Arkitektura dravidiane

Stili arkitekturor indiano-jugor

Arkitektura Dravidiane është një stil arkitekturor që u shfaq në pjën jugore të nënkontinentit indian apo Indinë Jugore. Ajo konsiston kryesisht në tempuj me kulla në forma piramidale dhe të ndërtuara me gurë ranorë, steatit ose granit. E përmendur si një nga tre stilet e ndërtimit të tempujve në librin e lashtë Vastu shastra, shumica e strukturave ekzistuese gjenden në shtetet e Indisë Jugore të Andra Pradeshit, Karnataka, Kerala, Tamil Nadu dhe Telangana. Mbretëri dhe perandori të ndryshme si Chola, Chera, Kakatiya, Pandya, Pallava, Ganga, Rashtrakuta, Chalukya, Hoysala dhe Vijayanagara kanë dhënë mes të tjerave një kontribut thelbësorn në zhvillimin e Arkitekturës Dravidiane. Ky stil arkitekturor mund të gjendet edhe në pjesë të Indisë Veriore (Teli ka Mandiri i Gwaliorit, Bhitargaon Baitala Deula, Bhubaneshwr), në Sri Lankan Veri-Lindore dhe Qendrore, , Maldive dhe pjesë të ndryshme të Azisë Jug-Lindore. Angkor WatiKamboxhia dhe PrambananiIndonezi u ndërtuan bazuar në stilin arkitekturor Dravida.

Tempulli Annamalaiyar në Thiruvannaamalai
Teli ka Mandiri në Fortesën e Gwaliorit

Kompozimi dhe struktura

Redakto
 
Kompleksi tempullor MeenakshiMadurai

Tempujt e stilit Chola konsistojnë në tre pjesë të njëpasnjëshme në kohë, të organizuara në mënyra të ndryshme, por që dallojnë në vetvete vetëm sipas moshës në të cilën janë realizuar:[1]

  1. Verandat ose Mantapat, që gjithmonë mbulojnë dhe paraprijnë dyert për te shenjtërorja.
  2. Portikët piramidalë, [[Gopurami|gopuramë, që janë veçoria kryesore në rrethimet katërkëndore që përfshijnë tempujt më të shquar.Ata janë shumë të zakonshëm në tempujt dravidian.
  3. Sallat me kolona (Chaultrit ose Chawadit) përdoren për shumë qëllime dhe janë shoqërime të pandryshueshme të këtyre tempujve.

Përkrahë këtyre, një tempull i Indisë jugore zakonisht ka një ujëmbledhës të quajtur Kalyani ose Pushkarni – për tu përdorur për rituale të shenjta ose për nevojat e priftërinjve – banesat për të gjitha nivelet e priftërinjve janë të lidhura me ta dhe ndërtesa të tjera për nevojat e shtetit.[1]

Historia

Redakto
 
Planimetria tipike Dravidiane e zhvilluar nga koyili si rezidencë mbretërore dhe që bazohet mbi modelin sthandila mandala, Kompleksi tempullor i Tiruvannamalait.

Përgjatë Tamilakamit, një mbret konsiderohej si me natyrë hyjnore dhe zotëronte pushtet fetar.[2] Mbreti ishte 'përfaqësuesi i hyjnive në tokë’ dhe jetonte në një “koyil”, që do të thotë “vendbanimi i zotit”. Fjala moderne tamile për tempullin është koil. Mbretërve u rezervohej gjithashtu edhe adhurim titullar.[3][4] Fjalë të tjera për mbretin si “kō” = “mbret”, “iṟai” “perandor” dhe “āṇḍavar” “pushtues”, tani i referohen kryesisht zotave.[5] Tolkappiyari i referohet te ‘’Three Crowned Kings’’ (Tre mbretër të kurorëzuar) si “Three Glorified by Heaven” (Tre të bekuar nga qielli).[6] Në jugun që flet gjuhët dravidiane, koncepti i mbretërimit hyjnor çoi në marrjen e roleve më të rëndësishëm nga shteti dhe tempujt.[7] Tekstet Mayamata dhe Manasara shilpa të konsideruar në qarkullim nga shekulli i V deri në të VII-in, janë libra udhëzues mbi stilin Dravidian të dizajnit, ndërtimit dhe teknikave të bashkuara artizanale të Vastu shastras.[8][9] Isanasivagurudeva paddhati është një tjetër tekst nga shekulli i IX që përshkruan artin e ndërtimit në Indinë Jugore dhe Qendrore.[8][10] Në Indinë Veriore, Brihat-samhita e Varāhamihiras është manuali sanskritish gjerësisht i përmendur nga shekulli i VI që përshkruan dizajnin dhe ndërtimin e tempujve hindu të stilit Nagara.[11][12][13] Arkitektura dhe simbolizmi Dravidian janë të bazuara edhe te Agamat. Agamat janë me zanafillë jo-vedike[14] dhe janë datuar gjithashtu si tekste post-vedike[15] ose si para-vedike.[16] Agamat janë një koleksion shkrimesh fetare tamile dhe sanskrite kryesisht të përbërë nga metodat e ndërtimit të tempullit dhe krijimin e murtive, statuja të adhuruara të hyjnive, doktrina filozofike, praktika medituese, arritjen e dëshirave të gjashtë-fishta dhe katër llojet e yogës.[17]

Ndikimi i periudhave të ndryshme

Redakto

Në Arkitekturën Dravidiane të Indisë Jugore kanë lënë gjurmët e tyre në kohë të ndryshme shtatë mbretëri dhe perandori të ndryshme:

Arkitektura e Periudhës Sangam

Redakto

Nga viti 300 p.e.s. – 300 i e.s., arritjet më të mëdha të mbretërive të Dinastisë së hershme Chola, mbretërisë Chera dhe mbretërisë Pandyane përfshinin faltore me tulla për hyjnitë Murugan, Shiva, Amman dhe Thirumal (Vishnu) të panteonit tamil. Disa nga këto ndërtime janë zbuluar pranë Adichanallurit, Kaveripoompuharpattinamit dhe Mahabalipuramit dhe planet e ndërtimit të këtyre vendeve të adhurimit përmendeshin në disa pjesë të poemave të ndryshme të letërsisë Sangam. Një tempull i tillë, Tempulli Saluvannkuppan Murukan, i zbuluar në vitin 2005, konsiston në tre shtresa. Shtresa e poshtme e përbërë nga një faltore tulle, është një nga më të vjetrit e llojit të tij në Indinë Jugore dhe faltorja më e vjetër e gjetur kushtuar Murukanit. Është një nga vetëm dy faltoret me tulla të tempujve hindu para-Pallava që gjenden në këtë rajon, tjetra është Tempulli Veetrirundha Perumal në Veppathur kushtuar Vishnut. Dinastitë e Tamilakkamit të hershëm mesjetar i zgjeruan dhe u bënë shtesa strukturore shumë prej këtyre tempujve me tulla. Skulpturat e artit erotik, natyrës dhe hyjnive nga Tempulli Meenakshi AmmanMadurai dhe Tempulli Ranganathaswamy i Srirangamit datojnë nga Periudha Sangam.

Arkitektura Badami Chalukya

Redakto
 
Tirthankara xhainist Parshvanath, shpella nr. 4, tempujt shpellorë në Badami

Arkitektura Badami Chalukya është një stil ndërtimi tempujsh i evoluar gjatë periudhës midis shekullit të V dhe të VIII në zonën e Basenit Malaprabha, në distriktin modern të Bagalkotit Karnatakas, shpesh herë i quajtur stili Vesara ose stili Chalukya. Tempujt më të hershëm datojnë që nga viti 450 në Aihole kur Dinastia Badami Chalukya ishte vasale e asaj Kadamba të Banavasit dhe që janë po ashtu të reflektuar gjatë kësaj periudhe. Sipas historianit K.V. Sounder Rajan, kontributi Badami Chalukya në ndërtimin tempullor është i krahasueshëm me vlerën e arritjeve të tyre në beteja. Stili i tyre përfshinte dy tipe monumentesh, përkatësisht sallat e skalitura në shkëmbinj (shpellat) ose tempujt shpellor si dhe monumentet strukturore në sipërfaqe. Dinastia Badami Chalukya e quajtur edhe Dinastia e Hershme Chalukya, sundoi nga Badami Karnatakan në periudhën midis viteve 543 – 753 të e.s.. Shembujt më të përsosur të artit të tyre shihen në Pattadakal, Aihole dhe Badami në Karnatakan veriore. Trashëgimia më qëndrueshme e Dinastisë Chalukya është arkitektura dhe arti që ata lanë mbrapa. Më shumë se njëqind e pesëdhjetë monumente të atribuara kësaj dinastie dhe të ndëruara midis viteve 450 dhe 700, mbeten në basenin Malaprabha në Karnataka.[18]

Arkitektura Badami Chalukya, Tempujt shpellorë në Badami
Vishnu i ulur në një Adisesha (gjarpër) në një tempull shpellor në Badami.
Badami, tempulli shpellor numër 3

Aty nga vitit 450 në Aihole u krijua Stili Chalukya dhe do të përsosej në Badami dhe Pattadakal.[19] Artistët Chalukya eksperimentuan me stile të ndryshme, përzierje të stilit indo-arjan Nagara dhe stilet dravidiane, si dhe stili i evoluar Chalukya.[20] Stili i tyre përfshinte dy tipe monumentesh:

  • Sallonet (ose shpellat) e skalitura në shkëmb.
  • Tempujt strukturorë në sipërfaqe.

Tempujt strukturorë

Redakto
 
Tempulli Virupaksha, Pattadakal, Karnataka ndërtuar në vitin 740

Tempujt më të rafinuar strukturor gjenden në Pattadakal. Nga dhjetë tempujt e Pattadakalit, gjashtë i përkasin stilit dravidian dhe katër stilit Rekhanagara. Tempulli Virupaksha ka ngjashmëri të shumta me tempullin Kailasanatha në Kanchipuram që u krijua disa vite më parë. Ky është një tempull gjithëpërfshirës, që ka një strukturë qëndrore, pavjoni nandi përballë dhe ka një rrethim me mure që hyet nga një portik. Shenjtërorja kryesore ka një Pradakshina-patha dhe mandapa. Mandapa është me kolona dhe ka dritare të hapura. Sipërfaqja e murit të jashtëm është e ndarë nga dy gjysëm-kolona në kamare zbukuruese të mbushura me skulptura dhe dritare të hapura. Kritiku i artit Percy Brown thotë se skulpturat që ata përfshijnë në arkitekturë rrjedhin në një rrjedhë të vazhdueshme. Thuhet se Tempulli Virupaskha është një nga këta monumente ku shpirti i personit që i ndërtoi ato jeton akoma. Tempujt strukturorë chalukyan përfshijnë:

Pattadakal
  • Tempulli Virupaksha
  • Tempulli Sangameswarar
  • Kashivisvanatha Temple (Rashtrakuta)
  • Tempulli Mallikarjuna
  • Tempulli Galganatha
  • Tempulli Kadasiddeshvara
  • Tempulli Jambulinga
  • Tempulli xhainist Narayana (Rashtrakuta)
  • Tempulli Papanatha
  • Tempulli Naganatha
  • Chandrashekara
  • Tempulli Mahakuteshwara
Gerusoppa
  • Tempulli Vardhamanaswamy
Alampur
 
Tempulli Sangameshvara, Pattadakal

Tempujt shpellorë

Redakto

Arkitektura e tempujve shpellorë gjendet në Tempujt shpellorë në Badami, kryeqyteti i hershëm Chalukya, të skalitur në shekullin e VI. Janë gjetur katër tempuj shpellorë të skalitur në faqet shkëmbore, tre hindu dhe një xhinist, që përmban elemente arkitekturore si kolona dekorative, kllapa si dhe skulptura të skalitura mjeshtërisht ashtu si dhe relieve mjeshtëror në tavane. Në afërsi ndodhen shumë faltore shpellore budiste.[21] Katër shpellat janë në një stil të thjeshtë. Hyrja ështënjë verandë e thjeshtë me kolona guri dhe kllapa – një veçori dalluese e këtyre shpellave – që të çon në një mandapa me kolona dhe pastaj në një faltore të vogël katrore (sanctum sanctorum-i) i futur thellë në shpellë.[22] Tempujt shpellorë përfaqësojnë sekte të ndryshme fetare. Midis tyre, dy i janë kushtuar zotit Vishnu, një zotit Shiva dhe i katërti është një tempulll xhainist. Tre të parët janë të besimit vedik dhe shpella e katërt është e vetmja xhainiste në Badami.[23] Arkitektura e tempujve shpellorë është një përzierje e stilit Nagara të Indisë së veriut dhe stilit dravidian të Indisë së Jugut. Secila shpellë ka një sanctum sanctorum, një mandapa, një verandë dhe kolona. Tempujt shpellorë mbajnë gjithashtu skalitje, skulptura dhe piktura murore të mrekullueshme.

Arkitektura Badami Chalukya, tempuj shpellorë në Aihole
Shpella Ravana Phadi në Aihole të Karnatakas veriore
Pamje e brendshme e shpellës Ravana Phadi në Aihole.

Tempujt shpellorë në Badami kanë holle të skalitura në shkëmb me tre veçori bazë: veranda me kolona, holli me kolona dhe një shenjtërore e futur thellë në shkëmbin e shpellës. Eksperimentet e hershme në hollet e skalitura në shkëmb u kryen në Aihole ku ata ndërtuan tre tempuj shpellorë, një i besimit vedik, një i atij budist dhe i treti i besimit xhainist. Më vonë ata e rafinuan stilin e tyre dhe skalitën katër tempuj të mrekullueshëm shpellorë në Badami. Një veçori për tu vënë në dukje e këtyre tempujve shpellorë është friza e ganave në postura të ndryshme të skalitur në relieve mbi çdo bazë. Verandat e jashtme të tempujve shpellorë janë mjaft të thjeshta, por hollet e brendshme përmbajnë simbole të shumta dhe të pasura skulpturore. Kritiku i artit Dr. M. Sheshadri shkroi për artin Chalukya se ata skalitën shëmbinj si titanë, por i rafinuan si xhevahire. Ndërsa kritiku Zimmer shkroi se tempujt shpellorë Chalukya janë një balancë e shkëlqyer e gjenialitetit dhe përmbajtjes. Shumë shekuj më vonë, arti i qetë Badami Chalukya u rishfaq në arkitekturën me kolona të perandorisë Vijayanagar. Shpellat e tyre përfshinin skulptura të skalitura mjeshtërisht të Hariharas, Trivikramas, Mahisa Mardhinit, Tandavamurthit, Paravasudevas, Natarajas, Varahas, Gomateshvaras dhe të tjera. Në të përfshihen një numër i madh motivesh me kafshë dhe gjethnaja. Disa skulptorë të rëndësishëm të kohës së tyre ishin Gundan Anivaritachari, Revadi Ovajja dhe Narasobba. Tempujt shpellorë Chalukya përfshijnë:

Aihole
  • Tempulli i Lad Khanit
  • Tempulli Huchiappayyagudi
  • Huchiappayya math
  • Tempulli i Durgas
  • Tempulli xhainist Meguti
  • Tempulli Ravanaphadi
  • Tempulli Gowda
  • Tempulli Suryanarayana
Badami
  • Shpella 1 (Shiva)
  • Shpella 2 (Vishnu si Trivikrama ose Vamana, Varaha dhe Krishna)
  • Shpella 3 (Vishnu si Narasimha, Varaha, Harihara dhe Trivikrama.)
  • Shpella 4 (Tirthankara xhainist Parsvanatha)
  • Grupi i tempujve të Bhutanathas (Badami dhe Kalyani Chalukya)
faltorja kryesore e Tempullit bregdetar në Mahabalipuram
Faltorja kryesore e Angkor Watit
Tempulli bregdetar në Mahabalipuram (majtas) pjesë e Shtatë Pagodave të Mahabalipuramit dhe Angkor Wati në Kamboxhia (djathtas)

Arkitektura Pallava

Redakto

Dinastia Pallava sundoi midis viteve 600–900 dhe arritjet e tyre më të mëdha ndërtuese janë tempujt shkëmbor të Mahabalipuramit dhe kryeqyteti i tyre, Kanchipurami, tani i vendosur në shtetin indian Tamil Nadu. Dinastia Pallava ishte një nga pararendësite e Arkitekturës indiano jugore. Shembujt më të hershëm të tempujve në stilin Dravidian i përkasin periudhës Badami Chalukya-Pallava. Shembujt më të heshëm të arkitekturës Pallava janë tempujt shkëmborë që datojnë midis viteve 610 – 690 dhe tempujt strukturorë midis viteve 690 – 900. Arritjet më të mëdha të Arkitekturës Pallava janë Tempujt shkëmborë të Mahabalipuramit. Aty janë gjetur sallone me kolona dhe faltore monolitike të njohura si Ratha. Tempujt e heshëm ishin kryesisht të kushtuar për zotin Shiva. Tempulli Kailasanatha i quajtur edhe Rajasimha Pallaveswaram në Kanchipuram, i ndërtuar nga Narasimhavarmani II i njohur edhe si Rajasimha është një shembull i shkëlqyer i tempujve të stilit Pallava. Vlen të përmendet veçanërisht Tempulli bregdetar i ndërtuar nga Narasimhavarmani II afër Mahabalipuramit që është një pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Në kundërshtim me përshtypjen popullore rreth perandorisë pasuese Chola që eksperimentoi në ndërtimin e komplekseve të mëdhenj tempullor, ishte dinastia Pallava që në fakt eksperimentoi jo vetëm në krijimin e tempujve të mëdhenj pasi filloi ndërtimin e tempujve shkëmborë pa përdorur llaç, tulla etj. Shembujt e shkëlqyer të këtyre tempujve janë Tempujt Thiruppadagam dhe Thiruooragam që kanë imazhe 8.5 dhe 11 m të larta të zotit Vishnu në mishërimin e formave të tij Pandavadhoothar dhe Trivikraman. Në krahasim, Siva Lingamën në Tempujt mbretëror të Dinastisë Chola në Thanjavur dhe Gangikonda Cholapuram janë 5.2 dhe 5.5 metra të lartë. Duke konsideruar se Tempulli Kanchi Kailasanatha i ndërtuar nga Rajasimha Pallava ishte frymëzimi për Tempullin Brihadeeswara në Thanjavur të Raja Raja Cholas, mund të përfundohet me siguri se sunduesit Pallava ishin mes sunduesve të parë në Indi për të ndërtuar që ndërtuan si komplekse të mëdha tempullore ashtu dhe statuja shumë të mëdha hyjnish dhe idhujsh. Shumë tempuj të Shivës dhe Vishnut në Kanchi të ndërtuar nga sunduesit e mëdhenj Pallava dhe që përfshijnë [[Pancha Rathat|Rathat dhe Relievin Zbritja e Gangut (të quajtur edhe Pendesa e Arjunas) janë shembuj të pakrahasueshëm të Monumenteve të mbrojtur nga UNESCO në Indi. Brezi i vazhdueshëm i tempujve Chola, Pallava dhe Pandiya (bashkë me ata Adigaimanë pranë Karurit dhe Namakkalit), ashtu si dhe trupi tempullor Sethupathy midis Pudukottait dhe Rameswarami, përfaqëson njëtrajtësisht Stilin Arkitekturor Jugor të Indisë që tejkalon çdo formë tjetër arkitekture mbizotëruese midis rrafshirës së Dekanit dhe Kaniyakumarit. E panevoshme të shtohet se në vendin Telugu stili ishte pak a shumë njëtrajtësisht sipas stilit Indiano-Jugor ose Dravidian të arkitekturës.

Arkitektura Rashtrakuta

Redakto
 
Tempujt Mallikarjuna dhe Kasivisvanatha në stilet Dravida dhe Nagara

Dinastia Rashtrakuta, e cila sundoi Dekanin nga Manyakheta në distriktin Gulbarga të Karnatakas në periudhën midis viteve 753 – 973 krijuan stilin dravidian dhe Rekhanagara të monumenteve arkitekturore. Dinastia Rashtrakuta kontribuoi shumë në trashëgiminë arkitekturore të Dekanit. Historiani i artit Adam Hardy e kategorizon aktivitetin e tyre ndërtues në tre shkolla: Ellora, rreth Badamit, Aihole dhe Pattadakali si dhe në Sirval afër Gulbargas.[24] Arkitektura Rashtrakuta pasqyrohet në tempujt e mrekullueshëm shpellorë në Ellora dhe Elephanta, zona të zëna edhe nga murgjit xhainistë, të vend-ndodhura në Maharashtran moderne. Pattadakali, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe tempujt Navalinga janë tipe strukturore të Arkitekturës Rashtrakuta.

 
Tempulli xhainist Narayana në stilin dravidian

Karnataka tempujt e tyre më të famshëm janë Tempulli Kashivishvanatha dhe tempulli xhainist Narayana në Pattadakal, një sit i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.[25][26] Tempuj të tjerë të mirë-njohur janë Tempulli Parameshwara në Konnur, Tempulli Brahmadeva në Savadi, Settavva, Kontigudi II, Tempujt Jadaragudi dhe Ambigeragudi në Aihole, Tempulli Mallikarjuna në Ron, Tempulli Andhakeshwara në Hooli, Tempulli Someshwara në Sogal, Tempujt xhainistë në Lokapura, Tempulli Navalinga në Kuknur, Tempulli Kumaraswamy në Sandur, tempuj të shumtë në Shirival në Gulbarga,[27] dhe Tempulli Trikuteshwara në Gadag që më vonë u zgjerua nga Dinastia Kalyani Chalukya. Studimi arkeologjik i këtyre tempujve tregon se disa kanë planimetri stelare (shumë-këndëshe) që do të përdorej gjerësisht më vonë nga Dinastia Hoysala në Belur dhe Halebidu.[28] Një nga traditat më të pasura në arkitekturën indiane mori formë në rajonin e Dekanit gjatë kësaj kohe që Adam Hardy e quan stili Karnata dravida në dallim nga stili tradicional dravida.[29]

Arkitektura Kalyani Chalukya

Redakto
 
Tempulli Mahadeva në Itagi të distriktit Koppal, viti 1112, një shembull i artikulimit dravida me një strukturë të sipërme nagara

Arkitektura Kalyani Chalukya (në gjuhën kannada: ಪಶ್ಚಿಮ ಚಾಲುಕ್ಯ ವಾಸ್ತುಶಿಲ್ಪ) e njohur edhe si ‘’Arkitektura Perëndimore Chalukya’’ ose ‘’Arkitektura e Vonë Chalukya’’, është një stil i veçantë zbukurimi arkitekturor i traditave fetare shaivite, vaishnavite dhe xhainiste që evoluan gjatë sundimit të perandorisë Kalyani Chalukya në rajonin Tungabhadra të Karnatakas qendrore, në shekujt e XI dhe të XII. Ndikimi politik i perandorisë Kalyani Chalukya e arriti kulmin e tij në rrafshirën e Dekanit gjatë kësaj periudhe. Qendra e aktiviteteve kulturore dhe ndërtuese qëndronte në rajonin Tungabhadra, ku punishtet e mëdha mesjetare ndërtuan shumë monumente.[30] Këta monumente janë variante rajonale të tempujve dravidian, të konsideruar si pjesë e traditës Karnata dravida.[31][32] Arkitektët chalukyan ndërtuan tempuj të të gjitha përmasave gjatë kësaj periudhe dhe që kanë mbetur edhe sot, të njohur si një stil kalimtar dhe që ofron lidhje arkitekturore midis stilit Badami Chalukya dhe atij të perandorisë më të vonë Hoysala. Monumentet më të shquara nga ndërtimet e shumta që datojnë nga kjo periudhë janë Tempulli Mahadeva në Itagi në distriktin Koppal, Tempulli Kasivisvesvara në Lakkundi në distriktin Gadag, Tempulli Mallikarjuna në Kuruvatti në distriktin Bellary dhe Tempulli Kalleshvara në Bagali në distriktin Davangere.[33][34] Monumente të tjera të shquara për ndërtimin e tyre mjeshtëror përfshijnë Tempulli Kaitabheshvara në Kubatur dhe Tempulli Kedareshvara në Balligavi, të dy në distriktin Shimoga, Tempulli SiddhesvaraHaveri, Tempulli Amrtesvara në Annigeri të distriktit Dharwad, Tempulli i Sarasvatit në Gadag dhe Tempulli DoddabasappaDambal, të dy në distriktin Gadag.[35] Monumentet e mbijetuara të mbretërisë Kalyani Chalukya janë tempujt e ndërtuar në traditat fetare shaivite, vaishnavite dhe xhainiste. Asnjë nga ndërtimet ushtarake, civile, ose oborrtare nuk ka mbijetuar; duke qenë të ndërtuara me baltë, tulla dhe dru, këto struktura mund të mos u kenë rezistuar pushtimeve të përsëritura.[36]

 
Tempulli Mallikarjuna në Kuruvatti, shekulli i XI

Qendra e këtyre zhvillimeve arkitekturore ishte rajoni që përfshinte distriktin modern të Dharwadit; ajo përfshinte edhe zonat e distrikteve moderne të Haverit dhe Gadagut.[37][38] Në këto distrikte, kanë mbijetuar rreth pesëdhjetë monumente si dëshmi të përhapjes së ndërtimeve të punishteve arkitekturore Kalyani Chalukya. Ndikimi i këtij stili përtej rajonit Basavakalyani në veri-lindje të rajonit Bellary në lindje të rajonit të Mysores në jug. Në rajonin Bijapur–Belgaum në veri, stili u përzie me atë të tempujve Hemadpanti. Megjithëse pak tempuj Kalyani Chalukyan mund të gjenden në rajonin e Konkanit, prania e Vargut të Ghateve Perëndimorë me gjasa parandaloi përhapjen e stilit në drejtim të perëndimit.[37]

Evoluimi

Redakto
 
Tempulli DoddabasappaDambal, me një plan stelar me 24-cepa dravida me shtatë nivele, shekulli i XII

Megjithëse plani bazë i stilit Kalyani Chalukya zyri fill nga stili më i vjetër dravida, shumë nga veçoritë e tij ishin unike dhe të veçanta për të.[39][40] Një nga këto veçori dalluese të stilit arkitekturor Kalyani Chalukya ishte një artikulim që mund të gjendet akoma përgjatë Karnatakas moderne. Përjashtimi i vetëm nga ky motiv mund të gjendet në zonën rreth Basavakalyanit, ku tempujt paraqesin një artikulim nagara (indiano-verior) që ka karakteristikat e tij unike.[41] Në dallim me ndërtesat më të hershme Badami Chalukya, monumentet e të cilëve ishin të grupuar rreth metropoleve të Pattadakalit, Aiholes dhe Badamit, këta tempuj të perandorisë Kalyani Chalukya janë mjaft të shpërndarë, duke pasqyruar një sistem shqëndërzuar të qeverisjes vendore.[30] Tempujt Kalyani Chalukya janë më të vegjël nga ata të Chalukya-ve më të hershëm Badami, një fakt i dallueshëm në lartësinë e reduktuar të strukturave të sipërme që ngrihen mbi faltore.[30]

 
Tempulli Kaitabhesvara në Kubatur, me plan katër nivelësh, viti 1100

Arti Kalyani Chalukya evoluoi në dy faza, e para zgjati afërsisht çerek shekulli ndërsa e dyta nga fillimi i shekullit të XI der në fund të sundimit të Dinastisë Kalyani Chalukya në vitin 1186. Gjatë fazës së parë, tempujt u ndërtuan në rajonin Aihole-Banashankari-Mahakuta (i vendosur në zemër të territoreve më të hershme Badami Chalukya) dhe në Ron të distriktit Gadag. Pak punishte të përkohshme i ndërtuan ata në Sirval të distriktit Gulbarga dhe në Gokak të distriktit Belgaum. Strukturat në Ron kanë ngjashmëri me tempujt Rashtrakuta të Kuknurit në distriktin Koppal dhe në Mudhol të distriktit Bijapur, dëshmi që të njëjtat punishte e vazhduan aktivitetin e tyre nën dinastinë e re Karnata.[42] Faza e mëvonshme dhe e maturisë e arriti kulmin në Lakkundi (Lokigundi), një seli kryesore e oborrit perandorak.[43] Nga mesi i shekullit të XI, artizanët nga shkolla e Lakkundit lëvizën në jug të lumit Tungabhadra. Në këtë mënyrë ndikimi i shkollës së Lakkundit mund të shihet në disa tempuj të distriktit Davangere dhe në tempujt në Hirehadagalli dhe Huvinahadgalli të distriktit Bellary.[44] Ndikimi i Arkitekturës Kalyani Chalukya mund të dallohen në shollat gjeografikisht të largëta të arkitekturës së perandorisë Hoysala në Karnatakan jugore dhe në dinastinë Kakatiya në Andra Pradeshin e sotëm.[45] Arkitektura Kalyani Chalukya e quajtur ndonjëherë edhe stili Gadag i arkitekturës, është konsideruar një pararendëse e Arkitekturës Hoysala të Karnatakas jugore.[46] Ky ndikim ndodhi për shkak se ndërtuesit e hershëm të përdorur nga dinastia Hoysala erdhën nga qendrat e shquara të artit mesjetar Chalukya.[47][48] Monumente të tjera në këtë stil u ndërtuan jo vetëm nga Dinastia Kalyani Chalukya, por edhe nga vasalët e tyre.

Arkitektura Pandya

Redakto

Tempulli Srivilliputtur Andal është simboli zyrtar i Qeverisë së Tamil Nadusë. Thuhet se është ndërtuar nga Periyaazhvari, vjerri i sunduesit, me një çantë me arë që fitoi në debatet e mbajtura në pallatin e mbretit Pandya, Vallabhadeva. Simboli parësor i Srivilliputturit është struktura e kullës 12-katëshe kushtuar sunduesit të Srivilliputturit, të njohur si Vatapatrasayee. Kulla e këtij tempulli është 59 metra e lartë dhe është simboli zyrtar i Qeverisë së Tamil Nadusë. Tempuj të tjerë domethënës të arkitekturës Pandya përfshijnë Tempullin e famshëm Meenakshi në Madurai.

Arkitektura Chola

Redakto
 
Vimana (kulla) kryesore e Tempullit të Thanjavurit në Tamil Nadu

Mbretërit Chola sunduan në periudhën midis viteve 848–1280 dhe përfshijnë Rajaraja Cholan I dhe djalin e tij Rajendra Chola, që ndërtuan tempuj të tillë si Tempulli Brihadeeswarar i Thanjavurit dhe Tempulli Brihadeeshwarar i Gangaikonda Cholapuramit, Tempulli Airavatesvara i Darasuramit dhe Tempulli Sarabeswara (Shiva ), i quajtur edhe Tempulli Kampahareswarar në Thirubhuvanam, ku dy tempujt e fundit gjenden pranë Kumbakonamit. Tre të parët mids katër tempujve të mësipërm janë emërtuar Tempujt e Mëdhenj të Gjallë Chola pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Indi. Sunduesit Chola ishin ndërtues mjaft pjellorë që nga koha e mbretit të parë Vijayalaya Chola, pas të cilit ekziston vargu eklektik i Tempullit Vijayalaya Chozhisvaram afër Narttamalai. Këta janë shembujt më të hershëm të tempujve dravidian të sundimit Chola. Djali i tij Aditya I ndërtoi mjaft tempuj rreth rajoneve të Kanchit dhe Kumbakonamit.

 
Një kolonë e arkitekturës Dravidiane në Tempullin Airavatesvara, në Darasuram, distrikti Thanjavur.

Ndërtimi i tempujve mori shtytje të fortë nga pushtimet dhe gjenia e Adityas I, Parantakas I, Sundara Cholas, Rajaraja Cholas dhe djalit të tij Rajendra Cholas I. Rajendra Chola I ndërtoi Tempullin Rajaraja në Thanjur të emërtuar sipas emrit të tij. Pjekuria dhe madhështia me të cilën u zhvilluan Arkitektura Chola gjeti shprehje në dy tempujt e Tanjavurit dhe Gangaikonda Cholapuramit. Ai e shpalli veten e tij si Gangaikonda. Në një pjesë të vogël të brezit të Kaverit midis Tiruchy-Tanjore-Kumbakonamit, në kulmin e pushtetit të tyre, sunduesit Chola lanë më shumë se 2300 tempuj, me brezin Tiruchy-Thanjavur që kishte më shumë se 1500 tempuj. Tempulli madhështor i Shivës në Thanjavur i ndërtuar nga Raja Rajai I në vitin 1009 ashtu si dhe Tempulli Brihadisvara i Gangaikonda Cholapuramit, të përfunduar rreth vitit 1030, janë të dy përmendore të përshtatshme për arritjet materiale dhe ushtarake të kohës së dy perandorëve Chola. Tempulli më i madh dhe më i lartë në Indinë e kohës së tij, Tanjore Brihadisvara është kulmi i Arkitekturës Indiano-Jugore.[49] Në fakt, dy mbretërit pasues Chola, Raja Rajai II dhe Kulothunga III ndërtuan përkatësisht Tempullin Airavatesvara në Darasuram dhe Tempullin Kampahareswarar Siva në Tribhuvanam, të dy tempujt në rrethinat e Kumbakonamit janë ndërtuar rreth viteve 1160 dhe 1200. Të katërt tempujt u ndërtuan përgjatë një periudhe prej afërsisht 200 vjetësh duke pasqyruar lavdinë, begatinë dhe qëndrueshmërinë e sundimit Chola. Në kundërshtim me përshtypjen popullore, sunduesit Chola përkrahën ndërtimin e një numri të madh tempujsh që u përhapën përgjatë shumicës së pjesëve të Perandorisë Chola. Këta përfshijnë 40 nga 108 Divya Desamët Vaishnavit nga të cilët 77 gjenden të shpërndarë në shumicën e Indisë Jugore dhe të tjerët në Andhra dhe Indinë Veriore. Në fakt, Tempulli Ranganathaswamy i Srirangamit, që është tempulli më i madh në Indi dhe Tempulli Natarajar në Chidambaram (megjithëse fillimisht i ndërtuar nga Dinastia Pallava me gjasa u mor në zotërim nga Dinastia Chola kur sundonin nga Kanchi) ishin dy nga tempujt më të rëndësishëm të patronizuar dhe zgjeruar nga sunduesit Chola dhe nga koha e mbretit të dytë Chola, Aditya I, këta dy tempuj janë vlerësuar në mbishkrime si tempujt e hyjnive mbrojtëse të mbretërve Chola.

Faltorja kryesore e Tempullit Brihadeeswarar
Faltorja kryesore e tempujve të Shivës në Prambanan
Tempulli Brihadeeswarar, Tanjore (majtas) ka një kullë vimana që është 66 m e lartë, një shembull klasik i Arkitekturës Dravidiane që frymëzoi faltoret e kompleksit tempullor të PrambananitIndonezi, që përmban një faltore qendrore të Shivës 47 m të lartë (në mes majtas). Faltore tempullore në skajin e kepit të Tempullit Koneswaram, Tempullit Ketheeswaram dhe Tempullit Munneswaram ka kulla të larta gopurami nga sundimi Chola i Trincomaleet, Mannarit, Puttalamit dhe Chidambaramit.[50][51][52][53]

Sigurisht, dy Tempujt Brihadeeswarar në Thanjavur dhe Gangaikonda Cholapuram ashtu si dhe tempuj të tjerë të Shivës, përkatësisht Tempulli Airavatesvara i Darasuramit dhe Tempulli Sarabeswara (Shiva ) që është gjithashtu popullor me emrin Tempulli Kampahareswarar në Thirubhuvanam, të dy në rrethinat e Kumbakonamit, ishin tempuj mbretëror të Dinastisë Chola për të përkujtuar pushtimet dhe nënshtrimet e tyre të panumërta të rivalëve të tyre nga pjesët e tjera të Indisë Jugore, Dekan Ilangait ose Sri Lankas dhe rripave Narmada-Mahanadi-Gang. Por perandorët Chola theksuan qasjen e tyre jo të anëmbajtëse ndaj ikonografisë dhe besimit fetar duke e trajtuar hyjnitë tempullore të dy krijimeve të tjera të tyre të pashoqe, përkatësisht Tempullit Ranganathaswamy kushtuar VishnutSrirangam dhe Tempullit Nataraja në Chidambaram që faktikisht është shtëpia e të dy hyjnive, Shiva dhe Vishnu (i shtrirë si Govindarajari) për të qenë 'Kuladheivamët' ose hyjnitë e tyre mbrojtëse. Sunduesit Chola parapëlqenin gjithashtu të quanin vetëm këta dy tempuj që bujtin hyjnitë e tyre mbrojtëse si Koil ose 'Tempull', që përfaqësojnë vendet më të rëndësishme të adhurimit për ta, duke nënvizuar barazinë e tyre. Tempujt e sipërpërmendur janë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCOs, të emërtuar si Tempujt e Mëdhenj të Gjallë Chola. Tempulli i Gangaikonda Cholapuramit, krijim i Rajendra Cholas I, ishte ndërtuar me synimin që ti tejkalonte paraardhësit e tij në të gjitha aspektet. I përfunduar rreth vitit 1030, vetëm dy dekada pas tempullit në Thanjavur dhe më së shumti në të njëjtin stil, rafinimi më i madh në pamjen e tij dëshmon gjendjen më të begatë të Perandorisë Chola nën sundimin e Rajendras.[54] Ky tempull ka një Siva linga më të madhe se ajo në Thanjavur, por Vimana e këtij tempulli është më e vogël në lartësi se ajo e Thanjavurit. Periudha Chola është po ashtu e shquar për skulpturat e saj përgjatë gjithë botës. Midis ekzemplarëve ekzistues në muze përreth botës dhe në tempujt e Indisë Jugore mund të shihen shumë figura të rafinuara të Shivës në forma të larmishme, të Vishnut dhe bashkëshortes së tij Lakshmi ashtu si dhe të shenjtëve shaivit. Megjithëse përgjithësisht sipas konvencioneve ikonografike të vendosura nga tradita e gjatë, skulptorët në shekujt e XI dhe të XII punonin me liri të madhe për të arritur hijeshinë dhe madhështinë klasike. Shembulli më i mirë i kësaj mund të shihet në formën e Kërcimtarit Hyjnor Nataraja.[55]

 
Profili i një tempulli Hoysala në Somanathapura

Arkitektura Hoysala

Redakto

Arkitektura Hoysala është stili i ndërtimit të zhvilluar nën sundimin e perandorisë Hoysala midis shekujve të XI dhe të XIV, në rajonin e Karnatakas së sotme. Stili arkitekturor Hoysala është i rrjedhur nga stili Kalyani Chalukya, që ishte popullor në shekujt e X dhe të XI.[56][57] Arkitektura Hoysala Është në mënyrë të dallueshme dravidiane, por për shkak të veçorive të saj unike, ajo cilësohet si një stil i pavarur.[58] Skulptura Hoysala me të gjithë pasurinë e saj është thënë se përbën një sfidë ndaj fotografisë.[59] Arti i perandorisë Hoysala në gurë ka qenë krahasuar me finesën e një punimi fildishi ose argjendarie. Tepria e argjendarisë të mbajtur nga figurat skulpturore dhe larmia e stileve të flokëve dhe kurorave të paraqitura japin një ide të mirë të stilit të jetesës në periudhën Hoysala.

 
Shiva, Parvati dhe Nandi në Tempullin Hoysaleshwara në Halebidu

Ndikimi Hoysala e arriti kulmin në shekullin e XIII, kur dominonte rajonin jugor të rrafshirës së Dekanit. Tempuj të mëdhenj dhe të vegjël të ndërtuar gjatë kësaj periudhe mbeten si shembuj të stilit arkitekturor Hoysala, që përfshin Tempullin Chennakesava në Belur, Tempullin HoysaleswaraHalebidu dhe Tempullin KesavaSomanathapura.[60][61] Shembuj të tjerë të mjeshtrisë Hoysala janë tempujt në Belavadi, Amruthapura, Hosaholalu, Mosale, Arasikere, Basaralu, Kikkeri dhe Nuggehalli.[60][61][62] Studimi i stilit arkitekturor Hoysala ka treguar një ndikim të pa-rëndësishëm indo-arjan ndërsa ndikimi i stilit indiano-jugor është më i rëndësishëm.[63] Tempujt e ndërtuar para pavarësisë Hoysala në mes të shekullit të XII pasqyrojnë ndikime të rëndësishme Kalyani Chalukya, ndërsa tempujt e mëvonshëm mbajnë disa veçori të rëndësishme të artit chalukyan por kanë risi shtesë dekoruese dhe zbukuruese, veçori unike të artizanëve Hoysala. Në Karnatakan moderne njihen rreth treqint tempuj të mbijetuar dhe shumë më tepër janë të përmendur në mbishkrime, megjithëse vetëm rreth shtatëdhjetë janë dokumentuar. Përqëndrimi më i madh i këtyre tempujve është në distriktet Malnad, atdheu i mbretërve Hoysala.[64] Tradita Karnata Dravida që mbulon një periudhë prej rreth shtatë shekujsh fillon në shekullin e VII në patronazhin e Dinastisë Chalukya të Badamit, e zhvilluar më tej nën sundimin e Dinastisë Rashtrakuta të Manyakhetas gjatë shekujve të IX dhe të X dhe perandorinë Kalyani Chalukya (ose Dinastia e Vonë Chalukya) e Basavakalyanit në shekujt e XI dhe të XII. Faza e saj përfundimtare e zhvillimit dhe transformimi në një stil të pavarur ishte gjatë sundimit të Dinastisë Hoysala në shekujt e XII dhe të XIII.[65] Mbishkrimet e shquara mesjetare të shfaqura në tempuj japin informacione rreth dhurimeve të bëra për mirëmbajtjen e tempujve, detaje të shenjtërimit dhe me raste edhe detaje arkitekturore.[66]

Arkitektura Vijayanagara

Redakto
 
Tempulli Virupaksha, Raya Gopura (kulla kryesore mbi portën e hyrjes) në Hampi, Karnataka

Arkitektura Vijayanagara e periudhës midis viteve 1336-1565 ishte një stil i shquar ndërtimor që u zhvillua gjatë sundimit të perandorisë hindu Vijayanagar. Perandoria sundonte Indinë e Jugut, nga kryeqyteti i tyre në Vijayanagara, në brigjet e lumit Tungabhadra në Karnatakan moderne të Indisë. Perandoria ndërtoi tempuj, monumente, pallate dhe struktura të tjera përmes Indisë së Jugut, me një përqëndrim më të madh në kryeqytetin e saj. Monumentet brenda dhe përreth Hampit, një qytetin e Vijayanagaras, janë listuar si pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Përveç ndërtimit të tempujve të rinj, perandoria shtoi struktura të reja dhe bëri modifikime në qindra tempuj përgjatë Indisë së Jugut. Disa struktura në Vijayanagara i përkasin periudhës para perandorisë Vijayanagara. Tempujt e kodrës Mahakuta i përkasin periudhës Kalyani Chalukya. Rajoni përreth Hampit ka qenë një vend popullor i adhurimit për qindra shekuj para periudhës Vijayanagara me dëshmitë më të hershme që datojnë nga viti 689 i e.s. kur ishte i njohur si Pampa Tirtha sipas zotit vendor të lumit Pampa. Në zonën bërthamë të kryeqytetit ndodhenj qindra monumente, nga të cilët, 56 janë të mbrojtur nga UNESCO, 654 monumente janë të mbrojtur nga qeveria e Karnatakas dhe 300 të tjerë janë në pritje për tu përfshirë në listën e monumenteve të mbrojtura.[67] Arkitektura Vijayanagara qe një kombinim vibrant i stileve arkitekturore Chalukya, Hoysala, Pandya dhe Chola, që lulëzuan në shekujt e mëparshëm.[68][69]

 
Faltore tipike në Tempullin Hazare Rama në Hampi

Rrënojat e Hampit – trashëgimi botërore e UNESCO-s Tempulli Virupaksha, Tempulli Krishna, Tempulli Vittala, Tempulli Ugra Narasimha dhe Kodandarama janë disa nga monumentet e famshme të stilit Vijayanagar.[70] Trashëgimia e saj skulpturore, arkitekturore dhe pikturore ndikuan në zhvillimin e arteve edhe pasi perandoria përfundoi. Vula e saj stilistike ësthë Kalyanamandapa (sallon martese) e zbukuruar me kolona, Vasanthamandapa (sallonet e hapur me kolona) dhe Rajagopura (kullë). Ndërsa monumentet e perandorisë janë përhapur përgjatë gjithë Indisë së Jugut, asgjë nuk e tejkalon teatrin e pamatë të hapur të monumenteve në kryeqytetin e tyre, Vijayanagara, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.[71] Një tjetër element i stilit Vijayanagara është skalitja e monolitëve të mëdhenj si Sasivekalu Ganesha dhe Kadalekalu Ganesha në Hampi, statujat Gomateshwara në Karkala dhe Venur, si dhe demi Nandi në Lepakshi. Tempujt Vijayanagara të Bhatkalit, Kanakagirit, Sringerit dhe qyteteve të tjera bregdetare të Karnatakas, ashtu si Tadpatri, Lepakshi, Ahobilam, Tirupati dhe Srikalahasti në shtetin indian të Andhra Pradeshit dhe Vellore, Kumbakonam, Kanchi dhe Srirangam in Tamil Nadu janë shembuj të këtij stili. Arti Vijayanagara përfshin piktura murale si Dashavathara (dhjetë mishërimet e Vishnut) dhe Girija Kalyana (hyjnesha e martesës Parvati) në Tempullin Virupaksha në Hampi, pikturat Shivapurana (rrëfenjat e Shivës) në Tempullin VirabhadraLepakshi dhe ato në basadin (tempullin) xhainist dhe Tempullin Kamaskshi dhe Varadaraja në Kanchipuram.[72] Kjo përzierje e stileve indiano-jugore rezultuan në një pasuri të pa parë në shekujt e mëparshëm, një përqëndrim mbi relievet përveç skulpturave që tejkalon të mëparshmet në Indi.[73] Një aspekt i Arkitekturës Vijayanagara që tregon kozmopolitanizmin e qytetit të madh është prania e shumë strukturave laike që përmbajnë veçori islamike. Përqëndrimi i strukturave si pavjone, stalla dhe kulla sugjeron se ato ishin përdorim mbretëror.[74] Ky shkëmbim harmonik i ideve arkitekturore duhet të ketë ndodhur gjatë periudhave të rralla të paqes midis mbretërive hindu dhe myslimane.[75] "Platforma e Madhe" (Mahanavami dibba) ka relieve të skalitura në të cilat figurat duken se kanë tipare fytyre të turqve të Azisë qendrore që ishin të njohur se përdoreshin si shërbëtor mbretëror.[76]

 
Shikhara të stilit tipik dravidian mbi faltoret e Tempullit Raghunatha në Hampi

Veçori të shquara

Redakto
 
Faltore dhe mandapa tipike dravidiane të periudhës Vijayanagara në Tempullin Balakrishna në Hampi

Arkitektura Vijayanagara mund të klasifikohet pak a shumë në arkitekturë fetare, oborrtare dhe civile, ashtu si dhe skulpturat dhe pikturat e lidhura me to.[77] Stili Vijayanagara është një kombinim i stileve të Chalukya, Hoysala, Pandya dhe Chola, që u zhvilluan në shekujt e mëparshëm kur këto perandori sundonin dhe është karakterizuar nga një rikthim te arti i thjeshtë dhe i qetë i të kaluarës.[68] Afërsisht për 400 vjet gjatë sundimit të perandorive Kalyani Chalukya dhe Hoysala, materiali më popullor për ndërtimin e tempujve ishte guri i steatitit. Ky ishte gjithashtu e vërtetë edhe për skulpturën pasi steatiti është i butë dhe lehtësisht i punueshëm. Gjatë periudhës Vijayanagar ishte i parapëlqyer graniti i fortë vendor në stilin Badami Chalukya, megjithëse steatiti përdorej në pak relieve dhe skulptura.[78] Ndërsa përdorimi i granitit reduktoi dendurinë e punimeve skulpturore, nga ana tjetër graniti ishte material më i fortë për tempujt strukturorë. Për shkak se graniti është i prirur të cifloset, pak pjesë skulpturash individuale arritën nivele të larta cilësie të para në shekujt e mëparshëm. Për të mbuluar parregullsinë e gurit të përdorur në skulptura, artistët përdornin allçinë për ti dhënë sipërfaqes së ashpër një pamje të lëmuar dhe pastaj e lyenin me ngjyra të gjalla.[79]

Arkitektura Chera

Redakto

Stili Arkitekturor Chera i rajonit të Keralas është unik në gjihtë Arkitekturën Draviane.

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b Fergusson, James (1997) [1910]. History of Indian and Eastern Architecture (bot. 3rd). New Delhi: Low Price Publications. fq. 309. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Harman, William P. (1992). The sacred marriage of a Hindu goddess. Motilal Banarsidass Publ. fq. 6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Anand, Mulk Raj (1980). Splendours of Tamil Nadu. Marg Publications. fq. 146. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Chopra, Pran Nath; T.K. Ravindran; N. Subrahmanian (1979). History of South India. S. Chand. fq. 49. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Bate, Bernard (2009). Tamil oratory and the Dravidian aesthetic: democratic practice in south India. Columbia University Press. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ A. Kiruṭṭin̲an̲ (2000). Tamil culture: religion, culture, and literature. Bharatiya Kala Prakashan. fq. 17. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Embree, Ainslie Thomas (1988). Encyclopedia of Asian history: Volume 1. Scribner. fq. 231. ISBN 9780684188980. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ a b Stella Kramrisch: The Hindu Temple Volume 1 & 2; 1976, ISBN 81-208-0223-3
  9. ^ G. H. R. Tillotson: Svastika Mansion: A Silpa-Sastra in the 1930s; 1997, South Asian Studies, 13(1), fq. 87-97
  10. ^ Ganapati Sastri: Īśānaśivagurudeva paddhati; 1920, Trivandrum Sanskrit Series, OCLC 71801033
  11. ^ Meister, Michael W. (1983). "Geometry and Measure in Indian Temple Plans: Rectangular Temples". Artibus Asiae. 44 (4): 266–96. doi:10.2307/3249613. JSTOR 3249613. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Heather Elgood: Hinduism and the religious arts; 2000, ISBN 978-0-304-70739-3, Bloomsbury Academic, fq. 121-5
  13. ^ H. Kern: The Brhat Sanhita of Varaha-mihara; 1865, The Asiatic Society of Bengal, Kalkuta
  14. ^ Mudumby Narasimhachary (ed): Āgamaprāmāṇya of Yāmunācārya; 1976, Issue 160 of Gaekwad's Oriental Series; Oriental Institute, Maharaja Sayajirao University of Baroda.
  15. ^ S.M. Tripath: Psycho-Religious Studies Of Man, Mind And Nature; 2001, Global Vision Publishing House, ISBN 978-81-87746-04-1, fq. 54
  16. ^ Pathmarajah Nagalingam: The Religion of the Agamas; 2009, Siddhanta Publications
  17. ^ John A. Grimes: A Concise Dictionary of Indian Philosophy: Sanskrit Terms Defined in English; 1996, State University of New York Press, ISBN 978-0-7914-3068-2, LCCN 96012383
  18. ^ Vetëm në Aihole ekzistojnë mbi 125 tempuj, Michael D. Gunther (2002). "Monuments of India". Marrë më 10 nëntor 2006. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Echoes from Chalukya caves". Marrë më 1 prill 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Architecture, The Chalukyan magnificence". Arkivuar nga origjinali më 10 maj 2009. Marrë më 1 prill 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Cave 1 Badami, 575 – 585" (në anglisht). Marrë më 27 shtator 2009.
  22. ^ Binda Thapar: Introduction to Indian Architecture; 2004, Periplus Editions, Singapore, isbn 0-7946-0011-5, fq. 45
  23. ^ "Indian Architecture Rock-cut" (në anglisht). Indian Heritage. Marrë më 27 shtator 2009.
  24. ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 111
  25. ^ Vijapur, Raju S. "Reclaiming past glory". Deccan Herald. Spectrum. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2008. Marrë më 27 shkurt 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 341
  27. ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 344-5
  28. ^ Arthikaje, Mangalore; Sundara and Rajashekar. "Society, Religion and Economic condition in the period of Rashtrakutas". 1998–2000 OurKarnataka.Com, Inc. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2006. Marrë më 22 gusht 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 5 (parathënia)
  30. ^ a b c Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 156
  31. ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 6–7
  32. ^ Hardy, Adam. "Indian Temple Architecture: Form and Transformation, the Karnata Dravida Tradition, 7th to 13th Centuries". Artibus Asiae, Vol. 58, No. 3/4 (1999). JSTOR. fq. 358–62. Marrë më 26 shtator 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 323, 333, 335-6
  34. ^ Tempulli Mahadeva në Itagi është konsideruar më i arriri në vendin Kannada pas Tempullit HoysalesëaraHalebidu (Cousens te Kamath (2001), fq. 117)
  35. ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 321, 326-7, 330, 335
  36. ^ Henry Cousens: The Chalukyan Architecture of Kanarese Districts; 1996, Archaeological Survey of India, New Delhi, botimi i parë në 1926, oclc 37526233, fq. 27
  37. ^ a b Henry Cousens: The Chalukyan Architecture of Kanarese Districts; 1996, Archaeological Survey of India, New Delhi, botimi i parë në 1926, oclc 37526233, fq. 17
  38. ^ Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9, fq. 14
  39. ^ Planet zanafillore të tempujve dravida kanë evoluar gjatë shekujve të VI dhe të VII në Karnataka dhe Tamil Nadu nën perandoritë Badami Chalukya dhe Pallava. Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9, fq. 11
  40. ^ Zhvillimi i artit të pastër dravida ishte rezultat i zhvillimeve paralele të ndërlidhura në rajonet moderne të Karnatakas dhe Tamil Nadusë, brenda një konteksti më të gjerë të artit të Indisë jugore; Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 12
  41. ^ Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9, fq. 65
  42. ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 157
  43. ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 158
  44. ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 217
  45. ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 215
  46. ^ Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: From Pre-historic Times to the Present; 2001, Jupiter books, Bangalore, botimi i parë në 1980, oclc 7796041, lccn 80905179, fq. 115
  47. ^ Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: From Pre-historic Times to the Present; 2001, Jupiter books, Bangalore, botimi i parë në 1980, oclc 7796041, lccn 80905179, fq. 118
  48. ^ Settar S (12–25 prill 2003). "Hoysala Heritage". Frontline, Volume 20, Issue 08. Frontline, From the publishers of the Hindu. Arkivuar nga origjinali më 20 nëntor 2012. Marrë më 13 dhjetor 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  49. ^ K.A. Nilakanta Sastri: A History of South India; 1955, fq. 421
  50. ^ K.A. Nilakanta Sastri: A History of South India; fq. 424–6
  51. ^ Karen Schreitmuller: Baedeker India; 2012, fq. 90
  52. ^ V. Perniola: “The Catholic church in Sri Lanka. The Portuguese period”; vol. II, fq. 366.
  53. ^ Rohan Bastin: The domain of constant excess : plural worship at the Munnesvaram temples in Sri Lanka; fq. 114
  54. ^ R. Nagasamy: Gangaikondacholapuram, 1970
  55. ^ Imazhi prej bronxi i Natarajas në Tempullin Nagesvara në Kumbakonam është imazhi më i madh i njohur.
  56. ^ Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: From Pre-historic Times to the Present; 2001, Jupiter books, Bangalore, botimi i parë në 1980, oclc 7796041, lccn 80905179, fq. 134
  57. ^ Arthikaje. "History of Karnataka-Religion, Literature, Art and Architecture in Hoysala Empire". 1998–2000 OurKarnataka.Com, Inc. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2006. Marrë më 22 gusht 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) - James Fergusson dhe Henry Cousens mendojnë se stili Hoysala ka veçori të përbashkëta me stilin Kalyani Chalukya
  58. ^ Arkitektura dhe skulptura Hoysala kanë qenë konsideruar një përpjekje fenomenale e përqëndrimit, aftësisë dhe ndërgjegjes fetare njerzore (Percy Brown në - Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: From Pre-historic Times to the Present; 2001, Jupiter books, Bangalore, botimi i parë në 1980, oclc 7796041, lccn 80905179, fq. 134)
  59. ^ Settar S (12–25 prill 2003). "Hoysala Heritage". Frontline. Frontline, From the publishers of the Hindu. Arkivuar nga origjinali më 20 nëntor 2012. Marrë më 27 shtator 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  60. ^ a b Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, isbn 81-7017-312-4, fq. 243-5
  61. ^ a b Gerard Foekema: A Complete Guide To Hoysala Temples; 1996, isbn 81-7017-345-0, fq. 47, 59, 87
  62. ^ Gerard Foekema: A Complete Guide To Hoysala Temples; 1996, isbn 81-7017-345-0, fq. 37, 81, 41, 43, 53, 71, 83
  63. ^ Percy Brown te Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: From Pre-historic Times to the Present; 2001, oclc 7796041, lccn 80905179, fq. 134
  64. ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, isbn 81-7017-312-4, fq. 244
  65. ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, isbn 81-7017-312-4, fq. 6-7, seksioni Introduction-Dynasties and Periods
  66. ^ Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, isbn 81-215-1089-9, fq. 18
  67. ^ "Global Heritage Fund, Hampi disappearing". Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2006. Marrë më 22 gusht 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  68. ^ a b Kritiku i artit Percy Brown e konsideron arkitekturën Vijayanagar një lulëzim të stilit dravidian (Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: From Pre-historic Times to the Present; 2001, oclc 7796041, lccn 80905179, fq. 182)
  69. ^ Arthikaje: Literary Activity
  70. ^ "Group of monuments at Hampi (1986), Karnataka". Marrë më 27 shtator 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  71. ^ "Kaq intim janë shkëmbinjt dhe monumentet që ata realizonin, sa ndonjëherë ishte e pamundur të thoje ku përfundonte natyra dhe ku fillonte arti" (Kritiku i artit Percy Brown, i cituar në Hampi, A Travel Guide, fq. 64)
  72. ^ Disa nga këto piktura mund të kenë qenë ribërë në shekujt e mëvonshëm (Rajashekhar te Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: From Pre-historic Times to the Present; 2001, oclc 7796041, lccn 80905179, fq. 184)
  73. ^ Historianët dhe kritikët e artit K. A. Nilakanta Sastri, A. L. Basham, James Fergusson dhe S. K. Saraswathi kanë komentuar rreth arkitekturës Vijayanagara (History of Karnataka, Arthikaje Arkivuar 4 nëntor 2006 tek Wayback Machine Literary Activity)
  74. ^ John M. Fritz & George Michell (eds.): New Light on Hampi, Recent research in Vijayanagara; 2001, ISBN 81-85026-53-X, fq. 10
  75. ^ Philon (2001), fq. 87
  76. ^ Dallapiccola (2001), fq. 69
  77. ^ Hampi - A Travel Guide, fq. 36, Department of Tourism, India
  78. ^ Stili i tyre u karakterizua nga një rikthim te arti i thjeshtë dhe i qetë Badami Chalukya thotë Dr. S.U. Kamath rreth skulpturave në stilin Vijayanagar, A Concise History of Karnataka, fq. 184, Dr. S.U. Kamath
  79. ^ Hampi - A Travel Guide, fq. 42-3, Department of Tourism, India

Bibliografia

Redakto
  • Anand, Mulk Raj (1980). Splendours of Tamil Nadu. Marg Publications. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Bate, Bernard (2009). Tamil oratory and the Dravidian aesthetic: democratic practice in south India. Columbia University Press. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Chopra, Pran Nath; T.K. Ravindran; N. Subrahmanian (1979). History of South India. S. Chand. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Henry Cousens: The Chalukyan Architecture of Kanarese Districts; 1996, Archaeological Survey of India, New Delhi, botimi i parë në 1926, oclc 37526233.
  • Heather Elgood: Hinduism and the religious arts; 2000, ISBN 978-0-304-70739-3, Bloomsbury Academic.
  • Embree, Ainslie Thomas (1988). Encyclopedia of Asian history: Volume 1. Scribner. ISBN 9780684188980. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9.
  • Gerard Foekema: A Complete Guide To Hoysala Temples; 1996, isbn 81-7017-345-0.
  • John A. Grimes: A Concise Dictionary of Indian Philosophy: Sanskrit Terms Defined in English; 1996, State University of New York Press, ISBN 978-0-7914-3068-2, LCCN 96012383.
  • Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4.
  • Harman, William P. (1992). The sacred marriage of a Hindu goddess. Motilal Banarsidass Publ. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: From Pre-historic Times to the Present; 2001, Jupiter books, Bangalore, botimi i parë në 1980, oclc 7796041, lccn 80905179.
  • H. Kern: The Brhat Sanhita of Varaha-mihara; 1865, The Asiatic Society of Bengal, Kalkuta.
  • A. Kiruṭṭin̲an̲ (2000). Tamil culture: religion, culture, and literature. Bharatiya Kala Prakashan. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Stella Kramrisch: The Hindu Temple Volume 1 & 2; 1976, ISBN 81-208-0223-3.
  • Pathmarajah Nagalingam: The Religion of the Agamas; 2009, Siddhanta Publications.
  • Mudumby Narasimhachary (ed): Āgamaprāmāṇya of Yāmunācārya; 1976, Issue 160 of Gaekwad's Oriental Series; Oriental Institute, Maharaja Sayajirao University of Baroda.
  • K.A. Nilakanta Sastri: A History of South India; 1955.
  • Ganapati Sastri: Īśānaśivagurudeva paddhati; 1920, Trivandrum Sanskrit Series, OCLC 71801033.
  • G. H. R. Tillotson: Svastika Mansion: A Silpa-Sastra in the 1930s; 1997, South Asian Studies, 13(1).
  • S.M. Tripath: Psycho-Religious Studies Of Man, Mind And Nature; 2001, Global Vision Publishing House, ISBN 978-81-87746-04-1.

Lidhje të jashtme

Redakto