Shpellat Karla
Shpellat Karla ose Karle ose qelat Karla janë një kompleks faltoresh të lashta budiste në Indi në shpella shkëmbore që gjenden në Karli pranë Lonavala-s në shtetin e Maharashtras. Faltoret u zhvilluan përgjatë një periudhe nga shekulli i II p.e.s. deri në shekullin e V të e.s.. Faltoret më të vjetra të shpellave besohet se i përkasin vitit 160 p.e.s., duke u ngritur në një rrugë të rëndësishme tregtare të lashtësisë, që shkonte nga Deti arabik në rajonin e Dekanit. Vendndodhja e Karlas në Maharashtra e vendos atë në një rajon që shënon ndarjen mes Indisë veriore dhe asaj jugore.[1] Budistët, duke u identifikuar me tregëtinë dhe punishtet prodhuese nëpërmjet asocimit të hershëm me tregëtarët, u prirën ti vendosnin manastiret e tyre në formacionet natyrore gjeografike pranë rrugëve të rëndësishme tregëtare për të ofruar strehim për tregëtarët udhëtues.[2] Sot, kompleksi shpellor është një monument nën mbrojtjen e Archaeological Survey of India.[3]
Përkatësia
RedaktoShpellat janë asociuar historikisht me sektin Mahāsāṃghika të Budizmit dhe më vonë me Hinduizmin, i cili kishte një popullaritet të madh në këtë rajon të Indisë, ashtu si dhe një patronazh të pasur.[4][5] Shpellat përmbajnë një manastir budist që daton nga shek. i II p.e.s.. Manastiri kishte dikur dy shtylla madhështor 15 metra të larta. Tashmë vetëm një nga to ka mbetur dhe hapësira e mbetur është e zënë nga një tempull kushtuar perëndeshës Ekveera, e cila adhurohej në mënyrë të veçantë nga komuniteti Koli i Bomberit.
Arkitektura
RedaktoKompleksi shpellor Karla është ndërtuar në faqen shkëmbore të një kodre rreth 60 km nga Pune, me dritare të mëdha të skalitura në shkëmb për të ndriçuar brendësinë e shpellës.[6] Shpellat besohet se janë disa nga mijëra shpellat e gërmuara në kodrat Sahyadri në fillim të mijëvjeçarit të I të e.s.. Shpella kryesore ka një chaitya (ose holl lutjesh) të madhe me skalitje të ndërlikuara, që daton që nga shekulli i I p.e.s.. Kjo është mes chaityave më të mëdha shkëmbore të Indisë, duke qenë 45 m e gjatë dhe mbi 14 m e lartë. Holli ka skulptura femërore dhe mashkullore, ashtu si dhe kafshë si luanët dhe elefantët. Brenda kompleksit gjendet një numër i madh chaityash të tjera të skalitura, ashtu si dhe viharash, ose vendbanime shpellore për murgjit budist. Një veçanti e shquar e këtyre shpellave është hyrja me hark dhe inteririori me kupolë. Façata e jashtme ka hollësi të ndërlikuara të skalitura në të në imitim të drurit. Motivi qendror ësthë një hark i madh në formë paktoi. Gjendet një shtyllë e Ashoka-s në pjesën ballore, me një façatëtë të mbyllur prej guri dhe torana në mes.[1]
Galeri imazhesh
|
---|
|
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b "Later Andhra Period India". Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2018. Marrë më 24 janar 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ John Keay: India: A History; 2000, Grove Press, New York, isbn 0-8021-3797-0, fq. 123–127
- ^ "Karla Caves". NIC. Marrë më 19 maj 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Nalinaksha Dutt: Buddhist Sects in India; 1998, fq. 62
- ^ Jayant Gadkari: Society and Religion: From Rgveda to Puranas; 1996, fq. 198
- ^ "Cave Architecture". Marrë më 15 shkurt 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
Redakto- John Keay: India: A History; 2000, Grove Press, New York, isbn 0-8021-3797-0.
- Nalinaksha Dutt: Buddhist Sects in India; 1998.
- Jayant Gadkari: Society and Religion: From Rgveda to Puranas; 1996.