Batusha (Gjakovë)

fshat në Kosovë
(Përcjellë nga Batushë)

Batushë është një vendbanim në komunën e Gjakovës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Botushë.

Batushë
Botushë
Fshat

Gjeografia

Redakto

Batusha është një vendbanim, i cili shtrihet në veriprendim të qytetit të Gjakovës, rrëzë Bjeshkëve të Nemuna, në dy brigjet e lumit Gusha.Fshati ndodhet në Gash të Malësisë së Gjakovës rrezë Bjeshkëve të nemuna. Është një vendbanim i lashtë, fshati Batushë është përmendur në Defterin Osman të vitit 1485, atëherë kishte 35 shtëpi.

Fshati administrativisht i takon Komunës së Gjakovës. Është 23 km larg nga Gjakova dhe 3 km nga Juniku.

Histori

Redakto

Ne fshatin Batushë gjendet edhe shenja e Shejh Bardhit perball rruges se Buqezve,eshte edhe tyrbja tek Dant.Po ashtu në fshatin Batushë eshte vllazeria e lashte Buqeze-Gjokaj-Vata qe perben numrin me te madhe te popullsis se ketij Fshati, simbol i liris ka qen Heroi Jashar Salihu , si dhe simbol eshte edhe lulja Jerina qe trrengon lashtsin nder vite te fshatit qe rrethohet nga "Bjeshket e Neumna" Tek Bjeshket ka shum bukuri si gurrat e bardha gurrat e zeza, Gumuri, Kërsh i Gjokit.

Historia

Redakto

Gjatë luftës 1998-1999 fshati ka pësuar dëmtime të mëdha në njerëz dhe të mira materiale, 159 nga gjithsejt 179 shtëpi ka qenë të shkatëruara plotësisht. Shkolla është në Batushë por sepse është afër qendres të Molliqit e kan quajtur në Molliq. Një filëm i gjiruar në Batushë në vitet e 90' është "Njeriu prej dheut"

Lidhje të jashtme

Redakto