Tempujt shpellorë në Badami janë një kompleks prej pesë tempujsh shpellorë hindu, xhainistë dhe me gjasa budistë që gjenden në Badami, një qytet në distriktin Bagalkot në pjesën veriore të KarnatakasIndi. Shpellat konsiderohen një shembull i arkitekturës shkëmbore të Indisë, veçanërisht i Arkitekturës Badami Chalukya, që daton që nga shekulli i VI. Badami i njohur më parë si Vataapi, ishte kryeqyteti i hershëm i dinastisë Chalukya, që sundoi një pjesë të madhe të Karnatakas nga shekulli i VI deri në shekullin e VIII. Badami gjendet në bregun perëndimor të liqenit Agastja, të rrethuar nga një mur dheu me shkallë guri (ghate; është i rrethuar në veri dhe jug nga fortesa të ndërtuara në kohë më të vona. Tempujt shpellorë në Badami përfaqësojnë disa nga shembujt më të hershëm të njohur të tempujve hindu. UNESCO e ka përshkruar dizajnin e tempuve shpellorë në Badami dhe në Aihole, si transformues të as luginës së lumit Malaprabha në djepin e arkitekturës tempullore që përckatoi komponentët e tempujve të mëvonshëm hindu kudo në Indi. Shpellat nga 1 deri në 4 janë në skarpatën e kodrës në formacionin e shkëmbit ranor të Badamit, në jug-lindje të qytetit. Në shpellën 1, midis skulpturave të ndryshmetë hyjnive hindu dhe temat e tyre, një skalitje e shquar është Shiva duke kërcyer Tandava si Nataraja. Shpella 2 është kryesisht e ngjashme me shpellën 1 për sa i përket planimetrisë dhe përmasave, me subjektet hindu nga të cilat relievi i Vishnu-s si Trivikrama është më i madhi. Shpella më e madhe është shpella 3, që është e lidhur me mitologjinë e Vishnut dhe që është gjithashtu shpella me skalitjet më të sofistikuara në kompleks. Shpella 4 i është kushtuar nderimit të figurave të xhainizmit. Shpella 5 mund të jetë një shpellë budiste. Një tjetër shpellë u zbulua në vitin 2015, rreth 500 m nga katër shpellat kryesore, me 27 relieve hindu.

Imazhi i Vishnu-së në shpellën 3 në Badami

Gjeografia

Redakto

Tempujt shpellorë në Badami gjenden në qytetin e Badamit në veri të pjesës qendrore të Karnatakas. Tempujt janë rreth 110 km në veri-lindje të Hubli-Dharwad-it, zona e dytë më e madhe metropolitane e shtetit të Karnatakas. Është 4.8 km larg lumit Malaprabha. Badami, i quajtur gjithasthu Vatapi, Vatapipuri dhe Vatapinagari në dokumentet historike,[1] kryeqyteti i dinastisë Chalukya në shekullin e VI, është në pikën e daljes së një gryke midis dy rrëpirave të të thikta malore. Katër tempuj shpellorë në skarpatën e kodrës në jug-lindje të qytetit janë gërmuar dhe studiuar. Skarpata është sipër një liqeni artificial të quajtur Agastya që është krijuar nga një digë dheu me shkallë guri në shekullin e VI. Në skajin perëndimor të kësaj rrëpire, në pikën më të ulët të saj, është tempulli i parë shpellorë.[2][3] Shpella më e madhe është shpella 3, që është më tej në lindje të faqes veriore të kodrës.[4] Shpella e katërt, shpella 4, gjendet në një distancë të shkurtër.[1][5][6]

Historia

Redakto
 
Mbishkrim i skalitur në gjuhën kanada (i datuar rreth vitit 578 të e.s.) i shpellës 3

Tempujt shpellorë, të numëruar nga 1 deri në 4 në rendin e krijimit të tyre, që qytetin e Badamit, (i njohur edhe si kryeqyteti i hershëm i dinastisë Chalukya[3]) janë datuar nga shekulli i VI e tëhu. Datimi i saktë njihet vetëm për shpellën 3, që është një tempull kushtuar Vishnut. Një mbishkrim i gjetur aty regjistron krijimin e faltores nga Mangalesha në datën Saka 500 (kalendari hënor, viti 578/579 i e.s.).[7] Mbishkrimi, i shkruar në gjuhën kanada,[1][8] ka lejuar datimin e këtyre tempujve shkëmboro-shpellorë në shekullin e VI.[1][9][10] Kompleksi i shpellave në Badami është përcaktuar si kandidaturë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s nën titullin "Evolucioni i arkitekturës tempullore Aihole-Badami-Pattadakal" në luginën e lumit Malaprabha, e konsideruar si djepi i arkitekturës tempullore që krijoi modelin e tempujve hindu në rajon.[5][11] Punimet artistike në shpellat 1 dhe 2 paraqesin stilin verior të Dekanit të shekujve të VI dhe të VII, ndërsa ato në shpellën 3 përfaqësojnë njëkohësisht dy tradita artistike të lashta të Indisë; stilin verior të arkitekturës Nagara dhe atë jugor të arkitekturës dravida.[12][13] Shpella 3 tregon edhe ikona dhe relieve në stilin Vesara, një shkrirje krijuese e ideve nga të dy stilet, ashtu si dhe disa nga shembujt historik më të hershëm të mbijetuar në Karnataka të motifeve yantra-chakra (simbolizëm gjeometrik) dhe piktura me ngjyra.[14][15][16] Tre shpellat e para kanë skulptura të ikonave dhe legjendave hindu që kanë të bëjnë me Shivan dhe Vishnunë,[17] ndërsa shpella 4 ka ikona dhe motive xhainiste.[18]

 
Shpellat në skarpatën mbi liqenin Agastya

Shpellat

Redakto

Tempujt shpellorë në Badami janë krijuar nga njeriu, duke u skalitur të gjithë nga shkëmbi i butë ranor në rrëpirën shkëmbore të Badamit.[9] Projekti i secilës nga shpellat nga 1 deri në 4 përfshin një hyrje me një verandë (mukha mandapa) e mbajtur nga kolona guri dhe kllapa, një veçanti e këtyre shpellave, që çojnë në një mandapa me kolona ose holli kryesor (i quajtur edhe maha mandapa) dhe pastaj në një faltore të vogël katrore (Latin: sanctum sanctorum, garbhagriha) e futur thellë brenda shpellës.[19] Tempujt shpellorë janë të lidhur nga një rrugicë me shkallë me tarraca të ndërmjetme. Tempujt shpellorë janë etiketuar nga 1 deri në 4 sipas serisë së tyre ngjitëse; ky numërim nuk pasqyron sekuencën e gërmimit.[20] Arkitektura përfshinë struktura të të ndërtuar në stilin Nagara dhe Dravida të arkitekturës, që është gjuha e parë dhe më persistente e arkitekturës e adoptuar nga dinastia e heshme Chalukya.[20] Gjendet gjithashtu edhe një tempull shpellor i pestë në Badami, një tempull budist me gjasa, në një shpellë natyrore që mund të hyhet vetëm duke tejkaluar katër të tjerat.[21]

Shpella 1

Redakto
 
Hyrja në shpellën 1

Shpella 1 është rreth 18 metra mbi nivelin e terrenit në pjesën veri-perëndimore të kodrës. Hyrja arrihet nëpërmjet një serie shkallësh që paraqesin relieve ganash xhushe (me koka gjedhi dhe kuajsh) në postura të ndryshme.[22] Veranda, me përmasa të brendshme 21 m me 20 m, ka katër kolona të skalitura me relieve të zotit Shiva të paraqitur duke kërcyer dhe mishërime.[23] Gardianët dwarapala (portierë) në hyrje të shpellës janë 1.879 metra.[22]

 
Shiva Nataraja ose Shiva duke kërcyer, shpella 1

Portretet shpellore e Shivës duke kërcyer Tandava si Nataraja.[17][23][24] Imazhi, 1.5 metra i lartë ka 18 krahë në një formë që shpreh pozicione kërcimi të renditura në një formë gjeometrike, që Alice Boner, historian arti dhe indianolog zvicerian, thotë se është një ndarje e kohës që simbolizon rrotën kozmike.[17] Ndërsa shumica e krahëve shprehin mudra (gjeste simbolike të duarve),[25] disa nga krahët mbajnë objekte si tambure, një triden dhe një sëpatë; disa madje kanë gjarpërinj të përdredhur rreth tyre. Shiva ka në krahë djalin e tij Ganesha dhe demin Nandi. Duke u bashkuar në Nataraja, një mur paraqet hyjneshën Durga,[22] që është paraqitur duke vrarë demonin-buall Mahishasura. Diku tjetër, djemtë e Shivas, Ganesha dhe Kartikkeya, zoti i luftës dhe hyjnia e familjes së dinastisë Chalukya, shihen në një nga skulpturat e skalitura në muret e shpellës, me Kartikkeya-n duke qëndruar mbi një pallua.[22][23] Shpella ka gjithashtu skulptura të hyjneshave Lakshmi dhe Parvati të shoqëruara nga Harihara, një skulpturë 2.36 metra e lartë e një imazhi të shkrirë që është gjysëm-Shiva dhe gjysëm-Vishnu.[24] Në të djathtë, drejt fundit të murit, është një reliev skulpturor i Ardhanarishvara-s, një formë e përbërë androgjine e Shiva-s dhe bashkëshortes së tij Parvati.[24] Të gjitha figurat janë të zbukuruara me skalitje dhe të rrethuara nga borde me relieve kafshësh dhe shpendësh. Dizajni i zambakut është një temë e zakonshme. Në tavan gjenden imazhet e çifteve Vidyadhara. Përmes një të çare në murin e mbrapëm të shpëllës është një faltore e shenjtë katrore me shumë imazhe të skalitura.[23] Imazhe të tjera të shquara në shpellë janë Nandi, demi në formën skulpturore të Dharmadeva-s; zotit të drejtësisë; Bhringi, një besimtar i Shiva-s; një hyjneshë e zbukuruar duke mbajtur një objekt të sheshtë në dorën e saj të majtë, të gjitha këto pjesë e Ardhanarishvara.[26] Çatia e shpellës ka pesë panele të skalitura me panelin qendror që paraqet gjarpërin Shesha. Koka dhe busti janë të formuara mirë dhe të projektuara nga qendra e përdredhjes. Në një tjetër ndarje tjetër një baso-reliev me diametër 0.76 metra ka skalitje të një mashkulli dhe femre; mashkulli është Yaksha duke mbajtur një shpatë dhe femra është Apsara me një vel fluturues. Paneli në vazhdim ka skalitje të dy figurave të vogla dhe paneli në fund është skalitur me zambakë.[27]

Shpella 2

Redakto
 
Projekti i shpellës 2 në Badami, kushtuar Vishnu-së[28]

Shpella 2, e vendosur në perëndim të shpellës 3[29] dhe e drejtuar nga veriu, u krijua në fundin e shekullit të VI. Është gati e njëjtë me shpellën 1 për sa i përket projektit dhe përmasave, por i është kushtuar më së pari Vishnu-së. Shpella 2 arrihet duke u ngjitur në 64 shkallë që nga shpella e parë. Hyrja e shpellës është një verandë e ndarë nga katër shtylla katrore, të cilat kanë skalitje nga seksioni i mesit deri në krye ku gjenden kllapat yali me skulptura brenda tyre. Shpella është e zbukuruar me relieve gardianësh. Ashtu si shpella 1, arti i skalitur paraqet hyjnitë e panteonit hindu.[9][29]

   
Majtas: Vishnu si Varaha duke shpëtuar Tokën si Bhudevi; djathtas: frizë në hyrje të shpellës 2

Relievi më i madh në shpellën 2 paraqet Vishnu-n si Trivikrama, me një këmbë në Tokë dhe tjetrën të drejtuar në veri.[9] Portretizime të tjera të Vishnu-së në shpellën e tij përfshijnë Varaha-n (një derr) i treguar duke shpëtuar Bhudevi-n (simbol i Tokës) nga thellësitë e oqeanit; dhe avatarët e Krishnas, legjenda që gjenden në tekstet hindu purana siç është Bhagavata Purana.[17][30] Si murtit (format) e tjera madhore kjo dhe shpellat e tjera Badami, skulptura Varaha është vendosur në një rreth; sipas Alice Boner, paneli është një drejtëkëndësh vertikal "lartësia e të cilit është e barabartë me rrethin e ndarë me tetë pjesë dhe anët janë të pozicionuara sipas raporteve esenciale gjeometrike, në këtë rast në pjesën e dytë vertikale të rrethit".[17] Porta është e kornizuar nga shtylla që mbajnë një trabeacion me tre blloqe të zbukuruara me gavaksha.[31] Hyrja e shpellës ka gjithashtu dy gardianë që mbajnë lule në vend të armëve. Fundi i mureve të verandës së jashtme janë të zbukuruar me panele skulpturore: në të djathtë, Trivikrama dhe në të majtë, Varaha duke shpëtuar Bhudevin, me një gjarpër pendestar me shumë koka (Nāga) poshtë. Muret e afërta anësore dhe tavani kanë gjurmë të pikturave me ngjyra, duke sugjeruar se shpella kishte piktura murale.[9] Kolonat tregojnë zota dhe skena betejash; tundja e oqeanit kozmik (Samudra Manthan); Gajalakshmi dhe figura; Brahma; Vishnu në gjumë mbi Shesha; ilustrime të lindjes së Krishnas; rinia e Krishna-s; Krishna me gopit; dhe lopët.[9][29] Tavani i shpellës 2 tregon një rrotë me gjashtëmbëdhjetë peshq shkopinj ndarës në një kornizë katrore së bashku me svastika dhe çifte duke fluturuar. Ndarjet e fundit kanë një çift duke fluturuar dhe Vishnu-në mbi Garuda.[9] Holli kryesor në shpellë është 10.16 m i gjerë, 7.188 m i thellë dhe 3.45 m i lartë dhe është i mbajtur nga tetë shtylla në dy radhë. Çatia e këtij holli ka panele të mbushura me basorelieve. Në pjesët e sipërme të murit, një frizë shtrihet përgjatë gjithë murit me skalitje nga episodet e legjendave të Krishna-s ose Vishnu-së.[29] Skulpturat e shpellës 2, si dhe të shpellës 1, janë në stilin verior të Dekanit të shekullit të VI dhe të VII të ngjashme me ato të gjetura në Shpellat Ellora.[12]

Shpella 3

Redakto
   
Majtas: shp. 3 kushtuar Vishnut; djathtas: Vishnu i ulur mbi gjarprin Sesha

Shpella 3 i është kushtuar Vishnu-së; është më e madhja dhe me skalitjet më të stërholluara në kompleks. Ka figura gjigande të mirë skalitura të Trivikrama-s, Anantashayana Vishnu-së, Paravasudeva-s, Bhuvaraha-s, Harihara-s dhe Narasimha-s.[9] Tema primare e shpellës 3 është Vaishnavite, megjithëse ajo paraqet edhe Harihara-n në murin e saj jugor,[32] gjysëm Vishnu dhe gjysëm Shiva të paraqitur si një i vetëm, duke e bërë shpellën të rëndësishme edhe për studimet e shaivizmit.[8][33] Shpella 3, e drejtuar gjithashtu drejt veriut, është 60 shkallë largë nga shpella 2. Veranda e tempullit të shpellës 3 është 21 metra e gjatë me një gjerësi interiori prej 20 metrash; është skalitur 15 metra thellë në kodër; një faltore shtesë katrore në fund e zgjat shpellën 3.7 m. më tej në brendësi.[34] Vetë veranda është 2.1 metra e gjerë dhe ka katër shtylla të veçuara, të skalitura që e ndajnë atë nga holli. Shpella është 4.6 metra e lartë; mbahet nga gjashtë shtylla, secila 0.23 m2.[35] Secila kolonë dhe shtyllë është e skalitur me baza të gjëra dhe të thella të kurorëzuara me kapitele që janë pjesërisht të fshehur nga kllapat në tre krahë. Secila kllapë, përveç njërës, ka skalitje figurash njerëzore nën gjethnajë në postura të ndryshme, të karaktereve mashkullore dhe femërore të mitologjisë dhe një figurën ndihmëse të një xhuxhi. Një kornizë e modeluar në panele, me një dado blloqesh poshtë saj (përgjithësisht 2.1 m. e gjatë), ka rreth tridhjetë ndarje të skalitura me seri prej dy xhuxhash të shëndoshë të quajtur gana.[35] Shpella paraqet një skenë Kama në një shtyllë, ku një grua dhe një burr janë në përqafim maithuna (erotik) nën një pemë.[36] Shpella 3 paraqet gjithashtu piktura në tavan, disa nga të cilat janë të zbehura, të prishura ose të paqarta. Këto janë mes dëshmive më të hershme të mbijetuara që njihen të pikturave murale në artin indian.[15] Zoti hindu Brahma duket në një nga muralet; martesa e Shivas dhe Parvati-t, e ndjekur nga hyjni të ndryshme hindu, është tema e një tjetër pikture.[37] Gjendet një medalion zambak mbi dysheme nën muralin e Brahmas me katër krahë. Skulptura është e ruajtur mirë dhe një numër i madh relievesh të Vishnu-t duke përfshirë Vishnun me tetë krahë në këmbë; Vishnu i ulur mbi një gjarpër të ngrehur të quajtur Sesha ose Ananta në krahun lindor të verandës; Vishnu si Narasimha (gjysëm njeri, gjysëm luan); Varaha plotësisht i armatosur;[17] një mishërim në derr i Vishnu-t në murin e mbrapëm të shpellës; Harihara (një skulpturë sinkretike e Vishnu-t dhe Shiva-s); dhe avatarët Trivikrama. Muri i mbrapëm ka gjithashtu skalitje të Vidhyadara-ve duke mbajtur oferata për Varaha-n; së bashku me këtë është një mbishkrim i datuar në vitin 579 të e.s. me emrin Mangalis të nënshkruar në të.[7] Në njërin skaj të shtyllës është një skulpturë e mishërimit të katërt të Vishnu-s si Vamana i paraqitur me tetë krahë i quajtur Ashtabhuxha; ky është i dekoruar me armë të tipeve të ndryshme. Një gjysëm hënë është vendosur mbi fytyrën e tij dhe kurora e Vishnu-s zbukuron kokën e tij. Ai është i shoqëruar nga Varaha dhe dy figura të tjera; poshtë në të djathtën e tij është ndihmësi i tij Garuda. Imazhet përball Vamana-s janë tre figura të Bali-t dhe gruas së tij me Shukra-n, këshilltari i tij.[38][39] Relievet qëndrojnë 4 metra lartë. Në artin skulpturor të kësaj shpelle janë të dushme disa aspekte të kulturës dhe veshjeve të shekullit të VI.[40] Çatia e verandës ka shtatë hyjni duke përfshirë Shivan, Vishnu-n, Indran, Brahma-n dhe Kama-n, me imazhe më të vogla të Dikpala-ve (gardianët e drejtimeve kardinale) me mozaikë gjeometrikë që plotësojnë boshllëqet nëpër kënde.[41] Çatia e kalimit ballor ka panele me murale në qendër me figurina mashkullore dhe femërore duke fluturuar nëpër re; figura mashkullore është yaksha duke mbajtur një shpatë dhe një mburojë. Në panele shihen edhe dekorime me lule zambaku. Çatia e hollit është e ndarë në nëntë panele lehtësisht mbi nivelin e tavanit. Paneli qendror i saj paraqet një deva të hipur në një dash, hamendësuar se mund të jetë Agni. Në panelet qendrore portretizohen gjithashtu imazhet e Brahmas dhe Varuna-; në panelet e mbetura shfaqen figura pluskuese.[29]

   
Majtas: Tirthankara Parshvanath; djathtas: Mahavira në shpellën xhainiste 4

Shpella 4

Redakto

E gjendur në lindje të shpellës 3, shpella 4 është e vendosur më lartë se shpellat e tjera. I është kushtuar figurave të xhainizmit dhe është shpella e ndërtuar më vonë. Si shpellat e tjera, ka skalitje të detajuara dhe një gamë të larmishme motivesh.[18][42] Shpella ka një hyrje me pesë ndarje me katër kolona katrore, secila me kllapa dhe kapitele. Mbrapa kësaj verande është një holl me dy shylla të veçuara dhe dy të bashkuara. Kalimi i parë është një verandë 9.4 metra e gjatë me 2 metra gjerësi, duke u shtyrë në 4.9 metra thellësi. Nga holli, shkallët të çojnë te sanctum sanctorum-i, i cili është 7.8 metra i gjerë i shtrirë në një thellësi prej 1.8 metrash.[42] Në pjesën e saj të mbrapme, Mahavira është portretizuar i ulur mbi një fron luani;[42][43] kjo figurë është e shoqëruar nga basorelieve të ndihmësve me chauri (freskore), sardula dhe kokë makarash. Muret fundore kanë Parshvanath rreth 2.3 metra të lartë kokën e dekoruar me një kobra me shumë kokë që përfaqëson mbrojtjen dhe nderimin.[42] Skalitjet përfshijnë Indrabhuti Gautama-n të mbuluar nga katër gjarpërinj dhe Bahubali i shfaqur në të majtë të Gautama-s me këmbët e tij të poshtme të rrethuara nga gjarprinj, bashkë me vajzat e tij Brahmi dhe Sundari.[42][44] Në shenjtore është një imazh i Mahavira-s duke qëndruar mbi një piedestal që përmban një mbishkrim të shekullit të XII në gjuhën kanada që shënon vdekjen e një Jakkave. Shumë imazhe të tirthankarave xhaine kanë qenë skalitur në shyllat dhe muret e brendshme. Për më tepër gjenden idhujt e Yaksha-ve, Yakshi-ve, Padmavati dhe Tirthankara të tjerë. Shumica e studiuesve besojnë se shpella 4 u krijua në mesin e shekullit të VII, por disa e vendosin krijimin e saj në shekullin e VIII.[44]

Shpella 5

Redakto

Shpella 5 është një shpellë natyrore e padatuar me përmasa të vogla që hyhet duke u zvarritur për shkak të hapjes së ngushtë.[21] Brenda, gjendet një statujë e skalitur ulur mbi një fron po të skalitur me relieve që tregon njerëz duke mbajtur chauris (freskore), një pemë, elefantë dhe luanë në një pozë sulmuese. Fytyra e kësaj statuje ishte relativisht e paprekur deri rreth vitit 1995,[21] por tani është e dëmtuar dhe i mungojnë pjesë.[45] Ka mjaft teori se kë përfaqëson statuja. Një teori mbështet idenë se është një reliev i Budës në një posturë të ulur.[45] Sipas kësaj teorie, ata që mbajnë chauris janë Bodhisattvat përkrahë Budës. Në shekujt e ndërmjetëm, shpella u konvertua në një faltore hindu e Vishnu-s, siç shihet nga shenjat e bardha fetare të pikturuara në fytyrën e Budës si mishërimi i nëntë i Vishnu-s.[45][46] Sipas B.V. Shetti-t, arkeolog dhe kurator i Prince of Wales Museum of Western India,[47] shpella nuk u konvertua por që nga fillimi përfaqësonte një tribut ndaj Majamohas si puranave hindu, ose Buddhavatara Vishnu-n, stili i saj sugjeron se u skalit në ose përpara shekullit të VIII.[21] Një teori tjetër, e gjendur në tekstet e periudhës koloniale siç është një i John Murray, një misionar në Indinë britanike dhe studiues i xhainizmit,[48] thotë se imazhi kryesor i skalitur në shpellën 5 është ai i një figure xhaine.[49] Sipas një teorie të tretë, nga Henry Cousens dhe A. Sundara, arkeologë që mbështetëtur në legjendat vendore, mendojnë se statja është e një mbreti të lashtë; në një fotografi të statujës të marr para se fytyra e saj të dëmtohej, figura nuk e kishte xhungën Ushnisha që gjendet zakonisht në imazhin e Budës.[21] Statuja ka mjaft zbukurime të pazakonta jo të Budës si unazat për gishtat, një varëse dhe një fashë kraharore; ajo vesh një Yajnopavita hindu dhe koka e tij ësthë stilistikisht më afër me një kokë Jina sesa me një kokë Bude.[21] Këto veçori sugjerojnë se statuja mund të jetë e një mbreti të përfaqësuar me karakteristika të traditave të ndryshme.[21] Sipas Carol Radcliffe Bolon, asistent kuratore në Smithsonian Freer Gallery of Art, data dhe identiteti i statujës kryesore në shpellën 5 mbetet enigmatik.[50]

Shpellat e tjera

Redakto

Në vitin 2013, Manjunath Sullolli, asistent drejtor i distriktit Bagalkot duke punuar për qeverinë e shtetit të Karnataka-s, raportoi zbulimin e një tjetër shpelle me 27 skalitje shkëmbore, rreth 500 m nga shpellat krysore. Në shpellën e sapozbuluar rrjedh ujë. Ajo paraqet Vishnu-n dhe hyjni të tjera hindu si dhe ka disa mbishkrime në shkrimin devanagari. Datimi i këtyre skalitjeve është i panjohur.[51][52]

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b c d James Fergusson: The Caves Temples of India; 1880, W. H. Allen, kontrolluar më 2 prill 2016, fq. 405
  2. ^ James Fergusson: The Caves Temples of India; 1880, W. H. Allen, kontrolluar më 2 prill 2016, fq. 405–406
  3. ^ a b "Badami around the Tank: Western Chalukya Monuments" (në anglisht). Art-and-archaeology.com, Princeton University. Marrë më 21 tetor 2015.
  4. ^ Jessica Frazier: The Bloomsbury Companion to Hindu Studies; Bloomsbury Academic, 2015, ISBN 978-1-4725-1151-5, fq. 279–280
  5. ^ a b Madan Gopal: India Through The Ages; 1990, red. nga K.S. Gautam; Publication Division, Ministry of Information and Broadcasting of India, fq. 174
  6. ^ George Michell: Temple Architecture and Art of the Early Chalukyas: Badami, Mahakuta, Aihole, Pattadakal; 15 tetor 2014, Niyogi Books, isbn 978-93-83098-33-0, fq. 36–50
  7. ^ a b James Fergusson: The Caves Temples of India; 1880, W. H. Allen, kontrolluar më 2 prill 2016, fq. 409
  8. ^ a b George Michell: Temple Architecture and Art of the Early Chalukyas: Badami, Mahakuta, Aihole, Pattadakal; 15 tetor 2014, Niyogi Books, isbn 978-93-83098-33-0, fq. 50
  9. ^ a b c d e f g h George Michell: Temple Architecture and Art of the Early Chalukyas: Badami, Mahakuta, Aihole, Pattadakal; 15 tetor 2014, Niyogi Books, isbn 978-93-83098-33-0, fq. 38–50
  10. ^ James Burgess: The Cave Temples of India; 1880, W.H. Allen & Company, kontrolluar më 2 prill 2016, fq. 406
  11. ^ "Evolution of Temple Architecture – Aihole-Badami- Pattadakal" (në anglisht). UNESCO. 2004. Marrë më 21 tetor 2015.
  12. ^ a b James C. Harle: Aspects of Indian Art; 1972, BRILL Academic, ISBN 978-90-04-03625-3, fq. 68
  13. ^ Jill Tilden: First Under Heaven: The Art of Asia; 1997, Hali Publishers, ISBN 978-1-898113-35-5, fq. 31–32
  14. ^ Kapila Vatsyayan & Bettina Bäumer: Kalātattvakośa: A Lexicon of Fundamental Concepts of the Indian Arts; 1992, Motilal Banarsidass , ISBN 978-81-208-1044-0, fq. 79–84
  15. ^ a b Stella Kramrisch: Paintings at Badami, Journal of the Indian Society of Oriental Art, 1936, Vol 4, Number 1, fq. 57–61
  16. ^ James C. Harle: The Art and Architecture of the Indian Subcontinent; 1994, Yale University Press, ISBN 978-0-300-06217-5, fq. 361, 166
  17. ^ a b c d e f Alice Boner: Principles of Composition in Hindu Sculpture: Cave Temple Period; 1990, Motilal Banarsidass, ISBN 978-81-208-0705-1, fq. 89–95, 115–124, 174–184
  18. ^ a b "Cave 4, Badami: Jain Tirthankaras" (në anglisht). art-and-archaeology.com, Princeton University. Marrë më 21 tetor 2015.
  19. ^ Bindia Thapar: Introduction to Indian Architecture; 26 qershor 2012, Tuttle Publishing, isbn 978-1-4629-0642-0, fq. 45
  20. ^ a b George Michell: Temple Architecture and Art of the Early Chalukyas: Badami, Mahakuta, Aihole, Pattadakal; 15 tetor 2014, Niyogi Books, isbn 978-93-83098-33-0, fq. 37
  21. ^ a b c d e f g Shetti, B.V. (1995). "An image of Buddhavatara of Visnu at Badami" (PDF). Nirgrantha (në anglisht). 1 (2): 87–91. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2016. Marrë më 23 qershor 2016.
  22. ^ a b c d James Fergusson: The Caves Temples of India; 1880, W. H. Allen, kontrolluar më 2 prill 2016, fq. 413
  23. ^ a b c d George Michell: Temple Architecture and Art of the Early Chalukyas: Badami, Mahakuta, Aihole, Pattadakal; 15 tetor 2014, Niyogi Books, isbn 978-93-83098-33-0, fq. 37–38
  24. ^ a b c James Fergusson: The Caves Temples of India; 1880, W. H. Allen, kontrolluar më 2 prill 2016, fq. 414
  25. ^ Fred Kleiner: Gardner's Art through the Ages: Non-Western Perspectives; 2009, Wadsworth Publishing, ISBN 978-0-495-57367-8, fq. 21
  26. ^ James Fergusson: The Caves Temples of India; 1880, W. H. Allen, kontrolluar më 2 prill 2016, fq. 415
  27. ^ James Fergusson: The Caves Temples of India; 1880, W. H. Allen; kontrolluar më 2 prill 2016, fq. 416.
  28. ^ George Michell: The Hindu Temple: An Introduction to Its Meaning and Forms; 1988, University of Chicago Press, ISBN 978-0-226-53230-1, fq. 98–100
  29. ^ a b c d e James Fergusson: The Caves Temples of India; 1880, W. H. Allen, kontrolluar më 2 prill 2016, fq. 412
  30. ^ Archana Verma: Temple Imagery from Early Mediaeval Peninsular India; 2012, Ashgate, ISBN 978-1-4094-3029-2, fq. 89–93
  31. ^ George Michell: Temple Architecture and Art of the Early Chalukyas: Badami, Mahakuta, Aihole, Pattadakal; 15 tetor 2014, Niyogi Books, isbn 978-93-83098-33-0, fq. 45
  32. ^ V.K. Subramanian: Art Shrines of Ancient India; 2003, Abhinav, ISBN 978-81-7017-431-8, fq. 47
  33. ^ T.A. Gopinatha Rao: Elements of Hindu iconography; Vol. 2, 1993, Motilal Banarsidass, ISBN 978-81-208-0877-5, fq. 334–335
  34. ^ James Fergusson: The Caves Temples of India; 1880, W. H. Allen, kontrolluar më 2 prill 2016, fq. 406
  35. ^ a b James Fergusson: The Caves Temples of India; 1880, W. H. Allen, kontrolluar më 2 prill 2016, fq. 406–407
  36. ^ Albertina Nugteren: Belief, Bounty, And Beauty: Rituals Around Sacred Trees in India; 2005, BRILL, ISBN 978-90-04-14601-3, fq. 132–133
  37. ^ Stella Kramrisch & Barbara Stoler Miller: Exploring India's Sacred Art: Selected Writings of Stella Kramrisch; 1983, Motilal Banarsidass, ISBN 978-0-8122-7856-9, fq. 306–308
  38. ^ James Fergusson: The Caves Temples of India; 1880, W. H. Allen, kontrolluar më 2 prill 2016, fq. 409–412
  39. ^ James Fergusson: The Caves Temples of India; 1880, W. H. Allen, kontrolluar më 2 prill 2016, fq. 407-08
  40. ^ George Michell: Temple Architecture and Art of the Early Chalukyas: Badami, Mahakuta, Aihole, Pattadakal; 15 tetor 2014, Niyogi Books, isbn 978-93-83098-33-0, fq. 45-55
  41. ^ James Fergusson: The Caves Temples of India; 1880, W. H. Allen, kontrolluar më 2 prill 2016, fq. 411
  42. ^ a b c d e James Fergusson: The Caves Temples of India; 1880, W. H. Allen, kontrolluar më 2 prill 2016, fq. 491
  43. ^ George Michell: Temple Architecture and Art of the Early Chalukyas: Badami, Mahakuta, Aihole, Pattadakal; 15 tetor 2014, Niyogi Books, isbn 978-93-83098-33-0, fq. 60
  44. ^ a b George Michell: Temple Architecture and Art of the Early Chalukyas: Badami, Mahakuta, Aihole, Pattadakal; 15 tetor 2014, Niyogi Books, isbn 978-93-83098-33-0, fq. 60-61
  45. ^ a b c "Small Buddhist Cave:Badami, Image 2" (në anglisht). art-and-archaeology.com, Princeton University. Marrë më 22 tetor 2015.
  46. ^ "Small Buddhist Cave:Badami" (në anglisht). art-and-archaeology.com, Princeton University. Marrë më 21 tetor 2015.
  47. ^ Carol Radcliffe Bolon: Forms of the Goddess Lajj? Gaur? in Indian Art; 2010, Pennsylvania State University Press, isbn 978-0-271-04369-2, fq. XIII, kontrolluar më 2 prill 2016
  48. ^ Numark, Mitch (2013). "The Scottish `Discovery' of Jainism in Nineteenth-Century Bombay". Journal of Scottish Historical Studies (në anglisht). Edinburgh University Press. 33 (1): 20–51. doi:10.3366/jshs.2013.0061.
  49. ^ John Murray: A Handbook for Travellers in India, Ceylon and Burma; 1894, fq. 314
  50. ^ Carol E. Radcliffe (1981). Early Chalukya sculpture (në anglisht). Ph.D. Thesis awarded by New York University. OCLC 7223956.
  51. ^ "Badami's supremacy set in stone" (në anglisht). DNA India. 22 gusht 2013.
  52. ^ "Natural cave shrine discovered". Indian Express (në anglisht). qershor 2013. Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2016. Marrë më 23 qershor 2016.

Bibliografia

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto