Bashkim Dedja
Bashkim Dedja është Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
Bashkim Dedja | |
Bashkim Dedja | |
Kryetar i Gjykatës Kushtetuese | |
shtator 2010 – në detyrë | |
Paraardhësi: | Vladimir Kristo |
Anëtar i Gjykatës Kushtetuese | |
2010 – shtator 2010 | |
Gjyqtar i Gjykatës së Apelit Durrës | |
1998 – 2010 | |
Gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë | |
1996 – 1998 | |
Të dhënat personale | |
Lindi më: | 13 mars 1970 |
Lindi në: | Dibër |
Kombësia: | shqiptar |
Bashkim Dedja lindi më 13 mars 1970 në Dibër. Ai ishte aktiv në Lëvizjen Studentore Antikomuniste të Dhjetorit 1990.
Dedja u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1993. Nga viti 1993-1996 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe më pas deri në vitin 1998 si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Prej vitit 1998-2010 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Durrës. Aktualisht, është pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Tiranës në të drejtën penale dhe në Shkollën e Magjistraturës në lëndën “Shkrimi dhe arsyetimi ligjor”, si dhe është ekspert i trajnimit vazhdues.
Bashkim Dedja ka bashkëpunuar në disa grupe pune për hartimin e Kodit të Punës si dhe përmirësimin kodeve të Procedurës civile dhe penale. Prej dhjetorit 2007 e në vazhdim është anëtar i Komisionit të Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë. Në muajin maj të vitit 2010 u emërua anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe që nga muaji shtator i vitit 2012 është Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.