Vesara
Vesara (ose Karnataka Dravida, Stili Chalukyan ose i Dekanit) është një tip i Arkitekturës Indiane i përdorur kryesisht në tempujt e rajonit midis Lumenjve Vindhya dhe Krishna.[1] Dy stilet e tjera të shquara janë Dravida dhe Nagara. Vesara është një kombinim i këtyre dy stileve.[2]
Përshkrimi
RedaktoEtimologjikisht, term Vesara besohet se ka rrjedhur nga fjala sanskrite vishra që do të thotë zonë për të bërë një ecje të gjatë. Lagjet e murgjëve budistë dhe xhainistë që linin zonat urbane për të jetuar në tempuj shepellor të quajtur vihara.[3] Kjo është gjithashtu në përputhje me Stilin Arkitekturor Vesara në pjesën e Dekanit dhe atë Qendrore Indisë përkundrejt Stilit Nagara që Mbizotëron në Indinë Veriore dhe Stilit Dravida që mbizotëron në Indinë e Jugut. Në këtë mënyrë, Stili Vesara përmban elemente si nga Stili Dravida ashtu dhe nga ai Nagara. Stili Vesara përshkruhet gjithashtu edhe në disa tekste të Arkitekturës së tempuje indiano qendror ose të Arkitekturës së Dekanit. Megjithatë, shumë historian bien dakord se stili vesara zuri fill në atë që është rajoni i sotëm i Karnatakas. Prirja u fillua nga Chalukyasit e Badamit (në vitet 500-753) të cilët ndërtuan tempuj në një stil që thelbësisht ishte një përzjerje e stileve nagara dhe dravida, i rafinuar më tej nga Rashtrakutasit e Manyakhetas (vitet 750-983) në Ellora, Chalukyasit e Kalyanit (vitet 983-1195) në Lakkundi, Dambal, Gadag-Batageri etj. dhe u kurorëzua nga Perandoria Hoysala (vitet 1000-1330). Tempujt Hoysala në Belur, Halebidu dhe Somnathpura janë shembuj sipëror të këtij stili. Këta tempuj tashmë janë propozuar për tu bërë pjesë e UNESCO-s. Është kuptuar se Tempulli Virupaksha në Hampi dhe Pattadakali në Karnatakan Veriore shërbyen si frymëzim për dizajnin e Grupin e tempujve të Khajurahos në Madia Pradesh. Tempujt e hershëm të ndërtuar në këtë stil përfshijnë tempujt në Sirpur, Baijnath, Baroli dhe Amarkantak.
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ V.K. Agnihotri: Indian History; fq. B-34
- ^ "A Brief History of Hindu Temples". SanathanaDharma.com. Arkivuar nga origjinali më 6 janar 2007. Marrë më 13 gusht 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Architecture of the Indian Subcontinent -- Glossary". indoarch.org. Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2012. Marrë më 11 janar 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)