Arkitektura e Maharashtras
Arkitekturën e Maharashtras konsiderohet si dhuratë e viswa-brahminëve të traktave tradicionale Vastu shastra. Maharashtra në Indi është e famshme për arkitekturën e shpellave të saj dhe atë të skalitur në shkëmb të saj. Thuhet se varietetet e hasura në Maharashtra janë më të gjera se shpellat dhe arkitektura e skalitur në shkëmb që gjendet në Egjipt, Asiri, Persi dhe Greqi. Murgjit budistë ishin të parët që filluan të ndërtojnë shpella të tilla që në shekullin e II p.e.s., në kërkim të një mjedisi të qetë dhe paqësor për meditimin, duke i ndërtuar këto shpella në faqet e kodrave.
Më vonë tempujt shpellor në Ellora dhe Ajanta u bënë dizajnët më të rafinuara të artit njerëzor. Këtu mund të gjenden disa nga pikturat murale më të vjetra në Indi. Shpellat e famshme të Maharashtras të skalitura në shkëmbinj kanë mjaft elemente dizajni dalluese; megjithëse skulpturat e kohës janë konsideruar si të serta dhe të palëvizshme. Shpellat budiste, veçanërisht më të vjetrat, janë ose tempuj (Chaitya) ose manastire (Vihara).
Maharashtra është shteti i tretë më i madh në Indi. Është e njohur si vendi i shenjtëve,[1] arsimtarëve dhe revolucionarëve, të shquar mes të cilëve janë Mahadev Govind Ranade, Swatantraveer Savarkari, Savitribai Phule, Bal Gangadhar Tilak dhe shumë të tjerë. Ajo ka një histori të gjatë të shenjtëve Marathi të lëvizjes fetare Varakari që përfshin shenjtë si Dnyaneshwari, Namdevi, Chokhamela, Eknathi dhe Tukarami që formojnë një nga bazat e Kulturës së Maharashtras ose Kulturës Marathi. Maharashtra është gjithashtu e njohur për kulturën e saj purogami që përkthehet si kultura reformiste ose përparimtare[2] që u nis nga shenjtët e vjetër të drejtuar nga Mahatma Phule, Shahu Maharaji, Dr. B. R. Ambedkari në kohët moderne. Maharashtra ka pasur ndikim të madh mbi botën e mbretit Shivaji të shekullit të XVII të Mbretërisë Maratha dhe konceptin e tij të Hindavi Swarajya që përkthehet vetë-qeverisja e popullit.[3] Shteti i Maharashtras përfshin kultura të shumë fishta, duke përfshirë kulturat e lidhura me Hinduizmin, Islamin, Budizmin, Sikizmin, Krishterimin etj. Perënditë Ganesha dhe Vitthal janë hyjnitë e adhuruara tradicionalisht nga hindutë e Maharashtras. Maharashtra është e ndarë në rajone të ndryshme; Marathwada, Vidarbha, Khandesh, Konkan, etj. dhe çdo rajon ka identitetin e tij kulturor në formën e dialekteve të ndryshme të gjuhës Marathi,[4] këngët folklorike, ushqimin dhe etninë.
Historia
RedaktoLashtësia
RedaktoNdërtesa më e vjetër në shtetin e Maharashtrës janë rrënojat e Vakatakas në Mansar.
Shpellat e skalitura në shkëmb
RedaktoArkitektura e skalitur në shkëmb zuri fill bashkë mbretëritë dhe monumentet e shquara budiste që u prodhuan në zona si Bihari në lindje dhe Maharashtra në perëndim. Shpellat natyrore dhe shpellat e ndërtuara në faqet e kodrave u gërmuan nga murgjit budistë dhe u kthyen në salla të shquara lutjeje dhe manastire. Duke varjuar nga dhoma shumë të vogla manastirore deri te tempujt kolosal të skalitur në mënyrë të rafinuar ato janë të shquara si të skalitura nga shkëmbi solid. Zanafilla e tyre nga shekulli i III p.e.s. duket se kanë qenë si strehime të përkohshme për murgjit budistë nga musonet e mëdhenj që e bënin jetën e tyre endacake të pamundur. Të modeluara mbi struktura më të hershme druri, shumica ishin të financuara në tregëtarët, për të cilët besimi i ri pa kasta ofronte një alternativë tërheqëse krahasuar me rendin e vjetër diskriminues shoqëror. Gradualisht, të inkurajuar nga shembulli i perandorit Mauryan Ashoka, dinastitë vendore dretjuese filluan gjithashtu të përqafojnë Budizmin. Nën mbrojtjen e tyre, gjatë shekullit të II p.e.s., u ndërtuan shpellat e para të mëdha manastirore si ato Karla, Bhaja dhe Ajanta. Shpellat Ajanta dhe Ellora pranë Aurangabadit janë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe tërheqje të famshme turistike. Arkitektura Mogule mund të shihet në varrin e gruas së Aurangzebit, të quajtur Bibi Ka Maqbara dhe që ndodhet në Aurangabad. Bombeji është kryeqyteti i Maharashtras dhe që ka një klimë të lagësht përgjatë gjithë vitit. Porta e Indisë, Terminali Chhatrapati Shivaji, Shaniëar Ëada, Pallati Agakhan dhe Deekshabhoomi janë disa nga monumentet historike.
Arkitektura Maratha
RedaktoShivaji ndërtoi Lal Mahalin në Pune. Ai zaptoi fortesa të bëra nga myslimanët si Fortesa Torna, Sinhagad, Panhala etj. Ai ndërtoi gjithashtu shumë fortesa të fuqishme, si Sindhudurga, Raigarghu, Pratapgarhu, Lingana etj. Shaniwarwada është një pallat-fortesë në Pune . Ajo ishte selia e sunduesve Peshwa të Perandorisë Maratha.
Peizazhet
RedaktoDuke qëndruar si dëshmitare të heshtura të historisë janë 350 fortesa të veçuara në Maharashtra. Maharashtra ka një numër të madh fortesash kodrinore, fushore dhe detare. Fortesat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e Maharashtras që nga koha e sunduesve Peshëa. Disa nga fortesat më të rëndësishme në Maharashtra janë Raigadi, Vijaydurgu, Pratapgadi, Sinhagadi. Shumica e fortesave në Maharashtra gjenden përgjatë rajonit bregdetar të Konkanit. Të rrahura nga valët e detit, të fshikulluara nga rrëketë e shiut të Dekanit, ose të përcëlluara në diellin përvëlues, qëndrojnë ledhet imponuese dhe muret e rrënuara, si përkujtueset e fundit të kohëve të luftërave në Maharashtra. Askund në vend nuk do të hasej një shumësi dhe varietet i tillë i fortesave. Të vendosura mbi një ishull, si në Murud-Janjira ose duke ruajtur detet si në Bassein, ose midis kodrave Sahyadri, si në Raigad, muret zig zage të të cilit dhe bastionet e rrumbullakta qëndrojnë si një skeptër dhe kurorë midis kodrave. Shumica e fortesave në Maharashtra ndodhen kodra ose pranë detit të lidhura me luftëtarin e madh maratha, Shivaji dhe një ndërtues po kaq i madh fortesash. Për më tepër, këto fortesa u trajtuan si qyteza të vogla, siç është Panhala, që tashmë është një vendqëndrim kodrinor. Koncepti i qytetit-fortesë ishte, megjithatë, veçori jo vetëm e Shivajit. Portugezët që erdhën në Indi si tregëtarë dhe misionarë, ndërtuan brenda një shekulli të ardhjes së tyre Bassein, një qytet-kopësht për të rivalizuar me një qytet evropian. Sot, këto fortesa të thara nga dielli, shiu dhe britanikët jo vetëm dëshmuan që ndryshuan kohët, por u dhanë atyre formë dhe brenda mureve të tyre pulsojnë rrahjet e zemrës së historisë". Poshtë janë disa aeroplanë të fortesave Maratha, të marra me helikopter nga Uddhav Thackeray, të ekspozuara përgjatë vendit.
Arkitektura koloniale
RedaktoBombeji pa shumë monumente Viktoriane dhe Art Deco të ndërtuara gjatë sundimit të Perandorisë Britanike.
Arkitektura e Bombejit
RedaktoArkitektura e Bombejit është një përzierje e Arkitekturës Gotike, Arkitekturës Viktoriane, Art Decos, Arkitekturës Indo-Saraçee dhe asaj bashkëkohore. Shumë ndërtesa, struktura dhe monumente historike kanë mbetur që nga periudha koloniale. Bombeji, pas Miamit, ka numrin e dytë më të madh të ndërtesave të stilit Art Deco në botë.[5][6]
Arkitektura Gotike
RedaktoArkitektura e tanishme e Bombejit u zhvillua nëpërmjet britanikëve në shekullin e XVIII dhe fillimi i shekullit të XIX. Fillimisht u ndërtua në stilin Neoklasik të arktitekturës, por pastaj u shfaq një stil i ri, që pasqyronte modën moderne evropiane: Arkitektura Gotike dhe Neogotike. Ku stili klasik ka një prani të përpiktë monokromatike, stili gotik është ekspresiv, i shkëputur nga sipërfaqet e ngjyrave të gjalla, të zbukuruara me elemente të skalitura narrative, që konsistonin në kundraforte mbajtëse ajrore, dritare me kube dhe xhama të pikturuara. Në fillim, për shkak të lirisë së madhe të hapësirës që marrin, ndërtesat gotike shërbenin vetëm si kisha, si ndërtesat fetare të ndërtuara në shekullin e XI. Megjithatë, së shpejti u shfaq një nevojë për salla publike, godina parlamentare, rezidenca dhe periudha gotike qe zgjidhja e këtyre kërkesave. Arkitektët indianë e analizuan këtë stil dhe e vunë në punë atë në lidhje me klimën dhe planet dhe ndjeshmëritë shoqërore. Ky stil, përzierja e stilit gotik me stilet bashkëkohorë, është çfarë u bë i njohur si “Gotiku i Bombajit”. Sipas shkrimtarit Jan Morris, "Bombaji është një nga qytetet më karakteristike Viktoriane në botë, që paraqet të gjithë ekstravagancën e eklektizmit Viktorian".[7] Ndikimi Britanik mbi ndërtesat e qytetit është i dukshëm nga periudha koloniale. Megjithatë, veçoritë arkitekturore përfshijnë një gamë ndikimesh evropiane si frontonet trekëndore gjermane, çatitë holandeze, punimin zvicerian të drurit, harqet Romanikë dhe kanatat e dritareve Tudor shpesh të shkrira me veçori tradicionale Indiane.[7] Godina e Bashkisë së Bombejit u ndërtua gjatë periudhës midis viteve 1820 dhe 1835, nga koloneli Thomas Cowper. Biblioteka e Universitetit të Bombejit dhe Kulla Rajabai, Kolegji i Saint Xavierit, Sekretariati, Zyra Telegrafike dhe Terminali Chhatrapati Shivaji janë gjithashtu shembuj të rafinuar të arkitekturës gotike në qytet.
Kulla Rajabai
RedaktoKulla Rajabai në Bombejin Jugor është e vendosur në kufijtë e kampusit të Universitetit të Bombejit. Ajo u projektua nga arkitekti anglez Sir George Gilbert Scott dhe u modelua sipas Kullës së Big Benit, kulla e orës së godinës së parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar në Londër.[8] Guri i themeleve u vendos më 1 mars 1869 dhe ndërtimi përfundoi në nëntorin e vitit 1878. Kulla qëndron në një lartësi prej 85 m dhe në atë kohë ishte ndërtesa më e lartë në Indi. Kulla shkrin stilet Veneciane dhe Gotike.[8] U ndërtua prej guri i vërdhem kurla i disponueshëm në vend dhe me xham të pikturuar.[8] Kati përdhes ka dy dhoma anësore, secila me përmasa 17 × 8.5 m. Kulla formon një verandë 2.4 m2 dhe një vestibul me shkallë spirale prej 2.6 m2. Kulla, mbi verandë, ka një formë katrore deri te galeria në majë të nivelit të parë që është një një lartësi prej 20.7 m nga toka.[9] Forma ndryshon nga katrore në tetëkëndore dhe lartësia nga galeria deri në majë të kullës është 36 m dhe niveli i tretë në krye të majëzës është 28.7 m, duke e bërë kështu lartësinë tërësore 85 metra.
Arkitektura Indo-Saraçene
RedaktoArkitektura Indo-Saraçene u zhvillua në gjysmën e dytë të shekullit të XIX, duke kombinuar Arkitekturën Indo-Islamike dhe Arkitekturën Hindu me kubetë, harqet, xhamat e pikturuar, majëzat dhe minaret e saj karakteristike. Porta e Indisë dhe Chhatrapati Shivaji Maharaj Vastu Sangrahalaya janë shembuj të mirë të këtij stili arkitekturor në qytet.
Porta e Indisë
RedaktoPorta e Indisë është një nga monumentet kryesore në qytet, e vendosur në zonën Apollo Bunder në Bombejin e jugut. Ajo është një hark i veçantë 26 m i lartë i ndërtuar nga bazalti i verdhë dhe e përforcuar me beton.[10] Shumë elemente të harkut janë marrë nga stilet arkitekturore myslimane të Guxharatit të shekullit të XVI, kolonat janë marrë nga dizajni i tempujve hindu dhe dizajni i dritareve të Portës janë marrë nga Arkitektura Indo-Islamike. Porta e Indisë u ndërtua për të përkujtuar vizitën e mbretit George V dhe mbretëreshës Maria në Bombej, para Delhi Durbarit, në dhjetor të vitit 1911.[10] Guri i themeleve u vendos më 31 mars 1911, nga guvernatori i Bombejit Sir George Sydenham Clarke dhe projekti përfundimtar i George Wittet u përcaktua në gushtin e vitit 1914. Themelet u përfunduan në vitin 1920 ndërsa i gjithë ndërtimi përfundoi në vitin 1924.[10] Ndërtesa mori emrin Porta e Indisë pasi në periudhën koloniale evropianët hynin në Indi nëpërmjet këtij vendi, për shkak se normalisht ishte gjëja e parë që ata do të shihnin kur të hynin në vend.
Art Deco
RedaktoPeriudha Art Deco fillon në vitin 1910 kur Art Nouveau doli nga moda. Simetria lineare e Art decos ishte një largim i shquar nga ndjekja e lakoreve organike asimetrike të paraardhësit të tij, stilit Art Nouveau. Art Deco është një stil eklektik dhe dizajnuesit mernin frymëzim nga shumë burime. Artifaktet nga Egjipti dhe Greqia e lashtë, Meso-Amerika, Afrika, Japonia dhe Kina që qenë të gjitha ndikuese. Kubizmi, Orfizmi, Futurizmi dhe Konstruktivizmi mundësuan një gjuhë abstrakte dhe gjeometrike që u përvetësua shpejtë në stilin Art Deco dhe stilet e larta të traditës evropiane vazhduan të ofrojnë frymëzim. Art Deco kishte një ndikim të pashoq në Amerikë, veçanërisht në Manhattan. Qiellgërvishtësit, si Chrysler Building në New York, u bënë ikona të stilit të ri, ndërsa xhazi u bë muzika e qytetit. Popullariteti i filmave të Hollywood-it ndihmuan shumë në promovimin e Art Deco-s në një audiencë ndërkombëtare të përbotshme.
Art Deco është një nga stilet arkitekturorë të Bombejit më pak të vënë re, megjithëse Bombeji dhe rrethinat e tij kanë numrin më të lartë të ndërtesave të stilit Art Deco në botë pas Miamit. Art Deco në Indi (dhe veçanërisht në Bombej) evoluan në një stil unik që u quajt stili Deco-Saraçen. Thelbësisht, ai ishte një kombinim i stileve arkitekturore islamike dhe Hindu. Veçoritë kryesore të stilit Indo-Saraçen ishin ndërtimi i kubeve, harqeve, majëzat, xhamat e pikturuar dhe minaret. Interioret kishin ndikime Viktoriane ndërsa eksteriori ishte Indian. Detajet Art Deco prekën çdo aspekt arkitekturor – llampat, dyshemetë, panelet e drurit, ashensorët, parmakët dhe kangjellat, muntinët, chajjiat ose strehët e motit, blindat dhe moduldimet, kornizat, verandat dhe ballkonet, elementet prej bronxi dhe çeliku të paoksidueshëm, kllapat, skulpturat zbukuruese që u shtrinë deri te emrat e skalitur me gërma gjigande etj. Art Deco i Bombejit qëndron jo vetëm pasi ai përdor përzierjen e lehtë Deco-Saraçene por gjithashtu pasi arkitektët përdornin një varietet materialesh për të shprehur lirisht dizajnin. Për shembull, shumë ndërtesa u ndërtuan tërësisht prej betoni të përforcuar por ka një faqe prej guri Malad. Pllakat Bharat, prodhuesit më të vjetër të pllakave në Indi, luajtën gjithashtu një pjesë të pandashme në dhënien formë të interioreve të Art Deco-s. Disa nga ndërtesat më të vizituara në Bombej janë:
- Tempulli Mahalakshmi
- The Jahangir Art Gallery
- Gjykata e Lartë
- Zyra e Përgjithshme Postare
- The Flora Fountain
- Regal Cinema
Arkitektura Art Deco në Bombej u zhvillua gjatë viteve 1930 dhe prodhoi në mënyrë të dalluar ndërtesa këndore me façata. Bombeji ka numrin e dytë më të madh të ndërtesave Art Deco në botë. Stili Art Deco është gjithashtu skajshmërisht popullor mes sallave të ndryshme të kinemasë që u shfaqën në fillim të mesit të shekullit të XX, duke përfshirë Metro Cinema-në, Eros Cinema-në, Liberty Cinema-në dhe madje edhe Regal Cinema-në. Eros Cinema është një ndërtesë tipike e stilit Art Deco, e projektuar nga arkitekti Sohrabji Bhedwar. Themelimi i Eros Cinema-së u bë në vitin 1935.[11] Kinemaja u hap në vitin 1938 dhe ndërtimi i kësaj godine në, zonën e sapo shfaqur të Backbay-t që bujtëte dyqane dhe biznese të tjera, përveç kinemasë, mori rreth dy vjet e gjysëm për tu përfunduar. Pjesërisht e veshur me gurë të kuq ranor nga Agra, kjo ndërtesë është lyer në ngjyrë kremi. Dy krahët e kësaj ndërtese Art Deco takohen në një bllok qendror. Holli është në mermer të bardhë dhe të zi me disa nuanca ari. Shkallët e mermerit me doreza anësore të kromuara të çojnë në katin e mësipërm.[11] Muralet janë në ngjyra të zbehta që paraqesin arkitektura indiane. Metro Adlabs Cinema, e vendosur në Rrugën Mahatma Gandhi, në kryqëzimin Dhobitalao është gjithashtu një shembull i mirë i stilit Art Deco të arkitekturës që u shfaq në vitet 1930 në qytet. Metro Cinema u hap më 8 qershor 1938 dhe u projektua nga arkitekti i shquar amerikan i teatrove Thomas W. Lamb.[12] U ndërtua për Metro Goldwyn Mayer dhe ndenjëset u mundësuan për 1,491 njerëz në orkestër dhe nivele ballkonesh. Auditori u rihap në vitin 2006 dhe u nda në gjashtë pjesë të mëdha luksoze. Kinemaja paraqet kryesisht filma të Bollywoodit dhe Hollywoodit.
Arkitektura dhe zhvillimi bashkëkohor
RedaktoSi qyteti më i pasur në Indi,[13] Bombeji tërheq një sasi të pamasë investimesh ndërkombëtare dhe ka parë një numër të madh ndërtesa zyrash shumë-katëshe dhe apartamentesh të ndërtohen dekadat e fundit. Në shumë pjesë të qytetit, veçanërisht në lagjet e reja, ndërtesat moderne janë mbizotëruese të peizazhit larg nga pjesa e vjetër e qytetit. Bombeji ka numrin më të madh të qiellgërvishtësve në Indi, me mbi një mijë nddërtesa ekzistuese dhe shumë më tepër në ndërtim e sipër ose të planifikuara për tu ndërtuar.[14] Autoriteti I Zhvillimit të Rajonit Metropolitan të Bombejit u vendos në vitin 1974 nga qeveria e Maharashtras për të menaxhuar planifikimin dhe koordinimin e veprimtarive zhvillimore në qytet dhe për të mbikqyrur zhvillimin arkitekturor të tij.[15] Në vitin 1995 në Bombej u vendos Komiteti i Trashëgimisë dhe duke bashkuar arkitektët, historianët dhe qytetarët për të ruajtur trashëgiminë arkitekturore tradicionale të qytetit. Një sistem gradimi që atëherë u përdor nën rregullat e trashëgimisë për të kategorizuar si Trashëgimi e Gradës I, ndërtesat e rëndësisë rajonale si Trashëgimi e Gradës II dhe ndërtesat e rëndësisë urbane si Trashëgimi e Gradës III.[5]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Sant Bhoomi Maharashtra" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 21 nëntor 2015. Marrë më 21 nëntor 2015.
- ^ "Maharashtra forward culture" (në anglisht). Marrë më 21 nëntor 2015.[lidhje e vdekur]
- ^ "Shivaji Maharaj, Founder and an Ideal ruler of Hindavi Swarajya" (në anglisht). Marrë më 21 nëntor 2015.
- ^ "Languages in Maharashtra" (në anglisht).
- ^ a b "Mumbai, Past and Present". The Hindu. 22 qershor – 5 korrik 2002. Marrë më 15 gusht 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Mumbai's latest endangered species: its art deco heritage". Urban architecture.in. 4 janar 2009. Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2012. Marrë më 15 gusht 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Bombay's British Architecute - The Gothic and the Ethnic" (në anglisht). India profile. Marrë më 15 gusht 2009.
- ^ a b c "Rajabai Tower" (në anglisht). Mumbai.org.uk. Marrë më 15 gusht 2009.
- ^ "About" (në anglisht). University of Mumbai. Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2009. Marrë më 15 gusht 2009.
- ^ a b c Dwivedi, Sharada; Rahul Mehotra (1995). Bombay – The Cities Within. Bombej: India Book House. ISBN 978-81-85028-80-4. Marrë më 15 nëntor 2008.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Eros Cinema" (në anglisht). India9.com. Marrë më 15 gusht 2009.
- ^ "Metro Big Cinema" (në anglisht). Cinema Treasures. Marrë më 15 gusht 2009.
- ^ "Demand Curve - India needs cities network for easy rural urban shift" (në anglisht). Indicus Analytics. Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2011. Marrë më 15 gusht 2009.
- ^ "Tall Buildings of Mumbai". Emporis. Marrë më 15 gusht 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Welcome to Mumbai Metropolitan Region Development Authority". Mumbai Metropolitan Region Development Authority. Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2009. Marrë më 15 gusht 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
Redakto- Dwivedi, Sharada; Rahul Mehotra (1995). Bombay – The Cities Within (në anglisht). Bombej: India Book House. ISBN 978-81-85028-80-4. Marrë më 15 nëntor 2008.