Nakula Sahadeva Ratha
Nakula Sahadeva Ratha është një monument në kompleksin e Pança Rathave në Mahabalipuram, në bregun e Coromandelit në gjirin e Bengalit, në distriktin Kancheepuram të shtetit indian Tamil Nadu. Është një shembull i Arkitekturës monolitike shkëmbore. Daton që nga fundi i shekullit të VII dhe i është atribuar mbretërimit të Mahendravarmanit I dhe djalit të tij Narasimhavarmani I (630–680 i e.s.; i quajtur edhe Mamalla, ose "luftëtari i madh") i mbretërisë Pallava. I gjithë kompleksi është nën autoritetin e Archaeological Survey of India (ASI) është pjesë e Grupit të monumenteve në Mahabalipuram që janë shpallur pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s që nga viti 1984.[1] E ngjashme me një karrocë (ratha), është skalitur nga një shkëmb i vetëm gjatësor prej graniti në ngjyrë rozë.[1][2][3] Megjithëse shpesh konsiderohet gabimisht si tempull, struktura nuk u shenjtërua si i tillë për shkak se nuk u përfundua[4] pas vdekjes së Narasimhavarmanit I.[2][3][5] Struktura është emërtuar sipas emrit të dy vëllezërve Pandava të eposit të Mahabharatas,[1][3][6] megjithëse emërtimi nuk është i bazuar në të dhënat historike.[2] Struktura e vogël e pambaruar i është kushtuar zotit Indra.
Gjeografia
RedaktoStruktura gjendet në Mahabalipuram (i njohur më parë si Mammallapuram) në bregun e Coromandelit në gjirin e Bengalit në Oqeanin indian. Është afërsisht 56 km në jug të Chennai-t (më parë i njohur si Madras), kryeqyteti i shtetit indian të Tamil Nadu-së,[7] ndërsa nga Chengalpattu është rreth 32 km larg.[8] Kompleksi i rathave gjendet pranë linjës së bregut dhe megjithëse Nakula Sahadeva Ratha është pjesë e tij, është e veçuar nga katër rathat e tjera. Nakula-Sahadeva është e drejtuar nga jugu, ndërsa Dharmaraxha Ratha, Bhima Ratha, Arxhuna Ratha dhe Draupadi Ratha janë të drejtuara nga perëndimi.[5][9][10] Pamja e jashtme e rathas ka ngjashmëri me një holl chaitya të tempujve budist, megjithëse në shkëllë të vogël.[11]
Etimologjia
RedaktoMegjithëse konsiderohet një tempull monolitik, termi "tempull" është i gabuar pas të pesë rathat nuk u përfunduan asnjëherë,[4] siç dëshmohet nga shtrati i paskalitur në majëz. Në këtë mënyrë, rathat as u shenjtëruan as u përdorën për ceremoni fetare. Struktura është emërtuar sipas binjakëve Nakula dhe Sahadeva, dy vëllezërit më të vegjël Pandava të eposit të Mahabharatas.[12] Nakula Sahadeva është përmendur edhe si "Gajaprishtakara",[13] një emër teknik sanskrit për të mbrapmen e një elefanti.[14]
Historia
RedaktoVeçoria e kësaj rathaje dhe të tjerave nuk mund të krahasohet me ndonjë ndërtim të ngjashëm të së shkuarës së artiketkturës së lashtë indiane. Megjithatë, pesë rathat kanë qenë pararendëset ose modelet për zhvillimin e Arkitekturës së tempujve indianë. Ashtu si dhe Pança Rathat e tjera, kjo ndërtesë shkëmbore është një imitim i një versioni të mëhershëm prej druri.[15] Megjithëse konsiderohet një tempull monolitik, termi "tempull" është i gabuar pasi të pesë rathat nuk u përfunduan ndonjëherë,[4] siç dëshmohet nga shtrati shkëmbor i pa skalitur në majëzë. Në këtë mënyrë, rathat nuk u shenjtëruan as u përdorën për ceremoni fetare. Statusi i papërfunduar i të pesë rathave i atribuohet vdekjes së mbretit Narasimhavarman I në vitin 668 të e.s..[6][16] Madje edhe emrat epikë të asociuar me Pandavat nuk mbështeten në të dhënat historike. Bashkë me mjaftë monumente të tjera është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s që nga viti 1984 si "Grupi i monumenteve në Mahabalipuram".[1]
Arkitektura
RedaktoTë gjitha Pancha Rathat janë rreshtuar në drejtimin veri-jug dhe ndajnë të njëtën plintë. Ato nuk kanë pararendëse në arkitekturën indiane dhe kanë shërbyer si modele për ndërtimin e tempujve më të mëdhenj në traditën e Indisë së Jugut të arkitekturës dravidiane.[6] Megjithëse të prera nga shkëmbinj monolitikë, ato janë skalitur në formën e tempujve strukturorë dhe kështu të konsideruar si “forma gati-monolitike tempujsh”.
Planimetria
RedaktoE parë nga porta hyrëse, që është e drejtuar nga perëndimi, ka formë lakore dhe duket si e mbrapmja e një elefanti dhe kështu që stili është quajtur gajapristha (e mbrapmja e një elefanti). Përveç epitetit, pranë kësaj rathe është skulptura e madhe monolitike e një elefanti.[12][16][17] Ratha është konsideruar si e stilit vasara.[18] Kjo strukturë monolitike, bashkë me Pancha Rathat e tjera, në ndryshim nga Arxhuna Ratha, është ndërtuar nga një prerje e vetme shkëmbore prej graniti. Është një strukturë e veçuar absidale (në formë patkoi) dvitala (dy katëshe) tërësisht në arkitekturën dravidiane. Është e ndërtuar në të njëjtën bazë, në fund të rathave të Dharmarajas, Bhimas dhe Arjunas, por e drejtuar nga jugu. Brenda rathas nuk gjenden idhuj për tu adhuruar. Muret e kësaj rathe janë orientuar po ashtu në një sekuencë për të përcaktuar “të dalat dhe të futurat e krijuara nga çiftet e gjysëm-kolonave të cekëta”. Niket në muret e brendshme të rathas kanë imazhe të skalitura të zotave dhe gjysëm-zotave. Çatia (në formën e të prapmes së një elefanti) mbaron si një piramidë ose shikhara, që është skalitur me motive dekoruese. Arkitektura e pazakontë e kësaj rathe thuhet se përfaqëson një risi të arkitektit.[17]
Veçoritë
RedaktoRatha me planin e saj të thjeshtë ka më pak zbukurime. Apset në façatën ballore, që është gjithashtu mukha-mandapa (verandë hyrjeje) e rathas nuk ka dekorime dhe façata është e mbështetur në dy kolona të vendosura mbi baza-luanë. Dhoma brenda është e shoqëruar nga dy gjysëm-kolona me skalitje elefantësh të paraqitur si gardianë. Korniza, përgjatë gjithë faltores është e mbështetur mbi kolona me konsuj dhe e zbukuruar me kudus-ë (baxha dritaresh në formë patkoi) me imazhe kokash njërëzore brenda.[16] Relievet janë skalitur nga kreu deri në fund të rathas.[19] Relievet në muret e brendshëm të rathas janë të Ardhanarisvara-s.[20] Është thënë se kjo ratha i është kushtuar Candesa-s dhe skulptura e elefantit të vendosur jashtë rathas është konsideruar një vendosje e pazakontë, pasi një Vahana ose mjet transportues i zotit, ndërsa normalisht vendoset përballë rathas).[9] Në dy katet sipër katit përdhes (mbi korniza) shihen çati trekëndore faltoresh dhe faltore këndore katrore që janë të ndërlidhura nga një radhë përreth gjithë skajeve. Në krahun perëndimor shihen skalitjet e tre portave. Në derën qendrore të faltores së skalitur me një kullë katrore ndodhet një majëzë në krye. Kati më i sipërm është absidal dhe ka një kudu të madh me një faltore brenda.[16]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b c d "Group of Monuments at Mahabalipuram" (në anglisht). UNESCO. Marrë më 3 mars 2007.
- ^ a b c "File:Five Rathas, Mahabalipuram.jpg" (në anglisht). Archarological Survey of India, Chennai Circle. Marrë më 9 prill 2013.
- ^ a b c "Pancha Rathas, Mamallapuram" (në anglisht). Arhaeological Survey of India. Marrë më 23 tetor 2012.
- ^ a b c Marilyn Stokstad: Art History; 2008, Pearson Education, isbn 9780131577046, fq. 333
- ^ a b "Mahabalipuram" (në anglisht). UCLA Education, South Asia. Marrë më 30 dhjetor 2012.
- ^ a b c "The Rathas, monolithic Mamallapuram" (në anglisht). Online Gallery of the British Library. Marrë më 19 shkurt 2013.[lidhje e vdekur]
- ^ Gunther, Michael D. "Pancha Rathas, Mamallapuram". art-and-archaeology.com (në anglisht). Marrë më 23 tetor 2012.
- ^ P. V. Jagadisa Ayyar: South Indian Shrines: Illustrated; 1982, Asian Educational Services, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-81-206-0151-2, fq. 157–
- ^ a b Joanna Gottfried Williams: Kalādarśana: American Studies in the Art of India; 1981, BRILL, kontrolluar më 3 janar 2013, isbn 978-90-04-06498-0, fq. 57–
- ^ "A monumental effort" (në anglisht). Front Line India's National Magazine from the publishers of ‘‘The Hindu’’. 8 nëntor 2003. Arkivuar nga origjinali më 10 prill 2013. Marrë më 30 dhjetor 2012.
- ^ K. R. Subramanian: Buddhist Remains in Āndhra and the History of Āndhra Between 225 & 610 A.D.; 1 janar 1996, Asian Educational Services, kontrolluar më 3 janar 2013, isbn 978-81-206-0444-5, fq. 35–
- ^ a b Karen Schreitmüller, Mohan Dhamotharan & Beate Szerelmy: India Baedeker Guide; 14 shkurt 2012, Baedeker, kontrolluar më 3 janar 2013, isbn 978-3-8297-6622-7, fq. 589–
- ^ Sarina Singh: India 13; 1 shtator 2009, Lonely Planet, kontrolluar më 3 janar 2013, isbn 978-1-74179-151-8, fq. 1060–
- ^ David Abram & Nick Edwards: Rough Guide to South India 3; 1 shkurt 2004, Rough Guides, kontrolluar më 3 janar 2013, isbn 978-1-84353-103-6, fq. 447–
- ^ Marian Moffett, Michael W. Fazio & Lawrence Wodehouse: World History of Architecture; 2003, Laurence King Publishing, kontrolluar më 9 janar 2013, isbn 978-1-85669-371-4, fq. 75
- ^ a b c d "Mahabalipuram – The Workshop of Pallavas – Part III". 6. Ganesha Ratha (në anglisht). Indian History and Architecture, Puratattva.in. Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2013. Marrë më 20 shkurt 2013.
- ^ a b "World Heritage Sites – Mahabalipuram: Group of Monuments Mahabalipuram (1984), Tamil Nadu" (në anglisht). Archaeological Survey of India by National Informatics Centre. Marrë më 30 dhjetor 2012.
- ^ K. V. Soundara Rajan: The Art of South India: Tamil Nadu & Kerala; 1978, Sundeep Prakashan, kontrolluar më 3 janar 2013
- ^ Shobhna Gupta: Monuments Of India; 2003, Har-Anand Publications, kontrolluar më 3 janar 2013, isbn 978-81-241-0926-7, fq. 32–
- ^ "Pancha Rathas, Mahabalipuram" (në anglisht). Wonder Mondo.com. Marrë më 23 tetor 2012.
Bibliografia
Redakto- David Abram & Nick Edwards: Rough Guide to South India 3; 1 shkurt 2004, Rough Guides, kontrolluar më 3 janar 2013, isbn 978-1-84353-103-6.
- P. V. Jagadisa Ayyar: South Indian Shrines: Illustrated; 1982, Asian Educational Services, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-81-206-0151-2.
- Shobhna Gupta: Monuments Of India; 2003, Har-Anand Publications, kontrolluar më 3 janar 2013, isbn 978-81-241-0926-7.
- Marian Moffett, Michael W. Fazio & Lawrence Wodehouse: World History of Architecture; 2003, Laurence King Publishing, kontrolluar më 9 janar 2013, isbn 978-1-85669-371-4.
- K. V. Soundara Rajan: The Art of South India: Tamil Nadu & Kerala; 1978, Sundeep Prakashan, kontrolluar më 3 janar 2013.
- Karen Schreitmüller, Mohan Dhamotharan & Beate Szerelmy: India Baedeker Guide; 14 shkurt 2012, Baedeker, kontrolluar më 3 janar 2013, isbn 978-3-8297-6622-7.
- Sarina Singh: India 13; 1 shtator 2009, Lonely Planet, kontrolluar më 3 janar 2013, isbn 978-1-74179-151-8.
- Marilyn Stokstad: Art History; 2008, Pearson Education, isbn 9780131577046.
- K. R. Subramanian: Buddhist Remains in Āndhra and the History of Āndhra Between 225 & 610 A.D.; 1 janar 1996, Asian Educational Services, kontrolluar më 3 janar 2013, isbn 978-81-206-0444-5.
- Joanna Gottfried Williams: Kalādarśana: American Studies in the Art of India; 1981, BRILL, kontrolluar më 3 janar 2013, isbn 978-90-04-06498-0.