Bashkësia Islame e Bosnjës dhe Hercegovinës
Bashkësia Islame e Bosnjës dhe Hercegovinës, në bazë të Kushtetutës së bashkësisë Islame, të miratuar nga Kuvendi i bashkësisë islame në mbledhjen e tij në Sarajevë, më 26 nëntor 1997, përfaqëson të vetmen bashkësi të myslimanëve në Bosnje dhe Hercegovinë, të boshnjakëve në diasporë dhe të myslimanëve të tjerë të cilët e pranojnë atë si të tyren.
Islamska zajednica u Bosni i Hercegovini | |
Lloji | Organizatë fetare |
---|---|
Selia | Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë |
Gjuha zyrtare | Boshnjakishtja |
Reisul-ulema | Husein Kavazović |
Faqja në internet | islamskazajednica |
Si pjesë përbërëse të Bashkësisë Islame në Bosnje dhe Hercegovinë janë: Meshihati i bashkësisë islame të Sanxhakut, Meshihati i bashkësisë islame në Kroaci dhe Meshihati i bashkësisë islame në Slloveni, të cilët përfaqësojnë organet fetare dhe administrative për zonat që mbulojnë.
Udhëheqësia shpirtërore e myslimanëve në Bosnje dhe Hercegovinë quhet Rijaseti i Bashkësisë Islame.
Organizimi
RedaktoBashkësia islame në Bosnjë dhe Hercegovinë është e përbërë nga këto njësi organizative: