Arkitektura e Keralas
Arkitektura e Keralas është një lloj stili arkitekturor që gjendet kryesisht në shtetin indian të Keralas dhe të gjitha mrekullitë arkitekturore të Keralas janë dëshmi të lashta të vishwakarma sthapathive të Keralës. Stili arkitekturor i Keralës është i pashembullt në Indi, në dallimin e tij befasues me Arkitekturën Dravidiane që normalisht praktikohet në pjesët e tjera të Indisë Jugore. Arkitektura e Keralës ka qenë ndikuar nga shekenca arkitekturore Dravidiane dhe Indiano-Vedike (Vastu shastra) përgjatë dy mijëvjeçarëve. Tantrasamuchaya, Thachu-Shastra, Manushyalaya-Chandrika dhe Silparatna janë manuale të rëndësishëm arkitekturorë, që kanë një ndikim të fortë në stilin arkitekturore të Keralës. Manushyalaya-Chandrika, një vepër kushtuar arkitekturës shtëpiake është një nga manualet e tilla që i ka rrënjët e tij në Kerala. Stili arkitekturor ka evoluar nga klima e veçantë e Keralës dhe historia e gjatë e ndikimeve të partnerëve të saj kryesorë të tregëtisë detare si kinezët, arabët dhe evropianët.
Zanafilla
RedaktoShprehja karakteristike rajonale e Arkitekturës së Keralës rezulton nga faktorët gjeografikë, klimatikë dhe historikë. Gjeografikisht Kerala është një rrip i ngusht toke i vendosur midis bregdetit perëndimor të Indisë gadishullore dhe e kufizuar nga lartësimi i Ghateve Perëndimore në detin e saj Arabik dhe në perëndim të saj. E favorizuar nga shirat e shumta për shkak të musoneve, ky rajon është i veshur në të gjelbër me bimësi dhe jetë të egër të pasur. Në terrenin e ndryshueshëm të këtij rajoni banesat njerëzore janë të shpërndara dendur në ultësirat pjellore dhe të rralla drejt malësive të ashpra. Shirat e shumta kanë sjellë praninë e ujërave të shumtë si liqenet, lumenjtë, lagunat etj. Faktorët klimatikë në këtë mënyrë kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e stilit arkitekturor, për të përballuar kushtet e lagështa klimatike bashkë me verat e ashpra tropikale. Historia ka luajtur gjithashtu rolin e saj në ndikimin e arkitekturës së Keralës. Ghatet e larta Perëndimore në lindje të saj, kanë parandaluar me sukses ndikimet e vendeve të afërta tamile në Keralën e tanishme në kohët e vona. Ndërsa Ghatet Perëndimore e izoluan Keralën nga perandoritë indiane me një shtrirje më të madhe, ekspozimi ndaj detit Arabik në lindjen e saj ka sjellë takime të afërta me qytetërimet krysore detare si kinezët, egjiptianët, romakët, arabët etj. Kultivimi i erëzave të pasura të Keralës e bëri atë qendrën e tregëtisë botërore detare deri në periudhat moderne, duke ndihmuar mjaft fuqi ndërkombëtare të lidhen aktivisht me Keralën si parterë tregëtarë. Kjo ndihmoi në ndikimin e këtyre qytetërimeve në arkitekturën e Keralës.[1]
Historia
RedaktoPeriudha para-historike
RedaktoVeçoria e vendndodhjes së Keralës ka ndikuar zhvillimn shoqëror dhe tërthorazi stilin e ndërtimit. Në kohët e lashta deti Arabik dhe Ghatet formonin ndalesa të pakapërcyeshme që ndihmuan në evolucionin e një kulture të izoluar Proto-Dravidiane, bashkëkohëse me Qytetërimin e Luginës së Indusit. Mbetjet më të hershme të ndërtimit në Kerala i përkasin periudhës midis 3000 p.e.s. deri në vitin 300 p.e.s. Ato mund të grupohen në dy tipe – dhoma varri dhe megalite. Dhomat shkëmbore të varreve janë përgjithësisht në zonat e lateritit të Keralës qendrore, për shembull në Porkalam të distriktit të Thrissurit. Varret janë pak a shumë të gjatësorë në strukturë me dhomë të vetme ose të shumta me një oborr drejtkëndor në lindje nga ku ngrihen një palë shkallë nga niveli i tokës. Një tjetër tip dhome varrimi është e bërë prej pllakash të vendosura në kurrize dhe një e pestë që i mbulon ato si një gur kapaku. Një ose më shumë dolmenë të tillë janë të shënuar nga një rreth gurësh. Midis megaliteve janë gurët ombrellë ("kudakkal"), që ngjajnë si ombrella me gjethe palmash të përdorura për të mbuluar gropat që rrethojnë urnat mortore. Dy tipe të tjera megalitesh, gurët kapele ("thoppikkal") dhe menhirët ("pulachikkal") megjithatë nuk kanë shtojca varrimesh. Ato ngjajnë më tepër si përmendore guri. Megalitet nuk janë me shumë rëndësi arkitekturore, por ata flasin për zakonin e tribuve primitive duke ngritur përmendore në sitet e riteve mortore. Këto vende më vonë u bënë vendtakime të përvitshme të tribuve dhe u dhanë udhë tempujve okultë të adhurimit ançestral. Ndërsa zakoni i adhurimit të babait mund të shihet në këto raste, hyjnitë mbrojtëse të fshatrave ishin gjithëmonë forma femërore, që adhuroheshin në korije të hapura ("kavu"). Këta tempuj kishin pemë, simbole guri të Hyjneshës Nën ose të imazhe të tjera natyrore ose animiste si objekte adhurimi. Vazhdimësia e këtyre kulturave të hershme shihet në artet popullorre, ritualet e kultit, adhurimi i pemëve, gjarpërinjve dhe imazheve mëmësore në kavu.
Ndikimi i Budizmit dhe arkitekturës së hershme të Tamilakamit
RedaktoAdhurimi i Natyrës nga banorët e hershëm të Keralës i ka paralelet e tij në adhurimin e gjarpërit në Budizëm, në adhurimin e pemës së lidhur me lindjen e Budës, ndriçimin e tij dhe predikimin nën një pemë. Kjo zhvilloi degëzime paralele në zona të tjera të Tamilakkamit gjatë fazave të vona të Periudhës Sangam. Megjithëse reliket e imazheve të Budës janë zbuluar nga pak vende në Keralën jugore, megjithatë nuk ka monumente budiste ekzistuese në këtë rajon. Por referencat e shkruara si nga eposi tamil i shekullit të III Manimekhalai dhe Mushika vamsa dhe një epos sanskrit i shekullit të XI sugjerojnë se Kerala kishte faltore të rëndësishme budiste. Më e shquara nga këto ishte Sreemulavasa vihara me një imazh të mahnitshëm të Bodhisatwa Lokanathas. Kjo faltore besohet se ka qenë zhdukur nga erozioni i bregut. Në veçoritë e tyre të dizajnit disa tempuj si Tempulli i Shivës në Thrissur dhe Tempulli Bhagavathi në Kodungallur besohet se ishin vihara budiste; por nuk ka prova të pakundërshtueshme për besime të tilla. Monumentet xhainiste janë më të shumtë në Kerala. Ata përfshijnë strehimet shkëmbore në Monumentet xhainiste në Chitral pranë Nagercoilit, një tempull i skalitur në shkëmb në Kallil afër Perumbavoorit dhe mbetjet e tempujve strukturorë në Alathoor pranë Palakkadit dhe në Sultanbathery. Tempulli xhainist në Jainimedu është një tempull xhainist i shekullit të XV i vendosur në Jainimedu, 3 km nga qendra e Palakkadit.[2] Figura të skalitura xhainiste Keralase dhe Dravidiane të Mahaviras, Parswanathas dhe tirthankarave të tjerë janë të zbuluara nga këto site. Ky mbeti një tempull xhainist deri në vitin 1522 përpara se të shndërrohej në një tempull hindu.[3] Bateria e Sultanit ka gjithashtu mbetje të një tempulli xhainist, të njohur si Ganapati vattam, duke qenë një shembull i një komplesi tempullor të ndërtuar tërësisht me granit.
Megjithë mungesën e monumenteve arkitekturore të provave përfundimtare të ndimikim të shkollës budiste mbi Arkitekturën e Keralës së periudhave të mëvonshme. Tempujt rrethorë ndjekin në mënyrë thelbësore format e stupave budiste, kodrinat në formë kubeje. Tempujt absidal janë modeluar në modelin e sallave chaitya, sallat e mbledhjeve të murgjëve budistë. Dritarja e chaityas që shihet e përsëritur në modelimet dekorative të thoranas rreth faltores së tempullit është një motiv qartësisht budist i adoptuar në stilin hindu, sipas Percy Brown. Thelbësisht thorana është një portik i pajisur me thurima dërrasash që shihen në gjymtyrët vertikale dhe horizontale të Vilakkumadamit, që është një veçori që shihet vetëm në tempujt e Keralës së periudhës post-Budiste. Në shumicën e formës primitive kjo ndërtesë shihet në tempujt hipetral që bujtin pemë dhe më vonë në muret e jashtme të faltores së mirëfilltë. Me zhvillimin stilistik të tempullit hindu kjo formë thurime dërrasash u hoq nga struktura e faltores (srikovili) dhe mbeti si një godinë e shkëputur përtej kompleksit tempullor (chuttambalam).
Ndikimet migratore dhe Dravidiane
RedaktoBudizmi ishte në bashkë-jetesë me praktikat autoktone kulturore dhe shoqërore Dravidiane të Keralës. Literatura e hershme tamile tregon se nga shekulli i I i e.s. Dinastia Chera e Keralës së sotme, pjesë të tokave Tulunadu dhe Kodagu si dhe tokat Kongu (rajonet e sotme të Salemit dhe Coimbatores). Ajo kishte shumë kryeqytete njëkohësisht të administruara nga linja trashëgimie të ndryshme të familjes, kryeqyteti i tyre kryesor ishte Vanchi, i identifikuar me Thiruvanchikulamin pranë Kodungallurit. Në këtë kohë, dy skajet e rajonit të Keralës ishin administruara nga dy familje Velirë. Pjesa më jugore administrohej nga prijesit Ay të Thiruvananthapuramit dhe pjesët më veriorenga Nannanët e Ezhilmalait. Linja Nannan ishte një degë Ay e prejardhur në zonën e Thiruvananthapuramit dhe të dyja ishin përfaqësues (ose vasalë) të Dinastisë Chera (dhe ndonjëherë të dinastive Pandya, Chola ose Pallava).
Brahmanët duke se u vendosën në Kerala dhe zhvilluan besimin e tyre. Amalgama e kulturave dhe filozofive të ndryshme të ndryshme ndihmoi të evoluonte stilet arkitekturore të tempujve të Keralës. Kjo çoi në një zhvillim të larmishëm të ndërtimeve dhe rindërtimeve të një numri të madh tempujsh. Pas rënies së Dinastisë Chera principatat e vogla u zhvilluan në të gjithë Keralën. Nga shekulli i XV, Kerala ishte e mbuluar gjerësisht nga sundimi i katër prijësve kryesorë – sunduesit Venad në jug, maharaxhatë Kochi në qendër, Zamorinët e Kozhikodes në veri dhe raxhatë Kolathiri në skajin verior. Ata ishin sundues që përkrahën veprimtaritë arkitekturore. Ishte kjo periudhë, që Arkitektura e Keralës filloi të merrte formën e saj dalluese. Një karakter rajonal në ndërtim duke përfshirë mjeshtrat artizanë dravidianë, format e pashoqe të ndërtesave budiste, konceptet e dizajnit të kohëve vedike dhe teoritë kanonike të praktikave Brahmanike Agamike në materialet e disponueshme vendore dhe kushtet e përshtatshme klimatike u evoluan përfundimisht në Kerala. Teoria dhe praktika e ndërtimeve arkitekturore ishte gjithashtu e hartuar gjatë kësaj periudhe. Përmbledhjet e tyre mbeten tekste klasike të një tradite të gjallë deri në ditët e sotme. Katër librat më të rëndësishëm në këtë zonë janë:
- Thantrasamuchayami (Chennas Narayanan Namboodiri) dhe Silpiratnami (Sreekumara), që mbulojnë arkitekturën tempullore.
- Vastuvidya (anonime) dhe Manushyalaya Chandrika (Thirumangalathu Sri Neelakandani), që merret me arkitekturën shtëpiake. Një numër veprash minore në sanskritisht, manipravalam dhe Malayalam të rafinuar, të gjitha të bazuara mbi tekstet e sipërme kanë gjetur popullaritet në Kerala me artizanët dhe profesionistët e lidhur me subjektin.
Kerala përmendet si një nga mbretëritë kufitare të Perandorisë Maurya. Ka gjasa që budistët dhe xhainistët ishin grupet e para indiano-veriore që përshkruan kufijt e Keralës dhe vendosën manastiret e tyre. Këta grupe fetare ishin të aftë të praktikonin besimin e tyre dhe të siguronin përkrahjen e mbretërve vendorë për të ndërtuar faltore dhe vihara. Për afërsisht tetë shekuj Budizmi dhe Xhainizmi duket se kanë bashkë-jetuar në Kerala si besime të rëndësishme, duke kontribuar në rrugën e zhvillimit shoqëror dhe arkitekturor të rajonit.
Kompozimi dhe struktura
RedaktoArkitektura e Keralës mund të ndahet pak a shumë në dy zona të dallueshme bazuar mbi funksionalitetin e tyre, secila e drejtuar nga grupe të ndryshme parimesh:
- Arkitektura Fetare, kryesisht e përkrahur nga tempujt e Keralës ashtu si dhe nga mjaft kisha, xhami etj. të vjetra.
- Arkitektura shtëpiake, kryesiht e parë në shumicën e shtëpive të banimit. Nw kwtw zonw ka stile të dallueshme, si pallatet dhe banesat e mëdha të zotërinjve feudalë të ndryshme nga shtëpitë e popullit ashtu siç dhe ekzistojnë diferenca të theksuara midis bashkësive fetare.
Kompozimi
RedaktoElementet kryesore të të gjitha strukturave priren të mbeten të njëjta. Modeli bazë janë normalisht forma të thjeshta rrethore, katrore ose drejtkëndore me një çati me brinjë të evoluar nga konsideratat funksionale. Forma më e veçantë pamore e arkitekturës së Keralës është e çatia e gjatë dhe e pjerrët e ndërtuar për të mbrojtur muret e shtëpive dhe ti rezistoi musoneve të rënda, normalisht të ndërtuara me pllaka ose labirinte kashte të gjetheve të palmës, të mbështetur mbi një kornizë çati të bërë prej druri të fortë. Strukturalisht korniza e çatisë ishte e mbështetur mbi kolona mbi muret e ngritur mbi plinta të ngritura nga niveli i tokës për mbrojtje ndaj lagështisë dhe insekteve në klimën tropikale. Shpesh muret ishin gjithashtu prej druri që është i bollshëm në Kerala. Dritaret trekëndore ishin evoluar në dy funde për ta mundësuar ajrimin e atikut kur tavani ishte i përfshirë në hapësirën e dhomës.
Shkenca e Vastusë luajti një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e stileve arkitekturore. Koncepti bazë thekson se çdo strukturë e ndërtuar mbi tokë ka jetën e saj të vetën, me një shpirt dhe personalitet që formohet nga mjedisi i saj. Dituria më e rëndësishme e Keralës ka zhvilluar metoda dhe forma pastërtisht autoktone është Thachu-Shastra (shkenca e karpentierisë) për shkak të gjendjes së bollshme të drurit dhe përdorimit të tij të gjerë. Koncepti i Thachit thekson se pasi druri është nxjerr nga një formë e gjallë, pema, kur përdoret për ndërtim ka jetën e tij të veçantë që duhet të sintonizohet në harmoni me mjedisin dhe njerëzit të cilët banojnë brenda ndërtesës.
Materialet
RedaktoMaterialet natyrore ndërtimore të disponueshme për ndërtim në Kerala janë guri, druri, balta dhe gjethet e palmës. Graniti është një guri i fortë dhe jetëgjatë për ndërtim; megjithatë disponibiliteti i tij është i kufizuar kryesisht në malësitë dhe vetën shumë pak në zonat e tjera. Për shkak të kësaj, mjeshtëria e nxjerrjes së gurëve, veshjes dhe skalitjes së gurit është e dobët në Kerala. Lateriti nga ana tjetër është gurë më i gjendshëm në shumicën e zonave të guroreve. Lateriti i butë i disponueshëm në thellësi të vogël që mund të thyhet lehtësisht, të vishet dhe të përdoret si blloqe ndërtimi. Ai është një gurë i rralë vendor q bëhet më i fortë dhe më jetëgjatë me ekspozimin në ajrin atmosferik. Blloqet e lateritit mund të lidhen me llaç me gëlqere guackash, që ka qenë një material klasik lidhës i përdorur në ndërtimet tradicionale. Llaçi gëlqeror mund të përmirësohet në fortësi dhe performancë duke e përzier me lëngje bimore. Ky llaç i pasuruar përdorej për suvatimin ose për krijimin e bazës së pikturave murore dhe punimet në basoreliev. Druri është materiali kryesor strukturor i disponueshëm me tepri në shumë varietete në Kerala – nga bambuja deri te tiku. Ndoshta zgjedhja mjeshtërore e drurit, lidhja e kujdesshme, asemblimi artistik dhe gdhendjet delikate të drurit për kolonat, muret dhe skeletet e çative janë karakteristika unike të arkitekturës së Keralës. Balta ose argjila përdorej në shumë forma – për muret, në mbushjen e dyshemeve prej druri dhe bërjen e tullave dhe pllakave pas përzjerjes dhe temperimit. Gjethet e palmës përdoreshin efektivisht si kashtë për çatitë dhe për bërjen e ndarjeve të mureve. Nga kufizimet e materialeve, në arkitekturën e Keralës u zhvillua një mënyrë e përzierë ndërtimi. Punimi i gurit ishte i kufizuar në plinta madje edhe në ndërtesat e rëndësishme si tempujt. Lateriti ishte i përdorur për muret. Struktura e çatisë në dru ishte e mbuluar me gjethe palme kashtore për shumcën e ndërtesave dhe rrallë me pllaka për pallatet ose tempujt. Eksteriori i mureve të lateritit lihej si i tillë ose i suvatuar me llaç gëlqeror për të shërbyer si bazë për pikturat murore. Skalitja e gurit ishte kryesit në modulimet e fashave horizontale në porcionin e plintës (adhistan) ku gdhendjet e drurit mbulonin të gjitha elementet, kolonat, trarët, tavanit, mahitë dhe kllapat mështetëse. Muralet e Keralës janë piktura me bojra bimore mbi mure të lagur në ngjyrime të buta të kafes. Adoptimi autokton i materialeve të disponueshme dhe shndërrimit të tyre si mjet jetëgjatë për shprehjen arkitekturore kështu që u bë veçoria mbizotëruese e stilit Kerala.
Struktura
RedaktoPër sa i përket strukturës, mund të behen dy klasifikime madhore që kanë veçantitë e tyre vetjake.
Arkitektura Fetare
RedaktoArkitektura tempullore
RedaktoLarmia e tempujve, që numëron më shumë se 2000 vendndodhje në shtetin e Keralas nuk krahasim me rajonet e tjera të Indisë. Tempujt e Keralës shumë të zhvilluar në mënyrë strikte sipas dy tezave të ndërtimit të tempujve, Thantra-Samuchayami dhe Sliparatnami. Ndërsa e para meret me zhvillimin e strukturave që rregullojnë rrjedhjen e energjisë në mënyrë që energjia pozitive të rrjedhi brenda, ndërsa energjia negative të mos priret të mbetet brenda strukturës; ndërsa i dyte meret me zhvillimin e arkitekturës së drurit dhe gurit në mënyrë të tillë që çdo strukturë e skalitur të përvetësoi një jetë dhe personalitet të sajin.[4]
Elementet dhe veçoritë e Tempullit Keralas
Redakto- Sri-Kovili
Shenjtërorja e brendshme (garbhagriha, sanctum sanctorumi) ku qëndron dhe adhurohet imazhi apo statuja e hyjnisë kryesuese. Ajo duhet të jetë një strukturë e pavarur, e shkëputur nga ndërtesat e tjera pa lidhje dhe që ka çatinë e vetë të pa ndarë me asnjë godinë tjetër. Sri-kovili nuk ka ndonjë dritare dhe ka vetëm një derë të madhe që hapet kryesisht drejt lindjes (ndonjëherë ajo hapet në drejtim të perëndimit, ku pak tempuj kanë dyer të drejtuara nga veriu si veçantinë e tyre, ndërsa asnjë tempull nuk ka një derë të drejtuar nga jugu).
Srikovili mund të ndërtohet në forma të ndryshme planimetrike – katrore, drejtkëndore, rrethore ose absidale. Nga këto, plani katror tregon një shpërndarje të rregullt përgjatë shtetit të Keralës. Forma katrore është në mënyrë bazike forma e altareve vedike të zjarrit dhe sugjeron fortësisht lidhje vedike. Ajo është kategorizuar si stili nagara i tempujve në tekstet arkitekturore. Plani drejtkëndor është i favorizuar për Ananthasai Vishnun (zoti Vishnu në pozicion të shtrirë) dhe Sapta matrikat (Shtatë Hyjneshat Nëna). Plani rrethor dhe ai absidal janë të rrallë në pjesët e tjera të Indisë dhe të panjohur edhe në arkitekturën qytetare të Keralës, por ata përbëjnë një grup të rëndësishëm tempujsh. Plani rrethor paraqet një mbizotërim më të madh në pjesën jugore të Keralës, në rajonet dikur nën ndikimin e Budizmit. Plani absidal është një kombinim i planit gjysëm-rrethor me atë katror dhe shihet i shpërndarë sporadikisht përgjatë gjithë rajonit bregdetar. Tempujt rrethorë i përkasin kategorisë vasara. Një variacion i rreth-elipsit shihet gjithashtu si një përjashtim në faltoren e Shivës në Vaikkom. Format shumë-këndore që i përkasin kategorisë Dravida janë po ashtu të adoptuara rrallë në planet e tempujve por ato gjejnë përdorim si një veçori e shikharas. Si për Thantrasamuchayamin, çdo Sreekovil duhet të jetë ndërtuar në krahë neutralë ose çiftë.
Për tempujt unitarë, lartësia e përgjithshme llogaritet si 13/7/ deri në 21/8 të gjerësisë së faltores dhe kategorizohet në pesë klasa, dmth.:: santhika, purshtika, yayada, achudha dhe savakamika – me rritjen e lartësisë së formës së tempullit. Lartësia tërësore është në mënyrë bazike e ndarë në dy gjysma. Gjysma e poshtme konsiston te bazamenti, kolona ose muri (stambha ose bhithi) dhe trabeacioni (prasthara) në raportin 1:2:1, në lartësi. Në mënyrë të ngjashme, gjysma e sipërme ndahet në qafë (griva), kullë e çatisë (shikhara) dhe majëza (Kalashami) në raport të njëjtë. Adisthana ose themelet janë përgjithësishtë në granit por struktura sipërore ndërtohet në laterit. Çatitë normalisht do të jenë më të larta se strukturat e tjera tempullore. Çatia strukturore e faltores është ndërtuar si kube me konsuj muri; megjithatë në mënyrë që ta mbroi atë nga ashpërsitë klimatike asaj iu mbivendos një çati funksionale, e bërë prej skeleti druri mbuluar nga pllaka dhe dërrasa. Kjo çati e pjerrët me strehët e saj të dala paraqet formën karakteristike të tempujve të Keralës. Majëza ose Kalashami, i bërë prej bakri, mundëson majëzën kurorëzuese që shënon fokusin e faltores ku vendoset statuja hyjnore e adhurimit.
Normalisht Srikovili është mbi një platformë të ngritur dhe ka një ngritje ose 3 apo 5 shkallë. Shkallët quhen Sopanapadi dhe në krahët e Sopanapadit, dy statuja të mëdha të njohura si Dwarapalaka (gardianë porte) janë skalitur për të ruajtur hyjninë. Si për stilin e ritualeve të Keralës, vetëm prifti kryesor (Thantri) dhe prifti i dytë (Melshanti) lejohen të hyjnë në Sri-kovil.
- Namaskara Mandapa
Namaskara mandapa është një pavjon në formë katrore me një platformë të ngritur, një sërë kolonash dhe një çati piramidale. Madhësia e mandapas vendoset nga gjerësia e qelës së faltores. Pavjoni në formën e tij më të thjeshtë ka katër kolona këndore; por pavjonet më të mëdhenj janë të pajisur me dy seri kolonash; katër brenda dhe dymbëdhjetë jashtë. Pavjonet e formave rrethore, eliptike dhe shumë-këndore janë të përmendura në tekste, por ato nuk shihen në tempujt e Keralës. Mandapat ndërtohen për të kryer ritet Vediko-Tantrike.
- Nalambalami
Ndërtesa e faltores dhe mandapas janë të mbylluar në një strukturë drejtkëndore të quajtur nalambalam. Funksionalisht sallat e mbrapme dhe anësore të nalambalamit shërbejnë për veprimtari të ndryshme të lidhura me adhurimin ritualistik. Salla ballore është e hapur me hyrjen, që e ndanë atë në dy pjesë. Këto dy salla, Agrasalat që përdoren për ushqimin e brahmanëve, kryerjen e yagave dhe ndërsa Koothuambalamët përdoren për vënien në skenë të arteve si koothu dhe muralet tempullore. Në pak raste, Koothuambalamët janë të ndarë si një strukturë individuale jashtë Nalambalamit.
- Balithara
Në hyrje të Nalambalamit, mund të shihet i ngritur një altar guri në formë katrore i quajtur Balithara. Ky altar përdoret për të bërë oferta rituale për zotat minorë dhe shpirtërat e tjerë hyjnorë. Brenda Nalambalamit, për të njëjtin qëllim mund të shihen mjaft gurë të vegjël të quajtur Balikallukal.
- Chuttuambalami
Struktura e jashtme brenda mureve të tempullit, është e njohur si Chuttuambalam. Normalisht Chuttuambalami ka pavjonin kryesor të njohur si Mukha-Mandapa ose Thala-mandapa. Mukha-Mandapa do të ketë Dwajastambamin (Vendin e flamurit të shenjtë) në qendër të tij dhe ka mjaft kolona që mbajnë mandapan. Tempulli është tashmë plotësisht i mbyllur në një mur masiv (Kshetra-Madillukal) i hapur me kulla portikësh ose gopuramë. Gopurami është zakonisht me dy kate, që i shërbejnë dy qëllimeve. Kati i parë është një hapësirë e zbrazët përgjithësisht e përdorur si një platformë për kërcimet tempullore si kërcimi kurathy ose ottan thullali gjatë festave. Kati i sipërm me dru që mbulon faqet, funksionon si në kottupura (një sallë për tamburistët). Chuttuambalami normalisht do të ketë katër porta jashtë për të hyrë nga të gjitha anët. Një kalldrëm i shruar do të shihet rreth Chuttuambalamit për të lejuar besimtarët për qarkulluar përreth tempullit në mënyrë ritule. Këto për disa tempuj të mëdhenj janë të mbuluara me çati të mbajtura nga kolona masive në të dy anët. Chuttuambalami do të ketë gjithashtu Dwajavillakku ose vende llambash gjigande në mjaft pozicione, kryesisht në Mukha-mandapamë.
- Ambala-Kulami
Çdo tempull do të ketë një pellg të shenjtë ose liqen të vendosur brenda kompleksit tempullor. Sipas rregullave Vastu, uji konsiderohet si burim i energjisë pozitive dhe sintezë e barazpeshimit të të gjitha energjive. Kështu një pellg tempullor ose Ambala Kulam do të jetë i disponueshëm brenda kompleksit tempullor. Pellgu tempullor normalisht përdoret vetëm nga priftërinjtë si banjë e shenjtë përpara fillimit të ritualeve ashtu si dhe për rituale të ndryshme të shenjta brenda tempullit. Në pak raste, një pellg i shkëputur do të ndërtohet për tu mundësuar besimtarëve të lahen përpara se të hyjnë në tempull. Sot mjaft tempuj kanë Mani-Kenar ose Pus të Shenjtë brenda kompleksit Nalambalam për të marrë ujëra të shenjta për qëllimet e Abisekhamit.
- Thevarapura
Normalilsht brenda Nalambalamit, një kompleks i ndarë do të ndërtohet për gatimin e ushqimeve për tu shërbyer hyjnive dhe shpërndarjes mes besimtarëve si prasadam i shenjtë. Komplekse të tilla quhen Thevarapura, ku adhurohet zjarri i shenjtë ose Agni.
Fazat e evolucionit
RedaktoNë zhvillimin stilistik, arkitektura tempullore mund të ndahet në tre faza. Faza e parë është ajo e tempujve të skalitur në shkëmb. Kjo është forma më e hershme që është bashkëkohëse me Tempujt shpellorë budistë. Tempujt e skalitur në shkëmb janë kryesisht të vendosur në Keralën Jugore – në Vizhinjam dhe Ayirurpara pranë Tiruvananthapuramit, Kottukal pranë Kollamit dhe Kaviyoor pranë Alappuzhas. Nga këta, ai në Kaviyoor është shembulli më i mirë. Tempulli shpellor i Kaviyoorit kushtuar Shivës përfshin një dhomë shenjtërorjeje dhe një ardhamandapa të bollshme të shpërndarë në mënyrë aksiale e drejtuar nga perëndimi. Në kolonadën e façatës ashtu si dhe në muret brenda ardhamandapas janë skalitur relieve të dhuruesve, një rishi me mjekërr, një Ganesh i ulur me katër krahë dhe dwarapalat. Tempujt e tjerë shpellorë kanë gjithashtu modelin e përgjithshëm të një faltoreje dhe një paradhomë si dhe janë të lidhur me adhurimin e Shivës. Në veri, tempujt të ngjashëm të skalitur në shkëmb të Shivës shihen në Trikkur dhe Irunilamkode në distriktin e Trissoorit. Historikisht arkitektura shpellore në Indi fillon me Budizmin dhe teknika e arkitekturës së skalitur në shkëmb në Kerala duket të jetë një vazhdim i një punimi të ngjashme në Tamil Nadu nën sundimin e Dinastisë Pandya. Tempujt e skalitur në shkëmb janë të datuar të gjithë para shekullit të VIII të e.s.. Tempujt Strukturorë shfaqen në fazën e dytë që shtrihet nga shekulli i tetë deri në atë të dhjetë dhe u financuan nga drejtuesit Chera, Ay dhe Mushika. Tempujt më të hershëm kishin një faltore unitare ose srikovil. Në raste të rralla një verandë ose ardha-mandapa shihet e bashkangjitur me faltoren. Një namaskara mandapa e shkëputur përgjithësisht është e ndërtuar përballë srikovilit. Një godinë katërkëndore, nalambalami që rrethon srikovilin, namaskara mandapa, balikkali (gurët e altarit) etj. u bënë pjesë e këtij plani bazë kompozimi të tempujve të Keralës të nisur për tu shfaqur në këtë fazë. Faza e mesme e evolucionit të tempujve është e karakterizuar nga shfaqja e faltores sandhara. Në faltoren unitare të tipit të hershëm, Nirendhara (niveli i vetëm i srikovilit), ndodhet një qelë me një portë të vetme për te qela. Por në faltoren sandhara qela ka puse të dyfishta që të çojnë që lënë një kalim midis tyre. Ka gjithashtu shpesh katër dyer funksionale në të katër drejtimet kardinale dhe dritare të hapura për të mundësuar dritën e tërthortë në kalim. Ndonjëherë dera fundksionale nëpër faqe dhe ajo e mbrapme janë të zëvendësuara nga pseudo dyer ose dyer të verbëra. Koncepti i tempullit me kate shihet gjithashtu edhe në këtë fazë. Kulla e faltores ngrihet në katin e dytë me një çati të sipërme të ndarë që formon një tempull dwitala (dy-katësh). Një shembull i vetëm thrithala (tempull tre-katësh) është në faltoren e Shivës në Peruvanam me dy katet e poshtëm me plan katror dhe kati i tretë me formë tetë-këndore.
Në fazën e fundit, (1300–1800) zhvillimi stilistik arriti apogjeun e tij me kompleksitet më të madh në projektin e tempullit dhe stërhollim të detajeve. Vilakkumadami, struktura e thurur me dërrasa e fiksuar me rreshta llambash vaji shtohet përtej nalambalamit si një rreth i jashtëm. Altari i gurit është gjithashtu i bujtur në një strukturë me kolona, Balikkal mandapa përballë agrasalas (valiyambalamit). Një deepastambham dhe dwajasthambham (vendi i llambës dhe shtizës së flamurit) shtohen përballë balikkal mandapas. Brenda prakaras, por përtej vilakkumadamit, qëndronin faltoret dytësore të parivara devathave (zota minorë) në pozicionin e tyre të paracaktuar. Këto ishin qela unitare, në përgjithësi, megjithëse në pak raste secila bëhet një faltore plotësisht e zhvilluar si në rastin e faltores së Krishnës në Tempullin e Shivës në Tali, Kozhikode. Faza e fundit kulminoi në konceptin e faltoreve të përbëra. Këtu në dy ose tre faltore njëlloj të rëndësishme shihen të grupuara brenda një nalambalami të përbashkët. Shembulli tipik i kësaj është Tempulli Vadakkumnatha në Trissoor, ku në tre faltore kushtuar Shivës, Ramës dhe Sankaranarayanës janë vendosur brenda nalambalamit. Prakara mund të përmbajë gjithashtu depozita tempullore, vedapadhasalat dhe salla ngrënieje. Paradoksalisht disa faltore nuk kanë një faltore të vetme dytësore, shembulli i vetëm i të cilës është faltorja Bharatha në Irinjalakuda. Një veçori domethënëse e komplekseve të mëdhenj tempullor është prania e një salle teatrore të njohurs si Koothambalam, që shërben për kërcime, performanca muzikore dhe recitime fetare. Kjo është një ndërtesë unike në Arkitekturën e Keralës, e dalluar nga natyasabha ose natyamandiri që shihet në Tempujt e Indisë Veriore të kësaj periudhe. Koothambalami është një sallë e madhe me kolona me një çati të lartë. Brenda sallës është një strukturë skenike e quajtur Rangamandapam, që shërben për kryerjen e performancaave. Skena ashtu si dhe kolonat janë të dekoruara mjeshtërisht. Konsideratat pamore dhe dëgjimore janë përfshirë në projektin e kolonave dhe hollësitë e ndërtimit kështu që performancat mund të shijohen nga shikuesit pa shtrembërim apo bezdisje. Dizajni i Koothambalamit duket se qe bazuar mbi kanonet e dhënë në Natyasastran e Bharata Munit. Në pjesën më jugore të Keralës, arkitektura tempullore u ndikua gjithashtu edhe nga zhvillimet në Tamil Nadu. Në Sucheendram dhe Tiruvananthapuram ky ndikim shihet qartësisht. Në këtë mënyrë rrethimet e larta, korridoret e skalitura dhe mandapat e zbukuruara të gjitha në shkëmb graniti, e largojnë veçanërisht nga pamja faltoren kryesore zanafillore në stilin tipik të Keralës. Kulla e hyrjes, gopurami ngrihet gjithashtu në lartësi të mëdha në një stil të dalluar nga ai i strukturës modeste dy-katëshe të parë në rastet e tjera. Teknikisht veçoria më e rëndësishme e arkitekturës tempullore të Keralës është teknika e ndërtimit duke përdorur një standardizim përmasor. Bërthama e planit të tempullit është faltorja që përmban kthinën garbhagriha. Gjerësia e kësaj kthine është moduli bazë i sistemit përmasor. Në kompozimin e projektit, gjerësia e garbhagrihas, hapësira e zbrazët përreth saj, pozicioni dhe madhësitë e strukturave rrethuese, janë të gjitha të lidhura me modulin standard. Në kompozimin standard, ky koordinim përmasor ngrihet me realizimin e detajeve të hollësishme si madhësia e kolonave, pllakave të murit, mahive etj. Rregullat kanonike të sistemit të proporcioneve jepet në traktate dhe ruhet nga mjeshtrat artizanë. Ky sistem proporcionesh ka siguruar njëtrajtshmërinë në stilin arkitekturor pavarësisht shpërndarjes gjeografike dhe shkallës së ndërtimit. Arkitektura tempullore është një sintezë e inxhinierisë dhe arteve dekoruese. Elementet dekoruese të tempujve të Keralës janë prej tre tipesh – modulimet, skulpturat dhe pikturat. Modulimi shihet në mënyrë tipike në blindat ku në fasha horizontale të projeksioneve rrethore ose drejtkëndore dhe kamareve në proporcione të varjuara ndihmojnë të theksohet forma e adisthanas. Herë pas here kjo blindë ngrihet mbi një platformë dytësore – upapeedami – me trajtim të ngjashëm. Modulimet shihen gjithashtu edhe te mandapa, mbajtëset anësore të shkallëve (sopanami) dhe madje edhe në kanalet e kullimit (pranala) ose në qelën e faltores. Punimet skulpturore janë të dy tipeve: një kategori është relievi i ulët i bërë në muret e jashtëm të faltores me mure të ndërtuar me llaç gëlqeror me suvatim dhe i pikturuar. I dyti është gdhendja e elementeve të drurit – skajet e mahive, kllapat, kolonat e drurit dhe kapitelet e tyre, kornizat e dyerve, pllakat e mureve dhe trarët. Punime dekoruese skulpturore shihen më mirë në panelet e tavanit të mandapave. Punime të mrekullueshme lustrimi në ngjyrë të kuqe tulle dhe të zezë u adoptuan për kolonat e rrumbullakta prej druri. Zeja e metalit përdorej gjithashtu në skalitjen e idhujve, motiveve, veshjen dhe majëzat. Të gjitha punimet skulpturore bëheshin në mënyrë strikte sipas kanoneve të proporcioneve (sistemi ashtathala, navathala dhe dasathala) i zbatueshëm në figura të ndryshme njerëzish, zotash dhe perëndeshash të paracaktuara në tekste. Piktura realizohej me pigmente organike mbi mure kur suvaja ishte akoma e njomë – në ngjyra të zbutura e të zbehta, duke i bërë ato në një klasë të projektur në muralet e stilit të Keralës. Tema e këtyre pikturave është në mënyrë të pandryshueshme me rrëfenja mitologjike dhe epike të renditura duke ecur përreth tempullit në ecjen rituale përreth shenjtërores. Modulimet, skulpturat dhe pikturat realizohen gjithashtu edhe në kompozimet vertikale për të theksuar lartësitë e ndryshme të kateve, duke projektuar dritare të verbëra që thyejnë pjerrësinë e çatisë dhe majëzat kurorëzuese. Por në të gjitha rastet dekorimi është dytësor në lidhje me formën strukturore. Muret e skalitura janë të mbrojtura strehët e dala që i mbajnë ata në hije në dallim të fortë me eksteriorin e shëndritshëm nën dritën e diellit. Kjo ndihmon në realizimin e përvojës së përgjithshme ndjesore të dritës dhe hijes që tregon hollësitë vetëm gradualish për një soditës të mprehtë.
Arkitektura Islamike
RedaktoGadishulli Arabik, djepi i Islamit kishte gjithashtu kontakte të drejtpërdrejta tregëtare me bregun e Keralës nga kohë shumë të hershme, që nga koha e Muhametit ose edhe më parë. Sipas legjendave dhe traditave vendore myslimane, një mbret Chera përqafoi Islamin dhe bëri haxh në një udhëtim në Mekë. Në udhëtimin e tij të kthimit i shoqëruar nga shumë drejtues fetarë myslimanë duke përfshirë Malik ibn Dinarin, ai u sërmur dhe vdiq. Por ai kishte dhënë letra prezantimi për grupin që të vazhdonte në Kodungallur. Vizitorët erdhën në port dhe i dorëzuan letrat te mbreti pasues që i trajtoi ata me respekt dhe i ndihmoi ata në përhapjen e besimit të tyre në vend. Mbreti caktoi artizanët që do të ndërtonin xhaminë e parë në Kodungallur pranë portit dhe caktoi zonën përreth tij për ngulimin e tyre. Xhamia fillestare pësoi riparime të shumta, por gjurmët e ndërtimit fillestar shihen në blinda, kolona dhe çatinë që janë në stilet e vjetra tradicionale të tempujve hindu.
Padyshim që Islami u përhap në Kerala nëpërmjet mërgimit të grupeve të reja nga Gadishulli Arabik dhe shndërrimi gradual i popullsisë vendore të Keralës. Nga shekulli i XII ishin të paktën dhjetë ngulime madhore myslimanësh të shpërndarë nga Kollami në jug deri në Mangalore në veri secili i vendosur përreth xhamisë. Gjithashtu një degë e mbretërisë sunduese në Arakkal, Kannur u konvertua në Islam. Primati në tregëti, përhapja e besimit dhe përvoja e detit i bëri myslimanët një klasë të shquar dhe të dashur për sunduesit, veçanërisht për Kozhikode Zamorinët. Për rrjedhojë, nga shekulli i pesëmbëdhjetë ndërtimet myslimane arritën nivele të konsiderueshme.
Arkitektura e xhamive të Keralës nuk paraqet asnjë nga stilet arabe apo ato të Arkitekturës Indo-Islamike të shkollave perandorake ose provinciale në Indinë Veriore. Arsyeja për këtë nuk është e vështirë për tu gjetur. Puna për ndërtimin e xhamive bëhej nga artizanët vendorë hindu nën udhëzimet e krerëve fetarë myslimanë që donin të ngrinin vende adhurimi. Modelet për vendet e adhurimit ishin vetëm tempujt Hindu ose sallat teatrore ("koothambalamet") dhe këto modele do të përshtateshin për kërkesat e reja. Xhamitë e reja të Keralës për rrjedhojë ngjajnë me ndërtimet tradicionale të rajonit. Stili arkitekturor arab u fut në zonën Malabar të Keralës së sotme, gjatë periudhës së pushtimit nga Hyder Aliu dhe më vonë nga Tipu Sultani gjatë shekullit të tetëmbëdhjetë. Një numër i madh tempujsh u shndërruan në xhami gjatë kësaj periudhe siç dëshmohet nga stili tradicional i Keralës së këtyre strukturave.
Në projekt xhamia përfshinte një numër të madh sallash lutjeje me një mihrab në murin perëndimor (meqë Meka është në perëndim të Keralës) dhe veranda të mbuluara përreth. Përgjithësisht ajo ka një bazament të lartë të ngjashëm me adhistanan e tempullit Brahmanik dhe shpesh kolonat janë trajtuar me seksione katrore dhe tetëkëndore në kolonat e mandapas. Muret janë bërë prej blloqesh lateriti. Format e harkuara shihen vetëm në një rast të jashtëzakonshëm për xhaminë në Ponnani dhe askund tjetër në dhjetë xhamitë e hershme të rajonit. Druri përdorej gjerësisht në strukturat e sipërme për ndërtimin e tavanit dhe çatisë. Çatia në shumë raste është e mbuluar me fleta bakri që përfshijnë majëza nëpër brinjë, duke e plotësuar formën shikharas së tempullit me stupin. Në Tanur, Jama Masjidi ka madje edhe një portë të ndërtuar në mënyrën e gopuramit tempullor, të mbuluar me fleta bakri. Kjo xhami vetë ësthë një ndërtesë tre-katëshe me çati me tjegulla të kurorëzuar nga pesë majëza.
Pulpiti në xhami paraqet shembullin më të mirë të gdhendjeve në dru të lidhura me arkitekturën islamike të Keralës. Jama Masjidi në Beypore dhe Xhamia Mithqal në Kozhikode kanë pulpit (mimbar) të ndërtuar nga direkë anijesh të varkave arabe.
Të gjitha ndërtimet e tjera u bënë po nga ata artizanë vendorë që ndërtonin tempujt dhe rezidencat hindu. Tradita arabe e thjeshtësisë së planit ndoshta kishte kombinuar vetë teknikat e ndërtimit vendor duke i dhënë udhë stilit të njëtrajtshëm të arkitekturës së xhamisë, që nuk gjendet diku tjetër në botë. Në dallim me Arkitekturën Indo-Islamike e mori frymëzimin nga Arkitektura Osmane dhe Persiane dhe krijoi një stil zbukurues tepër të harlisur në Indinë Veriore. Xhamitë tipike të Keralës shihen në Kollampalli, pranë Kollamit, Panthalayani pranë Koyilandyt, Kozhikode, Tanuri, Ponnani dhe Kasargode ashtu si dhe në shumicën e ngulimeve të vjetra myslimane. Veçoritë e kursyera arkitekturore të xhamive të vjetra janë megjithatë në rrugën e zëvendësimit në kohët moderne nga Arkitektura Islame. Përdorimi formave të harkuara, kubeve dhe minareve të shkëllës perandorake Indo-Islamike po projektohen si simbole të dukshme të kulturës islamike. Jama Masjidi në Palayam të Thiruvananthapuramit është shembulli klasik i kësaj prirjeje të re. Struktura të ngjashme janë duke u krijuar përgjatë gjithë Keralës në modifikimin e xhamive të vjetra gjatë dekadave të fundit. Ndoshta ndikimi i Arkitekturë Arabe të ndërtimeve të Keralës shihet në një mënyrë të lehtë në arkitekturën shekullare myslimane. Rrugët e pazarit të trajtësuara nga ndërtesa në të dy krahët, dhomat e katit të sipërm të banimit me dritare të drejtuara nga rrugët, ekranet prej druri të përdorur për të mundësuar privacinë në veranda (veçanërisht të kateve të sipërme) etj., janë pak veçoritë e mbivendosura mbi ndërtimin tradicional. Këto forma ndërtimore do të mëdeloheshin në modelet e shtëpive në vendet arabe (si Egjipti, Basra (në Irakun e sotëm) dhe Irani) që kanë kontakte me këtë rajon. Kjo prirje është më e madhja në tregëtinë e qyteteve si Kozhikode, Thalassery, Kasaragode etj. Por thelbësisht arkitektura shtëpiake myslimane në në masë të madhe ndoqi stilet tradicionale hindu. Si "ekasala" ashtu dhe "nālukettu" shihen të përshtatura për këtë qëllim. Këto ndërtesa me alindamë të gjerë dhe veranda shihen gjithashtu përgjithësisht të rrethojnë xhamitë në ngulimet myslimane.
Arkitektura kishtare
RedaktoEvoluimi i arkitekturës kishtare të Keralës rrjedh nga dy burime – i pari nga vepra e Apostullit Shën Thoma dhe të krishterët siriakë dhe i dyti nga puna misionare e kolonët evropianë. Tradita thotë se Shën Thomai që zbarkoi në Muziris në vitin 52 të e.s. kishte shtatë kishta të ndërtuara në Kerala, në Kodungallur, Chayil, Palur, Paravur-Kottakkavu, Kollam, Niranom dhe Kothamangalam, por asnjë nga këto kisha siriake nuk ka mbijetura. Ka mundësi që disa nga tempujt u përshtatën si kisha siriake për shërbimet nga popullsia që u konvertua në krishtërimin siriak nga Shën Thomai. Për shembull, kishta e tanishme Siriake Palur ka ruajtur abhisheka patran (letra e këndimit) dhe disa simbole shaivite si relike të kishës së vjetër që thuhet se kishte qenë një faltore hindu e përshtatur për adhurimin e krishterë.
Dëshmitë historike sugjerojnë se vala e parë e krishtërimit erdhi nga Edessa në Persi në shekullin e katërt të e.s.. për shkak të përndjekjes së të krishterëve siriakë në Perandorinë Persiane. Sipas tregimit të murgut bizantin, Kozmas, Kerala kishte shumë kishta rreth shekullit të gjashtë të e.s.. Sipas mbishkrimit të kohësve të Stanu Ravit nga shekulli i nëntë, komunitetet siriake të të krishterëve gëzonin shumë të drejta dhe privilegje. Ata luanin gjithashtu një rol vital në tregëti. Ndërtesat e banimit të të krishterëve siriakë ishin të frymëzuar nga arkitektura vendore.
Por sirianët fillestarë që kishin migruar në Kerala kishin prurë me vete disa nga traditat e Azisë Perëndimore në arkitekturën kishtare. Për rrjedhojë, kishat me altar dhe navatë të rregullta filluan të ndërtohen dhe të krijonin një stil të veçantë arkitekture kishtare. Veçoria dalluese e këtij stili ishte façata zbukuruese trekëndore në fundin e navatës, kurorëzuar nga një kryq. Një verandë hyrëse (shala) përballë navatës ishte një tjetër veçori e këtyre faltoreve të hershme. Pagëzimorja ishte një dhomë e vogël brenda navatës pranë hyrjes. Kambanoret ndërtoheshin mbi një krahë të navatës, por në kishat më të vogla kambana varej në një hapje të trekëndëshit të navatës.
Elementet e arkitekturës kishtare të Keralës
RedaktoNdryshe nga tempujt e Keralës, nuk ka një model ose standard të njëtrajtshëm për të gjitha kishat e Keralës. Në fakt shumica e kishave kanë elemente të ndryshme arkitekturore sipas sekteve të ndryshme dhe traditave të tyre përveç eksperimentimit të dizajneve të reja. Akoma shumica e kishave, veçanërisht kishat e Shën Thomait të Keralës, ndajnë mjaft veçori të përbashkëta. Kisha kishte një çati të pjerrët piramidale që shtrihej deri te altari, pjesa më e shenjtë e kishës dhe sakrestia me anët e saj. Kulla mbi altar ngrihej më lartë se navata në mënyrë të ngjashme me shikharan mbi garbhagrihan në një tempull hindu. Rezidenca e priftit dhe salla e famullisë ishin të vendosur në një anë të kishës dhe varrezat ishin në anën tjetër. Në veçorinë e tyre të jashtme kishat siriake mbanin disa veçori vendase të stilit hindu. Kisha dhe ndërtesat e lidhura dytësore ishin të rrethuar në një mur masiv lateriti.
Përballë hyrjes kryesore ndodhenj një kryq i hapur mbi një bazament graniti në modelin e balikkalit, guri i altarit. Një kishë kishte gjithashtu shtizën e flamurit, (dwajastambha) përballë saj. Në Kishën Ortodokse Siriane në Chengannur, Pjetri dhe Pali zënë vendin e dwarapalave, që ruanin hyjnitë e një tempulli hindu. Ndonjëherë një portik si gopurami tempullor me një kottupura ose dhomë muzike mbi katin e sipërm ishte po ashtu e pranishme. Kisha Marth Mariam në Kuravilangad, fillimisht e ndërtuar në vitin 345 të e.s. pësoi rikonstruktime në raste të shumta. Kisha ka një koleksion të pasur relikesh të vjetra duke përfshirë një statujë të Virgjëreshës Mari dhe një kryq të skalitur në granit. Knanaya Valiapally i Kaduthuruthy është një tjetër kishë e vjetër me kryqin më të madh të formuar nga një pjesë e vetme graniti. Valiapally i Piravomit është po ashtu një tjetër kishë e vjetër që ka shkrime të vjetra persishte në të. Gdhendjet në dru dhe pikturat murale, dy mjetet dekoruese të tempujve shihen të përshtatura gjithashtu në kishat e vjetra. Një pjesë e vjetër gdhendjesh në dru ndodhen në një panel që paraqet darkën e fundit në Kishën e Shën Thomait në Mulanthuruthy. Kisha e Gjithëshenjtorëve në Udayamperur ka një trarë që qëndron mbi modulime druri të kokave të elefantëve dhe rinocerontëve. Motivet e zakonshme të pikturave janë imazhet floreale, engjëjt dhe apostujt. Kjo formë dekorimi vazhdoi po ashtu edhe në kishat e mëvonshme. Në kishën e Shën Sebastianit në Kanjoor një mural madje paraqet luftën midsi britanikëve dhe Tippu Sultanit.
Ndikimi kolonial në arkitekturën kishtare
RedaktoPortugezët ishin të parët që futën stilet evropiane në arkitekturën kishtare të Keralës, të ndjekur nga hollandezët dhe britanikët. Kisha e parë e këtij tipi në Indi u ndërtua nga misionarët françeskanë në vitin 1510 në Fortesën e Kochit. Ajo është një ndërtesë e vogël pa pretendime e stilit mesjetar spanjoll. Kur Vasko De Gama vdiq në Kochi në vitin 1524 trupi i tij u varros në këtë kishë dhe më vonë u hoq për tu zhvendosur në Lisbon në vitin 1538. Kisha kështu u bë e njohur si kisha e Vasko De Gamas. Më vonë u mor në zotërim nga hollandezët dhe u përdor për shërbimet e reformuara. Më vonë me pushtimin britanik të Kochit ajo u bë një kishë Anglikane dhe aktualisht i përket Kishës së Indisë Jugore.
Portugezët kishin futur shumë risi në kishat e Keralës. Për herë të parë, kulla mbizotëruese sipër altarit, që ishte përshtatje nga arkitektura tempullore, u hoq. Brenda kishës, imazhet e granitit nuk favorizoheshin për shkak të lidhjes së tyre me artin hindu; në vend të imazheve të shenjtëve të bërë prej druri u përdorën për të zbukuruar pasurisht. Përgjithësisht u ngritën pulpite dhe pjesët e altarit u zbukuruan në një mënyrë mbresëlënëse. Tavanet dhe muret u pikturuan me tema fetare në stilin e mjeshtrave evropian. U futën harqet me majë dhe të rrumbullakët si dhe u vendosën xhama të pikturuar dritaresh. Zhvillimi pasues në arkitekturën kishtare në periudhën britanike pa gjithashtu futjen e një dizajni të ri kishtar. Në vend të planit drejtkëndor bazilikor plani në formë kryqi u bë gjithmonë e më shumë popullor veçanërisht në vendet ku duhej të mblidheshin kongregacione të mëdha. Përveç simbolizmit të dukshëm të kryqit, ky plan është më i përshtatshëm për dukshmërinë më të mirë të altarit nga të gjitha pikat në kishë. Për më tepër, hapësira e mjaftueshme tani ishte e mundësuar në transepte për altaret shtesë për shërbimet nga disa priftërinj me raste të rëndësishme si Krishtlindjet.
Në veçoritë e jashtme kulla qendrore ose më saktë kubeja romane tani u vendos në qendër të transeptit duke i dhënë një formë klasike të Arkitekturës Evropiane. Gjithashtu, në të dy krahët e hyrjes kryesore përballë, u ndritën kulla për të shërbyer si kambanore. Në trajtimin e eksteriorit u futën veçoritë tipike evropiane të arkitekturës kishtare – harqet gotike, gjysëm-kolonat dhe kundrafortet mbështetëse, hapjet e rrumbullakta, modelimet klasike dhe xhami i dritareve i ngjyrosur duke e bërë kompozimin tërësor plotësisht të ndryshëm nga arkitektura vendore. Në varësi të periudhës së ndërtimit, mund të dallohet midis kishave të bëra në thjeshtësinë e stilit gotik si në Kishën e Palayamit, Tiruvananthapuramit dhe luksin e stilit rilindas si në kishën e Zonjës Tonë të Dhimbjes në Trissoor.
Prirjet moderne në arkitekturën kishtare
RedaktoNdërsa karakteri i arkitekturës kishtare është përgjithësisht i identifikuar me formën e evoluar në kohët mesjetare, prirjet moderniste në adoptimin e formave të reja të planeve dhe format strukturore janë gjithashtu të dushkme në skenën e Keralës. Kjo formë projekti rrethor me çati kubeje guacke është adoptuar në Kishën Christ College në Irinjalakkuda. Kisha katedralore e arkipeshkopisë së Varapuzhas në Ernakulam është një lartësim hiperbolik paraboloid në beton të përforcuar me një shprehje të theksuar në dallim të fortë me të gjitha format tradicionale. Ndoshta eksperimentimi në arkitekturën fetare është kryesisht e shfaqur në arkitekturën kishtare krahasuar me atë të tempujve ose xhamive që pak a shumë ndjekin forma të vjetra.
Arkitektura hebraike
RedaktoSkena arkitekturore e Keralës u ndikua nga shumë grupe socio-kulturore dhe fetare nga vende të huaja. Bregu i detit mundësonte kontakte tregëtare me kombet detare si Izraeli, Roma, Arabia dhe Kina madje edhe para lindjes së krishtit. Kontaktet tregëtare do të kenë shtruar rrugën e vendosjes së ngulimeve pranë qytezave të vjetra porte dhe gradualisht të përhapura në brendësi të vendit. Gjatë kohës së mbretërisë së dytë Chera, qyteti i vjetër port i Makotait (Kodungalluri) kishte pjesë të ndryshme të zëna nga këto grupe. Për shembull, kontakti kulturor i Hebrenjve me Keralën është më i hershëm se kohë e Sulejmanit dhe nga shekulli i pesëmbëdhjetë kishte ngulime hebraike në Kodungallur, Kochi dhe qytete të tjera bregdetare. Ngulimi më i hershëm hebraik është ai në Kochi pranë pallatit Mattancherry. Ndërtesat e tyre rezidenciale ngjasojnë me stilin e Keralës në pamjen e tyre të jashtme; megjithatë ata janë të një koncepti të ndryshëm planimetrik. Dhomat e katit përdhes janë përdorur si dyqane ose depo dhe dhomat e banimit janë planifikuar mbi katin e parë. Ballina e ndërtesës pranë rrugëve dhe krahët anësorë janë të vazhduar me ndërtesat e afërta në modelin e rreshtave të shtëpive. Një monument i rëndësishëm i qytetit hebre është Sinagoga. Ajo është një strukturë e thjeshtë e lartë me një çati të pjerrët me tjegulla por që ka një interior të pasur me pllaka të pikturuara me dorë nga Kantoni në Kinë dhe shandanë të lashtë nga Evropa. Kjo strukturë fetare e ndërtuar për adhurim sipas Judaizmit qëndron në dallim me tempujt hindu. Komuniteti hebre megjithatë nuk ndikoi në arkitekturën e Keralës.
Arkitektura shtëpiake
RedaktoEvoluimi i arkitekturës shtëpiake të Keralës ndjek ngushtësisht prirjen e zhvillimit në arkitekturën tempullore. Modelet primitive ishin kasolle me skelet bambuje, çati me kashtë gjethesh në forma të thjeshta rrethore, katrore ose drejtkëndore. Forma drejtkëndore me një çati me kulm duket se ka evoluar përfundimisht nga konsideratat funksionale. Strukturalisht skeleti i çatisë ishte vendosur mbi kolona mbi muret e ngritur nga toka për mbrojtje kundër lagështisë dhe insekteve në klimën tropikale.
Shpesh muret ishin gjithashtu prej druri të disponueshëm me tepri në rajon. Skeleti i çatisë konsistonte në mbajtëset e murit që mbanin skajet fundore të mahive, skajet e sipërme ishin të lidhura me brinjën kurrizore. Pesha e mahive dhe mbulimit të çatisë krijonte një përkulje në brinjë kurrizore kur pjesa e brinjës kurrizore të çatisë ishte e bërë prej materialesh fleksibile si bambuja. Kjo përkulje megjithatë mbetej si simbol i ndërtimit të çative madje kur përdorej dru i fortë për skeletin e çatisë. Më tej dritaret trekëndore u evoluan në dy fundet për të mundësuar ajrimin e atikut kur tavani ishte i përfshirë nga hapësira e dhomës. Kjo siguronte qarkullimin e ajrit dhe kontrollin termal për çatinë. Skajet e poshtme të mahive, të projektuara shumë më tej mureve për tu bërë hije mureve nga djelli dhe për ti mbrojtur nga shiu. Forma e mbyllur e shtëpive të Keralës në këtë mënyrë evoluoi nga konsideratat teknike. Mund të dallohet ngjashmëria befasuese e kësaj forme me strukturën tempullore. Blinda, pjesa më e ulët quhet adisthana, megjithëse është e thjeshtë ose pak e zbukuruar. Sthambat ose kolonat dhe bhithit ose muret janë përësi të një forme të thjeshtë pa të dala dhe të futura. Dera kryesore drejtohet vetën në një drejtim kardinal dhe dritaret janë të vogla dhe të bëra si ekrane të shpuara prej druri. Plani drejtkëndore zakonisht është i ndarë në dy ose tre dhoma banimi me hyrje nga një kalim ballor. Strehët e dala mbulojnë një verandë përreth. Nga shekulli i dhjetë, teoria dhe praktika e arkitekturës shtëpiake ishte kodifikuar në libra si Manushyalaya Chandrika dhe Vastu vidya. Kjo përpjekje e standardizimit të ndërtimit të shtëpive i përshtatej grupeve të ndryshme socio-ekonomike dhe fuqizonte traditën e ndërtimit midis artizanëve. Artizanët tradicional, veçanërisht marangozët, ruanin njohurinë duke ndjekur në mënyrë strikte rregullat kanonike të proporcioneve të elementeve të ndryshme ashtu si dhe detajet e ndërtimit deri në ditët e sotme.
Thelbësisht arkitektura shtëpiake e Keralës ndoqi stilin e ndërtimit të shkëpur; rreshtat e shtëpive që shihen në pjesë të tjera të Indisë nuk janë as të përmendura në tekstet e Keralës as të vendosura në praktikë përveç në ngulime (sanketam) të zëna nga tamilë ose brahmanë Konkini. Në formën e saj më të zhvilluar shtëpia tipike e Keralës është e një tipi me oborr – nalukettu. Oborri qendror është një hapësirë e jashtme jetese që mund të bujt disa objekte adhurimi kultore si një shtrat i ngritur për tulssi ose jasemin (mullathara). Katër sallat që rrethojnë oborrin, identike me nalambalamin tempujve, mund të ndahet në mjaft dhoma për veprimtari të ndryshme si gatimi, ngrënia, fjetja, studimi, magazinimi i drithit etj. Në varësi të madhësisë dhe rëndësisë së familjes shtëpia mund të ketë një ose dy kate të sipërme (malika) ose oborr tjetër të rrethuar nga përsëritja e nalukettut për të formuar ettukettu (ndërtesë me tetë salla) ose një grup oborresh të tillë.
Nalukettu
RedaktoNālukettu është shtëpia tipike fermere e Tharavadus ku jetonin shumë breza të një familjeje të linjës matriarkale. Këto tipe ndërtesash gjenden tipikisht në shtetin indian të Keralës. Arkitektura tradicionale është në mënyrë tipike një strukturë drejtkëndore ku katër blloqe janë bashkangjitur me një oborr qendror të hapur ndaj qiellit. Katër sallat e anëve janë emërtuar Vadakkini (blloku verior), Padinjattini (blloku perëndimor), Kizhakkini (blloku lindor) dhe Thekkini (blloku lindor). Arkitektura ishte veçanërisht e përshtatur për familjet e mëdha të Tharavadut tradicional, për të jetuar nën të njëjtën çati dhe për të gëzuar të njëjtat shërbime të fermere marumakkathayam.[5]
Elementet e Nalukettut
Redakto- Padippura
Është një strukturë që përmban një derë që formon një pjesë të murit të përbërë për shtëpinë me një çati me tjegulla në krye. Është hyrja formale për në kompleksin me shtëpi. Tashmë dera nuk është aty pasi makina do të hyjnë në shtëpi nëpërmjet hyrjes. Çatia me tjegulla është përsëri e pajisur në mënyrë të parapëlqyer me një llambë të tipit tradicional poshtë çatisë. Në vend të derës hyrëse, tani ndodhet një portik.
- Poomukhami
Është portiku kryesor menjëherë pas shkallëve të shtëpisë. Tradicionalisht ka një çati të pjerrët me tjegulla që mbahet nga kolona. Anët janë të hapura dhe në kohët e hershme, kreu i shtëpisë quhej Karanavar, që zakonisht ulej këtu në një karrike të shtrirë me thuppal kolambi (Enë pështytjeje) nga ana e karrikes. Kjo karrike do të ketë anësore të gjata në të dy krahët ku Karanavari do të mbaj këmbët e tij të ngritura për të qëndruar rehat.
- Veranda Chuttu
Nga Poomukhami, një verandë në të dy anët përballë shtëpisë nëpër një kalim të hapur quhet Veranda Chuttu. Veranda Chuttu ka drita të varura në largësi të barabartë të varura nga çatia e saj e pjerrët.
- Charupady
Nga ana e Verandës Chuttu dhe Poomukhamit, banka druri me ndënjëse dekoruese të gdhendura, që quhet Charupady. Tradicionalisht anëtarët e familjes ose vizitorët e kishin zakon të uleshin mbi këto charupady për të biseduar.
- Ambal Kulami (pellgu)
Në fund të Verandës Chuttu zakonisht ndodhej një pellg i vogël i ndërtuar me guralecë anazh ku zakonisht mbillej zambaku ose Ambali. Pellgjet e ujit mirëmbaheshin për të sintetizuar qarkullimin e energjisë brenda.
- Nadumuttomi
Tradicionalisht Nadumuttomi ose oborri qendror i hapur është qendra kryesore e Nalukettut. Në mesin e saktë të shtëpisë ndodhet një zonë e hapur zakonisht katrore që e ndante shtëpinë në katër krahët e saj. Për shkak të kësaj ndarjeje në katër krahë të shtëpisë kemi një Nadumuttom. Në mënyrë të ngjashme ndodhej Ettu kettu dhe Pathinaru kettu që janë mjaft të rrallë, përkatësisht me dy ose dhe katër Nadumuttom.
Nadumuttomi normalisht do të jetë i hapur ndaj qiellit, duke lejuar dritën e diellit dhe shiun të futet brenda. Kjo është për të lejuar energjitë natyrore të qarkullojnë brenda shtëpisë dhe për të lejuar vibrimin pozitiv brenda. Një thulsi ose pemë do të jetë normalisht e mbiellë në qendër të Nadumuttomit, që përdoret për tu adhuruar. Në mënyrë arkitekturore logjike është që të lejohet pema të veproi si një pastruese natyrore e ajrit.
- Dhoma Pooja
Dhoma Pooja duhet në mënyrë të parapëlqyer të jetë në këndin veri-perëndimor të shtëpisë. Statujat hyjnore mund të vendosen të drejtuar nga lindja ose perëndimi dhe personin që lutet mund të drejtohet përkatësisht nga perëndimi ose lindja. Në muret e Dhomës Pooja bëhen panele druri dhe dizajni standard për Dhomën Pooja, mund tu jepet klientëve të interesuar në pasjen e një dhome tradicionale Pooja.
Veçori kyç
RedaktoI gjithë kompleksi është i mbrojtur me një mur ose gardh të përbërë. Një strukturë hyrjeje (padippura) mund të ndërtohet si gopurami i një tempulli. Ky mund të përmbaj një ose dy dhoma për të ftuarit ose vizitorët e rastit që nuk zbaviten në shtëpinë kryesore. Pozicioni dhe madhësia e ndërtesave të ndryshme, duke përfshirë vendndodhjen e pemës dhe rrugicat brenda mureve do të vendoseshin nga analiza e vendit sipas parashikimit të tekstete klasike. Kjo analizë përfshinte konceptet e vastupurusha mandalas ku siti (vastu) ishte i ndarë në një numër rrjetash katrore (padam) të zëna nga hyjni të ndryshme (devatha) dhe rrjetat e përshtatshme zgjidheshin për të bujtur strukturat e dyshimta. Planifikimi i vendit dhe dizajni i ndërtesës bëhej nga vishwakarma sthapathë (mjeshtra ndërtimi) të mësuar që sintetizonin çoshtjejt teknike me njohuritë astrologjike dhe mistike. Ka një mori ndërtesash të tipit nalukettu në pjesë të ndryshme të Keralës, megjithëse shumë prej tyre në një gjendje të keqe mirëmbajtjeje. Ndryshimet e kushteve socio-ekonomike kanë ndarë sistemin e familjeve të bashuara të përqëndruara në nalukettu të mëdhenj. Kailasa mandirami në Kottakkal që i përket Arya Vaidyasalas është një shembull i mbijetuar i një kompleksi nalukettu tre-katësh. Nga shembujt e ruajtur më mirë të këtij tipi janë pallati i Mattancherryt në Kochi dhe Taikottarami i pallatit të Padmanabhapuramit pranë Kanyakumarit. Ndërtesat e tipit nalukettu shihen gjithashtu në shumë fshatra dhe qytete, të zëna nga njerëz të shquar. Ndërtesat më modeste të popullit janë megjithatë më të vogla dhe më të thjeshta në formë por thelbësisht të rrjedhura nga nalukettu. Nalukettu është një kombinim i katër sallave përgjatë katër drejtimeve kardinale, të përqëndruara te oborri ose anganami ku mund të ndërtohet secila nga katër sallat (Ekasala), një kombinim i një kompleksi me dy (Dwisala) ose me tre (Thrisala) në varësi të nevojave. Tipi më i zakonshëm i gjendur në Kerala është Ekasala e drejtuar nga lindja ose veriu. Të vendosura në krahët perëndimorë dhe jugorë të anganamit ato konsiderohen përkatësisht si salla perëndimore (padinjattini) dhe ajo jugore (thekkini). Njësia bërthamë e Ekasalas konsiston përgjithësisht në tre dhoma të lidhur me një kalim ballor. Dhoma qendrore përdoret si dhomë lutjesh, ndërsa magazina e drithit dhe dy dhomat anësore përdoren si dhoma banimi. Njësia qendrore mund të jetë e ngritur në një kat të sipërm me një shkallë të pjerrët të vendosur përballë saj. Ndërtesa mund të jetë e shtrirë horizontalisht në katërt krahët duke shtuar alindamë ose dhoma anësore për aktivitete si gatimi, ngrënia, dhoma shtesë fjetjeje, salla ballore për të ftuarit etj. Chappamattam Tharavadu në Chirakkadavu është një shembull klasik i Ekasalas së zgjeruar. Nëse Ekasala e kërkuar mund të jetë gjithashtu e pajisur me ndërtesa dytësore për mbajtjen e bagëtive, koçek, dhoma banje pranë ujëmbledhësit, shtëpi i jashtme për të ftuarit, shtëpi portiku etj. Me zgjerime të tilla ndërtesa mund të behet shumë më e madhe se një Nalukettu në sipërfaqe, por është akoma e kategorizuar si Ekasala me referim ndaj njësisë së saj qendrore. Tekstet Vastuvidya përshkruajnë përmasat e tipeve të ndryshme të shtëpive për klasa të ndryshme. Ata japin gjithashtu sistemin e proporcioneve të përmasave për pjesët e ndryshme të ndërtesës të gjitha të bazuara mbi perimetrin (chuttu) e njësisë qendrore. Baza shkencore e këtij sistemi përmasash është akoma për hetuar nga studimet moderne; megjithatë sistemi duket të jetë i mirë bazuar në metodat llogaritëse tradicionale dhe përshtatet në mënyrë strikte me të gjitha përmasat e ndërtesës. Pëgjatë gjithë Keralës dhe veçanërisht në fshtrat ku veprimtaria ndërtuese është akoma e zhvilluar sipas stapathëve tradicional, sistemi është akoma një praktikë e gjallë, megjithëse ka filluar të zhduket nën ndikimin e 'arkitekturës moderne'.
Tipet e nalukettut
RedaktoNalukettut mundë dallohen bazuar mbi llojin e strukturës ashtu dhe mbi kastën e banuesve të tij.
Bazuar mbi strukturën
RedaktoNalukettut janë kryesisht të dalluar bazuar mbi strukturën e tyre. Tradicionalisht nalukettu ka një oborr me 4 blloqe/salla të ndërtuara përreth saj në drejtimet kardinale. Megjithatë disa nalukettu kanë 2 oborre, që janë të njohur si Ettukettu (strukturë me 8 blloqe) pasi ato kanë në tërësi 8 blloqe në drejtimet kardinale. Disa struktura sipërore kanë 4 oborre, që në këtë mënyrë janë të njohur si Patinarukettu (strukturë me 16 blloqe). Ndërsa nalukettut dhe ettukettut janë më të zakonshëm, pathinarukettut janë skajshmërisht të rrallë, për shkak të përmasave të tyre të stërmëdha. Në këtë mënyrë nalukettut mund të dallohen bazuar mbi lartësinë dhe numrin e kateve të tyre. Disa nalukettu janë një-katësh dhe të bëra tërësisht me dru. Nalukettu të tjerë janë dy-katësh ose ndonjëherë madje me tre kate dhe kanë mure të përbëra me përzierje lateriti dhe balte.
Bazuar mbi kastën
RedaktoTermi i përdorur për nalukettut dallon bazuar mbi kastën ose statusin shoqëror të banorëve të tij.
- Për nairët dhe zotërit e tjerë feudalë, shumica e nalukettuve përmenden si Tharavadu.
- Për klasat e sipërme Ezhava dhe Thiyya, nalukettut e tyre përmenden si Madom, Meda dhe Tharavadu.
- Për Kshatriyat (kasta e të përjashtuarve), rezidencat e tyre përmenden si Kovilakomë dhe Kottaramë.
- Për të krishterët siriakë, rezidencat e tyre përmenden si Meda dhe Veedu.
- Për bashkësitë Nampoothiri, rezidencat e tyre përmenden si Illamë.
Arkitektura e ndërtesave publike
RedaktoNdryshe nga pjesët e tjera të Indisë ashtu dhe jashtë saj, shumica e funksioneve administrative në periudhat monarkike ishin të zhvilluara brenda komplekseve të pallateve. Kështu koncepti i ndërtesave të pavarura shekullare publike dhe arkitekturës së tyre evoluoi afër fundit të shekullit të XVII, veçanërisht për shkak të kontributeve të bëra nga fuqitë koloniale në Kerala.
Portugezët ishin të parët që futën komplekset e pavarura të zyrave që qëndronin larg nga lagjet rezidenciale. Kjo për shkak të nevojës për ti bërë magazinat dhe zyrat e lidhura me to të veçuara nga zonat rezidenciali si kujdes sigurie.Zhvillimi i arkitekturës publike në Kerala ishte shumë i ndikuar nga stili evropian gjatë shekujve nga i shtatëmbëdhjeti deri në të nëntëmbëdhjetin. Ndikimi i portugezëve dhe hollandezëve ishte më mbizotërues në fazat fillestare. Një arkitekt portugez, Thomas Fernandez i atribuohet ndërtimi i fortesës, magazinave dhe bungalowëve në Kochi, Kozhikode dhe Kannur. Ballkonet e dala, harqet gotike dhe punimi i kangjellave prej hekuri të dritareve janë disa nga veçoritë që kaluan në arkitekturën e Keralës nga ndërtimet portugeze. Portugezët projektuan më shumë se 2000 zyra dhe komplekse magazinash në zonën e Fortesës së Kochinit, përveç mjaft kështjellave të stilit evropina dhe vilave rezidenciale private. Nga shekulli i tetëmbëdhjetë stili britanik u popullarizuar në rajon si rezultat i një numri të madh ndërtimesh moderne të ndërtuara nga sunduesit britanikë nga njëra anë dhe moda për gjërat perëndimore nga klasa e lartë dhe të pasurit vendas nga ana tjetër. Veprat arkitekturore u drejtuan nga zyrtarë dhe inxhinierë stili arkitekturor i njohur i të cilëve ishte thelbësisht i kufizuar në librat klasik mbi arkitektët e rilindjes – Vitruvi, Leon Battista Alberti dhe Andrea Palladio dhe të realizuara nga vendas me njohuri të ndërtimeve tradicionale dhe marangozët e marrë për punimet. Në një kuptim ishte një kompromis i zejes së lashtë vendase dhe nevojave të ndërtimit neoklasik perëndimore. Një veçori e shquar e punimeve të hershme evropiane në Indi ishte një prirje për të treguar superioritetin ushtarak, politik dhe kulturor të perëndimit. Lashtësia greke dhe romake konsiderohej si trashëgimia më e pasur e perëndimit dhe në mënyrë të njëjtë theksi vihej te rendet klasike të kolonave me frontone trekëndore, harqe dhe kube për ndërtesat publike, bashkitë, spitalet, stacionet hekurudhore, kolegjet etj. Shprehje e mbizotërimit ishte ndërtimi në kolona dorike dhe jonike të përmasave të mëdha. Në të njëjtën kohë pastërtia e stilit klasik perëndimor i dha udhë efektit të stilit të përzierjes së tipeve të ndryshme të kolonave në të gjitha llojet e ndërtesave. Për shembull, kolonat korintike përdoreshin të përziera me rendin dorik në ndërtesat publike ashtu dhe në banesat private. Kjo prirje megjithatë ishte shumë e moderuar në Kerala për shkak të kufizimeve të materialeve dhe klimës. Për ndërtimin e mureve materiali i veprave Indo-Evropiane mbeti lateriti dhe suvaja gëlqerore. Pontencialiteti i lateritit të ekspozuar u provua në shumë raste nga lagjet hekurudhore deri te zyrat qeveritare (psh.: zyra e vjetër në Huzur – Kolektorati, Kozhikode). Suvaja gëlqerore dhe lëmimi u zhvendos nga muret e brendshme në të jashtme për të krijuar gjithashtu edhe ndërtesat shumë të bardha të kultit të mermerit. Tjegullat e vjetra të pjekura u zëvendësuan nga modeli i tjegullave të Mangalores dhe tjegullat e sheshta. Skeleti i çatisë së tipit tradicional u ndërrua me çatinë me qepra duke përdorur qeprat mbret dhe mbretëreshë, duke bërë të mundur të zgjeroheshin hapësirat. Ndoshta përshtatjet e stilit evropian me nevojat klimatike dhe sinteza e stilin tradicional shihen më mirë në arkitekturën e bungalowt. Kërkesat e rehatisë në klimën e nxehtë dhe të lagësht kërkonin që kolonët evropianë të shkonin te ndërtesat me dhoma të mëdha me tavane të larta me veranda përreth. Për dhomat e katit të sipërm ballkonet u përshtatën si një veçori e nevojshme, duke marrë fill nga ndërtimet portugeze. U shtua portiku, për të hyrë nën hije nga një ndërtesë te një tjetër. Mbulueset solide prej druri të dyerve dhe dritareve pësuan ndryshime në elementet e brinjëve – perdet veneciane – duke lejuar qarkullimin e ajrit dhe duke mundësuar njëkohësisht privacinë. Nga 1800 panele të glazuar të dala në modë dhe drita gjysëm-rrethore mbi dyer dhe dritare u bë veçori në modë e ndërtesave të banimit. Harqet prej tulle, pjesët prej terrakote dhe punimet e ekspozuara prej tulle në modele të ndryshme lidhjeje u bënë popullore. U futën gjithashtu me një numër dhe përmasa më të mëdha dritaresh, frontonesh ose projeksionesh të mbajtura nga kllapa zbukuruese dhe kolona dekoruese për mbrojtjen e hapjes së dritareve nga shiu dhe dielli. Gardhe prej hekurash, balustrada shkallësh dhe kangjella prej hekuri, të bëra në Angli, përdoreshin për të plotësuar arkitekturën e bungalowt. Shembujt e shkëlqyer të kësaj sinteze shihen në muzeun Napier në Tiruvananthapuram dhe shumë bungalow qeveritarë. Në fakt shumë prej këtyre veçorive ishin të përshtatura në mënyrë të rafinuar nga ndërtuesit vendorë në zgjerimin pasi konsideroheshin nga shumica si elemente tradicionale. Veprat e departamenteve të veprave publike ndihmuan në përhapjen e këtij tipi ndërtimi përgjatë gjithë Keralës. Për më tepër futja e arsimimit inxhinierik me theks në praktikën perëndimore të ndërtimit bëri që kjo prirje praktikisht të zëvendësonte metodat tradicionale të dizajnit.
Arkitektura miqësore me mjedisin
RedaktoArkitekti britanik Laurie Baker ka kontribuar në arkitekturën moderne të Keralës duke futur një përzierje të stilit arkitekturor britanik të bazuar te tullat dhe Arkitekturës Vernakulare për të ndikuar arkitektët bashkëkohorë. Kerala krenohet me shumë ndërtesa të bukura të krijuara nga arkitektë si Laurie Baker dhe arkitektët, që u ndikuan nga ai. Banasura Hill Resort është një tjetër dizjn arkitekturor inovativ ku parimet tradicionale me kosto të ulët të arkitekturës indiane u përdorën në një mënyrë ekzemplare.
Kettuvallamët
RedaktoKettuvallami është një shtëpi-varkë gjerësisht e përdorur në shtetin indian të Keralës. Këto konstruksione janë të mbuluara me çati me kashtë mbi strukturën prej druri.[6] Kettuvallami tradicional përdoret kryesisht për të promovuar Turizmin e Keralas[7].[8]
Etimologjia
RedaktoNë gjuhën malayalam "kettu" do të thotë "të lidhësh" dhe “vallam” do të thotë varkë – kështu që dy fjalët e bashkuara krijojnë emrin vendor "kettuvallam”. Çdo shtëpi-varkë është ndërtuar duke përdorur parimet dhe teknikat e lashta të ndërtimit të varkave nga marangozët vendorë duke përdorur dru 'Anjili'. Për lidhjen e trungjeve të drurit përdoren litarë lëvoreje arrëkokosi.[9]
Historia
RedaktoVarkat në një larmi formash dhe përmasash kanë qenë tradicionalisht mjeti kryesor i transportit të njerëzve dhe materialeve në ujërat e brendshëm të lundrueshëm.[6] Në vençanti, shtëpitë-varka përdoreshin për të tregtuar oriz, erëza dhe mallra të tjerë midis Kuttanadit dhe portit të Koçinit. Në ato ditë zhvillohej një panair tre ditor. Një shtëpi-varkë standarde, që mund të jetë rreth 30.5 metra e gjatë, mund të mbaj deri në 30 tonë, saç mund të mbajnë tre maune të mëdha.[10] Këto varka-shtëpi u bënë madje edhe lagje të rehatshme banimi.[6] Ishte mënyra kryesore e transportit në Keralan bregdetare thjesht për shkak të aftësisë për të shkuar deri në zonat më të largëta. Megjithatë, rrethanat ndryshuan, pasi rrugët e mjeteve të motorizuara, hekurudha dhe transporti ajror i lanë mbrapa varkat e ngadalta dhe të përmbajtura të vendit, me njerëzit që parapëlqenin shpejtësinë.[11]
Konstruksioni
RedaktoNjë kettuvallam është rreth 30.5 metra i gjatë dhe ka një gjerësi prej rreth 4 metrash në mes të saj. Materialet që përdoren për konstruksionin e tyre janë vendore dhe miqësore me mjedisin; shkopinj bambuje, fibra arrëkokosi, litarë, rrogoze bambje, tapete etj. Druri kryesor i përdorur është "Anjili" (Artocarpus hirsuta). Ka shtëpi-varka me dhomë të vetme, dy dhoma dhe tre dhoma plotësisht të orenduara. Trupi kryesor i varkës është një seri prej trungje drurësh, të bashkuar duke përdorur litarë me fibra arrëkokosi.[11] Trupi që është i përbërë prej qindra trungjesh të hollë por rezistentë prej druri të lidhur me fibra arrëkokosi (pa përdorur as edhe një gozhdë të vetme). Ky skelet pastaj lyhet me një rrëshirë të zezë kaustike të nxierrë nga valimi i bërthamave të shqemeve. Dhe kjo reziston për breza të tërë.[12] Kettuvallamët e sotëm janë motorizuar dhe përdorur për ujërat e thella nëpërmjet rremave. Shkopinj të gjatë bambuje ose 'punt' përdoren për ti drejtuar në zona të cekëta. Bambja përdoret për skeletin e çatisë dhe të prera të shkopinjve të bambusë përdoren për mbuliim e strehëve dhe çatisë.[11] Thelbësisht kettuvallami u dizenjua për të transportuar ngarkesa dhe si i tillë dizajni ka pësuar shumë ndryshime për ta bërë atë një mjet turistik. Lartësia e çatisë u rrit për të patur hapsirë të mjaftueshme të brendshme. Një trung vendosej përgjatë gjithë gjatësisë për lehtësimin e ecjes dhe uljen e rehatshme, për të pakësuar disavantazhet e formës së lakuar të trupit të varkës. Dritaret dhe hapjet e tjera mundësojnë ndriçimin, qarkullimin e ajrit dhe shikimin. Hyrja realizohet në qendër të aksit linear me një panel kreu të varur.[11] Shumica e dizajneve më të fundit kanë përfshirë tre dhoma fjetjeje me tualete, një hapësirë jetese dhe kuzhinë. Sigurisht ka variacione të ndryshme. Disa kanë një numër më të vogël dhomash, por me një hapësirë më të madhe jetese dhe ndoshta një ballkon kuverte në nivelin e çatisë. Normalilsht, platformat që konsujt nga trupi i varkës përdoren si ballkone. Ndryshime inovative janë bërë për të përfshirë pajisjet moderne. Për vendosjen e tualeteve, dusheve dhe dyshemeve prej qeramike vendoset një pllakë betoni në nivelin e dyshemesë. Këta tualete janë të bërë me kabina çeliku me një rrjet zgarash çeliku mbi të cilat rriten bakteret e dobishme me ndihmën e një katalizatori të quajtur aktizim. Këta baktere ushqehen me jashtëqitje njerëzore dhe prodhojnë një lëndë të padëmshme dhe të pangjyrë. Tubat shkarkues tokësorë të tualeteve meren nëpërmjet trupit të varkës dhe derdhen në ujërat nën të. Përdorimi i tualeteve bio në ditët e sotme është i zakonshëm. Kështu kanalet e ujërave të brendshëm nuk ndoten. Uji për përdorim ruhet në një depozitë plastike të mbajtur në pjesën e kreut të trupit kryesor të lidhur me kuzhinën dhe tualetin. Tubat, depozita dhe materialet e tjerë sintetikë janë të mbuluar me fibra arrëkokose ose panambu për të mbajtur cilësinë estetike të materialeve miqësore me mjedisin.[11] Shtëpitë-varka moderne janë dizenjuar për tu përputhur me çertifikatat Green Palm/Gold Star nga Departmenti i Turizmit të Qeverisë së Keralës, që së fundmi ka vendosur rregullime, duke vendosur standarde për varkat-shtëpi të Keralës ose Kettuvallamët.[9]
Leshi xhamit
RedaktoVite më parë, A. G. Sudhakarani ndërtoi varkën e parë të peshkimit dhe junkarin e parë ndonjëherë të Kochit që ishte vendosur midis Fortesës së Kochit dhe Vypeenit. Për rrjedhojë, Samudra Shipyard (P) Limited, Aroor, e menaxhuar nga djemtë e tij, i ka dhënë formë një tjetër ideje inovative pushimesh – një kettuvallam tradicional i bërë prej leshi xhami. Kjo është e para e llojit të saj në Indi.[13]
Turizmi
RedaktoKerala u vendos mes `50 destinacionet e një jete' nga National Geographic Traveler në një numër të veçant të botuar pak para fundit të mijëvjeçarit.[14] Gazeta The Hindu shkroi “Një kroçerë përgjatë panoramës së lagunave, përgjatë liqeneve piktorikë, kanaleve të zbukuruar me palma dhe rrjedhave vezulluese të `Vendit të Zotit' është përvoja më magjepsëse e pushimeve në vend. Me një kroçerë përgjatë rrugëve ujore të zbukuruara me palma që po bëhen pjesë e itinerareve të pushuesve, kettuvallami tradicional është shfaqur si maskoti i Turizmit të Keralës.”[8] Më shumë se 900 kettuvallamë qëndrojnë në ujërat e brendshme dhe që ndjekin itinerare të ndryshme popullore ndërmjet turistëve. Alappuzha është kështjella e shtëpive-varka.[15] Nga këto, rreth 120 mbahen dhe janë të përsosura si linja luksi. Varkat-shtëpi kanë të gjitha komfortet e një hoteli të mirë: dhoma fjetjeje të mirë-pajisura, tualete higjenike moderne, dhoma jetese të rehatshme, një kuzhinë të bukur dhe në disa raste madje edhe një ballkon për qëndrim.[10] Ekuipazhi i një kettuvallami përfshin dy rremtarë dhe një kuzhinier.[9] Ushqimi i freskët, i gatuar në stilin e pakrahasueshë Kuttanadan është parapëlqimi i turistëve ndërkombtarë.[12] Turistët mund të zgjedhin për një kroçerë ditore ose një qëndrim natësor në një shtëpi-varkë. Shumica e turistëve parapëlqejnë të qëndrojnë përgjatë natës në një shtëpi-varkë ose kettuvallam pasi ai ofron një përvojë holistike të ujërave të brendshme të lundrueshme. Operatorët turistikë kanë paraqitur opsione inovative. Këshilli i Turizmit të distriktit të Kannurit ka nisur një program 'Nadi Darshan' (soditja lumore) në lidhje me një resort privat në Kattampalli si një nismë për të popullarizuar kettuvallamin për promovimin e turizmit dhe si një përpjekje për ti bërë njerëzit të dinë më shumë rreth lumit Valapattanam, një nga lumenjtë më të mëdhenj në rajon dhe rrjedhjen e jetës së distriktit.[16] Një restorant me ushqime deti është hapur në një kettuvallam në rrugën Kaloor - Kadvanthra.[17]
-
Liqeni Vembanad, që ka rreth 400 shtëpi-varka në qarkullim
-
Kettuvallam dy-katësh
-
Skena piktoreske natyrore në liqen
-
Ushqim i përgatitur në një kettuvallam, ku ka në dispozicion shefa për të përgatitur çdo gjë
-
Pamje skenike nga një kettuvallam
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ http://nitc.academia.edu/BPhilip/Papers/374480/TRADITIONAL_KERALA_ARCHITECTURE
- ^ "15th-century Jain temple in Kerala to be reopened - Times Of India". Articles.timesofindia.indiatimes.com. 12 maj 2013. Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2013. Marrë më 20 korrik 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ B.S. Baliga: Madras District Gazetteers: Kanniyakumari District; 1995, Superintendent, Govt. Press.
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 21 korrik 2011. Marrë më 14 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 13 tetor 2011. Marrë më 14 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ a b c Akber Ayub (redaktor), red. (2007) [2006]. "Backwaters". Kerala: Maps & More. Bangalore: Stark World Publishing. fq. 47. ISBN 81-902505-2-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kerala tourism". Arkivuar nga origjinali më 14 dhjetor 2016. Marrë më 14 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Radhakrishnan, A. Anil (11 mars 2002). "Cruising along in designer houseboats" (në anglisht). The Hindu. Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2008. Marrë më 6 janar 2008.
- ^ a b c "Kerala Houseboat Booking". Green Hope Tourism. Arkivuar nga origjinali më 17 shkurt 2013. Marrë më 21 dhjetor 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Cargo boats" (në anglisht). Worldviewer. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2007. Marrë më 5 janar 2008.
- ^ a b c d e "Kettuvallam House Boat in Kerala". Green Hope Tourism. Arkivuar nga origjinali më 17 shkurt 2013. Marrë më 5 janar 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Unforgettable house boat ride". Alleppey (në anglisht). Travel Division of Kerala.com. Marrë më 5 janar 2008.
- ^ Priyadershini, S. (22 maj 2006). "It's fibreglass and traditional" (në anglisht). The Hindu. Arkivuar nga origjinali më 14 shtator 2007. Marrë më 6 janar 2008.
- ^ Mathew, Mony K. (13 korrik 2000). "Going beyond God's own country" (në anglisht). The Hindu Business Line. Arkivuar nga origjinali më 20 janar 2008. Marrë më 8 janar 2008.
- ^ Abraham, Tanya (31 tetor 2005). "Eco-friendly boats to ply backwaters". The Hindu. Arkivuar nga origjinali më 20 maj 2009. Marrë më 6 janar 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Valapattanam attracting tourists". The Hindu. 13 mars 2006. Arkivuar nga origjinali më 11 korrik 2011. Marrë më 6 janar 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Priyadershini, S. (13 dhjetor 2007). "Fish on the boat eating out". The Hindu. Marrë më 6 janar 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
Bibliografia
Redakto- Akber Ayub (redaktor), red. (2007) [2006]. "Backwaters". Kerala: Maps & More (në anglisht). Bangalore: Stark World Publishing. ISBN 81-902505-2-3.
Lidhje të jashtme
Redakto- Church Architecture në Kerala.