist i shpellave) dhe Yadav (grupi xhainist i shpellave). E mirënjohur për shpellat e saj monumentale, Ellora është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe formon një nga tërheqjet kryesore turistike në rajonin e Marathwada-s në Maharashtra[1] Ellora është një shembull përfaqësues i Arkitekturës shkëmbore të Indisë.[2] 34 "shpellat" aktualisht janë struktura të gërmuara në faqen vertikale të kodrave Charanandri. Në këtë kompleks janë ndërtuar tempuj shkëmborë, vihara dhe matha hindu, Budiste dhe xhainiste midis shekujve të V dhe të X. Të përbëra nga 17 shpella hindu (shpellat 13–29), 12 budiste (shpellat 1–12) dhe 5 xhainiste (shpellat 30–34), të ndërtuara në afërsi me njëra-tjetrën, tregojnë harmoninë fatare mbizotëruese gjatë kësaj periudhe të historisë indiane.[3] Është një kompleks monumental i mbrojtur i Archaeological Survey of India (ASI).[4]

Një shpellë xhainiste në Ellora

Etimologjia

Redakto
 
Tempulli Kailasanatha (shpella 16), parë nga maja e shkëmbit

Ellora, e quajtur edhe Verul ose Elura, është forma moderne e emrit të lashtë Elapura.[5]

Historia

Redakto

Ellora është e njohur tempujt hindu, budistë dhe xhainistë të ndërtuar gjatë sundimit të dianstive Kalachuri, Chalukya dhe Rashtrakuta. Grupi Jagannatha Sabha i pesë shpellave shkëmbore xhainiste të shekullit të IX janë ndërtuar nga dinastia Rashtrakuta.[6] Verul Ellora është rreth 28 km nga Aurangabadi, 450 km nga Nagpuri, 400 km nga Bombei, 150 km nga Jalgaoni dhe 200 km nga Buldhana.

Shpellat hindu

Redakto

Shpellat hindu u ndërtuan midis shekullit të gjashtë dhe fundit të shekullit të VIII. Shpellat e hershme (shpellat 17–29) u ndërtuan gjatë dinastisë Kalachuri. Punimet së pari filluan në shpellat 28, 27 dhe 19. Këto u ndoqën nga dy shpellat më mbreslënëse të ndërtuara në fazën e hershme - shpellat 29 dhe 21. Bashkë me këto dyja, puna kaloi te shpellat 20 dhe 26 dhe pak më vonë te shpellat 17, 19 dhe 28.[7] Shpellat 14, 15 dhe 16 u ndërtuan gjatë dinastisë Rashtrakuta. Puna filloi në shpellat 14 dhe 15 për të kulminuar në shpellën 16.[7] Të gjitha këto struktura përfaqësojnë një stil të ndryshëm të vizionit krijues dhe mjeshtrisë zbatuese. Këto shpella janë skalitur nga lartë poshtë, dhe dis ishin të një kompleksiteti të tillë që kërkuan mjaft gjenerata planifikim dhe koordinim për tu përfunduar.

 
Një panel i pikturuar me Shivën duke kërcyer (Nataraja) nga tempulli Kailasa në Ellora (shpella 19)

Tempulli Kailasanatha

Redakto
 
Skalitje në mur – një skenë që paraqet martesën e Shivës (figura me katër krahë, djathtas) dhe Parvatit (majtas, me dy krahë).

Shpella 16, e njohur edhe si Tempulli Kailasa, është konsideruar një nga tempujt më të shquar shpellorë në Indi për shkak të madhësisë, arkitekturës dhe trajtimit të saj skulpturor.[8] I është kushtuar Shivës dhe përmban edhe faltore më të vogla kushtuar Ganga-s (lumi i hyjnizuar), Yamuna-s dhe hyjneshës Saraswati.[8] Struktura duket si një kompleks tempujsh të veçuar shumë-katësh, por është skalitur nga një shkëmb i vetëm dhe mbulon një zonë sa dyfishi i madhësisë së PartenonitAthinë.[9]

 
Një tjetër pamje e jashtme e tempujve.

Ndërtimi i tempullit i është atribuar shpesh mbretit të dinastisë Rashtrakuta, Krishna I (756-773 i e.s.), bazuar në disa mbishkrime.[10] Tempulli tregon gjurmë të stilit arkitekturor Pallava.[11] Përmasat e oborrit janë 82 m X 46 m në bazë. Hyrja përmban një gopuram të ulët. Faltorja qendrore që bujt lingamin përmban një mandapa me çati të sheshtë të mbajtur nga 16 kolona dhe një shikhara dravidiane. Në verandën përballë tempullit qëndron doriu i Shivës, Nandi (demi i shenjtë). Kompleksi i tempullit përmban mjaft skulptura, duke përfshirë atë të Ravana-s që përpiqet të ngrerë malin Kailasa.[8]

Dashavatara

Redakto
 
Shiva-Parvati të ulur në malin Kailash, ndërsa Ravana përpiqet ta ngrerë atë

.

Dashavatara (shpella 15) u fillua si një manastir budist dhe ka një oborr të hapur me një mandapa të veçuar monolitike në mes dhe një tempull dy-katësh mbrapa. Plani i tempullit është i lidhur ngushtë me shpellat 11 dhe 12. Midis mureve dhe kolonave në katin e sipër kanë panele skulpturore që ilustrojnë një gamë të gjerë temash, që përfshijnë dhjetë avatarët e Vishnu-t. Një mbishkrim i dhurimit të Dantidurga-s gjendet në murin e mbrapëm të mandapas ballore. Sipas Coomaraswamy-t, relievi më i rafinuar i kësaj shpelle është ai që portretizon vdekjen e Hiranyakashipu-s, ku Vishnu një formë gjysëm-luan gjysëm-njeri (Narasimha), del nga një kolonë për të lëshuar një dorë fatale mbi supin e Hiranyakashipu-t.[12]

 
shpella 21

Shpella të tjera hindu

Redakto

Shpella të tjera të shquara hindu janë Rameshvara (shpella 21), që ka figurina të hyjneshave të lumit Ganga dhe Yamuna në hyrje dhe Dhumar Lena (shpella 29) dizajni i të cilës është i ngjashëm me atë të tempullit shpellor në Shpellat Elephanta afër Bombeit. Dy shpellat e tjera, Ravan ki Khai (shpella 14) dhe Nilkantha (shpella 22) kanë po ashtu skulptura të shumta. Pjesa e mbetur e shpellave hindu, që përfshijnë Kumbharvada-n (shpella 25) dhe Gopilena-n (shpella 27) nuk përmbajnë skulptura domethënëse.

Shpellat xhainiste

Redakto
 
Shpellat Ellora, shpella 34, skulptura e yakshinit Ambika

Pesë shpellat xhainiste në Ellora i përkasin shekujve të IX dhe të X. Ato i përkasin gjithashtu sektit xhainist Digambara.[13] Shpellat xhainiste shfaqin përmasa specifike të filozofisë dhe traditës xhainiste. Ato pasqyrojnë një sens strikt të asketizmit – ato nuk janë relativisht të mëdha të krahasuara me të tjerat, por paraqesin punime të jashtëzakonshme artistike të detajuara. Faltoret më të shquara xhainiste janë Chhota Kailash (shpella 30), Indra Sabha (shpella 32) dhe Jagannath Sabha (shpella 33). Shpella 31 është një holl i papërfunduar me katër kolona dhe një faltore.[14] Shpella 34 është një shpellë e vogël, që mund të hyet nëpërmjet një hapje në krahun e majtë të shpellës 33.[15] Midis skalitjeve të tjera fetare, në shpellat Elora mund të gjendet një vend i quajtur Samavasarana. Samavasarana është me interes të veçantë për xhainistët, pasi është një holl ku tirthankara predikon pas arritjes gjithëditurisë (Kevala Jnana).[16] Gjithë shpellat xhainiste janë të karakterizuara nga detaje të ndërlikuara. Shumë nga strukturat kishin piktura të shumta në tavane – fragmentet e të cilave janë akoma të dukshme.

Indra Sabha

Redakto

Indra Sabha (shpella 32) është një shpellë me dy kate me faltore monolitike më shumë në oborrin e saj. Ka një skalitje shumë rafinuar të lules së zambakut në tavan. E ka marë emërtimin "Indra Sabha" me gjasa se është në mënyrë domethënëse e zbukuruar dhe për shkak të skulpturës së yaksha Matanga-s mbi një elefant, që u identifikua gabimisht si ajo e Indras. Në katin e sipërm të faltores dy-katëshe të gërmuar në pjesën e mbrapme të oborrit, është gjetur një imazh U i Ambika-s, yakshini i Neminath-it i hipur në luanin e saj nën një pemë mangoje të mbushur me fruta.

 
Shpella 12

Shpellat budiste

Redakto
 
Hartë e përgjithshme e shpellave Ellora

Këto shpella u ndërtuan gjatë shekujve të V dhe të VII. Fillimisht mendohej se shpellat budiste ishtin nga strukturat më të hershme, të krijuara midis shekujve të V dhe të VII, me shpellat 1-5 të ndërtuara në fazën e parë (400-600 të e.s.) dhe shpellat 6-12 në fazën e vonë (mesi i shekullit të VII deri në mesin e shek. të VIII), por tashmë është e qartë për studiuesit modern se disa nga shpellat hindu (shpellat 27, 29, 21, 28, 19, 26, 20, 17 dhe 14) janë më të hershme. Shpella më e hershme budiste është shpella 6, e ndjekur nga shpellat 5, 2, 3, 5 (në krahun e djathtë), 4, 7, 8, 10 dhe 9. Shpellat 11 dhe 12 janë ndërtuar të fundit. Të gjitha shpellat budiste u ndërtuan midis viteve 630-700.[17]

 
Plani shpellës 5 (shpella Mahawara)

Këto struktura konsistojnë më së shumti në vihara ose manastire: ndërtesa të mëdha, shumë-katëshe të skalitura në faqen e malit, duke përfshirë zona banimi, zona fjetjeje, kuzhina dhe dhoma të tjera. Disa nga këto shpella manastire kanë faltore që përmbajnë skalitje të Gautama Budas, bodhisattva dhe shenjtë. Në shumë nga këto shpella, skulptorët janë orvatur ti japin gurit pamjen e drurit.[18] Më e famshmja e shpellave budiste është shpella 10, një holl chaitya (chandrashala) ose 'shpella Vishvakarma', e njohur edhe si 'shpella e karpentierit'. Midis shpellave të tjera budiste, gjithë nëntë shpellat e para (shpellat 1–9) janë manastire. Dy shpellat e fundit, Do Tal (shpella 11) dhe Tin Tal (shpella 12) kanë tre kate.

Vishwakarma (shpella 10)

Redakto
 
Shpella budiste nr. 10

Shpella 10 është një ndërtim me tetë qela, katër në murin e mbrapëm dhe katër në murin e djathtë. Ajo ka një portik ballor me një qelë.[17] Me gjasa ka shërbyer si një depo për viharat e tjera. Tej hyrjes së saj shumë-katëshe është një holl stupa si katedrale e njohur po ashtu si chaitya, tavani i të cilës ka qenë skalitur për të dhënë përshtypjen e trarëve prej druri. Në zemër të kësaj shpelle është një statujë 4.6 metra e lartë e Budës të ulur në një pozë predikimi. Vishwakarma (shpella 10) është e vetmja chaitya griha mes grupit të shpellave budiste. Lokalisht është e njohur si Vishwakarma, "arkitekti qiellor" ose Sutar ka jhopda, "kasollja e karpentierit". Ndjek modelin e ndërtimit të shpellave 19 dhe 26 të Ajantas. Në terrenin stilistik, data e ndërtimit të kësaj shpelle është konsideruar viti 700 i e.s.. Chaitya dikur kishte një mur të lartë ballor, që tashmë është i rrënuar. Përballë ka një oborr shkëmbor, që hyet nëpërmjet një numri shkallësh. Shkallët ngjitëse nga të dyja krahët janë portikë me kolona dhe me dhoma në muret e tyre të mbrapme. Me gjasa të ndërtuara si faltore dytësore por nuk janë përfunduar. Veranda me kolona e chaitya-s ka një faltore të vogël në të dy skajet dhe një qelë të vetme në fundin e largët të murit të mbrapëm. Kolonat e korridorit kanë trungje katërkëndëshe dhe kapitele ghata-pallava (vazo dhe gjethe). Holli kryesor është absidal në plan dhe është i ndarë në një navatë qëndrore dhe kalime anësore nga 28 kolona tetëkëndore me kapitele me kllapa të thjeshta. Në fundin absidal të hollit chaitya është një stupa në faqen e të cilës është një statujë kolosale e Budës së ulur 3.30 m e lartë në vyakhyana mudra (posturë predikimi). Në pjesën e mbrapme është skalitur një pemë Bodhi. Holli ka një çati me kupolë në të cilën janë skalitur në shkëmb nervatura (të njohura si triforium) duke imituar ato prej druri.[19] Friza sipër kolonave paraqesin mbretëreshat Naga, simbol i mosuneve, ashtu si xhuxhat lozonjarë, duke kërcyer dhe duke u rënë instrumenteve muzikore.[20]

Mbishkrimet në Ellora

Redakto

Mbishkrime të shumta në Ellora[21] variojnë nga shekulli i VI deri në shekullin e XV. Më i mirënjohuri prej tyre është një mbishkrim i Rashtrakuta Dantidurga-s (753-757 i e.s.) në murin e mbrapëm të mandapas ballore të shpellës 15, që paraqet një përmbledhje të pushtimeve të tij. Mbishkrimet në tempullin Kailash vetë variojnë nga shekulli i IX në të XV-in. Shpella xhainiste Jagannatha Sabha ka 3 mbishkrime që janpin emrat e murgjërve dhe dhuruesve. Një tempull Parshvanth në kodër[22] ka një mbishkrim të shekullit të XI që jep emrin e dhuruesit nga Vardhanapura. Kailasa i Madh (shpella 16) i është atribuar Krishnas I (757-783 i e.s.), pasuesi dhe ungji i Dantidurga-s. Një pllakë bakri e dhuruar nga Karka II (812-813 i e.s.) tregon se një ndërtesë e madhe ishte ndërtuar në një kodër nga Krishnaraja në Elapura (Ellora). Shpellat Ellora, ndryshe nga ato Ajanta, nuk u braktisën kurr. Ka mjaft të dokumente të shkruara që tregojnë se këto shpella vizitoheshin rregullisht. Më i hershmi është ai i gjeografit arab Al-Masudi në shekullin e X. Në vitin 1352 Ala-ud-Din Bahman Shah (i njohur si Sultan Hasan Gangu Bahmani), fushoi në sit dhe vizitoi shpellat. Dokumentet e tjera janë nga Firishta, Thevenot (1633–67), Niccolao Manucci (1653-1708), Charles Warre Malet (1794) dhe Seely (1824)[23]

Gjeologjia e Elloras

Redakto

Ellora zë një zonë relativisht të sheshtë të maleve perëndimore Ghat. Në këtë zonë aktiviteti i lashtë vullkanik ka krijuar shumë shtresa bazalti, të njohura si Trapët e Dekanit. Gjatë Kretacit, një kodër e tillë vullkanike u formua në krahun jug-perëndimor të Elloras. Faqja e saj vertikale bëri të disponueshme shumë shtresa formacioni shkëmbor, duke u mundësuar arkitektëve të përzgjidhnin bazaltin më të lëmuar për të skalitje më të hollësishme.[24]

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Ellora Caves - UNESCO World Heritage Centre". Whc.unesco.org. 6 mars 2008. Marrë më 2010-08-12. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Madan Gopal: India Through The Ages; K.S. Gautam (ed.), 1990, Publication Division, Ministry of Information and Broadcasting, Government of India, fq. 178
  3. ^ Time Life Lost Civilizations series: Ancient India: Land Of Mystery (1994)
  4. ^ "Ellora Caves". Marrë më 19 maj 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ World Heritage Series ELLORA, Archaeological Survey of India, Government of India, shtypur nga GoodEarth Publications, Eicher GoodEarth Limited @ Thomson Press, New Delhi, ISBN 81-87780-43-6, fq. 6
  6. ^ "[Close view of base of pillars in the upper floor of the Jain Cave XXXIII (Jaganatha Sabha), Ellora.]". Marrë më 2 shtator 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  7. ^ a b M.K. Dhavalikar: Ellora; 2003, Oxford University Press, New Delhi; isbn 0-19-565458-7, fq. 33
  8. ^ a b c "Section II: Periodic Report on the State of Conservation of Ellora Caves, India, 2003" (PDF). UNESCO. Marrë më 6 mars 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Sarina Singh, Joe Bindloss, James Bainbridge, Lindsay Brown, Mark Elliott & Stuart Butler: India; 2007, Lonely Planet, Footscray, Vic.; isbn 978-1-74104-308-2, fq. 810
  10. ^ Lisa Owen: Carving Devotion in the Jain Caves at Ellora; 2012, BRILL, isbn 90-04-20629-9, fq. 135-136
  11. ^ Hermann Kulke & Dietmar Rothermund: A History of India; 2004, Routledge, isbn 978-0-415-32920-0, fq. 120
  12. ^ Ananda K. Coomaraswamy: Introduction to Indian Art; 1999, New Delhi: Munshiram Manoharlal, ISBN 81-215-0389-2, fq. 5
  13. ^ M.K. Dhavalikar: Ellora; 2003, Oxford University Press, New Delhi; isbn 0-19-565458-7, fq. 87
  14. ^ M.K. Dhavalikar: Ellora; 2003, Oxford University Press, New Delhi; isbn 0-19-565458-7, fq. 88
  15. ^ M.K. Dhavalikar: Ellora; 2003, Oxford University Press, New Delhi; isbn 0-19-565458-7, fq. 96
  16. ^ Lisa Owen: Carving Devotion in the Jain Caves at Ellora; 2012, BRILL, isbn 90-04-20629-9, fq. 15
  17. ^ a b M.K. Dhavalikar: Ellora; 2003, Oxford University Press, New Delhi; isbn 0-19-565458-7, fq. 12
  18. ^ "Ellora Caves, India". Maharashtra, India: Sacred-destinations.com. 8 gusht 2009. Marrë më 12 gusht 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ M.K. Dhavalikar: Ellora; 2003, Oxford University Press, New Delhi; isbn 0-19-565458-7, fq. 20–23
  20. ^ http://www.remotetraveler.com/ellora-caves/
  21. ^ José Pereira: Monolithic Jinas: The Iconography Of The Jain Temples Of Ellora; Appendix I: THE INSCRIPTIONS AT ELLORA; Motilal Banarsidass Publ.; 1 janar 1977, fq. 87
  22. ^ Bharat ke Digambar Jain Tirth Part 4, Balbhadra Jain
  23. ^ World Heritage Sites - Ellora Caves, Archaeological Survey of India
  24. ^ "Geology of Ellora". ellora.ind.in. Arkivuar nga origjinali më 9 dhjetor 2010. Marrë më 23 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Bibliografia

Redakto
  • Carmel Berkson: Ellora, Concept and Style; 1992, Abhinav Publications, isbn 0-19-565458-7.
  • Ananda K. Coomaraswamy: Introduction to Indian Art; 1999, New Delhi: Munshiram Manoharlal, ISBN 81-215-0389-2.
  • Madan Gopal: India Through The Ages; K.S. Gautam (ed.), 1990, Publication Division, Ministry of Information and Broadcasting, Government of India.
  • M.K. Dhavalikar: Ellora; 2003, Oxford University Press, New Delhi; isbn 0-19-565458-7.
  • Hermann Kulke & Dietmar Rothermund: A History of India; 2004, Routledge, isbn 978-0-415-32920-0.
  • Lisa Owen: Carving Devotion in the Jain Caves at Ellora; 2012, BRILL, isbn 90-04-20629-9.
  • José Pereira: Monolithic Jinas: The Iconography Of The Jain Temples Of Ellora; Appendix I: THE INSCRIPTIONS AT ELLORA; Motilal Banarsidass Publ.; 1 janar 1977.
  • Sarina Singh, Joe Bindloss, James Bainbridge, Lindsay Brown, Mark Elliott & Stuart Butler: India; 2007, Lonely Planet, Footscray, Vic.; isbn 978-1-74104-308-2.
  • World Heritage Series ELLORA; Archaeological Survey of India, Government of India, shtypur nga GoodEarth Publications, Eicher GoodEarth Limited @ Thomson Press, New Delhi, ISBN 81-87780-43-6.

Lidhje të jashtme

Redakto