Bernardo Buontalenti
Bernardo Buontalenti ( shqiptimi në italisht: [berˈnardo ˌbwɔntaˈlɛnti] ), i njohur edhe si Bernardo Delle Girandole ( rreth 1531 - qershor 1608), ishte një dizajnues arkitekt, krijues teatral, inxhinier ushtarak dhe artist italian i skenës.
Biografia
RedaktoBuontalenti u lind në Firencë .
Ai filloi shërbimin e Medici-ve(familje e njohur e Dukëve të mëdhenj të Toskanës) që në moshë të re dhe qëndroi me ta pjesën tjetër të jetës së tij. Thuhet se në pikturë, ai është udhëzuar nga Salviati dhe Bronzino, në skulpturë nga Michelangelo Buonarroti, në arkitekturë nga Giorgio Vasari dhe se ka mësuar pikturë në miniaturë nën Giulio Clovio . Ai krijoi një numër miniaturash për Francesco(Dukën e madh të Toskanës) ,i cili ishte djali i Cosimo I(personalitet i njohur dhe një nga figurat më të rëndësishme në Firencë gjatë asaj kohe). Më shumë se një piktor, ai ishte i njohur si arkitekt; në këtë rol ai ishte shumë i punësuar në hartimin e fortifikimeve, vilave dhe kopshteve dhe konsiderohet si një nga arkitektët më të rëndësishëm të periudhës Manneriste. Ai ishte gjithashtu një mekanik i shkëlqyeshëm, dhe një matematikan i shkëlqyer. Në 1562 ai udhëtoi për në Spanjë .
Vepra e tij e parë e njohur ishte krijuar në vitin 1568, Palazzo di Bianca Cappello(Pallati i Bianca Capellos)në Firencë. Prej arritjeve të tij kryesore mund të konsiderohen projekti për qytetin e ri të Livorno, dekorimii i Palazzo Pitti(pallat në Firencë) dhe kopshtet Boboli me shpellën e famshme, si dhe Parco di Pratolino(parku i Pratolinos) prej të cilave mbetet pak, përveç një skulpture gjigande nga Giambologna që njihet edhe si Kolosi i Apenineve. Aftësitë e Buontalenti si një inxhinier ushtarak tregohen nga fortifikimet e portit të Livorno , Forte di Belvedere (fortifikim) në Firencë, muret e qytetit të Pistoia, Grosseto, Prato , Portoferraio (Elba) dhe Napoli(të gjitha këto qytete në Itali) ; ai gjithashtu përsosi dizajnet për topa dhe shpiku një lloj të ri të granatave ndezëse.
Në Pallatin Uffizi(galeri arti) të Firencës, ai ndërtoi një skenë të shkëlqyeshme oborri, ku, gjatë dimrit të 1585-1586, u kremtuan festa të shkëlqyera nën drejtimin e tij. Përveç kësaj, ai projektoi edhe kostume për ekstravagancat e Medici(familja e Dukëve të mëdhenj të Toskanës) Ai ishte gjithashtu një novator në ruajtjen e akullit dhe vlerësohet se ka shpikur pararendësin e akullores moderne në Firencë. [1]
Pavarësisht sukseseve të tij, harxhimet e pakontrolluara dhe shpenzimet e kota e çuan Buontalentin drejt shkatërrimit financiar; ai mbijetoi në jetën e tij të mëvonshme në sajë të një pensioni të dhënë nga Duka i Madh i Toskanës(Grand Duke of Tuscany)
Puna
RedaktoNjëri prej teatreve që ishte ndërtuar nga Bernardo ishte Teatri i Baldracca (ose i Dogana). Ishte njëri nga teatrove më të vjetër në Firencë. Ishte e hapur që nga viti 1576. Në atë kohë Bernardo ishte arkitekt i oborrit. Megjithatë, teatri nuk është sikurse çdo teatër tjetër modern. Në Teatrin e Baldracca, skena do të ngrihej pak dhe, publikut i duhej të qëndronte ose të ulej në stola të gjata në mënyrë që të shihnin shfaqjen drejtpërdrejt. Bernardo gjithashtu përfshiu një kuti, prej hekuri, në të cilën mund të vendoste shikues të rangut shumë të lartë. Kjo gjë bëri të mundur që shikuesit të shikonin por të mos shiheshin. Sidoqoftë, teatri nuk ishte shumë popullor dhe u zëvendësua nga Biblioteka e Galerisë Uffizi. [2] [3] [4]
Një tjetër teatër që u ndërtua nga Bernardo ishte Teatri Medici(familja e Dukëve të mëdhenj të Toskanës).Ai e kishte ndërtuar atë për Dukën e Madh Francesco I Medici. Ai punoi në këtë teatër midis viteve 1576 dhe 1586. Për këtë teatër, ai kishte punuar në një gjuhë arkitekturore manieriste dhe eksperimentale. Në vitin 1589 Bernardo duhej të modifikonte dekoratat në mënyrë që të përfaqësonte denjësisht autoritetin e Dukës së madh Ferdinando I(Grand Duke Ferdinando I). Struktura e dhomës u frymëzua nga teatrot klasike të antikitetit. Bernardo poashtu përfshiu edhe një dysheme të pjerrët që ua mundësonte audiencës që të shihnin më mirë. Sidoqoftë, kur gjykata u transferua te një person tjetër, dhoma u la pas.
Buontalenti kishte qenë i përfshirë edhe në teatro të tjerë të kohës së barokut, por ai nuk mundi që të vazhdonte për shkak të vdekjes së tij. Sidoqoftë, ai ndihmoi dhe dha një kontribut të madh në hartimin e makinerive të skenës për shfaqje specifike. Poashtu, ai projektoi shumë kostume alegorike për Teatrin Medici. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, ai organizoi shfaqje fishekzjarrësh për shfaqje spektakolare.
Referime
Redakto- ^ David, Elizabeth (2011-01-20). Harvest of the Cold Months: The Social History of Ice and Ices (në anglisht). Faber & Faber. ISBN 9780571275328.
- ^ "Bernardo Buontalenti - Italian stage designer". Encyclopedia Britannica.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Performances at the Uffizi: the history of the Medici Theatre". Virtual Uffizi Gallery.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The theater of Baldracca, now Uffizi Gallery Library". Virtual Uffizi Gallery.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
- Bryan, Michael (1886). Robert Edmund Graves (red.). Dictionary of Painters and Engravers, Biographical and Critical (Volume I: A-K). York St. #4, Covent Garden, London; Original from Fogg Library, Digitized May 18, 2007: George Bell and Sons.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Vendodhja (lidhja) - Bernardo Buontalenti dhe Grotta Grande i Boboli, Firence: Maschietto Editore, 2012. ISBN 978-88-6394-041-1