Tempulli Subrahmanja në Saluvankupam

Tempull kushtuar Muruganit në Tamil Nadu, Indi

Tempulli Subrahmanya në Saluvankuppam të shtetit indian Tamil Nadu, është një faltore kushtuar hyjnisë hindu Murugan. Arkeologët besojnë se faltorja, e zbuluar në vitin 2005, konsiston në dy shtresa: një tempull me tulla i ndërtuar gjatë Periudhës Sangam (shekulli i III p.e.s. deri në shekullin e III të e.s.) dhe një tempull prej graniti i Periudhës Pallava që daton nga shekulli i VIII dhe i ndërtuar mbi faltoren prej tullash. Skuadra e Archaeological Survey of India (ASI) që drejtoi gërmimet beson se tempulli prej tulle mund të jetë më i vjetri i llojit të tij i zbuluar në Tamil Nadu.[1][2] Megjithatë, arkeologu i shquar indian R. Nagaswamy është kritik me këtë mendim për shkak të mungesës së referencave për faltoren në literaturën popullore të periudhës.[2] Tempulli u zbulua nga një skuadër arkeologësh të ASI-t bazuar në të dhënat e gjetura në një mbishkrim në shkëmb të lënë të ekspozuar nga cunami i Oqeanit Indian të vitit 2004. Fillimisht, gërmimet tregun një faltore të shekullit të VIII të Dinastisë Pallava, ndërsa gërmimet e mëtejshme treguan se faltorja e shekullit të VIII kishte qenë ndërtuar mbi themelet prej tulle të një faltoreje më të hershme. Faltorja prej tulle është datuar nga Periudha Sangam. Tempulli është i drejtuar nga veriu, ndryshe nga shumica e tempujve hindu. Janë gjetur artifakte nga të dyja fazat, si nga faza Sangam ashtu dhe nga ajo Pallava. Tempulli është faltorja më e vjetër e Muruganit në Tamil Nadu.[2] Mendohet gjithashtu se është një nga vetëm dy tempujt para Pallava që janë zbuluar në Tamil Nadu, ndërsa tjetri është Tempulli Veetrirundha Perumal në Veppathur.[2]

Garbhagriha ose sanctum sanctorumi i Tempullit Subrahmanya në Saluvankuppam. Ndërsa tullat e holla tabulare në majë u vendosën nga sunduesit Pallava, tullat e mëdha të zbuluara datojnë nga Periudha Sangam

Historia

Redakto

Sfondi historik

Redakto
 
Pamje e rrënojave të Tempullit Subrahmanya në Saluvankuppam

Megjithëse qyteti i Mahabalipuramit u ndërtua nga mbreti Pallava, Narasimhavarmani I në shekullin e VII, ka dëshmi se një port i vogël mund të ketë funksionuar në sit edhe më herët.[3][4] Pranë Mahabalipuramit janë zbuluar urnat varresh megalitike që datojnë nga fillimi i erës sonë.[3][4] Poema e Periudhës Sangam Perumpāṇāṟṟuppaṭai përshkruan një port të quajtur Nirppeyyaru që disa studiues e identifikojnë me Mahabalipuramin e sotëm.[3][4] Sadrasi pranë Mahabalipuramit ka qenë identifikuar si siti i portit të Sopatmas së përmendur te Periplusi Detit Erythraean.[3][4]

Mbishkrimet

Redakto
 
Një pjesë e prakaras prej tulle ose murit të përbërë të Tempullit Subrahmanya

Pranë tempullit gjenden shumë mbishkrime shkëmbore. Zbulimi i tre kolonave prej granit me mbishkrime dhurimesh të bëra për faltoren çuan në zbulimin e vetë tempullit.[5] Ndërsa një kolonë përmban një mbishkrim që regjistron dhurimin e dhjetë kazhanchuve (topa të vegjël[6]) prej ari nga një Kirarpiriyan i Mahabalipuramit në vitin 858,[5] një tjetër regjistron dhurimin e 16 kazhanchuve prej ari në vitin 813 për mirëmbajtjen e një feneri nga një grua brahmine e quajtur Vasanthanar.[5] Kolona e tretë ka një mbishkrim nga Raja Raja Chola I.[6] Përveç këtyre, në tempull ndodhen pesë kolona të tjera me mbishkrime nga mbretërit Pallava, Dantivarmani I, Nandivarmani III dhe Kambavarmani, mbreti Rashtrakuta, Krishna III dhe mbreti Chola, Rajendra Chola III.[6]

Zbulimi

Redakto
 
Vel guri mbi një platformë tulle në hyrjen e faltores

Pas Cunamit të Oqeanit Indian të vitit 2004, arkeologët zbuluan mbishkrime shkëmbore që u ekspozuan nga valët e këtij cunami[5] pranë fshatit të vogël të Saluvankuppamit, pranë Vendit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Mahabalipuram.[7][8] Mbishkrimet nga mbreti Rashtrakuta, Krishna III dhe mbretërit Chola, Parantaka I dhe Kulothunga Chola I flisnin për një Tempull Subrahmanya në Thiruvizhchil (Saluvanakuppami i tanishëm).[5] S. Rajavelu, epigrafist i Archaeological Survey of India (ASI), identifikoi një kodrinë të afërt si siti i rrënojave të tempullit.[5] Në vitin 2005, arkeologët zbuluan një tempulli Pallava të shekullit të VIII në këtë kodrinë.[5] G. Thirumoorthy, asistent arkeolog i ASI-t, besonte se faltorja mund të ishte tempulli më i vjetër Subrahmanya që do të zbulohej në Tamil Nadu.[5] Kishte hamendësime nëse tempulli mund të ishte një prej "Shtatë Pagodat e Mahabalipuramit".[5] Megjithatë, gërmimet e mëtejshme treguan se tempulli i shekullit të VII ishte ndërtuar mbi mbetjet e një tempulli më të vjetër prej tulle. Sipas Thirumoorthyt, garbhagriha ose sanctum sanctorumi i tempullit prej tulle ishte mbushur me rërë dhe mbuluar me pllaka graniti mbi të cilat ishte ndërtuar tempulli më i ri.[9] Sathyamurthy, Mbikqyrësi i qarkut të Chennait për ASI-n, tha se tempulli prej tulle mund të datonte nga periudha Sangam pasi faltorja qe e drejtuar nga veriu ndryshe nga tempujt modernë që janë të drejtuar nga lindja ose nga perëndimi.[10] Kjo provonte në mënyrë të vendosur se tempulli ishte ndërtuar përpara shekullit të VI ose të VII, kur ishin shkruar Shilpa shastrat, tekstet kanonike të arkitekturës tempullore.[1] Vlerësimet e moshës së faltores prej tulle variojnë nga 1700[6] deri në 2200 vjet.[7] Arkeologët besojnë se faltorja prej tulle u shaktërrua nga një cunami ose një ciklon, që ka ndodhur rreth 2,200 vjet më parë.[7] Dinastia Pallava ndërtoi një tempull graniti mbi themelet prej tulle në shekullin e VIII, që me gjasu u shkatërrua gjithashtu nga një cunami.[7] Sipas arkeologëve cunami i dytë duhet të ketë ndodhur në shekullin e XIII pasi mbishkrimet e fundit, që flasin për faltoren datojnë nga viti 1215.[2]

Arkitektura

Redakto
 
Rrënoja dhe pllaka granit të zbuluara gjatë gërmimeve në sit

Tempulli i është kushtuar adhurimit të hyjnisë hindu Murugan dhe është i drejtuar nga veriu. Garbhagriha ose shenjtërorja është 2 metra e gjatë dhe 2.2 metra e gjerë si dhe përbëhet prej 27 rreshta tullash.[1] Tullat e përdorura janë të ngjashme me ato të përdorura në sitet e tjera të Periudhës Sangam si Puhari, Urayuri, Mangudi dhe Arikamedu.[1] Një vel (shtizë hyjnore) guri është pozicionuar në hyrje të faltores.[10] Gjatë gërmimeve u zbuluar një pllakë terrakote që paraqiste një Kuravai Koothu, një kërcim që është përmendur te eposi tamil i shekullit të I të e.s. Silappadhikaram.[10] Sathyamoorthy mendon se mund të mos ketë qenë ndonjë idhull në garbhagrihan katrore pasi është shumë e vogël për të bujtur një të tillë. Tempulli është i rrethuar nga një prakara ose mur rrethues që daton nga Periudha Sangam.[1] Sipas Thirumoorthyt, faltorja është "kompleksi më i madh prej tulle që daton nga periudha para-Pallava".[6] Tempulli është ndërtuar mbi një zonë aluvionale mbi të cilën është vendosur një shtresë tullash të bëra nga njeriu.[8] Në majë të kësaj ishin katër shtresa të tjera me tulla të ndara nga katër shtrsa lateriti.[8] Ka dy lloje tullash të përdorura: tulla të mëdha prej lateriti të Periudhës Sangam dhe tulla të holla tabulare të periudhës së mëvonshme.[8] Tullat janë lidhur bashkë me llaç gëlqere.[8]

Artifaktet e zbuluara

Redakto

Disa nga artifaktet më të rëndësishme të gjetura në sit janë një Nandi (demi i Shivës – babait të Muruganit) prej terrakote, koka e një gruaje, kandila terrakote, copa qeramike dhe një shivalinga (simbol i Shivës) e bërë prej guri të gjelbër.[6] Nandi është artifakti i parë i bërë prej terrakote i zbuluar.[6] Ndërsa shumica e gjërave të zbuluara i përkasin Periudhës Sangam, janë zbuluar gjithashtu edhe artifakte të një periudhe të mëvonshme, duke përfshirë një monedhë bakri Chola.[6]

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b c d e N. Subramanian (21 shtator 2005). "Remains of ancient temple found". The Hindu. Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2012. Marrë më 25 shtator 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c d e N. Ramya (1 gusht 2010). "New finds of old temples enthuse archaeologists". Times of India. Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2012. Marrë më 25 shtator 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c d Sundaresh; A. S., Gaur; Tripati, Sila; Vora, K. H. (10 maj 2004). "Underwater investigations off Mahabalipuram". Current Science. 86 (9). {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b c d Gaur, A. S.; Sundaresh (2011). "Marine Archaeological Investigations along the Tamil Nadu coast and their implications for understanding cultural expansion to Southeast Asian countries". përmbledhur nga Manguin, Pierre-Yves; A., Mani; Wade, Geoff (red.). Early Interactions Between South and Southeast Asia: Reflections on Cross-Cultural Exchange. fq. 221–39. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b c d e f g h i T. S. Subramanian (27 korrik 2005). "Remains of Subrahmanya temple found near Mahabalipuram". The Hindu. Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2012. Marrë më 25 shtator 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b c d e f g h T. S. Subramanian (17 mars 2007). "Pillars with inscriptions of Pallava, Chola kings found". The Hindu. Arkivuar nga origjinali më 24 gusht 2011. Marrë më 25 shtator 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b c d Paddy Maguire (27 tetor 2005). "Tsunami reveals ancient temple sites". British Broadcasting Corporation. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ a b c d e Sathyabhama Badhreenath; Hema Achyuthan; Smriti Haricharan; K. P. Mohandas (10 prill 2011). "Saluvankuppam coastal temple – excavation and application of soil micromorphology" (PDF). Current Science. 100 (7). Marrë më 23 gusht 2012. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ T. S. Subramanian (4 nëntor 2005). "Another surprise in Mamallapuram". Frontline. 22 (22). Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2007. Marrë më 25 shtator 2016. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ a b c S. Sivakumar (13 gusht 2010). "Much more than stone". The Hindu. Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2012. Marrë më 25 shtator 2016. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Bibliografia

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto