Pança Rathat

Monumente te skalitura ne shkemb si simbole te karrove hyjnore
(Përcjellë nga Pancha Rathat)

Pancha Rathat (të njohura edhe si Pandava Rathat) janë një kompleks monumental në Mahabalipuram, në brengun e Coromandelit në gjirin e Bengalit, në distriktin Kancheepuram të shtetit indian të Tamil Nadu-së. Pancha Rathat janë një shembull i arkitekturës shkëmbore monolitike. Të datuara nga fundi i shekullit të VII, i janë atribuar mbretit Mahendravarman I dhe djalit të tij Narasimhavarman I (630–680 i e.s.; i gjuajtur edhe Mamalla, ose "luftëtari i madh") i mbretërisë Pallava. Një risi e Narasimhavarmanit, strukturat janë pa ndonjë preçedent në arkitekturën indiane. Kompleksi është nën përgjegjësinë e Archaeological Survey of India (ASI) dhe është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s i bashkuar me mënumentet e tjera të Mahabalipuramit nën emërtimin Grupi i monumenteve në Mahabalipuram. Secili nga pesë monumentet në kompleksin e Pancha Rathave i ngjan një karroce (ratha), dhe secila është e skalitur në një gurë të vetëm të gjatë ose monolit prej graniti që shtrihet në drejtimin veri-jug me një pjerrësi të vogël.[1][2][3] Megjithëse ndonjëherë gabimisht të referuara si tempuj, strukturat nuk u shenjtëruan kurr pasi nuk u përfunduan ndonjëherë pas vdekjes së Narasimhavarmanit I.[1][3][4] Strukturat janë emërtuar sipas pesë Pandavave dhe gruas së tyre të përbashkët Draupadi, të eposit të Mahabharatas.[2][3][5] Sipas rendit të madhësisë së tyre ato përfshijnë Dharmaraxha Rathan, Bhima Rathan, Arxhuna Rathan, Nakula Sahadeva Rathan dhe Draupadi Rathan.

Arxhuna Ratha

Etimologjia

Redakto
 
Pesë Rathat
 
Draupadi Ratha

Monolitet janë emërtuar sipas Pandavave – Arjuna, Bhima, Judhishthira ("Dharmaraxha"), Nakula dhe Sahadeva – si dhe Draupadi. Këta emra janë konsideruar si keqinterpretime pasi strukturat nuk kanë lidhje me karakteret ikonikë të eposit të Mahabharatas. Ato nuk kanë gjithashtu as domethënie fetare, pasi ato mbetën të pambaruara dhe të pashenjtëruara; pjesët e pa skalitura të shkëmbit në bazë dhe në krye të rathave janë akoma të dukshme. ASI e ka konfirmuar natyrën e papërfunduar të strukturave dhe sugjeron se ato mund të konsiderohen më mirë si vimana. Gjithësesi, emrat e Pandavave janë bërë të qëndrueshëm tashmë.[1][6][7][8]

Historia

Redakto
 
Judhishthira (Dharmaraxha) Ratha
 
Nakula Sahadeva Ratha

Sipas një pllakate të paraqitur në sit nga ASI, Dinastia Pallava i kishte planifikuar strukturat si modele karrosh në shkëmb bazuar në prototipet e rathave të lashta të ndërtuara prej druri.[8] Pancha Rathat u skalitën gjatë mbretërimit të Mahendravarmanit I dhe djalit të tij Narasimhavarmani I. Punimi i këtyre pesë rathave u ndërpre pas vdekjes së Narasimha Varmanit në vitin 668 të e.s..[4][9] Qëllimi i ndërtimit të tyre nuk njihet pasi strukturat nuk u përfunduan. Ato janë klasifikuar trashëgimi botërore e UNESCO-s si pjesë e Grupit të monumenteve në Mahabalipuram që nga viti 1984.[2]

Gjeografia

Redakto

Siti gjendet në Mahabalipuram (i njohur më parë si Mammallapuram), në bregun e Coromandelit në gjirin e Bengalit, në distriktin Kancheepuram. Gjenden afërsisht 56 km në jug të Chennai-t (i njohur më parë si Madras), kryeqyteti i shtetit të Tamil Nadu-së,[6] ndërsa Chengalpattu është rreth 32 km larg.[10] Strukturat janë pjesë e nëntë strukturave monolitike shkëmbore që shihen aty.[11]

 
Bhima Ratha

Arkitektura

Redakto
 
Plani i vendosjes së rathave
Planimetria

Secila nga pesë rathat është një monolit shkëmbor, i skalitur i gjithi nga një shkëmb i nxerrë prej graniti të roztë. Ato janë skalitur mbi një plint të zakonshme të ngritur që është e orientuar me pjerrësi të lehtë. Secila ka një planimetri të ndryshme, si projekt katror, drejtëkëndor ose absidal. Përmasat më të mëdha janë 13 m x 11 m dhe lartësia më e madhe është 12 metra.

Përfaqësimi

Pancha Rathat përfaqësojnë larminë e arkitekturës dravidiane të kohës dhe ka mundësi që plani i tyre fillestar të gjurmohet në ndërtimet prej druri të karrove të tempullit dhe ishin model pë tempujt më të mëdhenj të ndërtuar më pas në Tamil Nadu.[5][12] Shumica e Rathave pohoet se janë modeluar sipas viharave chaitya-ve budiste.[9]

Dizajni

Dizajni strukturor dhe ngritja është me kulla ose kube me një ekathala të vetme ose kulla të trefishta (trithala), që paraqesin një paraqitje unike të arkitekturës dravidiane të Indisë së Jugut. Skalitja me daltë e bërë nga skulptorë guri është me raste përgjatë bashkimeve midis gurëve. Muret janë vendosur dhe ndarë në mënyrë të njëpasnjëshme. Të dalat dhe të futurat në këta mure japin përshtypjen e një seti gjysëm-kolonash të cekëta. Niket e krijuara në mure kanë formë drejtëkëndore dhe përmbajnë skulptura të hyjnive, gjysëm-zotave dhe mbretërve. Bordurat rreth imazheve përmbajnë kafshë të egra ujore me “bishta të zbukuruara me gjethe dhe nofulla të hapura”.[13] Gjysëm-kolonat e murit kanë kllapa të lakuara dhe kolonat në verandë ofrojnë mbështetje për një strehë të dalë; dritare harkore me raste të skalitura me imazhe gjenden sipër tyre. Modelimi kulminon te parapetet. Skalitjet sipër strehës së dalë janë forma çatie në miniaturë të dekoruara, që shihen në radhë rreth çdo strukture.[13]

Konservimi

Rathat janë të ruajtura mirë për shkak të fortësisë së materialit të tyre, granitit dhe megjithë erërat e vazhdueshme me kripë nga gjiri i Bengalit dhe cunamit katastrofik të shekullit të XIII si dhe atij të vitit 2004.[2][3][8]

 
Skulpturë elefanti mes rathave

Referime të shquara

Redakto

Eleganca arkitekturore e Dharmaraxha Rathas është te struktura e saj piramidale që ngrihet në tre shkallë. Është e ndërtuar me një projekt katror dhe kompozimi i saj është theksuar me skalitje të zotave hindu Harihara, Brahma, Skanda, Ardhanarishvara dhe mbreti Narasimhavarman I. Një nga skalitjet dalluese shihet në faqen lindore të rathas së Indras (zot i shiut dhe rrufeve), i ulur mbi Airavata-n e tij (që do të thotë: "elefant i bardhë"). Gjendet gjithashtu edhe një skulpturë e veçuar monolitike prej guri e Nandit, duke e bashkuar këtë ratha në hapësirën e jashtme. Sipas rendit tjetra është Arxhuna Ratha, që është e mirë-dekoruar me një façatë elegante dhe është e ngjashme me Dharmaraja Rathan. Tjetra në radhë është Bhima Ratha e ndërtuar në një projekt drejtëkëndor dhe me galeri me kolona të vendosura mbi luanë (katër kolona) në të dy krahët e gjatë. Nakula Sahadeva Ratha është tjetra në radhë. Është e ndërtuar me një projekt të thjeshtë pa skalitje zbukuruese në absidat e saj. Një skulpturë monolitike guri e një elefanti është fiksuar në hapësirën e jashtme, pranë kësaj rathaje. Draupadi Ratha, që është e fundit në radhë, është një strukturë katrore, që ngjan me një kasolle me çati kashte. Afresku brenda kësaj faltoreje është ai i perëndeshës nënë Durga.[11][14]

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b c Five Rathas, Pllakata në sit, Archaeological Survey of India, rrethi i Chennai-t (në anglisht)
  2. ^ a b c d "Group of Monuments at Mahabalipuram" (në anglisht). World Heritage. Marrë më 8 shkurt 2007.
  3. ^ a b c d "Pancha Rathas, Mamallapuram" (në anglisht). Arhaeological Survey of India. Marrë më 23 tetor 2012.
  4. ^ a b "Mahabalipuram" (në anglisht). UCLA Education, South Asia. Marrë më 30 dhjetor 2012.
  5. ^ a b "The Rathas, monolithic Mamallapuram" (në anglisht). Online Gallery of the British Library. Marrë më 19 shkurt 2013.[lidhje e vdekur]
  6. ^ a b Gunther, Michael D. "Pancha Rathas, Mamallapuram". art-and-archaeology.com (në anglisht). Marrë më 23 tetor 2012.
  7. ^ Trudy Ring, Noelle Watson & Paul Schellinger: Asia and Oceania: International Dictionary of Historic Places; 12 nëntor 2012, Taylor & Francis, kontrolluar më 3 janar 2013, isbn 978-1-884964-04-6, fq. 554–555, 912–
  8. ^ a b c "World Heritage Sites – Mahabalipuram: Group of Monuments Mahabalipuram (1984), Tamil Nadu" (në anglisht). Archaeological Survey of India by National Informatics Centre. Marrë më 30 dhjetor 2012.
  9. ^ a b "Rock Cut Architecture" (në anglisht). culturalindia.net. Marrë më 30 dhjetor 2012.
  10. ^ P. V. Jagadisa Ayyar: South Indian Shrines: Illustrated; 1982, Asian Educational Services, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-81-206-0151-2, fq. 157–
  11. ^ a b "A monumental effort" (në anglisht). Front Line India's National Magazine from the publishers of “The Hindu”. 8 nëntor 2003. Arkivuar nga origjinali më 10 prill 2013. Marrë më 23 qershor 2016.
  12. ^ "Pancha Rathas" (në anglisht). Art-and-Archaeology.com. Marrë më 11 janar 2012.
  13. ^ a b George Michell: The Hindu Temple: An Introduction to Its Meaning and Forms; 1977, University of Chicago Press, isbn 978-0-226-53230-1, fq. 132
  14. ^ Karen Schreitmüller, Mohan Dhamotharan & Beate Szerelmy: Baedeker India; 2012, Baedeker, isbn 978-3-8297-6622-7, fq. 589–

Bibliografia

Redakto