Besa Myftiu është shkrimtare shqiptare.

Bessa Myftiu
U lind mëShqipëria Tiranë Shqipëri
KombësiaShqiptar
Gjinitë letrareromane, poezi

Biografia

Redakto

Besa Myftiu ka lindur në Tiranë. Ajo është e bija e shkrimtarit disident Mehmet Myftiu. Shkollën fillore, të mesme dhe studimet e larta i ka kryer në Tiranë. Pas një pune disavjeçare si pedagoge në Institutin e lartë pedagogjik të Elbasanit, Myftiu punoi si gazetare në revistën “Skena dhe ekrani”. Ka shkruar skenarin e filmit televiziv “Unë e dua Erën”, më 1991. Në vitin 1992 largohet nga Shqipëria për në Zvicër. Jep mësim në Universitetin e Gjenevës në Fakultetin e Shkencave Pedagogjike. Shkruan në gjuhën frënge dhe është autore e vëllimit poetik “Des amis perdus” botuar në dy gjuhë; e romaneve “Ma Légende” (L’Harmattan, 1998, me parathënie të Ismail Kadaresë), “Confessions des lieux disparus” (Editions de l’Aube, 2008, me parathënie nga Amelie Nothomb), i cili u botua në shqip me titullin « Rrëfime nga vendet e harruara »., dhe “Amours au temps du communisme” (Fayard, 2011); e përmbledhjes me tregime “Le courage, notre destin” (Editions Ovadia, 2007)[1].

Krijimtaria

Redakto

Romane

Redakto

Skenare filmi

Redakto
  • Unë e dua Erën [2]

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 12 qershor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ http://www.imdb.com/title/tt0296261/?ref_=nm_flmg_wr_1