Shpellat Bhaxha
Shpellat Bhaja ose Bhaje janë një grup prej 22 shpellash shkëmbore që datojnë nga shekulli i II p.e.s.[1] që gjenden në distriktin Pune, afër Lonavala-s në Maharashtra. Shpellat janë rreth 122 metra mbi fshatin Bhaja,[2] në një rrugë të rëndësishme të lashtësisë që shkonte nga Deti arabik në lindje në rrafshirën e Dekanit.[3] Mbishkrimet dhe tempulli shpellor janë të mbrojtura si një monument kombëtar nga Archaeological Survey of India me ligj.[4] I përkasin sektit budist Hinayana në Maharashtra.[1] Shpellat kanë një numër stupash, një nga hollësitë e tyre karakteristike. Zbulimi më i rëndësishëm është chaityagrha e saj (Shpella XII), që paraqet prototipin e arkitekturës prej druri dhe një tavan me kupolë në formë patkoi. Vihara e saj (Shpella XVIII) ka një verandë me shtylla përballë dhe është e zbukuruar me relieve unike.[5] Këto shpella janë të shquara për paraqitjen e vetëdijes së arkitekturës prej druri.[1] Skalitjet provojnë se tabla – një instrument me perkursion – përdorej në Indi të paktën prej dy mijë vjetësh. Skalitjet tregojnë një grua duke luajtur me tabla dhe një tjetër grua duke kërcyer.
Arkitektura
RedaktoShpellat Bhaja kanë projekt të ngjashëm me Shpellat Karla. Monumenti më mbresëlënës ësthë faltorja e madhe — chaityagriha — me një hyrje të hapur me hark në formë patkoi; sipas Archaeological Survey of India, chaityagrha është aspekti më i shquar i shpellave dhe një nga më të hershmet e këtij tipi.[1] Chaitrya ka relieve unike nga mitologjia indiane. Shpellat e tjera kanë një navatë dhe korridor me një absidë që ka një tupa solide dhe korridor rrethor rreth absidës, që ofron një itinerar qarkor.[6]
Chaityagraha ka disa imazhe të Budës. Mbishkrimi në një çisternë tregon emrin e një dhuruesi, Maharathi Kosikiputa Vihnudata, nga Shekulli II i e.s.. Një binar druri regjistron dy mbishkrime të tjera që datojnë nga Shekulli II p.e.s., që tregojnë se shpellat kanë qenë ndërtuar të paktën prej 2200 vjetësh.[1] Në shpella janë gjetur tetë mbishkrime, disa që paraqesin emrin e dhuruesve.[5]
Skulpturat paraqesin kurora, varëse dhe stoli të rafinuara; ato mund të kenë qenë të ngjyrosura fillimisht me ngjyra të ndezura, por më vonë janë veshur me stuko. Fillimisht shpellat kishin paraqitje simbolike të Budës, karakteristikë e Budizmit të hershëm. Pas vitit 4 të e.s. Buda paraqitej po ashtu edhe në formën fizike.[7]
Pranë shpellës së fundit është një ujëvarë e cila, gjatë stinës musoneve, ka ujë që bie në një pellg të vogël poshtë.[8] Këto shpella ofrojnë gjithashtu prova të rëndësishme mbi historinë e tabla-s, një instrument indian me perkursion, pasi skalitje që nga viti 200 p.e.s. paraqesin një grua duke luajtur tabalan dhe një tjetër duke kërcyer.
Stupat
RedaktoNjë pjesë e rëndësishme e monumenteve është një grup prej 14 stupash, pesë brenda dhe nëntë jashtë një gërmimi të parregullt. Stupat janë relike të murgjërve rezident, të cilët vdiqën në Bhaja dhe paraqesin mbishkrime me emrat e tre murgjërve, Ampinika, Dhammagiri dhe Sanghdina.[5] Një nga stupat paraqet mbishkrime të veneruara Stavirana Bhadanta në të.[9] Hollësitë e stupës tregojnë emrin e murgjërve dhe titujt e tyre përkatës.[10] Stupat janë skalitur në mënyrë shumë të rafinuar dhe dy prej tyre kanë një kuti relikesh në pjesën e sipërme. Emrat e murgjërve janë titulluar me Theras.[11]
Shpellat
Redakto- Shpella VI
Është një vihara e parregullt, 4.27 metra katrorë, ka dy qela në secilën anë dhe tre në pjesën e mbrapme. Dritarja chaitya është zbukuruese përgjatë gjithë dyerve të qelës.[11] këtë vihara e dhuroi gruaja e lëruesit, Bodhi, pasi emri i saj është shkruar në derën e qelisë.[9]
- Shpella IX
Veranda me figura kafshësh të thyera dhe motive të tjera zbukuruese gjenden në pjesën ballore. Është e ngjashme me Shpellën VIII në Shpellat Pandavleni.[11]
- Shpella XII
Chaitya është 8 metra e gjerë dhe 18 metra e gjatë, me absidë gjysëm-rrethore mbrapa dhe një korridor rreth një metër të gjerë, i ndarë nga navata nga 27 boshte tetëkëndore rreth 3.5 metra të lartë. Dogoba ka një diametër 3.35 metra në dysheme. Kjo është e ngjashme me Shpellat Kondana. Shtylla ka 7 simbole të ndryshme të Budës të paraqitura në formë floreale, gonxhesh, sythash ose gjethesh.[11]
- Shpella XIII
Kjo duket se është shkatërruar ndoshta pasi ishte e ndërtuar prej druri gjatë kohës së lashtë. Është 9.15 metra e gjatë dhe 4.42 metra e thellë. Dallohen modele parmakësh, pak qela dhe një sistem për mbylljen e derës me lloz.[11]
- Shpella XIV
Kjo shpellë është e drejtuar drejt krahut verior 2 metra e gjerë dhe 7.78 metra e thellë, me 7 qela. Në qela mund të vërehen banka prej guri, dritare katrore dhe shtrate prej guri.[11]
- Shpella XV
Mund të arrihet nëpërmjet shkallëve në jug të të Shpellës XIV. Është një vihara e vogël 3.8 metra e gjerë dhe 3 metra e thellë. Ka dy nike gjysëm-rrethore dhe një bankë në krahun e djathtë.[11]
- Shpella XVI
Façata e saj ka 3 harqe chaitya.[11]
- Shpella XVII
Është një vihara e vogël prej 5.65 metrash e gjatë dhe 3.8 metrash e thellë, me 5 qela, një nga qelat ka në bankë. Ka dy mbishkrime në të, një nga të cilët është i dëmtuar.[11] Mbishkrimi në derën e qelës përshkruan “dhurimin e qelës nga Nadasava, një Naya i Bhogwati-t”.[9] Mbishkrimi tjetër mbi dy puse në pasazh përshkruan “një dhurim fetar të çisternës nga Vinhudata, djali i Kosiki-t, një luftëtar i madh”.[9]
- Shpella XIX
Është një manastir me një verandë. Dera ka figura gardianësh në të dy krahët. Kjo shpellë paraqet Suryan duke ngarë një karro dhe Indran duke ngarë një elefant.[12]
Galeri imazhesh
|
---|
|
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b c d e "Ticketed Monuments - Maharashtra Bhaja Caves, Bhaja". Archaeological Survey of India, Government of India. Arkivuar nga origjinali më 10 gusht 2013. Marrë më 5 korrik 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Chapter 20 Places of interest". Maharashtra Government - Tourism and Cultural Dept. Marrë më 6 korrik 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Later Andhra Period India". Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2018. Marrë më 24 janar 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "List of the protected monuments of Mumbai Circle district-wise" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 shtator 2016. Marrë më 22 qershor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c D. C. Ahir: Buddhist sites and shrines in India: history, art, and architecture; 2003, 1st edition, Sri Satguru Publication, Delhi, isbn 8170307740, fq. 191
- ^ "5000 Years of Indian Architecture". Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2007. Marrë më 22 qershor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Behl, Benoy K (22 sht – 5 tet 2007). "Grandeur in caves". Frontline. 24 (19). Marrë më 6 korrik 2013.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Karla & Bhaja Caves: High-Water Mark of Buddhist Architecture". India Travelite. Arkivuar nga origjinali më 18 shtator 2013. Marrë më 6 korrik 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d James Burgess & Indrājī Bhagvānlal: Inscriptions from the Cave-temples of Western India: With Descriptive Notes &c Volume 10 of Archæological Survey of Western India; kapitulli “Bhaja Caves and their inscriptions”; 1881, Government Central Press, fq. 22–25, kontrolluar më 6 korrik 2013
- ^ Gregory Schopen: Bones, Stones, and Buddhist Monks: Collected Papers on the Archaeology, Epigraphy, and Texts of Monastic Buddhism in India; 1996, University of Hawaii Press, Honolulu, isbn 0824818709, fq. 175
- ^ a b c d e f g h i James Burgess: The Cave Temples of India; kapitulli "The caves in vicinity os Karle and the Bor Ghat"; W.H. Allen & Company, 1880, fq. 223–228. Kontrolluar më 5 korrik 2013
- ^ Stephen Knapp: Spiritual India handbook: a guide to temples, holy sites[,] festivals and traditions; kapitulli “Karla and Bhaja Caves”; 2009, Jaico Publishing, Bombei, isbn 8184950241, kontrolluar më 6 korrik 2013
Bibliografia
Redakto- D. C. Ahir: Buddhist sites and shrines in India: history, art, and architecture; 2003, 1st edition, Sri Satguru Publication, Delhi, isbn 8170307740.
- Gregory Schopen: Bones, Stones, and Buddhist Monks: Collected Papers on the Archaeology, Epigraphy, and Texts of Monastic Buddhism in India; 1996, University of Hawaii Press, Honolulu, isbn 0824818709.
- James Burgess: The Cave Temples of India; kapitulli "The caves in vicinity os Karle and the Bor Ghat"; W.H. Allen & Company, 1880, kontrolluar më 5 korrik 2013.
- James Burgess & Indrājī Bhagvānlal: Inscriptions from the Cave-temples of Western India: With Descriptive Notes &c Volume 10 of Archæological Survey of Western India; kapitulli “Bhaja Caves and their inscriptions”; 1881, Government Central Press, kontrolluar më 6 korrik 2013.
- Stephen Knapp: Spiritual India handbook: a guide to temples, holy sites[,] festivals and traditions; kapitulli “Karla and Bhaja Caves”; 2009, Jaico Publishing, Bombei, isbn 8184950241, kontrolluar më 6 korrik 2013.