Komuniteti Evropian i Energjisë Bërthamore
Komuniteti Evropian i Energjisë Bërthamore (EAEC ose Euratom). Arkitekti i BETHÇ-se dhe BEM-së, Jean Monnet, erdhi edhe me një ide, në lidhje me integrimin Evropës. Ajo ishte hulumtimi i përbashkët në shkencë. Monne mendonte se Bashkësia(Komuniteti) Evropian nuk duhet të merrej vetëm me problemet e të së kaluarës, por duhej të merrej edhe me krijimin e gjërave të reja për të ardhmen.
Pas dështimit të projektit BEM-në në skenen evropiane filloj të flitej më shumë për një bashkim ekonomik të Evropës, për një lloj të tregut të përbashkët. Aksionin e vet Monne e përdëndroi në zgjerimin e kompetencave dhe të pushtetit të lartë të KEQC-së në fushën e transporteve dhe energjisë. Ai u fokusua në krijimin e një organizate të veçantë për energjinë bërthamore (EUROATOM),duke e bërë atomin motorin e vërtetë të rinisjes Evropiane. Energjia bërthamore konsiderohej si një burim i ri energjie dhe industria e shfrytëzimit të saj nuk ishte zhvilluar akoma në Evropë.Për këtë arsye Belgjika,Hollanda,Luksemburgu hartuan ne 1955 një memorandum të përbashkët për integrimin sektorial në fushën e trasporteve dhe energjisë ,në mënyrë të veçantë të energjisë bërthamore,si dhe krijimin e një tregu të përbashkët.Takimi i Mesinës(konferenca)aty u takuan ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të KEQS-së dhe mbi të gjitha në këtë takim u shpreh vullneti politik i gjashtë shteteve anëtare për të hyrë në integrimin Evropian.
Edhe këtë herë Jean Monne gaboi, për shkak se fondi financiar i Euroatomit, në fillim u shua , kjo organizatë mbijetonte vetëm bazë provizioneve të buxhetit vjetor, do të thotë se projekti nuk ishte i suksesshëm kurse Bashkësia Ekonomike Evropiane do të kishte një sukses aq të madh sa do t'i befasonte edhe pesimistët më të mëdhenj.
Arsye kryesore pse Euroatomi nuk pati sukses ishte se hulumtimet shkencore në energjinë bërthamore në Evropë ishin çështje të brendshme kombëtare. Franca në vitet 1950-të,me qëllim që edhe ajo të bëhej fuqi ushtarake me bomba bërthamore, kishte ndermarrë një projekt të madh në hulumtimin e energjisë bërthamore. Dhe në vitet 1960-1970 të gjithë atë eksperiencë të cilën e kishte fituar, nuk e kishte ndërmend ta shuante për shkak të evropianizimit. Një disponim të tillë e kishte edhe Britania e Madhe e cila u soll po ashtu në mënyrë të njëjtë në vitet e 70-ta, kur hyri në Bashkimin Evropian.