Bashkia e qytetit Umeå
Bashkia e qytetit Umeå në Suedi është ndërtuar pas zjarrit të vitit 1888 që dogji gjithë qytetin. Ndërtesa është ngritur aty ku ishte ndërtesa e vjetër (e ndërtuar në shekullin e 17-të) dhe është përfunduar në vitin 1890.[1] Arkitekt ishte Fredrik Olaus Lindström nga Stokholmi. Në planin e ri të zhvillimit të sipërfaqes urbane Lindström i dha ndërtesës së bashkisë një lokacion të rëndësishëm afër bregut të lumit, me pamje kryesore nga porti i lumit Ume (që ishte akoma i lundrueshëm në atë kohë, duke siguruar pikën kryesor qasëse të qytetit). Stili i objektit është bazuar në stilin e arkitekturës të Rilindjes gjermane. Qyteti është shpallur kryeqytet kulturor i Evropës për vitin 2014.
Bashkia e qytetit Umeå | |
---|---|
Umeå rådhus | |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | Në listën e objekteve të mbrojtura, Suedi |
Adresa | Rådhustorget |
Qyteti | Umeå |
Shteti | Suedi |
Koordinatat | 63°49′30″N 20°15′46″E / 63.82500°N 20.26278°E |
Përfundimi | 1890[1] |
Pronar | Bashkia Umeå |
Projektimi dhe ndërtimi | |
Arkitekt | Fredrik Olaus Lindström |
Historia
RedaktoNdërtesa e parë
RedaktoGjatë viteve 1600-të, Umeå kishte pak ndërtesa publike; kisha e qytetit; shkolla dhe ndërtesa e bashkisë.[2] Ndërtesa e bashkisë ishte në veri të Rådhustorget (Sheshi i bashkisë),[3] dhe ishte seli e organeve të drejtësisë, administratës së qytetit dhe kryente funksione të tjera të ngjashme.[2] Ndërtesa e bashkisë ishte një-katëshe, kishte tri dritare me pamje nga sheshi dhe një çati të lartë të zbukuruar dhe me një fener drite në majë.[3]
Ndërtesa e dytë
RedaktoGjatë Luftës së Madhe të Veriut qyteti disa herë ishte djegur i tëri nga rusët, por pas arritjes së paqes më 1721 një ndërtesë e re e bashkisë u ndërtua në veri të sheshit të atëhershëm.[4] Ndërtesa e re ishte dy-katëshe në të dy anët dhe një kullë të vogël që tregonte orën. Në katin përdhesë ndodhej bodrumi, që ishte tavernë apo restorant, dhe burg. Lart ishte një sallë vallëzimi dhe një sallë e dedikuar për takime.[4] Ana perëndimore kishte dy dhoma që shërbenin për mësim.[5]
Ndërtesa e tretë
RedaktoNjë ndërtesë e re dhe më e madhe e bashkisë u ndërtu në vitin 1814 në të njëjtën pjesë të sheshit por me pamje nga jugu. Ndërtesa ishte dizajnuar Samuel Enander që ishte një arkitekt në Överintendentsämbetet (Bordin mbikqyrës).[6] Në pajtim me Rregulloren për Ndërtimet Mbretërore që hyri në fuqi në vitin 1776, ndërtesat publike duhej të ndërtoheshin me gurë por Umeå kishte marrë leje dhe ndërtesa u ndërtua nga druri.[6] Kati përdhesë përfshinte bodrumin e qytetit, dhomën e ankandit, dhe qendrën e arrestit. Gjysma në lindje e katit tëi sipërm kishte një sallë të madhe dhe një dhomë për pije freskuese, dhoma për takime dhe një atrium. Gjysma perëndimore e katit të sipërm salla e mbledhjeve të gjykatësve dhe një dhomë për të parët e qytetit.[6] Lartësia e dhomave në katin e sipërm ishte më e madhe se ajo e katit përdhesë dhe fasada e ndërtesës, që kishte stil neklasik ,[7] kishte një gamë të pasur lart. [6]
Projekti i ri
RedaktoUmeå pati një bum ekonomik në mesin e shekullit 19-të dhe ndërtesat publike që kishin nevojë të madhe për renovim u renovuan. Ndërtesa e bashkisë u vesh me dërrasa të bardha dhe fasada u zbukurua me elmente të arkitekturës klasike..[7] Në vitin 1880 në ndërtesë u vendos edhe një stacion telegrafi.[8]
Ndërtesa e tanishme
RedaktoFredrik Olaus Lindström – i cili në vitet 1889-90 krijoi projektin për kishën e qytetit –u angazhua gjithashtu për projektimin e ndërtesës së re. Lindström ishte inspiruar nga stili i Rilindjes gjermane, që lejonte asimetrinë.[9]Kullat e shumta u dizajnuan me forma dhe lartësi të ndryshme. Përndryshe, fasada është tendosur dhe ndërtuar me tulla të kuqe.Portat, sipërfaqet përreth dritareve dhe detaje tjera përdorin gur ranor. Për arsye ekonomike disa pjesë përdorin materiale më të lira si gizë te lyer me ngjyra që përshtaten me pjesën tjetër.[10]
Theks i madh i është kushtuar rrethinave të ndërtesës. Në mesin e të tjerave u krijua një shesh i ri nga ndërtesa drejt veriut. Gjithashtu, në lagjen afër u ndërtua një park për ti dhënë ndërtesës së vendosur në krye të bregut të lumit një pozicion madhështor.[11]
Hyrjet kryesore
RedaktoKur ndërtimi i linjës kryesore përmes Norrlandës së Lartë arriti në Umeå në mesin e vitit 1890 ndodhi një problem i papritur. Ishte vendosur që stacioni hekurudhorë të vendoset pak në veri të ndërtesës së bashkisë. Por nuk ishte e mundur që pjesa e pasme e ndërtesës të jetë para mbretit kur ai të vinte me tren për të inauguruar hekurudhën. Kështu, pak kohë para se mbreti Oskari II të arrinte në vitin 1896 një hyrje tjetër kryesore u ndërtua në drejtim të asaj që sot njihet si Rådhustorget (sheshi i ndërtesës së bashkisë) dhe ndërtesa kishte dy hyrje kryesore.[12]
Kamarja në çatinë perëndimore të ndërtesës
RedaktoMë 2 korrik, 1892 Viktor Rydberg dhe Georg von Rosen shkruan një letër rekomandimi te Këshilli i qytetit Umeå për skulptorin Oscar Berg. Berg ishte i interesuar në krijimin e një statujë për zotin e drejtësisë, Justitia.Statuja u përfshi në vizatim e tërhequr lart në çatinë perëndimore, mbi hyrjen e stacionit të vjetër policor. Për shkak të kostos së madhe për qytetin me rindërtimet pas zjarrit të vitit 1888 këshilli i qytetit vendosi se nuk mund t’a përballonte. Një iniciative në vitin 1895 për të lejuar vëllaun e Helmer Osslund Eli Aslund të ndërtojë statujën për 500 Kruna u refuzua për ë njëjtën arsye. Prandaj kamarja e çatisë perëndimore qëndroi e zbrazët pa statujë.[13]
Një ndërtesë për shumë funksione
RedaktoNdërtesa e bashkisë së qytetit kishte dhomën për Këshillin e Qytetit dhe premisat administrative. Pjesa perëndimore e ndërtesës fillimisht ishte destinuar për sistemin legjislativ dhe ekzekutiv; me stacioni policor dhe të arrestit në katin kryesor dhe një dhomë gjykate lart. Më vonë e gjithë pjesa perëndimore e ndërtesës u përdor nga Gjykata e Distriktit të Umeås. Për disa vite në katin përdhesë ndodhej stacioni i telegrafit dhe zyra e postës dhe bodrumi u zu nga dhomat e ankandit. [14]
Busti i Gustav Adolfit II
RedaktoNjë bust për themeluesin e Umeås, Gustav Adolfin II, është i vendosur ndërmjet Storgatan (rruga kryesore) dhe shkallëve në anën jugore të ndërtesës së bashkisë (në drejtim të lumit). Busti është ndërtuar nga bronzi dhe qëndron në një bazament graniti. Bazamenti ka një medaljon me monogramin monogram GARS (Gustavus Adolphus Rex Sueciae). Lartësia e përgjithshme është rreth tri metra, dhe busti u krijua nga artisti Otto Strandman. Statuja u zbulua na një ceremoni festive më 20 gusht, 1924 me rastin e përvjetorit të 300 të Regjimentit Västerbotten.[15]
Referime
Redakto- Eriksson, Karin (1975). Studier i Umeå stads byggnadshistoria : från 1621 till omkring 1895 (PDF). Umeå studies in the humanities, 0345-0155 ; 3. Umeå: Umeå universitetsbibliotek. ISBN 91-7174-000-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Shwnime
Redakto<references> [1]
- ^ a b c "Umeå kn, UMEÅ 6:2 (F.D. RÅDHUSET) RÅDHUSET, UMEÅ". Swedish National Heritage Board. Marrë më 1 prill 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Eriksson (1975), p. 37
- ^ a b c Eriksson (1975), p. 19
- ^ a b c Eriksson (1975), p. 38
- ^ a b Eriksson (1975), p. 55
- ^ a b c d e Eriksson (1975), p. 40
- ^ a b c Eriksson (1975), p. 42
- ^ a b Eriksson (1975), p. 103
- ^ a b Eriksson (1975), p. 171
- ^ a b Eriksson (1975), p. 173
- ^ a b Eriksson (1975), p. 143
- ^ "Sevärdheter och turistinformation". Umeå Cityguide. Marrë më 14 prill 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Karin Eriksson (1969). "Varför är nischen på västra rådhusgaveln i Umeå tom och vad har Viktor Rydberg med det att göra?" (PDF). Västerbotten: Västerbottens läns hembygdsförenings årsbok. Umeå: Västerbottens läns hembygdsförening. 2: 92–93. Arkivuar nga origjinali (pdf) më 3 dhjetor 2013. Marrë më 6 maj 2014.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Eriksson (1975), pp. 169-170
- ^ Sculpture Guide Umeå (bot. i parë). Västerbottens konstförening. 2006. fq. 30–31. ISBN 978-91-631-8462-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)